Tag: niveli

  • Rritet niveli i prurjeve në lumin Vjosë, disa fshatra të Fierit rrezikojnë përmbytjen

    Rritet niveli i prurjeve në lumin Vjosë, disa fshatra të Fierit rrezikojnë përmbytjen

    Prurjet e lumit Vjosë po rriten me shpejtësi dhe rrezikojnë të sjellin përmbytje në disa fshatra të bashkisë Fier me shtrirje gjatë rrjedhës së lumit.
    Në një prononcim për mediat kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi ka pohuar se niveli i prurjeve në Memaliaj është në kuotën e 6 metrave, dhe ndërsa po shtohen.
    Nga përvoja e viteve të mëparshme, teksa i afrohen kuotës 6.5 metrave, fillon dhe shfaqet rreziku për zonën tonë thotë ai, ndërsa nënvizon se të gjitha këto zona të rrezikuara po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme.
    Përballë kësaj situate, Subashi u ka bërë apel banorëve të fillojnë evakuimin fillimisht të bagëtive në stanet e ndërtuara pranë lumit.
    Emergjencat pranë bashkisë Fier janë pozicionuar në terren pranë Urës së Mifolit me qëllim për të ndërhyrë në kohë në rast të daljes nga shtrati të lumit.
    Ndërkohë hidrovorët janë duke punuar me kapacitet të plotë ndërsa nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike.
    “Hidrovorët janë në punë, kanë ditë që janë në punë, sepse kjo situatë është lajmëruar ditë më parë. Fatmiërsisht nuk kemi pasur probleme me energjinë elektrike, siç kanë pasur disa zona të vendit”, thotë ai.

  • Pamje që nuk e duan komentin! Direkt nga Andorra, tifozët e Shqipërisë janë të një niveli tjetër

    Pamje që nuk e duan komentin! Direkt nga Andorra, tifozët e Shqipërisë janë të një niveli tjetër

    Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Andorrës. Stadiumi do të jetë i stërmbushur nga tifozët shqiptarë pasi në një rast fitore, me shumë gjasa, do të kalonim zyrtarisht në Play Off të Botërorit për herë të parë në historinë tonë.
    Ndërkohë tifozët kanë nisur që të pushtojnë qendrën e qytetit afër stadiumit ku do të luhet ndeshja dhe të gjithë janë optimistë dhe të bindur për fitoren e Kombëtares. 2-0 dhe 3-1 janë dy versionet më të dëgjuara të rezultatit, ndërsa më poshtë mund të ndiqni poshtë live pamjet direkte. Tifozët e Shqipërisë janë të një niveli tjetër, përfundimisht… /Sport Ekspres/?

  • Çfarë do të thotë kur niveli i granulociteve është i lartë në analizën e gjakut

    Çfarë do të thotë kur niveli i granulociteve është i lartë në analizën e gjakut

    Analiza e gjakut është mënyra e vetme për të kontrolluar nivelin e granulociteve, ndërsa granulocitoza, pra, rritja e nivelit të tyre në gjak, mund të ketë shumë shkaqe, dhe jo të gjitha janë të rënda

    Granulocitet janë një nënkategori e qelizave të bardha të gjakut (leukociteve) që qarkullojnë në gjak (si neutrofilet, eozinofile dhe bazofile) ose qëndrojnë në inde (si mastocitet). Ato veprojnë së bashku në luftën kundër infeksioneve, alergeneve dhe proceseve inflamatore në trup.

    Këto qeliza përmbajnë granula enzimatike në citoplazmë, një substancë gjysmë e lëngshme që mbush çdo qelizë, të cilat lirohen kur në trup shfaqet një infeksion ose inflamacion, për të ndihmuar në shkatërrimin e mikroorganizmave.

    Granulocitoza – niveli i lartë i granulociteve

    Kur numri i granulociteve në analizën e gjakut është i lartë, flitet për granulocitozë. Ky ndryshim zakonisht është reagim mbrojtës i organizmit ndaj infeksioneve ose proceseve inflamatore. Granulocitoza mund të ndodhë:

    gjatë infeksioneve bakteriale ose virale,

    në sëmundje autoimune (si artriti reumatoid),

    pas djegieve, traumave, stresit ekstrem,

    në sepsë (infeksion i përhapur në gjak),

    te sëmundjet e zorrëve inflamatore,

    gjatë insuficiencës renale, sulmimit në zemër,

    ose si pasojë e disa barnave specifike dhe kancerit metastatik.

