Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit si dhe dërgimin e më shumë parave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri, euro preku nivelin më të ulët historik ndonjëherë.
Për 96.57 lekë po këmbehet monedha europiane, ndërsa 1 vit më parë kjo shifër arrinte në 98.32 lekë.
Për analistët, kjo ecuri e euros me minimume të reja pritet të vazhdojë ndërsa i afrohemi edhe fundvitit.
“Kemi vlera pozitive për investimet e huaja direkte dhe remitancat që mund të jenë faktor ndikues në kursin e këmbimit, por trendi i tyre nuk shkon konform trendit të zhvlerësimit të monedhave në raport me lekun. Ky nuk është fenomen sezonal apo i përkohshëm, por është një kurs stabil i stacionuar”, thotë eksperti i ekonomisë, Igli Tola.
Për të frenuar rënien e mëtejshme të euros si dhe ruajtjen e një qëndrueshmërie, Banka e Shqipërisë deri në muajin shtator tërhoqi nga tregu 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2024 u tërhoqën 933 mln euro. Një situatë e tillë e euros ka ndikuar ndjeshëm në sektorët më të prekur nga zhvlerësimi.
“Një shtrenjtim i monedhës vendase e bën jo atraktiv produktin vendas për t’u eksportuar. Nuk kemi parë një rënie të çmimeve në tregun e shumicës apo pakicës si rezultat i zhvlerësimit të kursit, por ka edhe faktorë të tjerë si tarifat doganore dhe kostot e prodhimit”, shton Tola.
Institucionet ndërkombëtare këshillojnë bankën qendrore që të lejojë një kurs të lirë të këmbimit dhe të pakësojë ndërhyrjet.
Tag: nivelin
-

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej
-

Një pilulë ditore ul nivelin e kolesterolit të ‘keq’ me 60% në një provë që zgjati një vit
Një pilulë e re që pihet çdo ditë mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq me 60%, sipas një studimi të ri. Enlicitide, e zhvilluar nga kompania Merck, uli kolesterolin LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”, me më shumë se gjysmën, në një studim global të botuar këtë javë në JAMA, revistë e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.
Prova klinike, e udhëhequr nga dr. Christie M. Ballantyne nga Texas Heart Institute, u zhvillua në 59 qendra mjekësore në 17 vende të ndryshme.
Studimi përfshiu 303 të rritur të diagnostikuar me hiper-kolesterolemi familjare heterozigote (HeFH), një gjendje gjenetike që rrit nivelin e LDL-së dhe rrezikun e sëmundjeve të hershme të zemrës.
Të gjithë pjesëmarrësit po merrnin tashmë barna të tjera për uljen e yndyrave, por nivelet e tyre të kolesterolit mbeteshin mbi objektivin, sipas deklaratës së studiuesve. Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht për të marrë ose 20 mg Enlicitide një herë në ditë, ose një pilulë placebo.
Prova zgjati 52 javë. Deri në javën e 24-t, personat që morën Enlicitide panë një rënie mesatare 58% të LDL-së. Ata që morën placebo pothuajse nuk patën ndryshim. Diferenca mes grupeve, pothuajse 60%, ishte statistikisht e rëndësishme, dhe efekti mbeti i qëndrueshëm deri në fund të vitit.
Pas 52 javësh, grupi që mori Enlicitide pati rreth 55% ulje të LDL-së, ndërsa tek grupi placebo kolesteroli u rrit pak. Edhe tregues të tjerë të yndyrave të dëmshme u përmirësuan: kolesteroli jo-HDL ra me 52%, apolipoproteina B u ul me 48% dhe lipoproteina(a) u reduktua gati 25%.
Rreth 97% e pjesëmarrësve e përfunduan studimin, dhe shkalla e efekteve anësore ishte pothuajse e njëjtë në të dy grupet. Problemet më të zakonshme ishin të lehta dhe të përkohshme, si dhimbje koke apo simptoma të ngjashme me të ftohurën. HeFH prek rreth një në 250 persona në botë, dhe shumë prej tyre kanë vështirësi të kontrollojnë kolesterolin edhe me terapi intensive, thotë studimi.
