Në hidrocentralin e Fierzës, aktualisht është në punë vetëm një nga katër agregatët. Vendimi lidhet me ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e Drinit, pasi niveli i ujit në liqenin më të madh artificial të vendit po i afrohet “pikës së vdekjes”, e cila llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit.
Prurjet nga dy degët kryesore, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, janë minimale, jo më shumë se 30 metra kub ujë në sekondë. Ndërkohë, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka zbritur në kuotën 264.93 metra, nga 296.5 metra që është kuota maksimale, duke reflektuar një situatë të vështirë hidrike.
Thatësira e tejzgjatur ka ulur ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë. Liqeni po tërhiqet përditë rreth digës, ndërsa prurjet e ulëta të lumenjve, të kombinuara me rritjen e kërkesës për konsum, e kanë vënë në vështirësi kaskadën e Drinit, e cila në këtë periudhë shënon rënie të prodhimit deri në nisjen e shirave.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po alternon prodhimin me hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa për të plotësuar nevojat, është detyruar të importojë energji. Vetëm për periudhën 15–21 shtator, KESH ka blerë 72.236 megavat-orë, me qëllim mbulimin e kërkesës së shtuar dhe kompensimin e prodhimit të munguar për shkak të thatësirës.
Niveli: 264.93 m
Prurjet mesatare: 30 m³/s
Agregat në pune 1.
Tag: niveli
-

Fierza, drejt “pikës së vdekjes”, KESH detyrohet të importojë energji
-

Arsimi profesional në Korçë, për herë të parë aplikohet niveli 5 i kualifikimit profesional
Arsimi profesional në qarkun e Korçës po hyn në një fazë të re zhvillimi duke ofruar mundësi më të avancuara për të rinjtë dhe profesionistët që duan të specializohen për tregun e punës.
Për herë të parë, në Korçë është duke u aplikuar Niveli i 5 të i kualifikimit profesional, në drejtimin “Shërbim mjetesh transporti”, një program i projektuar për të përgatitur specialistë të aftë të përballen me kërkesat më bashkëkohore të tregut të punës.
Ky nivel i ri studimi ju jep të rinjve mundësinë jo vetëm të përfitojnë njohuri teorike dhe praktike më të thelluara, por edhe të fitojnë aftësi menaxheriale dhe organizative që kërkohen gjithnjë e më shumë në industrinë e transportit dhe shërbimeve të lidhura me të.
Avancimi i programeve të arsimit profesional në Shqipëri, mbetet një aspekt i rëndësishëm që i kualifikon më shumë të rinjtë për tregun real të punës dhe u ofron më shumë mundësi punësimi.Top Channel
-

37% e foshnjave nën 5 muaj ushqehen vetëm me gji, Shqipëria pa përparim në këtë drejtim
Vetëm 37% e foshnjave në Shqipëri ushqehen ekskluzivisht me gji në 5 muajt e pare të jetës për periudhën 2017-2024 sipas të dhënave të raportit të 2025-s “Ushqyerja për fitim. Si mjediset ushqimore po dështojnë me fëmijët” të publikuar nga UNICEF.Të dhënat e fundit globale për ushqyerjen e fëmijëve tregojnë se Shqipëria nuk ka bërë përparim (no progress) drejt objektivave të vitit 2030 për ushqyerjen me gji të foshnjave. Edhe për periudhën 2005-2012 niveli i ushqyerjes me gji për foshnjat nën 5 muajsh ka qenë 37% e tyre.Sakaq Shqipëria rezulton larg mesatares globale dhe të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore. Në rang botëror mesatarja globale e ushqyerjes ekskluzivisht me gji për foshnjat deri 5 muajsh është 48% dhe 35% është niveli mesatare në Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore.Në shtetet ballkanike gjithashtu niveli I ushqyerjes me gji mbetet I ulët, por Shqipëria pozicionohet ndër vendet e para me nivelin më të lartë.Në Maqedoninë e Veriut për vitet 2017-2024 rezulton se 28% e foshnjave ushqehen me gji. Në Serbi neveli arrin 24% dhe në Malin e Zi 20%.Në renditjen globale vendet me nivelin më të lartë të ushqyerjes me gji rezultojnë se janë shtetet pazhvilluara, por që sipas të dhënave të raportit evidentohen me rezultate në rrugën e duhur (on track) për të arritur objektivat e ushqyerjes të foshnjave me gji deri në 2030.Ndërsa në shtet me zhvillim % e ushqyerjes me gji rezulton se vijon të mbetet në nivele të ulëta. Në SHBA për periudhën 2017-2024 niveli I ushqyerjes me gji për foshnjat 5 muajsh ishte 26%, në nivele të njëjta me periudhën e mëparshme 2005-2012.Në shtetet ballkanike gjithashtu niveli i ushqyerjes me gji mbetet I ulët.Në Maqedoninë e Veriut për vitet 2017-2024 rezulton se 28% e foshnjave ushqehen me gji. Në Serbi niveli arrin 24% dhe në Malin e Zi 20%.Gjithashtu duke analizuar më tej të dhënat për ushqyerjen me gji të fëmijëve të grupmoshës nga 12 deri 23 muaj, rezulton se në Shqipëri vetëm 43% e ntyre vazhdojnë të ushqehen me gji, më pak sesa mesatarja globale që është 63% dhe ajo për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore 53%.Më tej raporti jep të dhëna edhe për konsumin e ushqimit të fëmijëve nga 6 muajsh deri 23 muajsh. Sipas të dhënave në Shqipëri rezulton se 27% e fëmijëve të kësaj grupmoshe, marrin një dietë minimale të pranueshme.Pozitive është fakti se 89% e foshnjave fillojnë ushqimin me ushqime të ngurta në kohën e duhur dhe 69% konsumojnë mish apo vezë, por diversiteti ushqimor mbeten sfidë./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Bie niveli në liqenin e Fierzës, shënohet kuota 271 metër
Muaji shtator ka nisur me nivel të ulët të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë rezervuarin më të madh të vendit, si pasojë e thatësirës së zgjatur gjatë verës.
Aktualisht, në liqenin e Fierzës, që përbën burimin kryesor të ujit për sistemin energjetik, prurjet janë rreth 68 metra kub ujë në sekondë, ndërsa niveli i liqenit ka rënë në 271 metra mbi nivelin e detit, nga 296 metra që është kuota maksimale.
Situata e krijuar është pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve gjatë muajve të verës, por edhe e prodhimit të vazhdueshëm të energjisë në hidrocentral, i cili vijon me dy turbina.
Këto kushte e kanë bërë më të ndjeshme furnizimin e hidrocentraleve kryesore, duke e vënë nën presion sistemin energjetik të vendit.
Megjithatë, me hyrjen në shtator dhe përfundimin e sezonit të verës, sinoptikanët parashikojnë që nga fundi i muajit të ketë reshje më të dendura, të cilat mund të sjellin një përmirësim gradual të nivelit të ujit në rezervuarë.
Deri atëherë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) do të vijojë të mbështetet te blerjet e energjisë në tregjet ndërkombëtare për të përmbushur kërkesën vendase.
Autoritetet ndërkohë u bëjnë apel qytetarëve për të kursyer energjinë dhe për të shmangur shpërdorimet, pasi në këtë periudhë të ndjeshme çdo pakujdesi në konsum mund të rëndojë më tej situatën financiare dhe furnizimin e qëndrueshëm me energji. -

