Tag: nivelit

  • Milan, Presidenti: Jemi një skuadër e nivelit botëror, shpresoj të rritemi edhe më shumë

    Milan, Presidenti: Jemi një skuadër e nivelit botëror, shpresoj të rritemi edhe më shumë

    Milani kaloi një vit me ulje-ngritje, teksa  pritshmëritë në të ardhmen për këtë ekip janë të mëdha. Paolo Scaroni, president i kuqezinve, bëri bilancin e sezonit, duke u ndalur në disa pika.
    ‘Pasi fiton një ndeshje të vuajtur si ajo e Torinos, unë shoh përpara dhe jam optimist, plot me shpresa–mbetet një fakt kyç që e përsëris unë, e përsërit edhe Allegri: ne kemi një objektiv, të jemi në Ligën e Kampioneve vitin tjetër.

    Milani duhet të jetë në Ligën e Kampioneve. Jemi një skuadër e nivelit botëror, kemi 400 milionë tifozë në mbarë botën, duhet të jemi në skenën e futbollit botëror që është Liga e Kampioneve’.
    ‘Allegri- Besoj se kemi një grej trajnerëve ekspertë, kompetentë që kanë parë shumë dhe që transmetojnë një atmosferë qetësie dhe optimizmi, të përjetosh gjithçka në një plan emotiv të shëndetshëm siç e ben Allegri, është një element kyç-vijoi Scaroni-jam i bindur se ai e transmeton këtë edhe te stafi dhe skuadra’.
     

  • ‘Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm’, Gjyli: Standard i dyfishtë, Veliaj u arrestua

    ‘Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm’, Gjyli: Standard i dyfishtë, Veliaj u arrestua

    Pedagogia dhe analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në një studio televizive, komentoi masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, pezullimin nga detyra dhe heqjen e pasaportës, pas marrjes së saj zyrtarisht si e pandehur nga SPAK.
    Gjyli theksoi se interpretimi i ligjit në këtë rast shfaq shenja njëanshmërie, për shkak se vendimmarrësit janë vetë pjesë e politikës. “Pezullimi i Ballukut cenon ekzekutivin, sepse ajo është emëruar nga kryeministri, dhe ky është gjithashtu një akt juridik që i jep legjitimitet pozicionit të saj,” u shpreh ajo.
    Sipas Gjylit, çështja e Ballukut është vetëm hera e dytë në historinë e vendit që një zv.kryeministër hetohet dhe gjendet në prag të arrestimit. Kjo, sipas saj, e bën rastin politikisht shumë të rëndësishëm.
    “Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm. Për këtë arsye çështja ngre një debat më të gjerë dhe qeveria mund të kërkojë të fitojë kohë duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese,” argumentoi Gjyli.
    Analistja vuri në dukje një kontrast të fortë mes mënyrës se si është trajtuar Balluku dhe rasti i mëparshëm i Erion Veliajt.
    Ajo u shpreh se Veliaj u burgos menjëherë sepse gjykata e argumentoi se ai paraqiste rrezik për prishjen e provave, ndërsa Balluku është lënë e lirë gjatë hetimit, pavarësisht pozicionit të saj të lartë politik.”
    “Këtu qëndron standardi i dyfishtë,” përfundoi Gjyli, duke theksuar se vendimet e gjykatës po hapin një debat të ri për mënyrën se si zbatohen masat e sigurisë ndaj figurave të rëndësishme politike.

  • Rriten prurjet e Vjosës në Novoselë, lumi arrin nivelin 8.2 metra

    Rriten prurjet e Vjosës në Novoselë, lumi arrin nivelin 8.2 metra

    Screenshot

    Ndërsa në Memaliaj raportohet për rënie të nivelit të lumit Vjosa, në territorin e Novoselës situata paraqitet e kundërta. Matjet e fundit tregojnë se Vjosa ka arritur kuotën 8.2 metra, duke sinjalizuar rritje të vazhdueshme të prurjeve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas monitorimeve në terren, nëse intensiteti i prurjeve vijon me të njëjtin ritëm, pritet një rritje e mëtejshme e nivelit të lumit, çka mund të shtrihet edhe në zona të tjera të ulëta përgjatë lumit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave janë në gatishmëri dhe u bëjnë apel banorëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë lumit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Rritje e nivelit të lumit Osum, probleme në disa lagje dhe zona pranë Lushnjës dhe Beratit

    Rritje e nivelit të lumit Osum, probleme në disa lagje dhe zona pranë Lushnjës dhe Beratit

    Niveli i lumit Osum është rritur gjatë ditëve të fundit, duke sjellë rrezik për lagjen Goricë.

