Tag: njëjta

  • Orban për BE-në: “E njëjta histori e vjetër”

    Orban për BE-në: “E njëjta histori e vjetër”

    Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten se Bashkimi Evropian po “mbytet në korrupsion”, ndërsa një hetim për mashtrim të dyshuar që përfshin trajnime të financuara nga BE për diplomatë të rinj vazhdon.
    “BE po mbytet në korrupsion. Komisionerët përballen me akuza të rënda, Komisioni dhe Parlamenti janë të përfshirë në një skandal, por Brukseli ende pretendon superioritet moral”, shkroi Orban në rrjetin social me bazë në SHBA X.
    Deklarata e tij erdhi pasi ish-shefe e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, një anëtare e lartë e stafit në Kolegjin e Evropës në Bruges dhe një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian u ndaluan nga policia gjyqësore federale belge të martën me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO).
    EPPO njoftoi se një hetim po shqyrton nëse kriteret konfidenciale të përzgjedhjes për Akademinë Diplomatike të BE-së, një program trajnimi nëntëmujor për diplomatë të rinj të dhënë Kolegjit të Evropës në 2021-2022, u shpërndanë në mënyrë të papërshtatshme para se tenderi të publikohej zyrtarisht.
    “BE duhet të dënojë korrupsionin në Ukrainë, por është përsëri e njëjta histori e vjetër: Brukseli dhe Kievi po mbrojnë njëri-tjetrin në vend që të përballen me të vërtetën,” shkroi Orban.
    Muajin e kaluar, agjencitë ukrainase kundër korrupsionit zbuluan një skemë të madhe korrupsioni në sektorin e energjisë që përfshinte të paktën 100 milionë dollarë (85.84 milionë euro), veçanërisht në furnizuesin shtetëror të energjisë bërthamore Energoatom, duke çuar në dorëheqje të personave të profilit të lartë, përfshirë ato të ministrit të energjisë dhe shefit të stafit të Presidentit Volodymyr Zelensky.
    Goditja e korrupsionit është thelbësore nëse Ukraina do të përshpejtojë përpjekjen e saj për t’u bashkuar me BE-në, e cila zyrtarisht hapi bisedimet e pranimit me Kievin në qershor 2024.
     

  • “Hetimi duhet të nisë nga…”, Gjikondi: Ja “fija” që lidh 21 janarin me tragjedinë e Gërdecit

    “Hetimi duhet të nisë nga…”, Gjikondi: Ja “fija” që lidh 21 janarin me tragjedinë e Gërdecit

    Juristja Brizida Gjikondi, e pranishme në “Real Story” ngriti alarmin për një prej elementeve më të rëndësishme dhe më pak të trajtuara në hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011 si zhdukjen e serverave të Kryeministrisë, që sipas saj përmbanin provat kyçe të asaj dite.
    Sipas saj, ky është momenti ku fillon “krimi më makabër” dhe rrjedhimisht edhe kultura e mosndëshkimit.
    Ajo solli si shembull dhe bëri paralelizëm edhe tragjedinë e Gërdecit, duke theksuar se edhe në atë rast ndodhi e njëjta gjë.
    Sipas juristes, modeli i zhdukjes së provave vjen nga e njëjta “familje”.
    “Mua më shqetëson më shumë që askush nuk merret me ata që kanë zhdukur serverat, se aty fillon krimi më makabër dhe aty fillon mosndëshkimi. Edhe për gërdecin, të njëjtin histori kemi, zhdukjen e serverëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Drejtësisë, libra protokolli, serverave, gjithçka zhduket. E njëjta familje e gjeneron këtë zhdukje provash”, tha ajo.

  • ‘Shaljani dhe Dani financues të fushatës së PS’, Berisha: Bandat dhe qeveria, janë një dhe e njëjta gjë

    ‘Shaljani dhe Dani financues të fushatës së PS’, Berisha: Bandat dhe qeveria, janë një dhe e njëjta gjë

    Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas publikimit të detajeve të reja pas atentatit në Rinas ku u vra një person dhe një tjetër është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.

    Ai shpjegon në një mesazh në facebook se të dy personazhet që mbeten viktima të sulmit me armë kanë qenë financues të fushatës së ish ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministrit Blendi Gonxhja.

    “Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë!”, shkruan Berisha.

