Tag: niveli

  • Moti i keq, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

    Moti i keq, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

    Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka qenë më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut.
    Ministria e Mbrojtjes njoftoi se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon ndërsa po kryhen ndërhyrjet në terren.
    SITUATA SIPAS QARQEVE
    QARKU LEZHË
    Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit. Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore.
    Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda.
    Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin ka tendencë rënie. Furnizimi me ujë është normal.
    QARKU DURRËS
    Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli.
    Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin.
    Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi. Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.
    QARKU FIER
    Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.
    Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e Bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.
    Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Po monitorohet situata edhe në argjinaturën e Mbrostarit.
    QARKU VLORË
    Edhe në Vlorë situata paraqitet më e stabilizuar. Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa.
    Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.
    Në Sarandë, situata është e stabilizuar. Të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq.
    Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.
    QARKU DIBËR
    Ekipet e emergjencave në terren po punojnë punën për riparimin e dëmvee të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë.
    Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e ri.
    Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.
    Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit,  në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.
    FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat.
    Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.
    QARKU SHKODËR
    Po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.
    Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
    QARKU BERAT
    Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.
    Në Poliçan ujërat janë tërhequr. Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik.
    Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.
    QARKU KORÇË
    Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie. Ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.
    Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.
    QARKU GJIROKASTËR
    Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendencë rënie është edhe në Përmet.
    Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme.
    Format kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan  dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.
    QARKU ELBASAN
    Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.
    QARKU TIRANË
    Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situata është drejt stabilizimit.
    QARKU KUKËS
    Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.

  • Moti i keq, situata më e qetë në disa qarqe! Evakuohet një familje në Librazhd. Vijon puna për zhbllokimin e rrugëve

    Moti i keq, situata më e qetë në disa qarqe! Evakuohet një familje në Librazhd. Vijon puna për zhbllokimin e rrugëve

    Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave. 

    Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura. 

    SITUATA SIPAS QARQEVE 

    QARKU LEZHË 

    Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. 

    Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. 

    Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda. 

    Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. 

    Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal. 

    QARKU DURRËS 

    Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët  lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli. 

    Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. 

    Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin. 

    Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi 

    Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore. 

    QARKU FIER 

    Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk. 

    Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa. 

    Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. 

    Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit. 

    QARKU VLORË 

    Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar. 

    Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa. 

    Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. 

    Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës. 

    Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq. 

    Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. 

    Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë. 

    QARKU DIBËR 

    Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë. 

    Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri. 

    Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve. 

    Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit,  në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj. 

    FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat. 

    Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme. 

    QARKU SHKODËR 

    Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve. 

    Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë. 

    QARKU BERAT 

    Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës. 

    Në Poliçan ujërat janë tërhequr. 

    Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik. 

    Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore. 

    QARKU KORÇË 

    Situata në përmirësim.  Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara. 

    Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë. 

    QARKU GJIROKASTËR 

    Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. 

    Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme. 

    Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan  dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë. 

    QARKU ELBASAN 

    Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje. 

    QARKU TIRANË 

    Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit. 

    QARKU KUKËS 

    Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm. 

    Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella. 

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat në varësi mbetet në monitorim të pandërprerë të situatës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat vendore, ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike. 

  • Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në 12 qarqe

    Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në 12 qarqe

    Ditët e fundit me reshje intensive shiu që kanë përfshirë Shqipërinë, kanë prekur të gjitha qarqet e vendit, ku janë shfaqur problematika të ndryshme.
    Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes thekson se po kryhet monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.
    Ministria e Mbrojtjes ka ndarë edhe një informacion më të përditësuar të situatës sipas qarqeve:
    Qarku Lezhë
    Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave.
    Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda. Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal.
    Qarku Durrës
    Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli. Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin. Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi. Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.
    Qarku Fier
    Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytjë në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.
    Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.
    Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit.
    Qarku Vlorë
    Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar. Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa.Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.
    Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq. Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.
    Qarku Dibër
    Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë.
    Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri. Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.
    Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.
    FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat. Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.
    Qarku Shkodër
    Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.
    Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
    Qarku Berat
    Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.
    Në Poliçan ujërat janë tërhequr. Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik. Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.
    Qarku Korçë
    Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.
    Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.
    Qarku Gjirokastër
    Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme.
    Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.
    Qarku Elbasan
    Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.
    Qarku Tiranë
    Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit.
    Qarku Kukës
    Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.
    Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella.