    Për shkak të vërshimit të shirave, disa kanale janë bllokuar, duke bërë që një pjesë e pedonales të mbushet me ujë. Ndërhyrjet po kryhen nga njësitë e UKT-së, veçanërisht në lagjen 28 Nëntori.
    Ndërkohë, në Poliçan situata është përmirësuar dhe ujërat kanë nisur të tërhiqen, ndërsa në Dimal ka ende prani uji në disa zona bujqësore.
    Autoritetet lokale vijojnë monitorimin për të siguruar normalizimin e situatës.

    Top Channel

  • Moti i keq/ Lumi Seman del nga shtrati në Ngurrëz të Vogël dhe Imshtë të Lushnjës! 180 ha tokë bujqësore e përmbytur

    Moti i keq/ Lumi Seman del nga shtrati në Ngurrëz të Vogël dhe Imshtë të Lushnjës! 180 ha tokë bujqësore e përmbytur

    Rritja e nivelit të ujit në lumin Seman si rezultat i prurjeve nga zonat Berat e Skrapar ka bërë që lumi të dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël dhe Imshtës. Rreth 180 hektarë tokë bujqësore është përmbtytur brenda argjinaturës.
    Shtabi i emergjencave të bashkisë Lushnjë në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Fier që administron lumenjtë Seman e Shkumbin, paraprakisht kanë evakuuar stanet me bagëti e gjedhë.
    Sipas Inxhinierit të Drejtorisë së Ujërave dhe Kullimit Ferdinand Dervishi do të ketë akoma rritje të nivelit të ujit deri në mesditë e më pas niveli do të ulet.

  • Rama sot në Bruksel, merr pjesë në panelin e nivelit të lartë në Forumin e Zgjerimit të BE-së

    Rama sot në Bruksel, merr pjesë në panelin e nivelit të lartë në Forumin e Zgjerimit të BE-së

    Zhvillohet sot në Bruksel “Forumi i Zgjerimit”, një platformë e nivelit të lartë e organizuar nga Komisioni Europian dhe aktorë të tjerë të BE-së. Në këtë forum do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
    “Komisioni Evropian do të organizojë sot Forumin e Zgjerimit të BE, ngjarjen e parë të këtij lloji, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029. Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në vijim të agjendës për çeljen e grupkapitullit të  fundit të negociatave, – do të jetë pasditen e sotme pjesë e panelit. “Forumi i Zgjerimit të BE-së është nisma kryesore e Komisionit Evropian që synon ta ngrejë më lart diskutimin mbi zgjerimin e BE-së si një projekt të përbashkët politik, shoqëror, brezash” – thuhet në prezantimin e ngjarjes, – që do të bëjë bashkë një gamë të gjerë dhe të larmishme pjesëmarrësish nën moton “Plotësimi i Unionit, Sigurimi i së Ardhmes Sonë””, njofton Kryeministria.
    Ky forum, u jep mundësinë drejtuesve politikë të vendeve kandidate, të mblidhen së bashku me drejtues të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të institucioneve europiane, ekspertë të integrimit, etj.
    Forumi është një mekanizëm i rëndësishëm me fokus te reformat për sundimin e ligjit, mundësi më të shumta për arsimin e të rinjve, si edhe në stabilitetin dhe mirëqenien e gjithë shoqërisë shqiptare.
    Forumi i Zgjerimit do të jetë pika e takimit për të gjithë profesionistët që punojnë mbi një nga prioritetet kryesore të mandatit 2024–2029 të Komisionit Europian, të cilët janë të angazhuar në mënyrë aktive në agjendën më ambicioze të zgjerimit të më shumë se një dekade.

  • Takimi i përvitshëm i Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë, Balluku: Kjo është arritja e rëndësishme e Shqipërisë për këtë vit

    Takimi i përvitshëm i Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë, Balluku: Kjo është arritja e rëndësishme e Shqipërisë për këtë vit

    Zëvendës kryeminstrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore.
    Në një prononcim për mediat, Balluku deklaroi se në fokus të diksutimeve ishte relatimi për situatën energjitike, teksa ka ndarë edhe një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti.
    Për herë të parë tha Balluku, raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se Shqipëria ka arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.

