Tag: niveli

  • “Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”/ SHBA rendit Shqipërinë mes 13 vendeve “të rrezikshme” për pushime

    “Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”/ SHBA rendit Shqipërinë mes 13 vendeve “të rrezikshme” për pushime

    Donald Trump

    SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht po i klasifikojnë vendet e njohura në Evropë si destinacione shqetësuese për pushime, madje kanë edhe një listë dhe rrezikshmërinë për secilin vend. Arsyetimi është i qartë: sipas autoriteteve amerikane, grupet terroriste që sipas tyre gjenden në Europë përbëjnë një “kërcënim të vazhdueshëm” për qytetarët amerikanë. Sistemi paralajmërues me 4 nivele i SHBA-së varion nga Niveli 1 (Masat paraprake normale) deri në Nivelin 4 (Mos udhëtoni). 
    Çfarë do të thotë niveli i paralajmërimit për udhëtim në SHBA?
    Niveli 1 – Merrni masa paraprake normale: Masat paraprake normale të mjaftueshme – rreziqe minimale
    Niveli 2 – Tregoni kujdes të shtuar: Rreziqe të rritura sigurie – kërkohet kujdes shtesë
    Niveli 3 – Rishqyrtoni udhëtimin: Rreziqe serioze sigurie – Rishqyrtoni udhëtimin
    Niveli 4 – Mos udhëtoni: Ndalim absolut udhëtimi – jashtëzakonisht i rrezikshëm
    Italia, Belgjika dhe Holanda: Vendet e nxehta turistike nën dyshime
    Italia, një nga destinacionet më të njohura të udhëtimit për amerikanët, u vendos gjithashtu në Nivelin 2.
    “Ekziston rreziku i dhunës terroriste, duke përfshirë sulmet terroriste dhe aktivitete të tjera në Itali,”- paralajmëron Departamenti Amerikan i Shtetit. Atraksionet turistike, qendrat e transportit dhe qendrat tregtare janë veçanërisht në rrezik. Belgjika dhe Holanda janë në listë për arsye të ngjashme.
    Jo të gjitha vendet evropiane në listën e Nivelit 2 janë nën mbikëqyrje të terrorizmit. Serbia merr një “paralajmërim” dhe udhëtarët këshillohet se duhet të shmangin shfaqjen e sendeve me vlerë dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur vizitojnë bankat. Shqipëria është në listë për arsye të ngjashme.
    “SHBA-të paralajmërojnë për dhunë që lidhet me rrjetet e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar në të gjithë vendin. Aftësia e zbatimit të ligjit për të mbrojtur udhëtarët është e kufizuar në disa zona, veçanërisht në rajonet e largëta,”-thuhet në paralajmërimin për Shqipërinë.
    Dy vende evropiane marrin nivelin më të lartë të paralajmërimit, Niveli 4 (Mos udhëtoni). Bjellorusia është në listën e zezë për shkak të mbështetjes së vazhdueshme për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Po ashtu, edhe Ukraina sugjerohet të mos vizitohet për shkak të luftës me Rusinë. Për vendet evropiane të prekura, paralajmërimet nënkuptojnë një rënie të mundshme të turistëve amerikanë. Mbetet e diskutueshme nëse vlerësimet e autoriteteve amerikane janë të justifikuara – ekspertët evropianë të sigurisë ndonjëherë e vlerësojnë situatën ndryshe nga homologët e tyre amerikanë./ZËRI

  • Besimi i qytetarëve europian tek BE kap shifrën rekord prej 52%, niveli më i lartë që nga viti 2007 sipas Eurobarometrit

    Besimi i qytetarëve europian tek BE kap shifrën rekord prej 52%, niveli më i lartë që nga viti 2007 sipas Eurobarometrit

    Besimi i qytetarëve evropianë në Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij ka arritur një nivel rekord prej gati dy dekadash, sipas Eurobarometrit të fundit, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump përmbys peizazhin e tregtisë globale dhe politikës së jashtme.

