Gazetari Erl Murati i ftuar në një studio televizive u shpreh se 35 vjet nga rënia e komunizmit, në Shqipëri politika nuk e njeh dhe nuk e zbaton metodën e dorëheqjes së liderit të partisë, por vijojnë të kenë të njëjtin kryetar, sic është kreu i PD, Sali Berisha.
Murati tha se nga 8 dhjetori 1990 deri më sot, ka ndryshuar forma por jo përmbajtja.
“Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane”, u shpreh gazetari Erl Murati.
Sipas tij, fakti që Berisha vijon të jetë në krye të PD, nuk është aspak pozitive në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Unë personalisht e shoh si problem këtë”, tha Murati.
Erl Murati: Ka ndryshuar forma dhe shumë gjëra në përmbajtje nuk ka ndryshuar. Unë besoj se nuk është pozitive që PD të ketë të njëjtin kryetar si 35 vjet më parë. Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane.
Tag: njëjtin
-

‘PD 35 vjet me të njëjtin kryetar’, gazetari: Duam BE-në, por dorëheqjet nuk funksionojnë
-

Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format
Pas shumë vitesh suksesi në televizion, autori dhe producenti i njohur Turjan Hysko vjen për herë të parë në kinematografi me filmin “Kazerma”, një dramë sociale që përfshin elementë humori, tragjedie dhe realiteti të zhveshur. I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai ndau detaje nga ky projekt i ri, por njëherësh foli hapur edhe për televizonin dhe planet që ka për të ardhmen.
Gjatë intervistës, Turi foli edhe për tregun e medias dhe konsumimin e shpejtë të formateve televizive. Ai theksoi se suksesi i një programi nuk varet vetëm nga publiku, por edhe nga koha e qëndrimit në transmetim.
“Produktet televizive nuk duhet të jenë me jetëgjatësi të madhe, sepse konsumohen. Produktet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se tre vite,” u shpreh Hysko, duke shtuar se tregu dikton ritmin, imazhet dhe energjinë që duhet të përçojë një format.
Pjesa më e komentuar e intervistës ishte pa dyshim deklarata për rikthimin e “Apartamentit 2XL”, një prej programeve më të dashura të humorit shqiptar. Hysko konfirmoi se formati do të vijë sërish në ekran, por jo në formën e dikurshme.
Rrugëtimi në televizion ka veçantinë e vet dhe ka pasur gjithmonë sukses, por jo gjithmonë të njëjtin sukses. Jam munduar të bëj diferencën dhe mendoj se produktet televizive nuk duhet të jenë me jetëgjatësi të madhe, sepse konsumohen. Produktet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se tre vite. Në atë kohë ka pasur treg dhe rrjedhimisht ajo që ti prodhon duhet të jetë brenda ritmit dhe imazheve të kohës, që të mos konsumohet, sepse çdo gjë ka ciklin e vet. Sa i takon rikthimit të ‘Apartamentit 2XL’, do ta rikthej edhe një herë, por jo në të njëjtin format. -

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë, ecim përpara me të njëjtin intensitet
Shqipëria ka hapur sot grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”, duke përmbyllur fazën e parë të procesit negociues.
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Europian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, deklaroi se hapja e grupkapitullit të fundit përbën një moment historik për Shqipërinë.
“Ndihemi për plot energji dhe në borxh nëse nuk realizojmë në kohën e duhur. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit apo ribashkimit të Evropës po merr. Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet e disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate e për tu siguruar se ky proces që po ndërtojmë të mos ndalet,” u shpreh ai.
Kryeministri garantoi se Shqipëria do të vijojë me të njëjtin ritëm pune në mënyrë që të sigurohet që procesi i anëtarësimit europian të mos ndalet.
“Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet, disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate, për të siguruar që ky proces të mos ndalet.”, tha ai.
Kryeministri Rama vuri më tej theksin te mbështetja e jashtëzakonshme qytetare për integrimin, duke shtuar se 90% e qytetarëve kërkojnë prezencën e Shqipërisë në tryezën e BE-së.
“Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë dhe me një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë parti politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE-në dhe anëtarësimin në BE më shumë se 90% e qytetarëve tanë. Jam i sigurt se ata shumë pak që janë në këtë % të vogël që mbetet thjesht s’do kenë pasur ditë të mirë sepse vështirë të mendoj ndonjë shqiptar që anëtarësimi në BE nuk është ideja më e mirë dhe horizonti ku duhet të synojmë.”, u shpreh Rama. -

“Për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel”, Ramadani: Në “play off” do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt
Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”.
Ramadani: “Na motivon shumë, sepse për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel. Nuk kishim diferenca të mëdhaja në fushë. Do ta motivojë shumë për fazën e “play off”-it, sepse aty nuk do të ketë ekipe të lehtë dhe do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt. Te ne nuk ka rëndësi kush luan. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishim grup i mirë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë, sepse ne po i dublonim shumë mirë”./Sport Ekspres/ -