    Postimi:

    Është fakt se Muç Shaljani është financues i fushatës së Ervin Hoxhës, ndërsa Gilmando Dani badigard i Blendi Gonxhes! Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë!

  • Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar

    Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar

    3 Nëntor 2025

    9:32

    Alfred Lleshi

    Marcelo është rikthyer të luajë pas njoftimit të tërheqjes nga futbolli, duke marrë pjesë në dy ndeshje të “Kings League” me ekipin e tij, Skull FC, për ta ndihmuar të fitojë. Në ndeshjen e parë kundër Rayo de Barcelona humbi pa shumë polemika. Në ndeshjen ndaj XBuyer Team, Marcelo u zemërua shumë me gjykimin e arbitrit Ángel, që i kujtoi gjykimet e “El Clasico” ndaj Barcelonës.
    Ai postoi në X një mesazh shoqëruar me video nga ndeshja: “Në BARCELONË gjithmonë ndodh e njëjta gjë prej shumë kohësh…, jemi mësuar. A duhet të them diçka tjetër?” Ky postim ndezi rrjetet sociale, duke marrë reagime pro dhe kundër, me referenca për “Negreira” dhe pretendime për “vjedhje” të Real Madridit.
    Marcelo i ka entuziazmuar fansat e “Kings League” me lojën e tij dhe ka mobilizuar ndjekësit e Real Madridit e Barcelonës vetëm me një publikim në rrjetet sociale.
     
     

  • Grupi i kokainës në Tiranë/ Trafikantët 3 muaj në përgjim! Lëviznin me makina të njëjta për të ngatërruar policinë

    Grupi i kokainës në Tiranë/ Trafikantët 3 muaj në përgjim! Lëviznin me makina të njëjta për të ngatërruar policinë

    Një seri përgjimesh telefonike dhe ndjekje të koduara nga policia arrestuan 4 persona të Tiranë me mbi 1 kg kokainë që do të shpërndahej në dy nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, Myslym Shyri dhe ish-Blloku, shkruan A2 CNN.
    Përgjimet e kominukimeve të personave të arrestuar më herët nga Antidroga e Tiranës, bënë që në Tiranë të goditej një tjetër grup kriminal që merrej me shpërndarjen e shitjen e kokainës kryesisht në doza dhe në lokalet e natës. Bisedat mes këtyre personave bëheshin në WhatsApp. Ata komunikonin vetëm për lënien e vendit të takimit dhe më pas sesa do të ishte sasia e kokainës që do të shkëmbehej mes tyre, biseda vijonte në tavolinat e lokaleve.
    Dy prej të arrestuarve, Armet Latifaj dhe Gëzim Pashaj tregoheshin të kujdesshëm në biseda, në mënyrë që të mos identifikoheshin nga agjentët për arsyen e vërtetë të takimit mes tyre. Madje, për të çorientuar policinë në rast ndjekjeje, dy të rinjtë përdornin makinat Benz me ngjyrë të bardhë të njëjta në tipe të ndryshme në targë.
    Të rinjtë u mbajtën nën vëzhgim për 3 muaj me radhë. Hetimet zbuluan se Latifaj ishte personi që do të merrte sasinë e kokainës, ndërsa Pashaj personi që dyshohet se e kishte sjellë nga Greqi. Bashkë me ta u arrestuan edhe dy shtetas grekë të akuzuar për moskallëzim krimi, por që janë duke u hetuar nëse kanë ose jo lidhje me grupin e shpërndarësve të drogës. Gëzim Pashaj prej kohësh jetonte në Greqi, ndërsa më herët ka qenë i dënuar po për drogë në Zvicër.

  • Procedurat dhe kriteret e shortit, Champions mëson sot rrugëtimin në ‘ligë’

    Procedurat dhe kriteret e shortit, Champions mëson sot rrugëtimin në ‘ligë’

    Shorti i fazës së ligës së këtij viti për Ligën e Kampionëve UEFA do të zhvillohet në Monako më 28 gusht në orën 18:00 dhe do të ndjekë të njëjtën procedurë si vitin e kaluar.