    52% e evropianëve i besojnë BE-së, niveli më i lartë që nga viti 2007, me të rinjtë e moshës 15-24 vjeç që shprehin besimin më të madh me 59%.
    Vetëm 36% e të anketuarve thonë se u besojnë qeverive të tyre kombëtare.
    Gjetjet vijnë mes tensioneve midis bllokut evropian dhe SHBA-së.
    Anketa u krye midis 26 marsit dhe 22 prillit në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me 26,368 intervista ballë për ballë.
    Mbështetja për euron ka arritur një nivel rekord, me 74% të të gjithë qytetarëve të BE-së dhe 83% të banorëve të zonës së euros që mbështesin një bashkim ekonomik dhe monetar evropian me një monedhë të vetme.
    Pavarësisht mbështetjes së fortë për monedhën e përbashkët, evropianët mbeten të ndarë në lidhje me kushtet aktuale ekonomike, me 44% që e përshkruajnë situatën në ekonominë evropiane si të mirë, por 48% e shohin atë negativisht.
    Megjithatë, 43% presin që kushtet ekonomike të mbeten të qëndrueshme në vitin e ardhshëm.
    Eurobarometri zbulon gjithashtu mbështetje të fortë për fusha të tjera të integrimit në BE, veçanërisht në siguri dhe mbrojtje, ku 81% e të anketuarve janë në favor të një politike të përbashkët midis shteteve anëtare, niveli më i lartë që nga viti 2004.
    Mbështetja për politikën e BE-së ndaj Ukrainës mbetet e fortë, me 77% të të anketuarve që e shohin pushtimin e Ukrainës nga Rusia si një kërcënim për sigurinë e BE-së dhe 72% që mbështesin sanksionet ekonomike kundër Rusisë.
    “Pushtimi i Ukrainës nga Rusia vazhdon të shihet si çështja më e rëndësishme në nivelin e BE-së”, thotë Eurobarometri.

    Top Channel

  • Skuadra e tij u mund thellë në derbi, Messi: Niveli i gjykimit në Amerikë lë për të dëshiruar

    Skuadra e tij u mund thellë në derbi, Messi: Niveli i gjykimit në Amerikë lë për të dëshiruar

    20 Maj 2025

    8:31

    Telesport

    Ekipi i Inter Miami, i drejtuar në fushë nga Lionel Messi, pësoi një humbje të rëndë 0-3 në derbin e Floridës ndaj Orlando City. Kampionit argjentinas nuk i pëlqyen disa vendime të gjyqtarit të ndeshjes.
    “Një nga lojtarët e tyre ia kaloi topin portierit dhe arbitri më tha që nuk e dinte rregullin, se nuk i dukej i drejtë, se nuk e kuptonte. Portieri e ktheu mbrapsht dhe ata shënuan“, deklaroi Messi.
    Ylli i skuadrës, së presidentit Beckham, u ankua për gjyqtarët në përgjithësi që gjykojnë në MLS: “Mendoj se është koha të flasim për nivelin e arbitrave në MLS. Niveli i shumë prej tyre lë për të dëshiruar”.

  • Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

    Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

    Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm.
    Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi. Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë.
    Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides.

    Nëse kolesteroli është i lartë për shkak të stresit, medikamentet kundër kolesterolit nuk janë efikase dhe sekreti në këtë rast qëndron tek ushqyerja. Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
    Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
    Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl  ose pak më i lartë.
    Një Gjysmë Mollë e Kuqe Në Ditë
    Molla e kuqe ofron antioksidantët më të mirë. Ajo është gjithashtu e pasur me fibër, flavonoidë dhe ushqyes të tjerë.
    Frutat në përgjithësi kanë një ndikim të fortë tek njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i triglicerideve dhe shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë.
    Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm një gjysmë molle të kuqe në ditë kundër kolesterolit.
    Treçerek Filxhani Me Copa Panxhari
    Fibra tek panxhari është e domosdoshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe shëndetit të zemrës, pavarësisht nivelit të triglicerideve.
    Panxhari përmban shumë fibër dhe ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë zemrën, mëlçinë dhe trurin.
    1 Karrotë Mesatare
    Karrotat janë të shkëlqyera për zemrën dhe për sistemin tretës.
    Ato janë të pasura me fibër, beta karoten, antioksidantë, vitamina dhe minerale.
    Karrota e përmasave mesatare përputhet më së miri me gjysmën e mollës dhe copat e panxharit duke ofruar kurën ideale me tre përbërës kundë kolesterolit të lartë

  • Tre mënyra për të ulur kolesterolin keri në 40%

    Tre mënyra për të ulur kolesterolin keri në 40%

    Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm.
     Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi.

    Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë.

    Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides.

    Nëse kolesteroli është i lartë për shkak të stresit, medikamentet kundër kolesterolit nuk janë efikase dhe sekreti në këtë rast qëndron tek ushqyerja.

    Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:

    Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

    Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl

    Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl  ose pak më i lartë.

    Ekspertët, të cilëve i’u referohet AgroWeb.org thonë se kufizimi i sheqerit por edhe përfshirja e tre ushqimeve të caktuara në regjimin tuaj të përditshëm mund të ulë kolesterolin deri në 40%.

