Reagimet e banorëve të fshatit Nivicë ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak Sarandë për dhënien me qira të 60 hektarëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik vijojnë të jenë të forta, duke kaluar tashmë në akuza të drejtpërdrejta jo vetëm ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak të cilët votuan PRO, por edhe për shkelje ligjore dhe procedurale nga ana e Bashkisë Sarandë.
Reagojnë banorët e Nivicës Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Në një deklaratë të bërë publike sot, banorët e Nivicës e kanë cilësuar vendimin e marrë më 30 korrik 2025 si një akt të paprecedentë që bie ndesh me disa ligje të qeverisjes vendore dhe me vetë rregullat e vendosura nga Bashkia Sarandë. Ata theksojnë se është shkelur në mënyrë flagrante dinjiteti qytetar dhe e drejta për pjesëmarrje publike në vendimmarrje.
Sipas banorëve, mbledhja e Këshillit Bashkiak, e zhvilluar më 30 korrik, është paraqitur si mbledhje e hapur, por në praktikë u mbajt nën prani të forcave policore dhe pa lejuar qytetarët të marrin pjesë. Ata theksojnë se, nëse mbledhja do të konsiderohej e mbyllur për publikun, duhej që më parë të hidhej në votim sipas nenit 17, pika 3 të Ligjit Nr. 139/2015 për Vetëqeverisjen Vendore, ku kërkohet miratimi me 3/5 e anëtarëve të këshillit për të kufizuar pjesëmarrjen e publikut. Kjo procedurë nuk është ndjekur, duke e bërë të paligjshme mbylljen e mbledhjes.
Më tej, banorët theksojnë se Bashkia ka shkelur edhe Udhëzimin Nr. 1, datë 9.6.2016, për rregullat dhe procedurat e përdorimit të fondit pyjor dhe kullosor publik. Sipas pikës 3, germa V të këtij udhëzimi, thuhet qartë:
“Sipërfaqja e propozuar për t’u dhënë në përdorim, të mos jetë objekt pretendimi për rikthimin e pronës tek pronarët legjitimë.”
Në rastin konkret, toka në fjalë është subjekt i një procesi gjyqësor nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë legjitime të saj, çka përbën një tjetër shkelje të rëndë procedurale.
Një tjetër ligj i përmendur në reagim është Ligji Nr. 8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore dhe pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”. Sipas Kreut V, Neni 13, citohet se:
“Sipërfaqja e tokës që do të jepet me qira të mos jetë objekt pretendimi, në zbatim të ligjeve për rikthimin e pronës pronarëve legjitimë.”
Banorët theksojnë se çdo veprim i ndërmarrë në kundërshtim me këto ligje jo vetëm që është i pavlefshëm, por cenon rëndë të drejtat e tyre themelore dhe përbën precedent të rrezikshëm për demokracinë lokale dhe administrimin e pronës publike.
Ata kanë paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të ankimuar vendimin dhe për të mbrojtur të drejtën e tyre, duke kërkuar një proces transparent, të ligjshëm dhe me pjesëmarrje qytetare reale.
Tag: nivicës
-

Toka e fshatit iu dha dy biznesmenëve për park fotovoltaik, reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin tonë
-

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar

Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në këtë çështje.
Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Parku fotovoltaik në Nivicë/ Banorët s’lejohen të futen Bashkinë e Sarandës, opozita bashkon votat me PS
Banorët e Nivicës
SARANDË- Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi me vota unanime dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku me panele diellore. “Pro”, votuan edhe këshilltarët e opozitës, pavarësisht se jashtë ishin mbledhur dhjetra qytetarë që protestonin dhe kërkonin të ishin pjesë e mbledhjes. Edhe pse përmendin faktin se me Vendim të Këshillit të Ministrave, banorët mund të merrnin pjesë në mbledhje të tilla, sërish nuk janë lejuar brenda. Efektivë të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake i janë mbajtur larg mbledhjeve.
Edhe pse nuk u lejuan të futeshin brenda, banorët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja është ende në proces gjyqësor.
“Ne jemi ne gjyq me bashkinë. Nuk do ta lejojmë zhvillimin e projektit,”-janë shprehur ata të revoltuar. Megjithatë, asnjë nga kërkesat e tyre nuk u mor parasysh. Në fund të mbledhjes, këshilltarët u detyruan të dalin nga dera e pasme, për të shmangur kështu përplasjet me banorët që prisnin jashtë Bashkisë.
Kompania që ka marre lejen per të ndërtuar parkun fotovoltaik është “Park Sol Energy”, e krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Paqësor Buzi dhe Agim Xhindoli, secili me 50% aksione.
Parku do të ndërtohet në një zonë të njohur si Heremec, por është kundërshtuar publikisht nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë e tokës ku parashikohet ndërtimi i parkut diellor. Në muajin shkurt 2024 u organizua një dëgjesë publike për projektin, ku banorët e zonës shprehën qartë kundërshtimin e tyre. Ata argumentuan se toka në fjalë është pronë private dhe se nuk janë konsultuar më parë për zhvillimin e projektit.
Më pas, në prill 2024, Bashkia Sarandë shpalli një thirrje për zhvillim të parkut energjetik, duke hapur garën për kompanitë që dëshirojnë të ndërtojnë një impiant për prodhimin e energjisë elektrike përmes paneleve diellore./ZËRI
-

Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO
Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës
Mes kundërshtive dhe pranisë policore, Këshilli Bashkiak Sarandë miraton dhënien me qira të 60 hektarëve për panele diellore
Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar sot, me vota unanime nga të gjithë këshilltarët e majtë dhe të djathtë, dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 60 hektarësh tokë në zonën e Nivicës, për ndërtimin e një parku me panele fotovoltaike. Vendimi është marrë në një mbledhje të zhvilluar pa u lejuar asnjë nga banorët të merrte pjesë dhe nën masa të shtuara sigurie.
Zhvillimi ka ngjallur reagime të forta nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja aktualisht është ende në shqyrtim gjyqësor. Megjithë këmbënguljen e banorëve për të marrë pjesë në mbledhje dhe për të paraqitur qëndrimin e tyre, ata nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja e këshillit.
Pas përfundimit të mbledhjes, këshilltarët kanë shmangur kontaktin me banorët duke u larguar nga një derë e pasme. Ndërkohë, godina e bashkisë ku u mbajt mbledhja ka qenë e rrethuar nga forca të shumta policore.
Banorët e Nivicës kanë deklaruar se do të vijojnë rezistencën për mbrojtjen e tokës që, sipas tyre, u takon me të drejtë dhe për të cilën po ndjekin rrugën ligjore në gjykatë. Ata e kanë cilësuar vendimin si një akt të njëanshëm dhe provokues, që shkel të drejtat e pronësisë dhe i hap rrugë një konflikti të mundshëm social.
MBLEDHJA E PLOTË
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës për shkak të terrenit të vështirë, shpëtohen 7 turistë spanjollë
Shtatë turistët spanjollë janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në kanionet e Nivicës.
“Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës”, njofton policia.
Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm, është bërë e mundur nxjerrja e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.
Turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore.Top Channel
-

U bllokuan në kanionet e Nivicës/ Shpëtohen 7 turistë spanjollë
Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës.
Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, shërbimet e Policisë, si rezultat i punës së mirorganizuar dhe i bashkëpunimit me shërbimet zjarrëfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.
Turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Policia e Gjirokastrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. -

Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës për shkak të terrenit të vështirë, policia shpëton 7 turistët
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses i kanë shkuar në ndihmë 7 turistëve spanjollë, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Nivicës.Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës.
Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, shërbimet e Policisë, si rezultat i punës së mirorganizuar dhe i bashkëpunimit me shërbimet zjarrëfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.
Turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore. -

Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 turistë spanjollë të bllokuar në kanionin e Nivicës
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në Tepelenë ndihmuan 7 turistë spanjollë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Nivicës më 16 prill 2025. Turistët, që po eksploronin zonën e “Ujëvarës së Peshturës”, u bllokuan gjatë një ekspedite me litar për shkak të terrenit të vështirë.
Pas një operacioni shpëtimi të organizuar, ata u nxorën nga zona e rrezikshme dhe u transportuan në fshatin Dukaj, ku u akomoduan në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës.
Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, shërbimet e Policisë, si rezultat i punës së mirorganizuar dhe i bashkëpunimit me shërbimet zjarrëfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.
Turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Policia e Gjirokastrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
-

Prej orësh të bllokuar në kanionet e Nivicës, evakuohen me sukses 7 turistët spanjollë
Shtatë turistë spanjollë janë shpëtuar me sukses pas disa orësh të bllokuar në kanionet e thepisura të Nivicës, në bashkinë e Tepelenës. Grupi kishte hyrë në zonën malore për eksplorim, por humbi orientimin në një terren të thyer dhe të vështirë për t’u përshkuar.
Menjëherë pas sinjalizimit të emergjencës, forcat e policisë dhe ekipet e shpëtimit ndërhynë me urgjencë, duke organizuar një operacion kërkimi në kushte të vështira. Pasi u identifikua saktë vendndodhja e turistëve, u bë i mundur evakuimi i tyre në mënyrë të sigurt.
Policia lokale konfirmoi se të shtatë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime serioze.
Ky incident hedh dritë mbi bukurinë natyrore dhe potencialin turistik të kanioneve të Nivicës, por njëkohësisht thekson nevojën për investime në sinjalistikë, guida dhe masa të sigurisë për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.