Aktualisht, ilaçet bllokuese të PCSK9 (të quajtura inhibitorë të PCSK9), që japin rezultate të ngjashme, janë injeksione që merren çdo disa javë. Enlicitide mund të ofrojë një alternativë më të thjeshtë, një pilulë e vetme, ditore.
Studiuesit theksuan se rezultatet duhen parë me kujdes. Studimi u fokusua vetëm te nivelet e kolesterolit, jo te parandalimi i sulmeve në zemër, goditjeve në tru apo vdekjeve. Studimet më të mëdha për këto rezultate janë ende në zhvillim.
Po ashtu, studimi përfshiu vetëm persona me HeFH që tashmë merrnin trajtime të tjera, ndaj nuk dihet si do të funksionojë ilaçi te njerëzit me forma më të zakonshme të kolesterolit të lartë.
Gjithashtu, studimi zgjati vetëm një vit, kështu që siguria afatgjatë mbetet për t’u vlerësuar. / Fox News – Syri.net
-

Videolajm/ Niveli i ujit arrin 7.1 m mbi nivelin e detit, në situatë kritike lumi i Vjosës, strukturat në terren
Prej tre ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq, i cili ka shkaktuar probleme në shumë qytete dhe fshatra.
Lumi Vjosa vijon të qëndrojë në kuatat 7.1 metër mbi nivelin e detit.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se prurjet vijojnë të jenë të larta ndërkohë që strukturat janë në gatishmëri.
Edhe pse reshjet kamë pushuar, prurjet janë ende të shumta. Baseni i lumit është tejngopur, por risku nuk ka kaluar ende.Top Channel
-

Ilaçet mund të ulin nivelin e vitaminave dhe mineraleve në trup dhe të shkaktojnë sëmundje të tjera
Përdorimi afatgjatë i disa barnave mund të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrin e vitaminave dhe mineraleve në organizëm, gjë që shpesh neglizhohet. Edhe barnat e zakonshme, si aspirina, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë çrregullime në metabolizmin e mikronutrientëve, duke çuar në anemi, imunitet të dobësuar ose rikuperim më të ngadalshëm nga infeksionet.
Cilat barna ndikojnë në nivelin e vitaminave të grupit B
Barnat që veprojnë në sistemin tretës, ekuilibrin hormonal ose sistemin nervor prekin më shpesh vitaminat e grupit B. Antacidët, kontraceptivët oralë dhe fenitoina ulin efikasitetin e vitaminës B1, ndërsa te vitamina B2 ndikojnë negativisht kontraceptivët, tetraciklinat dhe disa antibiotikë si aminoglikozidet dhe makrolidet. Vitamina B3 mund të bjerë te personat që përdorin karbidopë (për sëmundjen e Parkinsonit) ose izoniazid (për tuberkuloz). Vitamina B6 dobësohet nga teofilina, izoniazidi, kortikosteroidet dhe kontraceptivët oralë.
Edhe acidi folik mund të humbet nga trupi: pasojat janë të shumta
I njëjti mekanizëm vërehet edhe te vitamina B9 (acidi folik) dhe vitamina B12. Përthithjen dhe efikasitetin e tyre e ulin antacidët, antiepileptikët, sulfasalazini, kontraceptivët, kolestiramina (bar për uljen e kolesterolit) dhe disa antibiotikë si kloramfenikoli, trimetoprimi dhe kotrimoksazoli. Metformina, që përdoret gjerësisht në diabetin e tipit 2, po ashtu zvogëlon përthithjen e vitaminës B12 dhe acidit folik, duke shkaktuar lodhje, anemi dhe koncentrim të ulët.
Aciditeti i stomakut ka rol thelbësor në përthithjen e vitaminës B12, hekurit dhe mineraleve të tjera. Përdorimi i gjatë i antacideve dhe barnave kundër ulçerës zvogëlon aciditetin dhe vështirëson përthithjen e këtyre nutrientëve. Janë dokumentuar raste të pacientëve që pas përdorimit shumëvjeçar të antacideve kanë pasur nivele të ulëta të magnezit, hekurit dhe vitaminës B12, të shoqëruara me lodhje, ngërçe dhe dobësi muskulore, transmeton Telegrafi.