    Një Gjysmë Mollë e Kuqe Në Ditë

    Molla e kuqe ofron antioksidantët më të mirë. Ajo është gjithashtu e pasur me fibër, flavonoidë dhe ushqyes të tjerë.

    Frutat në përgjithësi kanë një ndikim të fortë tek njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i triglicerideve dhe shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë.

    Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm një gjysmë molle të kuqe në ditë kundër kolesterolit.

    Treçerek Filxhani Me Copa Panxhari

    Fibra tek panxhari është e domosdoshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe shëndetit të zemrës, pavarësisht nivelit të triglicerideve.

    Panxhari përmban shumë fibër dhe ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë zemrën, mëlçinë dhe trurin.

    1 Karrotë Mesatare

    Karrotat janë të shkëlqyera për zemrën dhe për sistemin tretës.

    Ato janë të pasura me fibër, beta karoten, antioksidantë, vitamina dhe minerale.

    Karrota e përmasave mesatare përputhet më së miri me gjysmën e mollës dhe copat e panxharit duke ofruar kurën ideale me tre përbërës kundë kolesterolit të lartë./AgroWeb.org

  • “Do ndërtojmë aeroportin në Gjirokastër”/ Rama: Fluturimet do të nisin që nga viti 2030

    “Do ndërtojmë aeroportin në Gjirokastër”/ Rama: Fluturimet do të nisin që nga viti 2030

    Kreu i partisë socialiste Edi Rama u shpreh i sigurt për votën e gjirokastritëve në 11 maj teksa u tregoi se në 10 vjet  janë investuar 331 milion euro e janë realizuar 475 projekte me fokus energjia, infrastruktura e turizmi pa lënë më pas bujqësinë e arsimin.

    “Niveli i ekonomisë do të rritet se nga njëra anë turizmi e paketa e maleve do të vazhdojë edhe në jug nuk është vetëm për në veri”-tha Rama.
    Kryeministri i vendit u premtoi gjirokastritëve ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.
    “Tani më është shumë e qartë, si dhe pse deri në fund të kësaj dekade niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë te ndjeshme sepse nga njëra anë turizmi, zhvillimi i agroturizmit, agropërpunimi që do të ketë mbështetje të veçantë, paketa e maleve, do i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave të thella, dhe aeroporti i Gjirokastrës që është funksional për aktivitetet sportive për fluturime sportive, ka rezultar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • “4-0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore”, Rama: Berisha ia “gëlltiti” qarkut fituesin e primareve

    “4-0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore”, Rama: Berisha ia “gëlltiti” qarkut fituesin e primareve

    Kryesocialisti Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat tha se mezi pret të shohë rezultatin në Kavajë që ia ka besuar drejtimin Elisa Spiropalit. Me ironi komentoi edhe faktin që Berisha la jashtë listës kandidatin më të votuar të primareve në Tiranë, Hysen Kadiu.
    Është kthyer si hapëse dyersh të pahapura prej vitesh, nga Kamza në Shkodër, me fitore dhe tani në Kavajë. Mezi pres ta shoh çfarë do dalë më 11 maj, aq më tepër në kushtet kur këneta ia gëlltiti Kavajës mu në thellësitë e zorrëve të beta fituesin e primareve të gjithë Tiranës. Mos duartrokisni se është gjynah ai. Ai besoi tek primaret dhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat demokratët e Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qyteti dy deputete në listë të mbyllur, që i kanë deputete, Elisën dhe Ilvën dhe dy kandidatë burra, ish0kryeministrin Majko dhe një dajë Kavaje, 4 me 0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore.
    Kryeministri Edi Rama ironizoi Primaret e PD gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Tiranë.
    “U mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit e sinqertë të farsës së primareve. Primaret janë spektakël bizantin hiporizie politike që të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë. Kush nuk e la lexuar, ua sugjeroj ta lexojë. Keni aty primaret nga fillimi deri në fund”, u shpreh Rama.

  • Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

    Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

    iveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës.
    Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.Kur ushqimet që konsumojnë përmbajnë më shumë kalori se sasia që digjet nga organizmi, atëherë ky i fundit i ruan yndyrnat për përdorim të mëvonshëm.
    Ato depozitohen në inde por edhe qarkullojnë në gjak.
    Shkaktarët Kryesorë të Yndyrnave Të Larta Në GjakUshqyerja me produkte me shumë yndyrë dhe mbipesha, sipas informacioneve të AgroWeb.org, janë shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të yndyrnave.
    Përveç tyre, niveli i yndyrnave në gjak mund të rritet edhe si pasojë e:
    Sëmundjeve të mëlçisë, tiroides dhe veshkave,Diabetit të tipit 2,Duhanpirjes,AlkoliMedikamentet me bazë kortizoliCilat Janë Nivelet Normale Të Yndyrnave Në GjakTrigliceridet në gjak duhet të jenë nën 150 mg/dl.
    Treguesit mbi këtë nivel konsiderohen të larta.
    Vlerësimi i këtij niveli bëhet nëpërmjet analizave të gjakut dhe kryesisht kolesterolit.
    Nëse niveli i yndyrnave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.
    Si Të Ulni Nivelin E Yndyrnave Në Gjak Në Mënyrë NatyraleNivelin e yndyrnave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë mënyrat e mëposhtme natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak.
    Kufizimi I SheqeritKufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrnave.
    Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.
    Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.
    Eliminoni Bukën Dhe MakaronatBuka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak.
    Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.
    Aktiviteti FizikDuke qenë se mbipesha dhe obeziteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me yndyrnat në gjak, këshillohet që të kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë duke rritur intensitetin e stërvitjes.
    Një studim ka zbuluar se vetëm një orë pas aktivietit fizik, niveli i yndyrnave ulet.
    Shmangni Yndyrnat E NgopuraPër të ulur yndyrnat në gjak, shmangni yndyrnat me bazë shtazore.
    Këto yndyrna gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.
    Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen.
    Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyrna të dëmshme.
    Kufizimi I AlkolitKaloritë e tepërta të marra nga alkoli konvertohen shumë shpejt në yndyrna dhe magazinohen në trup.
    Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.
    Rënia Në PeshëStudimet konfirmojnë se rënia në peshë ul më tej nivelin e triglicerideve.
    Diabetikët që humbasin 5 deri në 10 përqind të peshës trupore në një vit pësojnë një rënie të triglicerideve prej 40 mg/dl.
    Njerëzit që duan të bien në peshë duhet të mbajnë një regjim ushqimor me pak karbohidrate .
    Ushqimet më të mira kundër yndyrnave në gjak janë: tërshëra, fasulet, avokadot dhe peshku.

  • Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro

    Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro

    Qeveria ka vendosur që në zonën ku sot ndodhet vila qeveritare në Kodrën e Gjashtës në Sarandë të ketë një transformim total duke parashikuar sipas një projekti disa nivele ndërhyrjeje.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi këtë të enjte çeljen e procedurës së prokurimit “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 “Poli i Zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1” me një fond limit 378 milionë lekë apo 3.8 milionë euro që ka në fokus këtë transformim. Referuar raportit teknik janë disa ndërhyrje që parashikohen të bëhen në këtë zonë.
    Por cilat janë në fakt ndërhyrjet që parashikohen?
    Niveli 1 Hapësirë rekreacioni
    “Në Nivelin 1 të projektit, është parashikuar krijimi i një hapësire për komunitetin, duke u fokusuar në zhvillimin e zonave rekreative që nxisin relaksimin, argëtimin dhe ndërveprimin social.
    Ky nivel përfshin: Zonat e pushimit, të konceptuara si hapësira të qeta dhe të hijezuara, të rrethuara nga gjelbërim i dendur dhe elemente dekorative natyrore. Këto zona ofrojnë stola dhe mobilje të përshtatshme për relaksim, duke krijuar një ambient ideal për banorët dhe vizitorët që duan të kalojnë kohë në natyrë.
    Këndet e lojërave, të dizajnuara për të qenë të sigurta dhe argëtuese për fëmijët. Pajisjet janë të ndërtuara me materiale të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, duke krijuar një hapësirë që inkurajon aktivitetin fizik dhe socializimin mes të rinjve.
    Pishina publike, një atraksion kryesor i këtij niveli, e cila ofron mundësi për freskim dhe relaks gjatë muajve të ngrohtë. Pishina është projektuar për të plotësuar standardet moderne të sigurisë dhe higjienës, duke u shoqëruar me hapësira ndihmëse si tualete, dushe dhe zona shërbim” përcakton raporti teknik.