Amorim për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Të dy kanë të njëjtin problem kontraktual
8 Nëntor 2025
11:59
Alfred Lleshi
Te Manchester United po ndodh një frymë ndryshimi. Ruben Amorim po tenton të sjellë një valë të re entuziasmi dhe optimizmi në “Old Trafford”, pas viteve me rezultate poshtë pritshmërive.
Megjithatë, sipas trajnerit portugez, rinovimi i skuadrës nuk nënkupton domosdoshmërisht largimin e liderëve të vjetër të dhomës së zhveshjes, si Harry Maguire dhe Casemiro, të dy me përvojë të madhe dhe kontrata deri më 2026: “Qëllimi im është të vazhdoj të mbështetem te Casemiro, po ashtu si te Maguire. Të dy kanë të njëjtin problem kontraktual”.
Ai shtoi: “Nuk di çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm, tani duhet të përqendrohemi tek ky sezon”. Amorim tregon qartë se fokusi është përparimi i ekipit këtë sezon, pa u nxituar për vendimet e ardhshme, sidomos ato të merkatos. -

Berisha: Paditë e KLSH në SPAK kanë të njëjtin fat me paditë tona! Ato ndryhen për pazare në sirtarët e tyre
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Liverpuli e mundi 1-0, trajneri i Real Madridit flet përçart pas ndeshjes: Nuk mendoj si ju, ishim në të njëjtin nivel
Liverpuli ka arritur që të fitojë ndaj Real Madridit në shifrat 1-0. Ajo që u vu re në këtë takim ishin rastet e pafundme të krijuara nga anglezët, teksa Courtouis ka bërë 8 pritje vendimtare, mes të cilave 3 prej tyre, mund t’i bënte vetëm ky portier.
Por pavarësisht këtij hendeku të krijuar në fushë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e sheh ndeshjen në një tjetër këndvështrim. “Ne kemi humbur ndeshjen sepse kemi bërë shumë faulla afër zonës. Kishte superioritet Liverpuli ndaj nesh? Jo, nuk ishte kështu. Ne humbëm në detaje të vogla.
Në pjesën e fundit, nuk fituam duelet një kundër një. Ishte një ndeshje e mbyllur, në pjesën e dytë Liverpuli kishte më shumë goditje standarte dhe ishte shumë mirë në atë aspekt dhe aty fituan kundër nesh, por ndeshja ishte e mbyllur, ishim në të njëjtin nivel”, tha Xabi Alonso duke shkaktuar shumë polemika te tifozët e Realit. /Sport Ekspres/ -

Mbappe alarmon Real Madridin, braktis kombëtaren i dëmtuar dhe kthehet në klub
11 Tetor 2025
10:10
Alfred Lleshi
Kylian Mbappé është rikthyer në Madrid, por me më shumë shqetësime në kyçin e këmbës sesa kur u largua. Pas ndeshjes me Azerbajxhanin, sulmuesi i Real Madridit është detyruar të braktisë grumbullimin e Francës, pasi dëmtimi që kishte më parë është përkeqësuar.
Mbappé, që ishte stërvitur pak gjatë javës, u aktivizua titullar në “Parc des Princes” dhe shënoi një gol spektakolar, por u detyrua të largohej 10 minuta para fundit, pas një goditjeje në të njëjtin kyç. Deschamps sqaroi: “Mori një tjetër goditje në të njëjtin vend. Dhimbja ulet me pushim, por kontaktet në ndeshje janë të pashmangshme. Do ta vlerësojmë, ndien shqetësime, që s’janë ideale për të”.
Te Real Madridi janë habitur që ai luajti pothuajse gjithë ndeshjen, pasi klubi kishte njoftuar më parë për dëmtimin. Situata e tij i ngjan asaj të Franco Mastantuono, i cili gjithashtu u kthye në Madrid për vlerësim, pas mbingarkesës muskulore në kofshë. -

Balluku me Manastirliun në të njëjtin vend ku opozita takohet për të gjetur emrin për Tiranën, ironia e zv.kryeministres: PD e zonja kur përzgjedh kandidatët
Drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Belinda Balluku dhe kandidatja socialiste për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu kanë nisur menjëherë nga puna për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen brenda pak kohësh.
Takimi i tyre i parë është zhvilluar me zonjat e kryeqytetit dhe në fokus ka qenë fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave.
Si për koicidencë vendi i i takimit të kandidates socialiste ka qenë i njëjtë me atë ku negociatorët e opozitës po takohen për të gjetur një emër për Tiranën.
Në një prononcim për gazetaren Elda Menga, zv.kryeministrja Balluku e ka ironizuar opozitën për cilësinë e kandidatëve që zgjedh në kryeqytet.
-Zonja Balluku në të njëjtin vend ku PD po zhvillon takimin për të gjetur emrin për Tiranën keni një koment?
Balluku: Sa mirë, shumë mirë. Ne e kemi kandidaten për Tiranën keshtu që i urojmë suksese PD se ata jane të zotët shumë kur i gjejnë kandidatet.Top Channel