Edhe te vitaminat C dhe D ndikojnë disa barna. Aspirina dhe tetraciklinat ulin përthithjen e vitaminës C, ndërsa barnat kundër tuberkulozës (izoniazidi), antiepileptikët dhe antacidët me bazë alumini mund të ulin nivelin e vitaminës D. Kortikosteroidet dhe anti-inflamatorët josteroide si ibuprofeni, indometacina dhe diklofenaku e ulin më tej nivelin e saj në gjak.
Vitamina A mund të rritet në gjak te personat që përdorin vajra mineralë ose kontraceptivë oralë, ndërsa barnat për uljen e kolesterolit, antacidët dhe antibiotiku neomicin e ulin përthithjen e saj. Aspirina dhe estrogjeni tregojnë veprim antagonistik ndaj vitaminës A.
Cilave vitamina dhe mineralesh u ndikojnë kortikosteroidet
Kortikosteroidet shkaktojnë humbje të kalciumit, kaliumit, zinkut dhe vitaminës C, ndërsa në të njëjtën kohë rrisin mbajtjen e natriumit, duke prishur ekuilibrin elektrolitik. Diuretikët, të përdorur për hipertension dhe edemë, rrisin daljen e kaliumit, magnezit, kalciumit dhe zinkut, dhe përdorimi i gjatë mund të çojë në dobësi muskulare, ngërçe dhe imunitet të ulët. Në këto raste, shpesh kërkohet suplementim i mineraleve të humbura.
Edhe aspirina mund të shkaktojë ndërveprime të padëshiruara
Aspirina, përveçse ul përthithjen e vitaminës C, ndikon edhe në nivelin e kalciumit, hekurit, zinkut dhe vitaminës B6. Ndikimi i saj mbi metabolizmin e prostaglandinave reflektohet edhe në ekuilibrin e mineraleve në gjak. Mungesa e këtyre mikronutrientëve mund të shkaktojë anemi, imunitet të dobësuar dhe lodhje, sidomos te personat që e përdorin këtë bar për periudha të gjata.
Analizat laboratorike janë thelbësore për monitorimin e statusit të vitaminave dhe mineraleve te pacientët që janë në terapi afatgjatë. Identifikimi i hershëm i mungesave dhe suplementimi i duhur mund të parandalojnë pasoja serioze dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.
-

“Vinicius nuk ka qenë kurrë në nivelin maksimal me Brazilin. Neymar? Duhet të rikuperojë formën”
13 Nëntor 2025
10:57
Alfred Lleshi
Carlo Ancelotti po shijon qetësinë si trajner i Brazilit, larg zhurmës së përditshme të Real Madridit: “Këtu puna është më shumë vëzhguese se ndërhyrëse. Po adaptohem me kulturën e futbollit brazilian dhe pasionin e njerëzve. Është një përvojë e mrekullueshme”.
Ai ka zgjedhur të vlerësojë edhe lojtarët e “Brasileirãos”, jo vetëm ata që luajnë në Europë, duke thënë se kampionati brazilian është shumë konkurrues me ekipe si Palmeiras dhe Flamengo. Nga të ftuarit e grumbullimit të fundit, 7 janë nga kampionati vendas. Pasioni i tifozëve, sipas tij, do të jetë një forcë në Botëror.
Ndër lojtarët kryesorë janë Casemiro, lider i pakundërshtueshëm, dhe trioja madridiste Militao, Vinicius dhe Rodrygo: “Militao është në maksimum. Vinicius ende nuk e ka treguar në kombëtare nivelin që ka te Reali, por po rritet. Rodrygo ka kaluar momente të vështira, por tani është i qetë dhe i motivuar”.
