Tag: niveli

  • Shirat mbushën Fierzën/ Niveli i ujit në liqen rritet 11 metra në 10 ditë

    Shirat mbushën Fierzën/ Niveli i ujit në liqen rritet 11 metra në 10 ditë

    Reshjet intensive të shiut që përfshinë vendin përgjatë dy javëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e rezervës hidrike në Kaskadën e Drinit. Nga të dhënat rezulton se niveli i ujit në Fierzë është 276.3 metra duke pësuar një rritje me gati 11 metra vetëm në 10 ditë. Rritja e nivelit të ujit është një sinjal pozitiv për sektorin energjetik, duke qenë se Fierza mbetet një burim kyç për prodhimin e energjisë elektrike në vend.
    Ndërkohë që niveli maksimal i ujit në një prej liqeneve më të mëdhenj ujëmbledhës është 296 metra.
    Përmirësimi i situatës hidrike nënkupton rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Hidrocentrali i Fierzës, nuk ishte në punë për prodhimin e energjisë elektrike një masë kjo për të përmirësuar rezervën energjetike në vend.
    Për shkak të situatës së mirë hidrike gjatë ditëve të fundit korporata elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar edhe një procedurë për shitjen e energjisë elektrike për periudhën 17- 23 nëntor.
    Në total Korporata elektroenergjetike ka përfituar rreth 4.5 milion euro nga shitja e energjisë elektrike.
    Ndërkohë të dhënat e fundit tregojnë se ka pasur një shtim të energjisë elektrike të prodhuar nga dielli gjatë këtij viti. Të dhënat e INASTA për periudhën korrik-gusht -shtator të këtij viti tregojnë se sasia e energjisë elektrike e prodhuar nga impiantet diellore arriti në rreth 29 % të totalit për të cilën ka nevojë vendi.
    Gjatë vitit të fundit në Shqipëri janë futur në prodhim një numër i konsiderueshëm impiantesh fotovoltaike të cilat kanë shtuar prodhimin e energjisë elektrike.
    Po ashtu tregues mjaft optimist për sektorin energjetik është edhe ulja e humbjeve në rrjet. Sipas INSTAT humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 323 Gëh në tremujorin e tretë të vitit 2025 nga 344 Gëh në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 5,9 %.

  • Moti i keq/ Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit në Vlorë

    Moti i keq/ Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit në Vlorë

    Niveli i lumit Vjosa pranë Urës së Mifolit në Vlorë është rritur sërish në kuotat 6.75. Lumi ka dalë nga shtrati te pjesa e pazarit. Reshjet kanë bërë që të rritet edhe niveli i lumit Shushicë. Në bashkinë Sarandë, ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa po vijohet puna për rregullimit e argjinaturës së çarë në Çukë-Bërdënesh.
    Në Delvinë, po punohet për urën provizore që lidh Delvinën me fshatrat Lefterhor. Kakodhiq, Sopot si dhe pastrimet e rrugëve nga prezenca e gurëve. Ndërkohë, 4 banesa në fshatin Vllahat rrezikohen nga rrëshkitja e tokës. Ndërsa në Bashkinë Finiq, po vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale në fshatrat Leshnicë e Poshtme dhe Leshnicë e Sipërme si edhe Kostar e Brajlat.

  • SYRI TV/ Fier – Uji tërhiqet, banorët presin vlerësimet: Dëmet janë të konsiderueshme

    SYRI TV/ Fier – Uji tërhiqet, banorët presin vlerësimet: Dëmet janë të konsiderueshme

    Situata e reshjeve në qarkun e Fierit këtë të dielë paraqitet e përmirësuar. Verifikimet në terren dhe pohimet e banorëve, tregojnë se niveli i ujërave në lumenjtë kryesorë është në rënie. Banorët pohojnë se dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe se deri tani askush nuk ka shkuar që ti verifikojë. Ata janë pesimist sa i përket marrjes së dëmshpërblimeve

    SYRI TV

    Në lumin Vjosë, uji është tërhequr, duke u larguar gradualisht nga tokat bujqësore dhe oborret e banesave. E njëjta situatë paraqitet edhe në lumin Seman, ku prurjet janë stabilizuar dhe niveli ka filluar të ulet. Aktualisht, mbi 100 hektarë tokë të mbjella me grurë dhe kultura të tjera bujqësore mbeten ende të përmbytura, por fatmirësisht nuk raportohet për banesa apo bagëti të dëmtuara.

    Banorët e zonës pohojnë se gjatë të shtunës disa përfaqësues politikë u shfaqën për të parë situatën, por deri tani nuk janë paraqitur ekipe zyrtare për të verifikuar dhe përllogaritur dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

    Mbrëmjen e së shtunës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka qenë i pranishëm pranë lumit Seman në Mbrostar për të parë nga afër gjendjen. Megjithatë, i pyetur nga gazetarët mbi situatën, ministri nuk ka preferuar të bëjë asnjë deklaratë.

