Tag: njëjtat

  • ‘9.1 miliardë euro buxhet për të njëjtat shërbime skandaloze’, Teliti: Pse kemi Diellën kur…

    ‘9.1 miliardë euro buxhet për të njëjtat shërbime skandaloze’, Teliti: Pse kemi Diellën kur…

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, i ftuar në një studio televizive ka deklaruar se qeveria do të shpenzojë 9.1 miliardë euro nga taksat tona për të dhënë të njëjtat shërbime skandaloze.
    Teliti tha se buxheti nuk jep asgjë për arsimin, shëndetësinë dhe nuk adreson emigrimin.
    Për ekspertin e ekonomisë zgjidhja do të ishte dorëheqja e qeverisë dhe hapja e garës për zgjedhje të lira.
    “Qeveria do të shpenzojë 9.1 miliardë euro nga xhepat tanë për të na dhënë të njëjtat shërbime skandaloze. Qeveria ka bërë amnisti për të pandershmit si ata që kanë bërë evazion dhe u fal gjobat e 10 viteve, u thotë atyre që janë në proces ankimimi të tërhiqen nga gjykata që të përfitojnë. Buxheti nuk jep asgjë për arsimin, shëndetësinë dhe nuk adreson emigrimin.
    101 milionë euro do të jepen për Portin e Durrësit, 125 milionë euro kontratat PPP që janë në SPAK.
    Më shumë do të marrë “Sterilzimi” sesa bonusi i pensioneve.
    Vitin e ardhshëm administrata publike do të rrittet me 700 persona, a kemi Diellën?
    Kur vjen puna te infrastruktura, shkollat nuk ka investim.
    Pas dy javësh do të miratohet buxheti nen për nen.
    Zgjidhja e sotme është dorëheqja, hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe fitoftë më i miri. Kemi vetëm shumë material denoncues dhe kjo është fatkeqësi për një vend”, deklaroi Teliti.

  • Pse duhet të hamë të njëjtat ushqime kur jemi në dietë?

    Pse duhet të hamë të njëjtat ushqime kur jemi në dietë?

    Në shumicën e dietave, një nga këshillat më të zakonshme është që personi të ndjekë një plan ushqimor të përsëritur, shpesh me të njëjtat vakte apo përbërës gjatë ditës ose javës. Kjo nuk është thjesht rastësi, por një strategji që ka disa arsye shkencore dhe praktike.

    Thjeshtëson vendimmarrjen

    Kur jemi në dietë, zgjedhjet e shumta ushqimore shpesh sjellin konfuzion dhe lodhje mendore. Konsumimi i të njëjtave ushqime e zvogëlon këtë lodhje, duke na ndihmuar të mos devijojmë nga plani.

    Kontroll më i mirë i kalorive

    Ushqimet e përsëritura na japin siguri për kaloritë dhe vlerat ushqimore që po konsumojmë. Kështu shmangen gabimet e padëshiruara që mund të prishin deficitin kalorik ose balancën e makronutrientëve.

    Stabilizon zakonet

    Trupi mësohet me një rutinë të caktuar dhe kjo ndikon pozitivisht te metabolizmi. Një regjim i parashikueshëm na ndihmon të shmangim shpërthimet e urisë dhe ngrënien emocionale.

    Parandalon mbingrënien

    Shumëllojshmëria e tepërt shpesh lidhet me tendencën për të ngrënë më shumë. Kur kemi ushqime të paracaktuara, kontrolli i sasisë bëhet më i lehtë.

    Rezultate më të shpejta

    Duke pasur një menu të përsëritur, është më e thjeshtë të ndiqet progresi dhe të bëhen rregullime të vogla sipas nevojës. Kjo e bën dietën më efektive dhe më të matshme.

  • Ambika Mod: Aktoret me ngjyrë nuk marrin të njëjtat mundësi si kolegët e bardhë

    Ambika Mod: Aktoret me ngjyrë nuk marrin të njëjtat mundësi si kolegët e bardhë

    Aktorja britanike Ambika Mod (29 vjeçe), e njohur për rolin e saj në serialin e suksesshëm të Netflix-it One Day, ka folur hapur për pabarazitë në industrinë e filmit pas shpërthimit të famës.
    Në një intervistë për The Times, Mod u shpreh se, ndonëse seriali i solli njohje ndërkombëtare, mundësitë e saj nuk kanë qenë të krahasueshme me ato të bashkë-yllit të saj, Leo Woodall. Ky i fundit ka siguruar tashmë një rol në filmin biografik Tony, për jetën e shefit të ndjerë Anthony Bourdain.
    “Nuk më vjen keq për atë që kam thënë më herët. Është thjesht e vërteta. Ia thashë këtë edhe Leos në sy – nuk ka të bëjë me të personalisht, por me realitetin e industrisë dhe shoqërisë,” u shpreh Mod. Ajo shtoi se gratë me ngjyrë dhe pa lidhje në këtë industri duhet të punojnë shumë më tepër për të arritur gjysmën e suksesit që të tjerët mund ta kenë më lehtë.
    Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku më herët ajo kishte theksuar se pavarësisht popullaritetit, aktoret me “ngjyrë tjetër lëkure” nuk përfitojnë të njëjtat oferta si kolegët e tyre të bardhë.
    One Day, drama romantike që preku miliona shikues në mbarë botën, mbetet një nga prodhimet më të suksesshme të Netflix për vitin që lamë pas.

  • Lizzo flet hapur për transformimin e saj pas humbjes së peshës: I njëjti bark, të njëjtat kofshë…

    Lizzo flet hapur për transformimin e saj pas humbjes së peshës: I njëjti bark, të njëjtat kofshë…

    Lizzo ka folur hapur rreth ndryshimeve fizike dhe psikologjike që ka përjetuar gjatë udhëtimit të saj për humbje peshe. Këngëtarja 37-vjeçare është paraqitur në kopertinën e numrit të shtatorit të Women’s Health UK , në të cilin ajo diskuton ndjenjat e saj ndaj ndryshimeve në trupin e saj gjatë gjithë udhëtimit të saj në fitnes dhe pikëpamjet e saj mbi pozitivitetin e trupit.

    «Më pëlqen si dukem tani», tha Lizzo për median. «Ende mendoj se jam e madhe. Ende vesh rroba plus-size. Kam të njëjtat pala. Kam të njëjtin bark, të njëjtat kofshë – mendoj se jam thjesht një version më i vogël».
    «Pozitiviteti ndaj trupit nuk ka të bëjë fare me të qëndruarit i njëjtë», vazhdoi ajo. «Pozitiviteti ndaj trupit është akti radikal i guximit për të ekzistuar me zë të lartë dhe me krenari në një shoqëri që të thoshte se nuk duhet të ekzistosh».
    Lizzo ka dokumentuar “udhëtimin e saj për humbje peshe” në mediat sociale që nga viti 2023. Në intervistën e saj të fundit, ajo reflektoi mbi problemet e mëparshme me të ngrënit me tepri si rezultat i ndjenjës së stresit ose ankthit.
    «Kishte raste kur haja aq shumë sa më dhembte stomaku», tha Lizzo për Women’s Health UK. «Kur mbaroja, ndihesha shumë në siklet, nuk mund të merrja frymë dhe nuk ia thoja askujt. E fshihja. Dëgjoja shumë zhurmë nga ushqimi dhe lidhja shumë emocione me ushqimin. Nëse isha e trishtuar, në ankth, e stresuar ose punoja shumë, haja ushqime të lehta dhe thjesht haja vazhdimisht».

  • “I mungon vërtetësia”, deputetja e PD kritike ndaj Berishës: Riciklohen të njëjtat fytyra!

    “I mungon vërtetësia”, deputetja e PD kritike ndaj Berishës: Riciklohen të njëjtat fytyra!

    Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e thellë e opozitës ka ngjallur shumë diskutime dhe alibi në opinion publik, por dhe në ata që kanë qenë pjesë e strukturës së saj.
    Ishte Ori Nebiaj deputetja e PD, e cila u tërhoq nga gara e 11 majit, që në studion e misionit “Opinion” në Tv Klan kritikoi ashpër kampin opozitar. Të paorganizuar dhe të pavërtetë me veten e cilësoi Nebiaj opozitën.
    “Opozitës i mungon deri diku të qënurit i vërtetë edhe me veten edhe me demokratët edhe me të gjithë qytetarët. Që ishte në rrethanat më skandaloze që kishte qenë ndonjëherë përballë kësaj fushate kjo nuk ka diskutim. Pra një luftë e vazhdueshme, një konflikt i vazhdueshëm, vonesë… Megjithatë duket se disa hapa që ka marrë qoftë edhe me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke sikur më shumë kanë favorizuar kundërshtarin se sa vetë opozitën. Kjo është diskutuar mjaftueshëm prandaj nuk po hy në detaje. Megjithatë ajo që unë mendoj, që opozitën e cenon në atë ofertë e vërteta.”
    Duke u ndalur tek pretendime për vjedhje të votës dhe krime zgjedhore, Nebiaj tha se mbështeste raportet e bëra nga OSBE/ODIHR. Megjithatë edhe në raste manipulimi sipas saj opozita Duhet të mbajë peshën e vet të fajit. Kandidatët dhe opozita duhet të krijonin besim, të luftonin dhe të bindnin popullin për t’i votuar.
    “Qëndrojmë tek kjo votat janë vjedhur, u vodhën në 2021, OSBE/OHIDR e tha që u përdor pushteti, administrata, të gjitha mekanizmat, bandat kriminale ishin më nëndheshëm, jo kaq nëndheshëm sa këtë herë dhe nuk un mor asnjë masë. Qoftë edhe nga institucionet e BE-së, të përdornin qoftë edhe anëtarësimin në BE, për t’i thënë qeverisë që ti garanto një herë zgjedhjet pastaj diskutojmë për tregjet dhe për ta bërë Shqipërinë më konkurruese nesër në BE.
    E thashë këtë gjë, te raporti paraprak OSBE tha të njëjtën gjë si tek viti 2021, administrata u përdor, kushtet nuk ishin të favorshme as për partitë dhe as për kandidatët, sepse qeveria dhe ato janë dimensione të tjera në garën që bëjnë. Ata kanë 200 mundësi për të pasur këtë rezultat, opozita ka një, frymën apo dëshirën e madhe për t’i dhënë një mundësi, alternativë. Ama unë mendoj se çedojnë edhe tek kjo, çedojnë tek të qenurit e vërtetë me veten dhe oferta që iu ofroi qytetarit, te oferta që i dha me listat e mbyllur, te oferta që i dha me programin dhe tek fryma që duhet të përcillnin të gjithë kandidatët dhe drejtuesit politikë, ata që siguruan mandatin e tyre dhe duket sikur nuk e justifikuan.”
    Ori Nebiaj shtoi se një ndër problemet kryesore të PD, është edhe mungesa e frymës së re. Sipas saj riciklohen të njëjtat fytyra dhe emra, madje ajo shton se edhe në rastet kur ka diçka të re, ajo është me mendësi të njëjtë, si e kryetarit…
    “Janë po të njëjtat emra, janë po të njëjtët individë. Kemi vetëm dy emra që biem të gjithë dakord dhe në një mendje, madje duket se bien dakord edhe demokratët, që ti me të vërtet riciklon, por riciklon me të njëjtat fytyra dhe kur e ndërron fytyrën është e njëjtat mendësi, qoftë edhe 20 vjeç. Është njësoj si kryetari, si drejtuesit e kahershëm dhe po është njësoj si formula… Jemi në opozitë me shumë humbje në kurriz, duhet të dalim me një frymë të re.”

  • Dosja “Partizani”/ “Berisha po përdor të njëjtat taktika si krimi i organizuar”, gazetari: SPAK e ka “kopsitur” dosjen

    Dosja “Partizani”/ “Berisha po përdor të njëjtat taktika si krimi i organizuar”, gazetari: SPAK e ka “kopsitur” dosjen

    Edhe 12 ditë të tjera e ka shtyrë vendimmarrjen për dosjen e aferës “Partizani” gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, duke vazhduar kështu zvarritjen sipas planit të Berishës dhe të pandehurve të tjerë.
    Të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi dhe avokati Edmond Petraj “zbërthyen” arsyet pse Berisha po përpiqet të largojë në maksimum ditën e gjykimit.
    Gazetari Doçi tha kreu i Partisë Demokratike ka si synim të shtyjë vendimarrjen pas 11 majit, me shpresën që do të rikthehet në pushtet dhe të ushtrojë presion mbi drejtësinë.“Kjo është një ndër dosjet më të rëndësishme dhe përfaqësuese për misionin e SPAK-ut për shembejn e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Është një nga dosjet më serioze dhe të kopsitura sa i takon hetimit dhe mbledhjes së fakteve dhe provave për të provuar veprat penale që dyshohet se kanë kryer Sali Berisha me dhëndrin e tij. Duke parë kopsitjen e kësaj dosje që është shumë e vështirë nga ana e gjykatës për të gjetur të çara për ta rikthyer për hetime të mëtejshme, ka një strategji banale dhe diskretituese edhe për figurën e Sali Berishës së meqenëse miti I tij si i pakuptuar ra pas zbulimit të pasurive, po bjen edhe miti i tij si një politikan që përballet si të thuash. Është duke përdorur të njëjtat taktika dhe manovra proceduriale, siç kanë përdorur disa figura të krimit të organizuar që kanë shtyrë me vite përballjen me gjykatën. Qëllimi është që meqenëse nuk kanë shpresë që kjo dosje mund të zhbëhet nga gjykata ose mund të prapësohet për hetime të mëtejshme, synohet të shtyhet vendimarrja pas 11 majit me shpresën dhe iluzionin se mund të jenë në rrethana më të favorshme pas për të ushtruar presion ndaj drejtësisë, me qëllim për t’i shpëtuar gjykimit për këtë aferë korruptive”,-tha Doçi.