Për Endrick dhe Neymar, saktësoi: “Endrick është talent, por nuk duhet të largohet nga Reali. Neymar? Nuk ka dyer të mbyllura për të; vetëm duhet të rikuperojë formën”. -

Guardiola “shenjtëron” Haaland: Statistikisht është në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos
3 Nëntor 2025
11:18
Alfred Lleshi
Erling Haaland vazhdon të jetë i pandalshëm, siç tregoi edhe ndaj Bournemouth në “Etihad Stadium”. Sulmuesi norvegjez, 25 vjeç, ka shënuar 322 gola midis klubit dhe kombëtares, duke u futur në elitën e bomberëve të mëdhenj. Pep Guardiola e “shenjtëroi” kështu: “A i keni parë statistikat e tij? Sigurisht, është në nivelin e Messit dhe Cristianos. Diferenca është se ata e kanë bërë këtë për 15 vite, edhe Erling është në të njëjtën rrugë. Ai ka uri, mentalitet fitues. Të punosh me të është privilegj”.
Trajneri katalanas theksoi nevojën për më shumë alternativa sulmuese: “Duhet që edhe të tjerët të shënojnë, por me Haaland gjithçka bëhet më e lehtë”.
Ai lavdëroi edhe Rayan Cherki për dy asistimet: “Ka talent, vizion dhe guxim, po përshtatet mirë me Premier League.” Guardiola vlerësoi stabilitetin e ekipit kundër një Bournemouth agresiv dhe përfundoi: “Mungojnë 28 ndeshje, por ekipi po rritet. Me këtë ritëm mund të synojmë gjithçka”.
-

“Kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë, radha te prokurimet”/ Rama për ‘Politico’: Diella do jetë fizikisht në mbledhjet e qeverisë
Kryeministri Edi Rama: Kur Open Ai (Chat Gpt), doli në fillim e dinim se një në 4 veta është shqiptar dhe ne e telefonuam Mirën, patëm një bisedë të mirë dhe i thashë po të telefonoj për të na ndihmuar Për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I thashë, nuk po bëj shaka, sepse po përjetoj nga afër dhe kam një ide. Mund të funksionojë, mund edhe të mos funksionojë. Ajo tha: “OK, po të dëgjoj.” Dhe unë ia shpjegova se anëtarësimi në BE, teknikisht, duke lënë mënjanë politikën, teknikisht, vetëm për t’u përmbushur në bazë teknike për Shqipërinë, në atë moment nënkuptonte 4,600 ligje dhe aktnënligjore që duhej të përktheheshin, të përshtateshin dhe të miratoheshin në Parlament.
Të gjitha vendet para epokës së inteligjencës artificiale kanë ngritur dy ushtri të mëdha – përkthyes dhe juristë. Departamente të tëra, që merren vetëm me përkthim. Dhe unë i thashë: mund ta anashkalojmë këtë, duke e bërë me një asistent virtual.
Tani po e sjellim në mbledhjet e qeverisë, që të fillojë t’i ndjekë, të dëgjojë. Dhe të mësojë, sigurisht, sepse ndryshe nga ne, ajo nuk harron. Çdo gjë që dëgjon, e mban mend. Pra, është aty duke dëgjuar. Ajo po përgatitet për intervista live. Nesër do të bëjmë eksperimentin e parë. Është pak i guximshëm, sepse akoma nuk është 100%, por unë thashë “OK”, sepse na kërkuan ta sillnim Diellën këtu. Dhe i thashë ekipit tim: “Shikoni, le ta bëjmë një intervistë live.” Në vend që të japë vetëm një mesazh, t’i themi gazetarit se do të flasë për këtë temë. Pra, ai nuk duhet ta pyesë për krizën e industrisë automobilistike në Gjermani, sepse normalisht nuk di gjë. Kështu që nesër do të jetë eventi i parë live i Diellës.
Ajo çfarë shohim është se pranverën e ardhshme do të jetë në gjendje të dalë në TV, të japë intervista me ju në Zoom. Dhe po e përgatisim edhe hologramin e saj, që të jetë e pranishme fizikisht në mbledhjet e qeverisë, në TV, apo në Parlament. Po përgatisim dy holograme: një vetëm portret, dhe një tjetër në këmbë.
Pyetje: Mund të duket sikur një kryeministër afatgjatë po e përgatit për një mision edhe më të madh.