    Reshjet kanë pushuar dhe lumenjtë janë në tërheqje, por banorët presin ende qartësi mbi dëmet dhe hapat e mëtejshëm të institucioneve.

  • Niveli i ujit në Vjosë mbetet i lartë, rrezik përmbytje

    Niveli i ujit në Vjosë mbetet i lartë, rrezik përmbytje

    Prej katër ditësh, niveli i lumit Vjosa vazhdon të shfaqë luhatje mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, pa rënë ende poshtë zonës së rrezikut.
    Për dy ditë me radhë, prurjet kanë mbetur në të njëjtat intervale, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme.
    Situata ka mbajtur në gatishmëri strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po monitorojnë nga afër gjithë vijën e lumit dhe zonën pranë urës së Mifolit, një nga pikat më të ndjeshme në raste reshjesh dhe përmbytjesh.
    Autoritetet vijojnë vëzhgimin në terren, ndërsa pritet të vlerësohet ndikimi i kushteve atmosferike në orët e ardhshme.

  • Semani mbyt bagëtitë dhe serat, niveli i lumit po rritet edhe për shkak të prurjeve nga Devolli

    Semani mbyt bagëtitë dhe serat, niveli i lumit po rritet edhe për shkak të prurjeve nga Devolli

    Disa fshatra të bashkisë Dimal në qarkun e Beratit po përballen me përmbytje të mëdha për shkak të daljes nga shtrati të lumit Seman.

    Uji, që arrin deri në një metër, ka përmbytur serat bujqësore, ku prodhimi ishte gati për shitje dhe stanet e bagëtive, ku blegtorët po përpiqen të shpëtojnë sa më shumë kafshë të munden. Qindra gjedhë kanë ngordhur deri më tani, ndërsa banorët që tregojnë se ndodhen në situatë të vështirë prej tre ditësh, thonë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë.
    Ujërat e Semanit kanë përpirë mbi 1.5 km sipërfaqje nga shtrati i tij në fshatin Goriçan. Një përmbytje e tillë ka ndodhur vetëm në 1981, sikurse tregojnë banorët. Pas 45 vitesh, situata paraqitet edhe më alarmante.
    Niveli i ujit të lumit Seman po rritet për shkak të prurjeve që derdhen në të nga Devolli dhe Osumi, teksa reshjet e shiut vijojnë pa ndërprerje në Berat edhe këtë të shtunë.
    Ende nuk ka një përllogaritje të dëmeve, por për fermerët e blegtorët, kostot e kësaj fatkeqësie natyrore arrijnë në miliona lekë.

    Top Channel

  • Moti i keq në vend, për të katërtën ditë radhazi niveli i Vjosës mbetet në kuota rreziku

    Moti i keq në vend, për të katërtën ditë radhazi niveli i Vjosës mbetet në kuota rreziku

    Prej katër ditësh, niveli i lumit Vjosa vazhdon të shfaqë luhatje mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, pa rënë ende poshtë zonës së rrezikut.

    Për dy ditë me radhë, prurjet kanë mbetur në të njëjtat intervale, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme.
    Situata ka mbajtur në gatishmëri strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po monitorojnë nga afër gjithë vijën e lumit dhe zonën pranë urës së Mifolit, një nga pikat më të ndjeshme në raste reshjesh dhe përmbytjesh.
    Autoritetet vijojnë vëzhgimin në terren, ndërsa pritet të vlerësohet ndikimi i kushteve atmosferike në orët e ardhshme.

    Top Channel

  • Niveli i Vjosës në pikë kritike, banesat ende të rrethuara nga uji

    Niveli i Vjosës në pikë kritike, banesat ende të rrethuara nga uji

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 09:20
    Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq.
    Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut.

    Vjosa, tashmë në ditën e katërt të krizës, vijon të mbajë në ankth strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit.

    Tre banesat pranë lumit Vjosë vijojnë të jenë të rrethuara nga uji, ndërsa prezencë te ujit ka ende edhe në disa toka bujqësore në Novoselë.

    Po monitorohen prurjet që vijnë nga pjesa jugore ku sipas emergjencave civile, ato janë normalizuar për momentin.

  • Situata në alert, rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Situata në alert, rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë këtë mbrëmje të ditës së premte.

    Bëhet me dije se shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra.

    Situata vazhdon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit.

    Ndërkohë niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike.

    Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.

  • Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Shirat e dendura të ditës së sotme kanë mbajtur në nivele të larta prurjet e lumenjve në qarkun Fier, duke rritur rrezikun e përmbytjeve. Edhe pse në Memaliaj është shënuar një ulje e nivelit të lumit Vjosa, situata paraqitet e përkeqësuar në zonën e Urës së Mifolit.
    Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të konsiderueshme. Nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, pritet që niveli të rritet më tej, gjë që mund të sjellë probleme në zonat e ulëta, në tokat bujqësore dhe madje edhe në disa banesa.
    Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe u bëjnë apel banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 20:22
    Këtë mbrëmje prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë. Shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra. Situata vijon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit. Niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike. Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.