Tag: nivicës

  • U bllokuan për disa orë në kanionet e Nivicës, shpëtohen 7 turistë spanjollë

    U bllokuan për disa orë në kanionet e Nivicës, shpëtohen 7 turistë spanjollë

    Një grup prej 7 turistësh spanjollë kanë ngelur të bllokuar për disa orë në kanionet e Nivicës në Tepelenë, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe shërbimeve të emergjencës për shpëtimin e tyre.Grupi i turistëve spanjollë ishte duke eksploruar zonën malore të Nivicës, ndërsa si shkak i humbjes së orientimit kanë ngelur të bllokuar në zonën e kanioneve.
    Pas marrjes së njoftimit, policia lokale dhe shërbimet e emergjencës kanë punuar për lokalizimin e tyre ndërsa është identifikuar zona ku kishite humbur grupi i turisteve.Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur evakuimin e tyre nga një zonë malore dhe me reliev të thepisur. Policia lokale konfirmon faktin se turistët janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

  • 3 turistë spanjollë bllokohen në kanionin e Nivicës, policia vijon operacionin e shpëtimit

    3 turistë spanjollë bllokohen në kanionin e Nivicës, policia vijon operacionin e shpëtimit

    Një grup prej 7 turistësh spanjollë janë bllokuar në kanionin e Nivicës, në jug të Shqipërisë, duke u përballur me rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur disa orë më parë, kur turistët zbritën me litar në thellësitë e kanionit dhe humbën kontaktet me pjesën tjetër të grupit.
    Katër prej tyre janë nxjerrë nga kanioni pa lëndime, ndërsa vijojnë përpjekjet për shpëtimin e 3 të tjerëve, të cilët dyshohet se janë bllokuar në ujvarën e Poshturës.
    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse të Tepelenës, të cilat kanë zbritur në kanion për të ndërhyrë. Atyre u janë bashkuar edhe forca policore nga Gjirokastra, të pajisura me dronë, për të lehtësuar kërkimin në terrenin e vështirë dhe për të lokalizuar turistët e mbetur.
    Aktualisht nuk dihet gjendja fizike e tre turistëve, ndërsa operacioni i shpëtimit vijon me intensitet në përpjekje për t’i nxjerrë sa më shpejt dhe në siguri nga kanioni.

  • 12 turistë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Nivicës, policia dhe zjarrfikësja drejt vendngjarjes

    12 turistë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Nivicës, policia dhe zjarrfikësja drejt vendngjarjes

    12 turistë spanjollë janë në rrezik për jetën sepse janë bllokuar në kanionin e Nivicës.

    Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe zjarrfikëseve. Lajmin e bën të ditur studiuesi i njohur Auron Tare.
    Tare u ka thënë dje që të mos shkojnë në kanionin e Nivicës pa guidë lokale sepse është një zonë e rrezikshme nëse nuk e njeh terrenin. Turistët spanjollë i kanë thënë që kanë marrë leje nga Ministria e Turizmit dhe kanë shkuar.
    Ndërkohë korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi bën me dije se policia dhe banorë të zonës janë duke ndihmuar grupin e turistëve që kishin ngatërruar rrugën duke zbritur drejt ujëvarës së Peshturës.
    7 prej tyre tashmë janë gjetur dhe janë jashtë çdo rreziku. Ekipet e shpëtimit janë në këtë zonë duke kërkuar edhe për personat të tjerë.

    Top Channel

  • U bllokuan për disa orë kanionet e Nivicës, evakuohen 7 turistët spanjollë

    U bllokuan për disa orë kanionet e Nivicës, evakuohen 7 turistët spanjollë

    Një grup prej 7 turistësh ngelën të bllokuar ditën e sotme Kanionet e Nivicës në Tepelenë dhe vetëm pas disa orësh është bërë e mundur evakuimi i tyre.
    Turristët ishin duke eksploruar zonën malore të Nivicës, ndërsa kanë zbritur me litar në thellësitë e kanionit dhe kanë humbur kontaktet.
    Bëhet me dije policia dhe shërbimet e emergjencës janë nisur menjhëerë në vendngjarje për lokalizimin dhe evakuimin e tyre, ndërsa fillimisht është identifikuar zona se ku kishin humbur turistët. Në ndihmë ishin nisur edhe forcat policore të Gjirokastrës, të pajisura me dron.
    Ndërkohë, policia lokale konfirmon se turistët janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.