Tag: niveli

  • Fshatrat e Italisë së Jugut mund të kenë çelësin e jetëgjatësisë

    Fshatrat e Italisë së Jugut mund të kenë çelësin e jetëgjatësisë

    Të jetosh në një fshat mjaft jugor italian, me shumë diell, në shoqëri të mirë dhe me një dietë të shëndetshme mesdhetare mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë, në bazë të rezultateve të një projekti kërkimor mjekësor.

    Ekipet e mjekëve kryen kontrolle mjekësore rreth 30 personave të moshës 90-99 vjeç, të cilët jetojnë në Cilento, një rajon i izoluar bregdetar, rreth 130 kilometra në jug të Napolit, dhe i krahasuan rezultatet me ato të personave të moshës mes 50 dhe 70-vjeç, të cilët jetojnë në rajon si dhe me një grup tjetër njerëzish, të cilët jetojnë në vende të tjera.

    “Ne kemi zbuluar se këta njerëz jo vetëm që jetojnë gjatë, por edhe më mirë”, citon atsh të ketë thënë Salvatore Di Somma, një profesor i Universitetit të Romës “La Sapienza”, i cili bashkërendoi projektin e quajtur “Cilento Initiative on Aging Esito” (CIAO).

    “Sëmundjet tipike të moshës së thyer, të tilla si sëmundja Alzheimer, probleme të zemrës apo perdja e syve praktikisht ishte sikur nuk ekzistonin atje”, u shpreh Di Somma.

    “Gjithashtu, niveli i tyre i adrenomedullinit, një hormon që ndalon menstruacionet ishte katër herë më e ulët sesa mendohej”, shtoi ai.

    Më shumë kërkime është e nevojshme të ndërmerren për të shpjeguar se përse njerëzit e moshuar të Cilentos janë jashtëzakonisht mirë.

    Di Somma tha se mund të ketë të bëjë me një dietë të shëndetshme, niveli i ulët i stresit si dhe niveli i lartë i mbështetjes së komunitetit, që jeta e fshatit italian normalisht e ofron.

    “Sigurisht, këta njerëz nuk e dinë se çfarë është stresi”, përfundoi Di Somma.

  • Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto simptoma të hipoglicemisë

    Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto simptoma të hipoglicemisë

    Niveli i ulët i glukozës në gjak (i njohur si hipoglicemia) është një shqetësim për këdo që trajtohet për diabet. Mund të ndodh kur merr më shumë insulinë, nuk ha mjaftueshëm, ose ushtrohesh më shumë se zakonisht. Mund të ndodh edhe kur bën maksimumin për menaxhimin e diabetit.

    Ndaj, është e rëndësishme të dish të gjitha shenjat paralajmëruese. Është e rëndësishme që këto shenja të njihen edhe nga familjarët dhe miqtë.
    Cila është vlera e ulët?

    Shumica e njerëzve kanë simptoma kur niveli i glukozës në gjak bie nën 70 mg/dl. Por nuk është njësoj për të gjithë. Mund të ndjeni të dridhura në trup edhe në nivele më të larta të glukozës se kjo. Me kohën do të kuptoni vet se cila është vlera shqetësuese për ju
    Mund të keni edhe simptoma të tjera si:
    – Irritim
    – Dridhje
    – Marrje mendsh
    – Rrahje të shpeshta të zemrës
    – Uri
    – Lodhje
    – Konfuzion dhe vështirësi në përqendrim
    – Djersitje dhe ethe
    – Dobësi dhe këputje trupore
    Nëse nuk e korrigjoni menjëherë nivelin e glukozës në gjak, simptomat mund të përkeqësohen. Mund të keni:
    – Shikim të turbulluar
    – Problem me të folurën
    – Konvulsione
    – Humbje ndjenjash

  • Vala e të nxehtit prek ekosistemin e Polonisë/ Niveli i lumit Vistula bie në minimum historik

    Vala e të nxehtit prek ekosistemin e Polonisë/ Niveli i lumit Vistula bie në minimum historik

    Niveli i lumit Vistula, lumi më i gjatë i Polonisë, që përshkon qytetet kryesore si Varshava dhe Krakova, ka arritur pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

    Sipas Institutit Kombëtar Meteorologjik (IMGW), ky fenomen është pasojë e një thatësire të thellë që ka përfshirë pjesën lindore të Evropës.