    “Ministrat e Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, nën mikpritjen e Qeverisë Rumune, veçanërisht ministrit të Energjisë, Ivan.
    Të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe mbi të gjitha sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.
    Kam përfituar nga rasti të ndajë në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin. Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.
    Gjatë ditës kam pasur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj me shumë nga kolegët që ishin prezentë dhe gjithashtu me Komisionerin Jørgensen, por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia.
    Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane”, tha Balluku në prononcimin e saj për mediat./vizionplus.tv

  • Balluku në takimin e Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë, ministrja: Shqipëria ka arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore

    Balluku në takimin e Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë, ministrja: Shqipëria ka arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore

    Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë mbajtur në Bukuresht, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jorgensen.

    Në një videomesazh, Balluku shprehet ndër të tjera se në këtë takim, ka ndarë një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin.
    “Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.
    Gjatë ditës kam pasur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj me shumë nga kolegët që ishin prezentë dhe gjithashtu me Komisionerin Jørgensen, por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia”, u shpreh ajo.
    Balluku shtoi se bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane.

    Top Channel

  • Rusia rekruton agjentë të nivelit të ulët, Gjermania në vijë të luftës hibride

    Rusia rekruton agjentë të nivelit të ulët, Gjermania në vijë të luftës hibride

    Gjermania po kalon në vijën e parë të luftës hibride, ndërsa inteligjenca gjermane paralajmëron se Rusia po rekruton të ashtuquajturit “agjentë të nivelit të ulët”, civilë të zakonshëm që paguhen me shuma të vogla për të kryer akte sabotimi ose spiunazhi.

    Sipas autoriteteve, Moska po rrit sulmet hibride ndaj Gjermanisë, që variojnë nga spiunazhi, dezinformimi, deri tek ndërhyrjet me dronë.

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se, ndonëse vendi mund të mos jetë në luftë, ai “nuk është më as plotësisht në paqe”.

    Në javët e fundit, një sërë sulmesh me dronë kanë trazuar vendin, duke synuar objekte ushtarake madje edhe civile, përfshirë Aeroportin e Mynihut. Si Kancelari Merz, ashtu edhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, kanë quajtur Rusinë përgjegjëse për disa nga incidentet.

    Ende është e paqartë se kush qëndron pas fluturimeve të dronëve, pasi hetuesit fillimisht duhet të identifikojnë operatorët e tyre, raportojnë mediat vendase.

    Sipas rapaortimeve, ajo që dihet është se ekzistojnë dy lloje fluturimesh, operacione profesionale që përdorin dronë më të mëdhenj dhe fluturime amatore të kryera me modele të gatshme për konsumatorët. Autoritetet dyshojnë se disa nga këto të fundit mund të jenë kryer nga “agjentë të nivelit të ulët” që veprojnë në kufijtë e rrjeteve të inteligjencës ruse.

    Ndërkohë, shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane, BfV, Shërbimi Federal i Inteligjencës, BND, Zyra Federale e Policisë Kriminale, BKA, dhe Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak, MAD, lëshuan një paralajmërim duke u bërë thirrje njerëzve të mos lejojnë veten të rekrutohen si “agjentë të nivelit të ulët” nga aktorë të huaj.

    Këta individë, ndryshe të quajtur agjentë të nivelit të ulët, shpesh u drejtohen nëpërmjet mediave sociale, paguhen me shuma relativisht të vogla për të kryer detyra “të vogla” dhe me rrezik të ulët, siç janë vandalizmi, mbikëqyrja ose zjarrvënia e qëllimshme.

    “Agjentët e nivelit të ulët zakonisht vendosen për veprime të prekshme”, tha Dr. Christopher Nehring, ekspert në dezinformim dhe drejtor i Institutit të Inteligjencës Kibernetike.

    Megjithatë, ai paralajmëroi se, ndërsa këta agjentë kryejnë punë të lidhura me inteligjencën, ata nuk duhet të klasifikohen si spiunë, pasi spiunazhi përfshin mbledhjen e fshehtë të informacionit.

    “Ata në përgjithësi nuk janë të ngarkuar me mbledhjen e inteligjencës”, shtoi Nehring.

    Në vend të kësaj, puna e tyre mund të përfshijë ndezjen e zjarreve, ngjitjen e afisheve propagandistike në mure, spërkatjen me grafiti ose shkaktimin e llojeve të tjera të dëmeve.

  • Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

    Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

    Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të saj shkruan se është i ftuar si njëri nga dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen.
    Sipas Ramës, në fokus të këtij takimi janë sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
    “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.