Kryeministri Edi Rama: Jo, por ne e besojmë fuqimisht. Dhe më pas kemi nisur një projekt të dytë, që unë e quaj “fëmijët e Diellës.” Po përgatisim për çdo deputet në Parlament nga një asistent që do të jetë si “fëmija i Diellës.” Ky asistent do të jetë me ju në sallë, do të dëgjojë dhe do t’ju ndihmojë për të shkruar fjalime, për temat që ngrini. Dhe gjëja interesante është se kur dilni për një kafe dhe ktheheni, ai ju thotë: “Nuk u përmend emri juaj” ose “Kancelari mori fjalën dhe tha këtë, apo kundërshtari tha atë.” Pra, është diçka krejt ndryshe.
Kryeministri Edi Rama: Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, të cilat janë prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.
Dy janë momentet ku futet korrupsioni në procesin e prokurimit publik. E para është kur hartohen termat e referencës. P.sh., do të ndërtosh një rrugë dhe thua se na duhet një kompani që ka kaq punëtorë, kaq eksperiencë, këtë e atë, dhe aty futet një kusht që e orienton tenderin drejt një kompanie të caktuar. Momenti i dytë është gjatë vlerësimit të ofertave, kur komisioni thotë: ‘Ju mungon ky dokument’, ose ‘Ky dokument nuk është i qartë’.
Por në fakt, çfarë përmban një ofertë tenderi është kryesisht informacion publik. Nëse unë ju pyes sa taksa paguani kjo është e regjistruar nga shteti. Sa punonjës keni, sa sigurime paguani, sa është qarkullimi vjetor të gjitha këto të dhëna shteti i zotëron. Pra, duke krijuar një rezervuar të madh të dhënash, nuk keni pse u thoni kompanive të mbledhin letra e letra. Ju thoni: ‘Ky është projekti, sillni ofertën’.
Kemi punuar me këto dy projekte, me Mirën dhe ekipin e saj, dhe gjithashtu Microsoft është bërë pjesë e tyre. Dhe po ju them diçka: mënyra se si po e bëjmë këtë transferim është e jashtëzakonshme. Thjesht e mahnitshme. Modeli filloi me 85% saktësi, ku përkthyesit kontrollonin, ndërsa sot është në 98%. Përkthyesit tani thonë se është më i saktë se ne. Sigurisht që ata kontrollojnë, por është diçka krejt tjetër.
Dhe gjëja tjetër që po bëjmë me këtë model është vërtet mbresëlënëse. Po përpiqemi të pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet. Për shembull, pashë një konferencë të një juristi të madh në Itali, i cili krahasonte Gjermaninë me Italinë dhe thoshte: ‘Është e njohur botërisht që Gjermania ka sundim më të mirë të ligjit se ne. Por shikoni sa ligje kanë: një të tretën e Italisë.’ Gjermania ka vetëm një të tretën e ligjeve të Italisë.
Ky është thelbi, nuk të duhen më shumë ligje, por zbatim i mirë. Në Evropën Jugore, përfshirë Shqipërinë, ligjet shpesh mbivendosen. Tani me Diellën po bëjmë një “gërmim” për t’i hequr këto mbivendosje nga sistemi ynë ligjor.
Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, në prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.
Pyetje: A keni mjaftueshëm suport?
Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që po. Ai e tha shumë qartë: “Ne ju duam në BE dhe nuk ka më kohë për të humbur.”
Dhe së dyti, ai tha gjithashtu se dëshiron të rigjallërojë procesin e vlerave, gjë që do të ishte diçka e shkëlqyer.
Pyetje: Nëse do t’i kërkoni një dëshirë atij, a ka diçka që mendoni se mund të bëhet më shpejt ose më lehtë?