  • Lumi Vjosa rrezik për tokat bujqësore në Fier, kreu i emergjencave civile: Situata në alert, niveli i prurjeve…

    Lumi Vjosa rrezik për tokat bujqësore në Fier, kreu i emergjencave civile: Situata në alert, niveli i prurjeve…

    Situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike për sa i përket reshjeve të rëna gjatë natës të cilat kanë qenë intensive.

    Kreu i emergjencave civile, Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit.
    Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7 metër, dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti, pritet të arrijnë pikun në mesditë.
    ‘Situata është monitoruar gjatë gjithë natës’, ka pohuar Çako, por niveli aktual ka një risk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura.
    Në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit, përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve, ka thënë Çako.

    Top Channel

  • Shirat e dendur, niveli i Vjosës në pikën kritike. Lumi del nga shtrati pranë Urës së Mifolit

    Shirat e dendur, niveli i Vjosës në pikën kritike. Lumi del nga shtrati pranë Urës së Mifolit

    Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit ka bërë që niveli i lumit Vjosa përgjatë Tepelenës është më pak se 1 metër nga pika kritike e tij.
    Si pasojë e rënieve së inerteve segmenti rrugor Salari-Nivicë, Dukaj-Kordhaj është bllokuar.

    Edhe aksi Suhë-Poliçan, bashkia Libohovë janë të paqarkullueshme si pasojë e dëmtimit të urës në fshatin Suhë.

    Ndërkohë në fshatrat e Dropullit problematikë mbetet furnizimi me energji elektrike.

    Situata vijon të jetë problematike edhe në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. Rrezikohen që të përmbyten tokat bujqësore.
    Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike sa i përket reshjeve të rëna gjatë gjatës, të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj , që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën e Fierit.
    Vjosa rrezikon që të dalë nga shtrati drejt tokave bujqësore, ndërkohë sa i përket akseve rrugore, janë të pakalueshme dhe pa problematika.

  • Vjosa del nga shtrati, përmbyten banesat pranë urës së Mifolit

    Vjosa del nga shtrati, përmbyten banesat pranë urës së Mifolit

    Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa.
    Sipas autoriteteve, niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke përmbytur të paktën tre shtëpi pranë urës.
    Shtabi i Emergjencave Civile është vënë në gatishmëri dhe ka njoftuar banorët e zonës për rrezikun e shtuar.
    Parashikimet meteorologjike tregojnë se në Përmet, Gjirokastër dhe Memaliaj priten reshje të dendura, të cilat mund të rrisin më tej prurjet e Vjosës dhe të përkeqësojnë situatën.
    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit po monitorojnë nga afër gjendjen e lumit dhe zonat e rrezikuara.
    Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë të cilat arritën pikun gjatë orëve të natës dhe deri në mëngjes, janë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në toka bujqësore në zonën e Frakullës dhe Kashishtit. Autoritetet raportojnë se niveli i ujit vazhdon të rritet, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme.
    Në Memaliaj, niveli i Vjosës ka arritur deri në 7 metra, duke shtuar rrezikun për përmbytje të mëtejshme në zonat përreth. Edhe në fshatin Çerven raportohet për toka të përmbytura dhe vështirësi për fermerët.

  • Subashi: Niveli i Vjosës po bie, rreziku për përmbytjeje në Fier ka kaluar

    Subashi: Niveli i Vjosës po bie, rreziku për përmbytjeje në Fier ka kaluar

    Screenshot

    Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi, në një prononcim për mediat njoftoi se situata e lumit Vjosë është nën kontroll dhe rreziku nga përmbytjet ka kaluar, megjithëse Qendra Operacionale e Emergjencave Civile do të mbetet në gatishmëri të plotë për disa orë të tjera.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas të dhënave të Hidromatësisë në Memaliaj, niveli i ujrave ka filluar të bjerë ndjeshëm, duke treguar që për momentin situata është e qetë. Maksimumi i prurjeve u regjistrua rreth orës 14:30 në nivelin 7, dhe pritet që ky nivel të arrijë rreth orës 19:00-20:00 në fshatrat fundorë të njësive Levan dhe Novoselë. Subashi theksoi se ky nivel, duke u bazuar edhe në përvojën e viteve të kaluara, nuk paraqet rrezik për daljen e lumit nga shtrati. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Lajm i mirë është gjithashtu se niveli i ujrave në zonën Tepelenë-Memaliaj ka rënë rreth 70-80 cm krahasuar me mesditën, çka tregon qartë që pjesa më kritike e situatës ka kaluar. Subashi shprehu siguri se orët e mbetura të ditës dhe nata do të jenë të qeta dhe pa probleme për komunitetin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kreu i bashkisë bëri me dije se situata do të monitorohet vazhdimisht dhe se mjetet dhe forcat e emergjencës do të qëndrojnë në gatishmëri për çdo eventualitet të mundshëm, duke garantuar sigurinë e banorëve. Ai falënderoi gjithashtu qytetarët për bashkëpunimin dhe vigjilencën gjatë këtyre momenteve kritike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Vjosa në pikë kritike, niveli i ujit arrin në 6 metra. Lumi rrezikon të dalë nga shtrati

