Tag: nivelit

  • “Vizitat e nivelit të lartë tregojnë…”, Rama replikon me gazetaren: A do më japësh shansin të jap version tim, unë e di ç’kam parë…

    “Vizitat e nivelit të lartë tregojnë…”, Rama replikon me gazetaren: A do më japësh shansin të jap version tim, unë e di ç’kam parë…

    Në studion e Top Story, kryeministri Edi Rama përballë moderatores Grida Duma u shpreh sesi qeveria e tij e gjeti Shqipërinë në marrjen e pushtetit tre mandate më parë.

    Rama tha se kur erdhi në pushtet në Shqipëri nuk kishte asnjë vizitë të nivelit të lartë, ndërsa Duma tha se kjo nuk tregon progesin e një vendi.
    Pjesë nga diskutimi në studio:

    Edi Rama: Unë jam udhëheqësi i PS, por pa PS unë jam vetëm një njeri. Nëse duam ta realizojmë qëllimin e madh, kemi punuar shumë por papritur. Nuk ka asnjë shans tjetër se është çështje kjo. Nuk është e thënë që dera e hapur do rrijë hapur, përkundrazi. Dihet kush është në fushë dhe kush janë lojtarët. Vetëm ne mund ta përmbyllim.

    Nuk është kështu fare, unë flas për periudhën në të cilën qeverisim. Kur morëm detyrën Shqipëria ishte në vend, ku të paktën në 2 vitet e fundit nuk kishte më vizita të nivelit të lartë. Ata që qeverisnin këtu ishin skualifikuar.
    Grida Duma: Përparimin e procesit e bëjnë vizitat?
    Edi Rama: A më japësh shansin të jap version tim. Nuk kam ardhur t’ju bind ju, por të jap versionin tim. Kur një vend nuk vizitohet në nivele të larta ka një problem., Unë e di çfarë kam parë e çfarë kam dëgjuar në fazën e parë kur ishte krijuar miti komplet fals me tre ligje për statusin, dhe çfarë lloj stigme kishim ne në sytë e tyre. Impresioni që lamë ne në atë tryezë dhe çfarë ata panë, i vunë në një pozicion që të thoshin ne me Shqipërinë mund ta bëjmë shumë më shpejt. Doli dhe Inteligjenca Artificiale që na dha një dorë. Jemi sot në një pozicion optimal, janë të gjitha gjërat bashkë.

  • Opozitarizëm i nivelit të lartë, Tritan Shehu ‘godet’ Mirela Kumbaron për byrekun e Libohovës

    Opozitarizëm i nivelit të lartë, Tritan Shehu ‘godet’ Mirela Kumbaron për byrekun e Libohovës

    Asnjë sondazh nuk e nxjerr fituese Partinë Demokratike në këto zgjedhje, aq më tepër në qarkun Gjirokastër me Tritan Shehun humbës recidivist prej së paku 10 vitesh.
    Megjithatë edhe pse e dinë që do të humbasin sërish e nuk do të kenë gjë në dorë, Shehu premton se administrata nuk do të lëvizë nga puna pas 11 majit.
    “Nuk do të prekeni, por do të çliroheni”, iu tha Shehu gjatë një takimi elektoral në Libohovë.Më tej ai reagoi i shqetësuar pse Mirela Kumbaro shkon nëpër shtëpi libohovitësh për të gatuar e shijuar byrekun.
    “Në mënyrë hipokrike Kumbaro hyn nëpër gjoja gratë e shtëpive libohovite dhe iu thotë të bëjnë byrek. Kjo nuk bëhet me hipokrizi, bëhet me projekte të veçanta”, tha Tritan Shehu.
    Goditja e byrekut është opozitarizëm i nivelit të lartë, të le pa fjalë.

  • Takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE”, Rama: Anëtarësimi, domosdoshmëri e të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë

    Takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE”, Rama: Anëtarësimi, domosdoshmëri e të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë

    Takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE” po mbahet këtë të enjte, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

    Rama: Çfarë ishte marrë para pak kohësh si e mirëqenë s’është më e mirëqenë, pjesa perëndimore e përkëdhelur për herë të parë në histori një gjeneratë e tërë, s’ka parë një luftë, janë vetëdijësuar se BE është edhe një perimetër sigurie, brenda të cilit vendet dhe popujt që e bëjnë ndjehen dhe duan të mbeten të pakërcënuar në gjithë atë që kanë arritur, në lirinë e tyre individuale dhe barazinë para ligjit dhe patjetër në të gjitha aspektet e tjera që e bëjnë BE një krijesë të jashtëzakonshme politike.
    Për ne shqiptarët ka qenë më e thjeshtë dhe mbetet më e thjeshtë pse-ja e domosdoshmërisë e të qenit anëtarë të BE, për ne është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë dhe të qenit përfundimisht të sigurt se liria jonë individuale dhe barazia para ligjit s’do të jenë më atribut i lëvizshëm në varësi se kush lëviz këtu në Tiranë. Lidhur me arsyen pse jemi këtu sot bëhet më e qartë, në këtë sfond ku jeton dhe merr frymë aktualisht BE.
    Qysh prej nisjes së komisionit e cila u shoqërua me konfuzion, mosbesim dhe teori konspiracioni të cilat prekën edhe miqtë, përfaqësues të komunitetit demokratik në Tiranë, si Tirana ka kapacitetin të infektojë miq që vijnë nga vende të ftohta me sharmin e thashethemeve. Kjo bëri që komisioni të hyjë në një fazë që ne e besonim shumë dhe është e qartë në dobinë e tij ekzaktësisht në funksion të një fjale konsolidim i të gjithë procesit dhe progresit të bërë në funksion të antikorrupsiponit dhe sundimit të ligjit dhe mirëqeverisjes në tërësi.

    Top Channel

  • Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore, pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve

    Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Bosnje e Hercegovinës të shtunën, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Si pasojë e reshjeve të shiut për disa ditë radhazi këtë javë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë dolën nga shtrati.

    Në komunën e Kostajnicës, në perëndim të vendit, niveli i ujit të lumit Una i kaloi 450 centimetra.

    Gjendje e jashtëzakonshme u shpallë si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga përmbytjet edhe në Prijedor, raporton Radio Televizioni i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

    Administrata e qytetit njoftoi të shtunën se rreth 350 ndërtesa, banimi dhe ndihmëse, u prekën nga përmbytjet gjatë natës.

    Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Laktash, Gradishka dhe Çelinaq për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Niveli i ujit të lumit Ukrina në Derventa aktualisht është në rënie të lehtë. Masat emergjente të mbrojtjes nga përmbytjet janë ende në fuqi në qytet.

    Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.

    Mësimet janë pezulluar në shumicën e shkollave në atë pjesë vendit.

    Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut më 4 tetor.

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra./ REL.

  • Kursi i këmbimit nën monitorim/ BSH rrit blerjet e eurove dhe zgjeron ndërhyrjet

    Kursi i këmbimit nën monitorim/ BSH rrit blerjet e eurove dhe zgjeron ndërhyrjet

    Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore, duke ndikuar në rritjen e likuiditetit të sistemit bankar me 36,80 miliardë lekë, në 3-mujorin e katërt të vitit 2024.
    Sipas njoftimit zyrtar të publikuar sot nga BSH-së, në total, gjatë vitit 2024, janë blerë nga bankat e nivelit të dytë 932,80 milionë euro, prej të cilave 649 milionë euro kanë qenë me objektiv ruajtjen e nivelit në kursin e këmbimit.
    Në kalendarin e publikuar për vitin 2025, BSH synon të blejë 270-350 milionë euro, nëpërmjet 22 ankandeve, kundrejt 20 ankandeve që u realizuan në vitin 2024.