    Në Varshavë, një stacion hidrometrik regjistroi nivelin e lumit në vetëm 18 centimetra, duke kaluar për 2 centimetra rekordin e mëparshëm të vitit 2024, njoftoi IMGË.

    Sipas parashikimeve, niveli mund të zbresë deri në 12 centimetra, që është rreth 2 metra nën mesataren historike.

    “Nuk kemi përjetuar kurrë një thatësirë kaq ekstreme në këtë periudhë të vitit që prej fillimit të matjeve zyrtare,” tha për agjencinë AFP Gregorz Ëaliczeëski, hidrolog pranë IMGË.

    Sipas tij, situata lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, të cilat po ndikojnë në rritjen e temperaturave dhe reduktimin e reshjeve, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të nivelit të ujërave të sipërfaqshme.

    Rekordi i ri u regjistrua vetëm një ditë pasi temperaturat në Varshavë shënuan një tjetër rekord, duke kaluar 35°C, si pjesë e valës së të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të kontinentit. Syri.net-iefimerida

  • Niveli i lumit Vistula në Poloni ka rënë në nivelin më të ulët historik

    Niveli i lumit Vistula në Poloni ka rënë në nivelin më të ulët historik

    Niveli i Vistula-s, lumit më të gjatë të Polonisë që rrjedh nëpër Varshavë dhe Krakovë, ka arritur nivelin më të ulët në histori, njoftoi sot Instituti Kombëtar Meteorologjik (IMGW), si rezultat i një thatësire që preku vendin e Evropës Lindore.

    Në Varshavë, kryeqytetin e vendit, një stacion hidrometrik mati nivelin e Vistula-s në vetëm 18 centimetra, 2 centimetra nën rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2024, tha instituti.
    Sipas parashikimeve, niveli i Vistulës mund të vazhdojë të bjerë dhe të arrijë 12 centimetra, pra 2 metra nën mesataren.

    Top Channel

  • Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%, Sejko: Inflacioni mbetet nën objektiv

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%, Sejko: Inflacioni mbetet nën objektiv

    Banka e Shqipërisë ul për herë për vitin 2025 normën bazë të interesit.

    Nga 2.75% në 2.5% do të jetë normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit norma bazë e interesit kishte ndryshuar në nëntor 2024 nga niveli i 3%-ve në 2.75 për qind.
    “Këshilli mbikëqyrës vendosi të reduktojë normën bazë të interesit nga niveli 2.75% në 2.5%. Gjithashtu të reduktojë normën e interesit të kredisë njëditore nga niveli 3.75% në  3.5% dhe të reduktojë normën e interesit e depozitës një ditore nga niveli i 1.75% në 1.5%.
    Gjykon se kjo vendimmarrje gjykon kushte më të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

    Top Channel

  • Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%, Sejko: Shkak, rreziqet që po përballet ekonomia

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%, Sejko: Shkak, rreziqet që po përballet ekonomia

    Banka e Shqipërisë ul për herë për vitin 2025 normën bazë të interesit. Nga 2.75% në 2.5% do të jetë normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit norma bazë e interesit kishte ndryshuar në nëntor 2024 nga niveli i 3%-ve në 2.75 për qind.
    “Këshilli mbikëqyrës vendosi të reduktojë normën bazë të interesit nga niveli 2.75% në 2.5%. Gjithashtu të reduktojë normën e interesit të kredisë njëditore nga niveli 3.75% në 3.5% dhe të reduktojë normën e interesit e depozitës një ditore nga niveli i 1.75% në 1.5%. Gjykon se kjo vendimarrje gjykon kushte më të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv.

  • Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%

    Banka e Shqipërisë ul për herë për vitin 2025 normën bazë të interesit.

    Nga 2.75% në 2.5% do të jetë normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit norma bazë e interesit kishte ndryshuar në nëntor 2024 nga niveli i 3%-ve në 2.75 për qind.
    “Këshilli mbikëqyrës vendosi të reduktojë normën bazë të interesit nga niveli 2.75% në 2.5%. Gjithashtu të reduktojë normën e interesit të kredisë njëditore nga niveli 3.75% në  3.5% dhe të reduktojë normën e interesit e depozitës një ditore nga niveli I 1.75% në 1.5%.
    Gjykon se kjo vendimmarrje gjykon kushte më të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

    Top Channel

  • Berisha: Niveli më i dobët i arsimit, dhurata e Ramaduros për shqiptarët

    Berisha: Niveli më i dobët i arsimit, dhurata e Ramaduros për shqiptarët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan në një postim të tij se, dhurata e Edi Ramës, për shqiptarët është niveli më i ulët i arsimit.

    Sipas disa të dhënave, për shkak të arsimit të dobët, niveli i IQ është më i ulëti në rajon dhe Europë.

    Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

    Shqipëria me IQ, treguesin e intelektit, më të ulët në botë! Turp! Turp! Turp!

    Miq, ky është treguesi më i turpshëm dhe më i zi për një vend!

    Sqaroj se niveli i ulët i IQ-së të një vendi lidhet direkt me nivelin e ulët të arsimit në këtë vend dhe jo me intelektin e lindur të popullatës. Kjo është dhurata tjetër e Ramaduros për shqiptarët!

  • Ulet niveli në liqenin e Fierzës, mungesa e reshjeve dhe temperaturat ndikojnë në prurjet e lumenjve

    Ulet niveli në liqenin e Fierzës, mungesa e reshjeve dhe temperaturat ndikojnë në prurjet e lumenjve

    Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec.
    Kjo rënie vjen si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta që shpeshherë tejkalojnë 30°C. Rënia e nivelit të ujit është me disa metra krahasuar me periudhat normale të vitit.
    Gjendja është e pranishme edhe në lumenjtë që furnizojnë këtë liqen, ku prurjet janë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja sezonale. Sipas parashikimeve, muajt në vijim do të shënojnë temperatura të larta, gjë që pritet të thellojë më tej rënien e nivelit të ujit në rezervuar.
    Kjo situatë rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në sistemin energjetik të vendit, duke rritur nevojën për import të energjisë elektrike, një kosto që nuk mund të shmanget në kushtet aktuale hidrike.
    Pas një ndërhyrjeje të mëparshme me anije teknologjike për pastrimin e sipërfaqes së liqenit, si dhe përpjekjeve të grupeve vullnetare dhe institucioneve për pastrimin e mbetjeve, ndotja nuk është më.

  • UEFA Goalkeeper A për herë të parë në Shqipëri, niveli më i lartë i licencës për trajner të portierëve

    UEFA Goalkeeper A për herë të parë në Shqipëri, niveli më i lartë i licencës për trajner të portierëve

    Federata Shqiptare e Futbollit organizon për herë të parë në Shqipëri kursin për licencën UEFA Goalkeeper A, i cili është niveli më i lartë i trajningut për trajnerët e portierëve.
    Kjo licencë i lejon kursantët të trajnojnë portierët në nivelet më të larta, me ekipe të kategorisë superiore dhe ekipet kombëtare.
    Kursi do të zgjasë 12 muaj, i ndarë në 4 blloqe dhe në edicionin e parë janë 14 pjesëmarrës.
    Specialistët e Departamentit të Edukimit do të mentorohen nga Navvas Costantinou, anëtar i Jira Panel në UEFA, i cili ishte prezent që në fillimin e kursit.