Kryeministri Edi Rama: Jo, por dëshira ime për të është që të ketë gjithë suksesin që Gjermania ka nevojë. Sepse, nëse Gjermania arrin suksesin e saj, kjo do të ketë si efekt anësor pozitiv edhe për ne. Por, nëse nuk do të jetë i suksesshëm, ne mund të bëhemi dëm kolateral. Pra, çështja është që ai të ketë sukses aty. Unë ia uroj këtë me gjithë zemër, jo vetëm për këtë arsye, por për shumë arsye të tjera. Sepse një Europë pa Gjermaninë në timon është e humbur. Është e humbur. Është shumë e vështirë të gjendet një alternativë tjetër. Nuk ka. -

“Kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë, radha te prokurimet”/ Rama intervistë për ‘Politico’: Diella do jetë fizikisht në mbledhjet e qeverisë
Kryeministri Edi Rama: Kur Open Ai (Chat Gpt), doli në fillim e dinim se një në 4 veta është shqiptar dhe ne e telefonuam Mirën, patëm një bisedë të mirë dhe i thashë po të telefonoj për të na ndihmuar Për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I thashë, nuk po bëj shaka, sepse po përjetoj nga afër dhe kam një ide. Mund të funksionojë, mund edhe të mos funksionojë. Ajo tha: “OK, po të dëgjoj.” Dhe unë ia shpjegova se anëtarësimi në BE, teknikisht, duke lënë mënjanë politikën, teknikisht, vetëm për t’u përmbushur në bazë teknike për Shqipërinë, në atë moment nënkuptonte 4,600 ligje dhe aktnënligjore që duhej të përktheheshin, të përshtateshin dhe të miratoheshin në Parlament.
Të gjitha vendet para epokës së inteligjencës artificiale kanë ngritur dy ushtri të mëdha – përkthyes dhe juristë. Departamente të tëra, që merren vetëm me përkthim. Dhe unë i thashë: mund ta anashkalojmë këtë, duke e bërë me një asistent virtual.
Tani po e sjellim në mbledhjet e qeverisë, që të fillojë t’i ndjekë, të dëgjojë. Dhe të mësojë, sigurisht, sepse ndryshe nga ne, ajo nuk harron. Çdo gjë që dëgjon, e mban mend. Pra, është aty duke dëgjuar. Ajo po përgatitet për intervista live. Nesër do të bëjmë eksperimentin e parë. Është pak i guximshëm, sepse akoma nuk është 100%, por unë thashë “OK”, sepse na kërkuan ta sillnim Diellën këtu. Dhe i thashë ekipit tim: “Shikoni, le ta bëjmë një intervistë live.” Në vend që të japë vetëm një mesazh, t’i themi gazetarit se do të flasë për këtë temë. Pra, ai nuk duhet ta pyesë për krizën e industrisë automobilistike në Gjermani, sepse normalisht nuk di gjë. Kështu që nesër do të jetë eventi i parë live i Diellës.
Ajo çfarë shohim është se pranverën e ardhshme do të jetë në gjendje të dalë në TV, të japë intervista me ju në Zoom. Dhe po e përgatisim edhe hologramin e saj, që të jetë e pranishme fizikisht në mbledhjet e qeverisë, në TV, apo në Parlament. Po përgatisim dy holograme: një vetëm portret, dhe një tjetër në këmbë.
Pyetje: Mund të duket sikur një kryeministër afatgjatë po e përgatit për një mision edhe më të madh.
Kryeministri Edi Rama: Jo, por ne e besojmë fuqimisht. Dhe më pas kemi nisur një projekt të dytë, që unë e quaj “fëmijët e Diellës.” Po përgatisim për çdo deputet në Parlament nga një asistent që do të jetë si “fëmija i Diellës.” Ky asistent do të jetë me ju në sallë, do të dëgjojë dhe do t’ju ndihmojë për të shkruar fjalime, për temat që ngrini. Dhe gjëja interesante është se kur dilni për një kafe dhe ktheheni, ai ju thotë: “Nuk u përmend emri juaj” ose “Kancelari mori fjalën dhe tha këtë, apo kundërshtari tha atë.” Pra, është diçka krejt ndryshe.
Kryeministri Edi Rama: Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, të cilat janë prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.