    Niveli 2 objekt qeveritar, restorant dhe hotel
    Konkretisht parashikohet funksionaliteti i objektit qeveritar.  Restorant i integruar ne terren.  Hotel si rezidence për artistet dhe vizitores e zonës.
    “Në Nivelin 2 të projektit, fokusi është vendosur në zhvillimin e funksioneve të ndryshme kulturore, sociale, dhe akomoduese, të cilat krijojnë një ekosistem të integruar shërbimesh dhe aktivitetesh.
    Ky nivel është konceptuar për të qenë një qendër dinamike që mbështet krijimtarinë, kulturën dhe ndërveprimin social, duke kombinuar hapësira të brendshme dhe të jashtme të menduara me kujdes. Funksionaliteti i objektit qeveritar: Vila qeveritare do të ruajë identitetin e saj historik, ndërsa transformohet për të përmbushur funksione bashkëkohore.
    Ky objekt do të shërbejë si një pikë referimi dhe një komponent kryesor për ndërthurjen e traditës me modernitetin. Një restorant i vendosur në një mjedis të natyralizuar, i cili ofron përvoja kulinare të lidhura me traditën dhe produktet lokale. Ky hapësirë do të jetë një atraksion i veçantë për vizitorët dhe një pikë takimi për artistët, studentët dhe komunitetin.
    Hoteli: Në këtë zonë do të ndërtohet një strukturë akomoduese me konceptin e apart-hotelit, e cila do të funksionojë si rezidencë për artistët, nomadët digjitalë, studentët dhe turistët. Hapësirat e saj do të jenë të disponueshme gjatë gjithë vitit dhe do të përfshijnë zona të veçanta për aktivitete dhe shërbime outdoor, duke mundësuar relaksim dhe frymëzim kreativ në një ambient unik. Në tërësi, ky nivel përfaqëson zemrën sociale dhe kulturore të projektit, duke krijuar një hapësirë të shumëdimensionale që promovon artin, edukimin dhe përvojat kolektive.

    Niveli 3 shkolla, hapësirë për evente
    “Në Nivelin 3 të projektit, fokusi kryesor është krijimi i një hapësire multifunksionale që i shërben njëkohësisht komunitetit, arsimit dhe aktiviteteve kulturore. Ky nivel është konceptuar për të përmbushur nevojat praktike të komunitetit, duke integruar një infrastrukturë të avancuar dhe elemente të qëndrueshme në dizajn. Funksionaliteti i shkollës 9-vjeçare si institucion arsimor: Në këtë nivel, shkolla 9-vjeçare do të funksionojë si një institucion arsimor i mirëfilltë, me hapësira të pajisura për zhvillimin e procesit mësimor në përputhje me standardet bashkëkohore.
    Shkolla do të ofrojë mjedise moderne dhe të përshtatura për mësimdhënie, duke përfshirë klasa, laboratorë dhe zona për aktivitete jashtëshkollore. Krijimi i një hapësire komunitare për nxënësit e shkollës: Për nxënësit do të krijohet një zonë komunitare që promovon ndërveprimin dhe aktivitetet jashtë mësimit, si klube, projekte kreative dhe lojëra edukative. Kjo hapësirë do të jetë e disponueshme për zhvillimin personal dhe shoqëror të fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe frymëzues. Funksionaliteti i parkimit nëntokësor: Një parkim nëntokësor do të ofrojë lehtësi për stafin e shkollës, prindërit dhe vizitorët.
    Kjo infrastrukturë do të ndihmojë në reduktimin e trafikut në sipërfaqet e jashtme, duke çliruar më shumë hapësira për aktivitete rekreative dhe arsimore. Përdorimi i i shufrave të aluminit në formë vertikale dhe formimin e një gridi për krijimin e një strukture të përshtatshme në mbështetje të gjelbërimit vertikal.
    Forma e propozuar do të krijoje efektin vizual të kompozimit natyral të shkëmbinjve. Gjelbërimi vertikal me bimësi kacavjerrëse i propozuar është i përshtatur sipas kahut të drejtimit të objektit me varietetin përkatës.
    Hapësirë për artistët: Një zonë e dedikuar për artistët do të integrohet në këtë nivel, duke ofruar studio krijimi dhe ambiente pune që mbështesin artin dhe frymëzimin. Kjo hapësirë do të inkurajojë bashkëpunimin mes artistëve dhe nxënësve, duke sjellë kulturën më pranë komunitetit.
    Hapësirë për evente promovuese: Një zonë multifunksionale është dizajnuar për të pritur evente të ndryshme promovuese, si ekspozita, konferenca dhe aktivitete komunitare. Kjo hapësirë do të funksionojë si një pikë takimi për njerëzit e interesuar në kulturë, edukim dhe zhvillim komunitar” thuhet në raportin teknik.