    Në disa raste të rralla, granulocitoza mund të lidhet me çrregullime të palcës kockore, si leukemia mieloide kronike (CML), ku rritja e granulociteve është e vazhdueshme dhe jo reaktive.

    Çfarë tregon niveli i lartë i granulociteve?

    Në shumicën e rasteve, niveli i lartë i granulociteve tregon për infeksion aktiv ose proces inflamator në trup. Në anën tjetër, niveli i ulët i granulociteve (granulopenia) mund të tregojë probleme në palcën e kockave, si leukemia ose anemia aplastike, ku prodhimi i qelizave të bardha është i penguar.

    Granulocitet njihen gjithashtu me emrat:

    leukocite granulare,

    leukocite polimorfonukleare (PMN).

    A duhet të shqetësoheni?

    Megjithëse granulocitoza mund të tingëllojë shqetësuese, jo çdo rritje e granulociteve është shenjë e sëmundjes serioze. Shpesh, bëhet fjalë për reagim normal të trupit ndaj infeksioneve të përkohshme, stresit ose inflamacionit.

    Vetëm mjeku, përmes analizave të hollësishme (p.sh. formula leukocitare dhe analiza të tjera laboratorike), mund të përcaktojë shkakun e saktë të rritjes së tyre.

    Në përmbledhje, granulocitoza është një gjendje që tregon se sistemi imunitar është aktiv, zakonisht në përgjigje ndaj një procesi inflamator apo infektiv, por kërkon gjithmonë vlerësim mjekësor për të përjashtuar shkaqet më serioze.

  • Ari bie mbi 2%, niveli më i ulët trejavor mes shenjave të përmirësimit të tregtisë SHBA – Kinë

    Ari bie mbi 2%, niveli më i ulët trejavor mes shenjave të përmirësimit të tregtisë SHBA – Kinë

    Ari ra me më shumë se 2%, duke arritur nivelin më të ulët në tre javë, pasi optimizmi për zbutjen e tensioneve tregtare rriti prirjen për rrezik dhe uli kërkesën për arin si aset të sigurt, ndërsa investitorët e zhvendosën vëmendjen e tyre drejt mbledhjes së politikës monetare të Rezervës Federale këtë javë.Çmimi i arit ra me 1.4%, në 3,924.99 dollarë për ons, duke prekur nivelin më të ulët që prej 6 tetorit.“Shpresat për të shmangur një luftë të plotë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës po nxisin një rritje për asetet e lidhura me riskun si aksionet. Nga ana tjetër, kjo po ndikon negativisht në kërkesën për asetet e sigurta si ari,” tha analisti i ActivTrades, Ricardo Evangelista.Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se beson se do të arrihet një marrëveshje tregtare me Kinën dhe njoftoi një sërë marrëveshjesh në fushën e tregtisë dhe mineraleve kritike në Malajzi me katër vende të Azisë Juglindore.Zyrtarë të lartë ekonomikë nga Kina dhe SHBA kanë përgatitur kuadrin e një marrëveshjeje tregtare të cilën Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, pritet ta shqyrtojnë kur të takohen të enjten.Ndërkohë, tregjet aziatike të martën konsoliduan fitimet, ndërsa shpresat për zbutjen e tensioneve tregtare globale mbajtën gjallë prirjen për rrezik.Në të njëjtën kohë, Rezerva Federale pritet gjerësisht të ulë normat e interesit në përfundim të mbledhjes së saj të politikës monetare të mërkurën, ndërsa investitorët presin me interes çdo koment për drejtimin e ardhshëm nga kryetari Jerome Powell.Ari, që tradicionalisht konsiderohet si një aset i sigurt, përfiton nga periudhat me norma të ulëta interesi, pasi është një pasuri që nuk gjeneron të ardhura.Çmimet janë rritur rreth 53% këtë vit, duke arritur një rekord historik prej 4,381.21 dollarë për ons më 20 tetor, përpara se të binin me 3.2% këtë javë.Analistët e Citi të hënën ulën parashikimin e tyre për çmimin e arit në periudhën 0–3 muaj nga 4,000 dollarë në 3,800 dollarë për ons, ndërsa Capital Economics uli pritshmërinë për fundin e vitit 2026 në 3,500 dollarë për ons.Në tregjet e tjera, argjendi ra me 0.9% në 46.47 dollarë për ons, niveli më i ulët në më shumë se një muaj, ndërsa platini ra me 1.6% në 1,565.20 dollarë dhe paladiumi humbi 2.4%, duke zbritur në 1,368.48 dollarë, niveli më i ulët në mbi tre javë. / Reuters  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Niveli i krimit të organizuar është serioz”/ Raporti i Dumanit në Kuvend: SPAK ka presion nga aktorë politikë

    “Niveli i krimit të organizuar është serioz”/ Raporti i Dumanit në Kuvend: SPAK ka presion nga aktorë politikë

    Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, zbardhi në Kuvend raportin e vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme.

    “Niveli i ri i krimit të organizuar paraqitet serioz. Pastrimi i parave, në krahasim me një vit më parë, paraqet rrezik. Trafikimi i qenieve njerëzore, konsiderohet me numër mesatar rreziku. Tipologjia e grupeve kriminale, ato janë aktive në lidhje me transportimin e lëndëve narkotike.
    Sa i përket korrupsionit, në 2024 tregohet një numër në rritje të funksionarëve publikë. Në 2024, 10 funksionarë  të lartë janë gjykuar. Nën hetim janë 33 ish-zyrtarë të lartë.
    Një rol kyç në SPAK ka pasur ndikimi ndërkombëtar. Ka vijuar hetimi për 27 skuadra të përbashkëta hetimore.
    Ka presion nga aktorë politik, mediatik dhe krimi i organizuar në drejtim të SPAK”, tha Dumani.

    Top Channel

  • “Në bashkinë e Tiranës është rritur niveli korrupsionit”, aktivisti: Zgjedhjet nuk duhet të vonojnë, por në dhjetor…

    “Në bashkinë e Tiranës është rritur niveli korrupsionit”, aktivisti: Zgjedhjet nuk duhet të vonojnë, por në dhjetor…

    Për aktivistin Gjergj Bojaxhi, ish-kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2015, zgjedhjet për kryebashkiakun e ri nuk duhet të vonojnë, pasi sipas informacioneve që ai disponon, niveli i korrupsionit në bashki pas arrestimit të Veliajt është rritur.
    Bojaxhi e sheh të vështirë mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor, e megjithatë zhvillimi i tyre është i nevojshëm pasi kryeqyteti ndodhet në anomal.
    “Kjo lëngatë nuk duhet të zgjatet sa më shumë. Për mua një kryetar që nuk ka shkuar në zyrë, duhej shkarkuar, PS nuk i leverdiste ta shkarkonte gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha Bojaxhi.
    Gjergj Bojaxhi: Në dhjetor është vështirë të bëhen zgjedhjet në Tiranë. Ti bësh në këtë muaj është qesharake. Në thelb sa më shumë zgjat kjo kohë, aq më shumë. Nga informacionet që unë kam, në bashkinë e Tiranës është rritur niveli i korrupsionit. Duhet ti jepet drejtim, jemi një qytet me anomali, kjo lëngatë nuk duhet të zgjatet sa më shumë.
     
     
    Për mua një kryetar që nuk ka shkuar në zyrë, duhej shkarkuar, PS nuk i leverdiste ta shkarkonte gjatë periudhës së zgjedhjeve.
    Për të mos prishur pak ekuilibra që kishte Veliaj, e la pezull. I fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe tani do që ti japë drejtim këtij kapitulli tjetër. unë si qytetar më intereson që të mos merret peng Tirana. Pjesa tjetër janë teknikalitete.
    Gjykata Kushtetuese e mori vendimin me unanimitet dhe unë mendoj se GJK nuk do t’i japë të të drejtë Veliajt.

  • “Duhet të ketë një kotnroll të dytë fizik”, Softa:Niveli i sigurisë ishte zero, mund të kishim më shumë viktima nëse…

    “Duhet të ketë një kotnroll të dytë fizik”, Softa:Niveli i sigurisë ishte zero, mund të kishim më shumë viktima nëse…

    Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar ngjarjen e rëndë të një dite më parë, atë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit.
    Softa tha se kjo tregoi se niveli i sigurisë në institucion shtë zero, duke shtuar se dje mund të kishim patur më shumë viktima, nëse autori i dyshuar do të vijojnte të qëllonte.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Ishte i shpejtë reagimi i Minsitrisë së Brendëshme, ku u tërhoqë nga përgjegjësia. Erdhi reagimi i kryeministrit i cili kthente në vëmendje se çfarë do të bëjë me sigurinë, si e ke parë rolin në të gjithë këtë histori?
    Softa: Fatkeqësisht siguria në Gjykata interpretohet si shërbim teknik dhe jo pjesë integrale. Pse ka rënë niveli i sigurisë? Këto institucione kanë qenë të ruajtura nga policia, ku kishte disa reparte të specializuara. Kishte një sallë operative dhe grupe kur kishte gjyqe me probleme. Jemi i vetmi vend ku nuk kemi informacion paraprak për seanca që duhet të vijnë nga shërbimet, kur kemi situatë me një person të caktuar.
    Borakaj: Kjo ishte situatë e paralajmëruar?
    Softa: Unë po flas me kopetencë sepse po flas se e kam patur institucion varësie. Kur kryetarët e Gjykatave apo prokurorisë, sa herë kishte probleme informonin dhe vendosmin forca. Këtu tani ka vetëm një roje dhe themi e kishte me detektor. Ky shërbim u ul dhe ndryshoi. Filloi sistemi i kontratës. Pra e paguante banka financimin jo qeveria. Këtu filloi rënia. U futën interesat, pasi kompani të veçanta merrnin tendera dhe shihnin interesat dhe jo kualitet, dhe ja ku jemi. Kur dëgjova kryeministrin e vendin tha se do të kthehemi te policia e objekteve u kthye te Illyrian Guard, ku vetëm forma e financimit ishte shtetërore, pjesa tjetër private. Po të marrësh sot Gjykatën e Apelit ajo sot ka një skaner, e cila gjithë kohën jep zhurmë dhe askush nuk lëviz. Që të bësh kontroll duhet të kesh monitor, të kesh një person, duhet të kesh mjete. Në sallat ku ka probleme me shlkallë të lartë rreziku duhet të ketë një kotnroll të dytë fizik, mund të mos jetë vetë arma, por dhe mjete të tjera. Gjendja e brendshme është që ai nivel sigurie ishte zero. NVrasja e gjyqtarit Kalaja, Softa: Niveli i sigurisë ishte zero, mund të kishim më shumë viktima nëse…, nuk ka as armë.
    Borakaj: Nuk ka armë?
    Softa: Çfarë ndalimi do bëjë një polic privat. Çfarë ndodhi me auorin e dyshuar, bëri vrasjen dhe dorëzoi armën. Pati ndërhyrje? Jo. Po sikur nesër të kemi një vrasje tjetër. Prandaj siguria është shumë e rëndësishme. Protokolli duhet të jetë i normuar.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Softa: Niveli i sigurisë ishte zero, mund të kishim më shumë viktima

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Softa: Niveli i sigurisë ishte zero, mund të kishim më shumë viktima

    Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus, ka komentuar ngjarjen e rëndë të një dite më parë, atë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit.
    Softa tha se kjo tregoi se niveli i sigurisë në institucion shtë zero, duke shtuar se dje mund të kishim patur më shumë viktima, nëse autori i dyshuar do të vijojnte të qëllonte.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Ishte i shpejtë reagimi i Minsitrisë së Brendëshme, ku u tërhoqë nga përgjegjësia. Erdhi reagimi i kryeministrit i cili kthente në vëmendje se çfarë do të bëjë me sigurinë, si e ke parë rolin në të gjithë këtë histori?
    Softa: Fatkeqësisht siguria në Gjykata interpretohet si shërbim teknik dhe jo pjesë integrale. Pse ka rënë niveli i sigurisë? Këto institucione kanë qenë të ruajtura nga policia, ku kishte disa reparte të specializuara. Kishte një sallë operative dhe grupe kur kishte gjyqe me probleme. Jemi i vetmi vend ku nuk kemi informacion paraprak për seanca që duhet të vijnë nga shërbimet, kur kemi situatë me një person të caktuar.
    Borakaj: Kjo ishte situatë e paralajmëruar?
    Softa: Unë po flas me kopetencë sepse po flas se e kam patur institucion varësie. Kur kryetarët e Gjykatave apo prokurorisë, sa herë kishte probleme informonin dhe vendosmin forca. Këtu tani ka vetëm një roje dhe themi e kishte me detektor. Ky shërbim u ul dhe ndryshoi. Filloi sistemi i kontratës. Pra e paguante banka financimin jo qeveria. Këtu filloi rënia. U futën interesat, pasi kompani të veçanta merrnin tendera dhe shihnin interesat dhe jo kualitet, dhe ja ku jemi. Kur dëgjova kryeministrin e vendin tha se do të kthehemi te policia e objekteve u kthye te Illyrian Guard, ku vetëm forma e financimit ishte shtetërore, pjesa tjetër private. Po të marrësh sot Gjykatën e Apelit ajo sot ka një skaner, e cila gjithë kohën jep zhurmë dhe askush nuk lëviz. Që të bësh kontroll duhet të kesh monitor, të kesh një person, duhet të kesh mjete. Në sallat ku ka probleme me shlkallë të lartë rreziku duhet të ketë një kotnroll të dytë fizik, mund të mos jetë vetë arma, por dhe mjete të tjera. Gjendja e brendshme është që ai nivel sigurie ishte zero. Një roje private nuk ka mandat ligjor të bëjë ndalim, nuk ka as armë.
    Borakaj: Nuk ka armë?
    Softa: Çfarë ndalimi do bëjë një polic privat. Çfarë ndodhi me auorin e dyshuar, bëri vrasjen dhe dorëzoi armën. Pati ndërhyrje? Jo. Po sikur nesër të kemi një vrasje tjetër. Prandaj siguria është shumë e rëndësishme. Protokolli duhet të jetë i normuar.

  • Me gjithë rritjen, Shqipëria, ndër vendet me përdorimin më të ulët të bankingut online në Europë

    Me gjithë rritjen, Shqipëria, ndër vendet me përdorimin më të ulët të bankingut online në Europë

    Përdorimi i shërbimeve bankare online po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit në vendin tonë, por krahasimet me Europën dhe Rajonin tregojnë se shqiptarët kanë ende një përdorim të ulët të E-banking.Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve të moshës 16–74 vjeç përdorin shërbimet e bankingut online. Harta e mëposhtme tregon kontrastin mes vendeve të Europës Veriore e Perëndimore, ku mbi 90% e qytetarëve përdorin internet banking, dhe Ballkanit, ku niveli mbetet dukshëm më i ulët.Shqipëria paraqitet me një përdorim shumë më të kufizuar, në nivelet më të ulëta të kontinentit (më pak se 30%). Kjo e vendos vendin në të njëjtën kategori me rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe disa zona rurale të Turqisë.Shqipëria renditet në fund edhe në krahasim me vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë gjithashtu kanë përqindje të ulëta (30–50%), por disa rajone të tyre tregojnë përparim më të dukshëm. Ndërkohë, Greqia shënon nivele pak më të larta (50–70%), por sërish nën mesataren e BE-së.Europa Veriore dhe Perëndimore kryeson me nivelet më të larta, ku në Danimarkë, Finlandë, Suedi, Norvegji dhe Islandë, mbi 95% e qytetarëve përdorin internet banking, duke e bërë këtë shërbim praktikisht standard. Po ashtu, Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu raportojnë përqindje mbi 90%.Mesatarja e përdorimit të E -banking në BE-së ishte 67.2% në 2024, shumë herë më e lartë se niveli i Shqipërisë.Diferencat e theksuara tregojnë hendekun digjital që ekziston mes Europës Perëndimore dhe vendeve të Ballkanit. Në rastin e Shqipërisë, niveli i ulët lidhet me faktorë si mungesa e besimit tek shërbimet financiare online, përdorimi ende i lartë i parasë cash dhe infrastruktura e dobët dixhitale.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22% ose me 1.7 milionë veprime më shumë.Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%. Por kjo rritje nuk është ende e mjaftueshme kur e krahasojmë me totalin e transaksioneve bankare tregojnë të dhënat e Eurostat./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Murinjo firmos për Benfikën, thumbon Fenerbahçen në prezantim: Nuk ishin niveli im, gabova që shkova atje

    Murinjo firmos për Benfikën, thumbon Fenerbahçen në prezantim: Nuk ishin niveli im, gabova që shkova atje

    Zhoze Murinjo është prezantuar sot si trajneri i Benfikës. “Special one” është kthyer në vendlindje, ku do të drejtojë një nga klubet më të mëdha të Portugalisë. Trajneri i njohur ka dhënë një konferencë për shtyp pas hedhjes së firmës në kontratë, ku nuk e ka kursyer një thumbim për Fenerbahçen. Murinjo ka thënë se gaboi që ishte pjesë e skuadrës turke, për të cilën shprehet se nuk ishte në nivelin e tij.
    “Bëra një gabim që shkova te Fenerbahçja. Nuk ishte niveli im kulturor, nuk ishte niveli im futbollistik, nuk ishte. Natyrisht, dhashë gjithçka deri ditën e fundit. Të stërvis Benfikën, po kthehem në nivelin tim, dhe niveli im është të stërvis klubet më të mëdha në botë.
    Dua t’ju them se asnjë nga klubet që kam pasur mundësi të trajnoja nuk më kanë motivuar më shumë se sa të qenurit trajneri i Benfikës. Premtimi është i qartë: Do të jetoj për Benfikën, për misionin tim. Është një nder i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/