    Vjosa në pikë kritike, niveli i ujit arrin në 6 metra. Lumi rrezikon të dalë nga shtrati

    Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë, duke shtuar rrezikun për daljen e tij nga shtrati.

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se lumi po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa strukturat vendore janë në gatishmëri të plotë.

    Sipas të dhënave zyrtare, niveli i Vjosës ka arritur në 6 metra, ndërsa pika kritike përcaktohet në 6.8 metra.

    Autoritetet kanë kërkuar nga banorët dhe bizneset përgjatë vijës lumore të tregojnë kujdes dhe të jenë të përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm.

    Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Bashkinë Fier njofton se situata aktualisht paraqitet më e qëndrueshme, megjithatë mbetet vigjilente. Sipas monitorimeve, maksimumi i prurjeve është regjistruar rreth orës 14:30 në nivelin 7, çka nënkupton se ky volum uji pritet të mbërrijë në zonat fundore të njësive Levan dhe Novoselë gjatë orëve 19:00 – 20:00.

    Megjithatë, bazuar në përvojën e viteve të kaluara, ky nivel prurjesh nuk pritet të shkaktojë dalje të lumit nga shtrati.

    Strukturat vendore theksojnë se monitorimi do të vijojë, ndërsa mjetet dhe forcat e emergjencës do të qëndrojnë të gatshme për çdo eventualitet.

  • Niveli i lumit Vjosa arrin në 5 metër, kreu i Emergjencave Civile inspekton urën e Mifolit dhe Novoselën

    Niveli i lumit Vjosa arrin në 5 metër, kreu i Emergjencave Civile inspekton urën e Mifolit dhe Novoselën

    Haki Çako, ka inspektuar situatën në urën e Mifolit, në zonën e Novoselës, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rrezikut të mundshëm për daljen e tij nga shtrati.

    Çako u shpreh se kjo zonë mbetet një pikë nevralgjike, ndërsa situata po monitorohet nga afër edhe në jug të vendit, në Gjirokastër dhe Memaliaj, ku pritet rritje e prurjeve të lumit dhe mundësi krijimi situatash problematike.
    Sipas Çakos, ditët e fundit kanë shënuar reshje intensive, ndërsa edhe ditët në vijim parashikohet të kenë sasi të konsiderueshme shiu. Për këtë arsye, ai theksoi se e gjithë vëmendja e strukturave të emergjencës është përqendruar në terren, për të reaguar në kohë ndaj çdo zhvillimi.
    Gjatë inspektimit, Çako është ndalur edhe te situata në qarkun e Vlorës, ku në Delvinë dhe Finiq ka pasur banorë të evakuuar për shkak të rrezikut. Ai deklaroi se synohet stabilizimi i situatës, ndërsa të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë nëse do të nevojiten evakuime edhe në fshatrat e Novoselës.
    Aktualisht, niveli i lumit Vjosë ka arritur rreth 5 metra, ndërsa prurjet vijojnë të shtohen. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për situatën në urën e Mifolit.

    Top Channel

  • Shira të rrëmbyeshëm, Vjosa arrin në pikën 5 metra

    Shira të rrëmbyeshëm, Vjosa arrin në pikën 5 metra

    Në njësinë administrative Novoselë, niveli i prurjeve në lumin Vjosë ka arritur 5 metra.
    Sipas raportimeve, situata momentalisht është e qetë dhe lumi nuk ka dalë nga shtrati. Megjithatë, nëse lumi arrin nivelin 7.5 metra, Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, duke kërcënuar tregun e vjetër të Mifolit.
    Duke qenë se prurjet janë në rritje, situata mbahet ende nën monitorim, dhe pritet të shihet në orët në vazhdim se sa do të rritet niveli dhe nëse do të kemi dalje të lumit nga shtrati.