    36 ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në katër vazo bazuar në renditjen e tyre individuale të koeficientit, me mbajtësin e titullit të Ligës së Kampionëve UEFA që renditet i pari në Vazon 1. Duke filluar me Vazon 1, do të tërhiqet një top fizik përpara se softueri i automatizuar – që është përdorur tashmë vitin e kaluar – të tërheqë tetë kundërshtarë për to, duke marrë parasysh parimet e mëposhtme:

    Dy ekipe nga secila prej katër vazove, me një ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje jashtë fushe kundër ekipeve nga secila vazo e tërhequr nga softueri.Asnjë ekip nga e njëjta federatë nuk do të shortohet kundër njëra-tjetrës.Jo më shumë se dy kundërshtarë nga e njëjta federatë.E njëjta procedurë do të përsëritet për të gjitha ekipet e tjera derisa të jenë hedhur të gjitha çiftet.

    Vazhdo leximin

  • Nënës time

    Nënës time

    Poezi nga Hermann Hesse

    Kaq shumë kisha për të të thënëPo mbeta larg e larg mërguarNë këto ditë, e dashur Nënë,Më mirë ti më ke kuptuar.

    Për ty dhuratën kam menduarEdhe punuar gjat’ e gjatë,Porse më mbet këtu, në duar.Ti mbylle sytë këtë natë.

    Por ndjej se, duke e lexuar,Më zbutet dhimbje e kësaj zije.Mirësia jote e patreguarMë lidh me ty me mija fije.Edhe çdo natë e njëjta ëndërr

    Në ëndërr ti më rri kaq largSi më rreh zemra, ta dish!O Nënë, Nënë, vallë s’diTek unë si të vish?E njëjta ëndërr net për net!Si më rreh zemra, ta dish!O Nënë, Nënë, përse nuk doKëtu, tek unë, të vish?Në fushat

    Në qiell enden retë pafund,Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime,Në fushat endet e endet gjithkundFëmia i humbur i nënës sime.Në rrugë era fryn gjethet e thata,Në pemë zogu klith me vajtim,Atje, matanë malesh të larta,Ndodhet, diku, atdheu im./ KultPlus.com

  • Bebe Rexha “ngec” në restorant me hitin e saj: E njëjta këngë u luajt 8 herë rresht!

    Bebe Rexha “ngec” në restorant me hitin e saj: E njëjta këngë u luajt 8 herë rresht!

    Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit në TikTok një moment sa komik, aq edhe paksa i sikletshëm që i ka ndodhur gjatë një darke në restorant.
    Teksa po shijonte një mbrëmje të qetë, stafi e njohu këngëtaren shqiptare me famë botërore dhe vendosi ta “nderonte” në mënyrën më të zhurmshme të mundshme: duke vendosur hitin e saj “I’m Good (Blue)” jo një, por tetë herë radhazi, pa pushim.
    Në videon që Rexha ndau me humor, ajo shfaqet e ulur në tavolinë, duke buzëqeshur në siklet ndërsa në sfond dëgjohet sërish e njëjta këngë. “Kur restoranti lëshon këngën tënde tetë herë rresht përgjatë darkës,” shkruan ajo me ironi, duke bërë që fansat të shpërthejnë në komente plot të qeshura.
    Në seksionin e komenteve, ajo shtoi: “Ata e lëshuan fjalë për fjalë tetë herë radhazi kur e dinin që isha atje. U ndjeva shumë në siklet”.

  • Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq, situata në parti mbetet e njëjta

    Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq, situata në parti mbetet e njëjta

    Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në selinë e Partisë Demokratike. Analisti thotë se Salianji, ndonëse ishte në burg për një çështje të PD dhe jo të veten personale, nuk duhet të ketë pritshmëri nga partia, për shkak se mbetet e njëjta si ajo e rreth një viti më parë kur u dënua.
    “Padyshim që Salianji ishte në burg për një kauzë të PD dhe jo për çështje personale dhe mendoj se ai mund të ketë patur pritshmëri që në selinë e PD do të pritej si heroi politik i kësaj partie por që siç ju konstatuat nuk ndodhi asgjë e tillë sepse përtej asaj që ka perceptuar Salianji në kushte kufizimi, PD ka qenë po e njëjta dhe Salianji do të integrohet në jetën politike të PD. Këtë e paralajmëroi edhe vetë Berisha por do të duhet të ulë pritshmëritë pasi Salianji është thjesht një politikan i kësaj partie që mund të marrë ndonjë post politik në kryesi apo vend tjetër. Por PD është po ajo dhe Salianji pnuk do të gjejë një ambient më të mirë nga ai që la kur u arrestua. Duhet të jetë koshient për mjedisin demokratik brenda asaj partie dhe s’duhet të ketë pritshmëri të tjera.”, u shpreh Kikia.
    Kikia shtoi se nuk beson se në PD ka njerëz që mendojnë se Salianji mund të rritet politikisht dhe të bëhet një kandidat potencial për të marrë diçka më shumë. Sipas tij, dënimi nuk do ta rrisë Salianjin dhe ta bëjë atë një lider të mundshëm politik.
    “Në PD nuk ka çfarë trazohet se është përfshirë në kauzën e denoncimit të zgjedhjeve dhe as që bëhet fjalë për të ulur e bërë analizën e përgjegjësive të veta në 11 maj. Së paku do të duhet të pritet shtatori ku PD të përmbyllë procesin e denoncimeve dhe më pas të analizojë problemet që kishte me listën e kandidatëve, me lidershipin e saj për të kuptuar se çfarë nuk shkonte dhe nga këtu nëse do të mund të marrë udhë nisma që mund të gjenerojnë lëvizje që të krijojë lidership të ri. Por derisa kjo gjë të mos pranohet nga Berisha, besoj se s’do të ketë lëvizje.”, shtoi ai.
    Më tutje, Kikia u shpreh se pa hapur “krahun” Berisha në PD, askush nuk mund të ngrejë kokën për të shkaktuar trazira brenda partisë, teksa solli në vëmendje se si ai arriti që të rimerrte drejtimin e saj.
    “Askush nuk mund të marrë ndonjë inciativë që të shpallë një trazim të ri të situatës aty duke qenë Berisha në zyrë. Këtë e provoi Basha dhe Berisha tregoi se edhe kur e nxorrën tërësisht jashtë partisë dhe grupi parlamentar, ai diti ta përmbysë situatën dhe ta risjellë aty ku është. Nuk besoj se dikush do të marrë kurajon të nisë një lëvizje të tillë. Kjo mund të thotë vetëm kur Berisha do të thotë se s’do të jetë më kandidat.”, përfundoi analisti.

  • Deputeti Shehu ngre alarmin: Pas Përmetit, mbjetet po digjen dhe në Këlcyrë! Vjosa në rrezik nga dorsa kriminale e Lubi Kumbaros

    Deputeti Shehu ngre alarmin: Pas Përmetit, mbjetet po digjen dhe në Këlcyrë! Vjosa në rrezik nga dorsa kriminale e Lubi Kumbaros

    Vijon krimi mjedisor në Përmet. Pasi u dogjën mbjetet në ladfillin e Piskovës mbrëmë në flakë janë vënë dhe mbetjet në Varibop të Këlcyrës buzë Vjosës. Deputeti Tritan Shehu akuzon ministren e Turizmit dhe Mjedisit për këtë skemë kriminale e korruptive pjesë e të cilit janë dhe bashkitë e Këlcyrës dhe Përmetit.

    Postimi 

    Mbrëmë u vunë flakën mbeturinat e Lubi Kumbaros në Varibop të Këlcyrës, buzë Vjosës!
    Pas djegies së tyre në Piskovë të Përmetit, tani po i djegin edhe në Këlcyrë.
    E njëjta “dorë” kriminale!
    E njëjta “strategji” kriminale e korruptuar.
    Të njëjtat leje grumbullimi në vende dhe kushte jashtëligjore nga Lubia.
    Nga deputetja-ministre e Ambientit!
    Kjo buzë Vjosës, ajo e Piskovës buzë përroit që derdhet në Vjosë.
    Që në kohë shira të mbushin lumin e UNESCO-s.
    Në thatësirë e djeg e njëjta dorë, për të fshehur krimin apo përvetësuar fondet e përpunimit.
    Duke toksikuar mijëra banorë, bagëti, natyrën vetë.
    Dhe e njëjta heshtje nga prokuroria, policia…
    Diktati i Lubisë u mbyll gojën edhe atyre.
    Ndërsa Bashkitë e Këlcyrës e Përmetit janë pjesë e këtij krimi e korrupsioni vrasës për njerëzit, ambientin, gjënë e gjallë, natyrën e Vjosës.