Dy janë momentet ku futet korrupsioni në procesin e prokurimit publik. E para është kur hartohen termat e referencës. P.sh., do të ndërtosh një rrugë dhe thua se na duhet një kompani që ka kaq punëtorë, kaq eksperiencë, këtë e atë, dhe aty futet një kusht që e orienton tenderin drejt një kompanie të caktuar. Momenti i dytë është gjatë vlerësimit të ofertave, kur komisioni thotë: ‘Ju mungon ky dokument’, ose ‘Ky dokument nuk është i qartë’.
Por në fakt, çfarë përmban një ofertë tenderi është kryesisht informacion publik. Nëse unë ju pyes sa taksa paguani kjo është e regjistruar nga shteti. Sa punonjës keni, sa sigurime paguani, sa është qarkullimi vjetor të gjitha këto të dhëna shteti i zotëron. Pra, duke krijuar një rezervuar të madh të dhënash, nuk keni pse u thoni kompanive të mbledhin letra e letra. Ju thoni: ‘Ky është projekti, sillni ofertën’.
Kemi punuar me këto dy projekte, me Mirën dhe ekipin e saj, dhe gjithashtu Microsoft është bërë pjesë e tyre. Dhe po ju them diçka: mënyra se si po e bëjmë këtë transferim është e jashtëzakonshme. Thjesht e mahnitshme. Modeli filloi me 85% saktësi, ku përkthyesit kontrollonin, ndërsa sot është në 98%. Përkthyesit tani thonë se është më i saktë se ne. Sigurisht që ata kontrollojnë, por është diçka krejt tjetër.
Dhe gjëja tjetër që po bëjmë me këtë model është vërtet mbresëlënëse. Po përpiqemi të pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet. Për shembull, pashë një konferencë të një juristi të madh në Itali, i cili krahasonte Gjermaninë me Italinë dhe thoshte: ‘Është e njohur botërisht që Gjermania ka sundim më të mirë të ligjit se ne. Por shikoni sa ligje kanë: një të tretën e Italisë.’ Gjermania ka vetëm një të tretën e ligjeve të Italisë.
Ky është thelbi, nuk të duhen më shumë ligje, por zbatim i mirë. Në Evropën Jugore, përfshirë Shqipërinë, ligjet shpesh mbivendosen. Tani me Diellën po bëjmë një “gërmim” për t’i hequr këto mbivendosje nga sistemi ynë ligjor.
Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, në prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.
Pyetje: A keni mjaftueshëm suport?
Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që po. Ai e tha shumë qartë: “Ne ju duam në BE dhe nuk ka më kohë për të humbur.”
Dhe së dyti, ai tha gjithashtu se dëshiron të rigjallërojë procesin e vlerave, gjë që do të ishte diçka e shkëlqyer.
Pyetje: Nëse do t’i kërkoni një dëshirë atij, a ka diçka që mendoni se mund të bëhet më shpejt ose më lehtë?
Kryeministri Edi Rama: Jo, por dëshira ime për të është që të ketë gjithë suksesin që Gjermania ka nevojë. Sepse, nëse Gjermania arrin suksesin e saj, kjo do të ketë si efekt anësor pozitiv edhe për ne. Por, nëse nuk do të jetë i suksesshëm, ne mund të bëhemi dëm kolateral. Pra, çështja është që ai të ketë sukses aty. Unë ia uroj këtë me gjithë zemër, jo vetëm për këtë arsye, por për shumë arsye të tjera. Sepse një Europë pa Gjermaninë në timon është e humbur. Është e humbur. Është shumë e vështirë të gjendet një alternativë tjetër. Nuk ka.
Lajmi në përditësim…
Top Channel
-

I pasur me sasi të lartë fibrash, zbuloni përfitimet e mëdha shëndetësore nëse konsumoni kivi
Kivi përmban sasi të lartë fibradh, të cilat përmirësojnë sëmundje si diabeti, zvogëlon nivelin e kolesterolit, përmirëson kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës.
Kivi përmban sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A, kalium dhe një sasi të mirë të betakarotenit.
Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve.Ky frut gjithashtu sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundjen e diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe ndihmon në largimin e tyre.
Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ulin probabilitetin e sulmeve të zemrës
Ndër të tjera kivi ndalon kollitjen sidomos te fëmijët dhe mbronë ADN-në nga mutacionet.