RAPORTI – Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, zhurmat po na shurdhojnë, ja qytetet që kryesojnë…
Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.
“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.
Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.
Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.
Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. /Monitor/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

“Zhurmat po na shurdhojnë”/ Raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.
“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.
Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.
Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.
Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës./ MONITOR -

Zhurmat po na shurdhojnë, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana
Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

FOTOLAJM – Niveli i muzikës mbi parametrat e lejuar, 2 mln lekë të vjetra gjobë lokalit në Shkodër…
Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, bazuar dhe në telefonatat e qytetarëve, strukturat e DVP Shkodër kanë intensifikuar, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pasi morën njoftim nga salla operative per një ankesë për muzikë të lartë në lagjen “Vasil Shanto”, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj. Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit M. L., u vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a
Kreditë e pakthyer në afat në raport me totalin e huasë në ekonomi kanë shënuar rënie në qershor, pas rritjes së konstatuar në maj.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, niveli i huave jo performuese ishte 4.01%, nga 4.12% në maj. Ky është niveli më i ulët i dekadës së fundit dhe rekordi minimal që nga viti 2008.Që nga viti 2014, kur arriti në 25%, niveli i huave të pakthyera në afat ka rënë vazhdimisht, duke u përshpejtuar tre vitet e fundit.Rënia e raportit të kredive me probleme në dy vitet e fundit është ndikuar sidomos nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 12.5%. Rritja e kredisë edhe në pjesën e parë të vitit 2025 po ruan ritme të ngjashme të rritjes me vitin 2024.Rritja dyshifrore e portofolit ka një efekt pozitiv mbi raportin e kredive me probleme, sepse për një portofol të njëjtë të kredive me probleme bën që raporti i tyre të jetë më i ulët. Por, nga ana tjetër një rritje e shpejtë e kreditimit në teori shton rreziqet edhe për një shtim gradual të portofolit të kredive me probleme.Pavarësisht rënies, në raport me rajonin, sistëmi banker vijon të ketë më shumë kredi me probleme. Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%.Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Arsimi profesional, ministri Gonxhja: Janë regjistruar 19% e nxënësve, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot, se niveli i regjistrimeve në arsimin profesional, është më i larti në 25 vitet e fundit duke e konsideruar këtë një arritje historike.
Sipas Gonxhes, “19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në Arsimin Profesional, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit”.
“Falë reformave të Qeverisë: investime moderne, laboratorë të pajisur, staf mësimdhënës të kualifikuar profile të reja dhe arsimin dual, rezultatet janë të prekshme, në rrugën drejt objektivit 1 në 3 nxënës në 2030”, tha Gonxhja në postimin në rrjetet sociale.
Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.
Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat.