Tag: nivelet

  • Jo direkt sapo zgjohesh! Kur është koha ideale për të pirë kafe? Shkenca ka një përgjigje

    Jo direkt sapo zgjohesh! Kur është koha ideale për të pirë kafe? Shkenca ka një përgjigje

    Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Ajo përmban një stimulues shumë të njohur të quajtur kafeinë. Shumë njerëz pinë një filxhan kafeje sapo zgjohen, ndërsa të tjerë besojnë se është më mirë të presësh disa orë dhe më pas ta konsumosh. Ky artikull shpjegon se kur është koha më e mirë për të pirë kafen që të përfitosh maksimumin prej saj dhe të minimizosh efektet anësore.
    Shumë njerëz e pijnë kafenë menjëherë pasi zgjohen në mëngjes, por disa ekspertë sugjerojnë që kjo mund të mos jetë koha më e mirë për ta konsumuar. Kur zgjohemi, trupi ynë prodhon në mënyrë natyrale një hormon të quajtur kortizol, i cili ndihmon në rritjen e vigjilencës dhe rregullon funksione të rëndësishme si metabolizmi dhe presioni i gjakut. Nivelet e kortizolit janë më të larta zakonisht 30–45 minuta pas zgjimit dhe ulen gradualisht gjatë ditës. Për këtë arsye, disa mendojnë se pirja e kafesë gjatë kësaj periudhe mund të jetë më pak efektive, pasi trupi tashmë është natyrshëm në gjendje zgjimi.

    Për këtë arsye, është sugjeruar se koha më e mirë për të pirë kafe është në mesditë ose vonë në mëngjes, kur niveli i kortizolit është më i ulët. Për shumicën e njerëzve që zgjohen rreth orës 6:30 të mëngjesit, kjo kohë është ndërmjet orës 9:30 dhe 11:30. Edhe pse kjo mund të ketë një bazë, deri më tani nuk ka studime që tregojnë se vonesa e pirjes së kafesë e bën atë më efektive sesa nëse pihet menjëherë pas zgjimit.

    Një tjetër arsye pse është sugjeruar të shtyhet pirja e kafesë është se kafeina mund të rrisë nivelet e kortizolit. Pirja e kafesë kur kortizoli është në kulmin e tij mund të çojë në rritje edhe më të lartë të këtij hormoni. Nivelet e larta të kortizolit për periudha të gjata mund të dëmtojnë sistemin imunitar dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

    Pra, nuk ka ndonjë rrezik të madh nëse preferoni ta pini kafen menjëherë pas zgjimit në vend që të prisni disa orë. Por nëse jeni të gatshëm ta ndryshoni zakonin tuaj të mëngjesit, mund të vini re se shtyrja e pirjes së kafesë për disa orë mund t’ju japë më shumë energji.

  • Përmbytje masive në Kinën jugperëndimore: Mbi 10 mijë të evakuuar, lumenjtë kapërcejnë nivelet e rrezikut

    Përmbytje masive në Kinën jugperëndimore: Mbi 10 mijë të evakuuar, lumenjtë kapërcejnë nivelet e rrezikut

    Mbi 10,000 persona janë evakuuar pasi 25 lumenj kanë kapërcyer nivelet e rrezikut për shkak të shirave ekstremë dhe mbetjeve të tajfunit Danas.

    Në disa zona u regjistruan nivelet më të larta të ujit në dekada, me rrezik real për shpërthim argjinaturash dhe dëme të mëdha.

    Autoritetet paralajmërojnë për kontaminim të ujit dhe ushqimeve, ndërsa ngjarja lidhet me ndikimin e ndryshimeve klimatike.

    Situata po sfidon seriozisht sistemet e vjetra të kontrollit të përmbytjeve dhe mund të godasë rëndë bujqësinë.

  • Kina përfshihet nga moti i keq, shira të rrëmbyeshëm dhe evakuime në disa qytete

    Kina përfshihet nga moti i keq, shira të rrëmbyeshëm dhe evakuime në disa qytete

    Nivelet e ujit në 25 lumenj në Kinën jugperëndimore u rritën mbi nivelet e sigurta të hënën dhe më shumë se 10,000 njerëz u evakuuan ndërsa mbetjet e tajfunit Danas iu bashkuan shirave musonike në Azinë Lindore.

    Reshjet ekstreme të shiut dhe përmbytjet e mëdha, të cilat meteorologët i lidhin me ndryshimet klimatike, paraqesin sfida në rritje, ndërsa sistemet e vjetëruara të kontrollit të përmbytjeve rrezikojnë të mbingarkohen, miliona të zhvendosen dhe një sektor bujqësor prej 2.8 trilionë dollarësh të goditet rëndë.

    At least 19 people, including six Chinese workers at the Beijing-aided Inland Container Depot, remain missing in Nepal after Tuesday’s floods that also washed away the ‘Friendship Bridge’ that links Nepal and China https://t.co/kv6exQ5eBq pic.twitter.com/PzIdhFCFmF
    — Reuters (@Reuters) July 10, 2025

    Pekini përjetoi gjithashtu reshje të dendura shiu, një zonë në distriktin e madh Chaoyang mori 68.2 milimetra shi në vetem një orë të mëngjesit, raportoi gazeta shtetërore Beijing Daily.
    Në jugperëndim, dhjetë lumenj, përfshirë lumin Longyan që rrjedh nëpër zonën e dendur të populluar të Chongqing, mund të dalin nga shtrati në çdo kohë pasi argjinaturat rrezikojnë të shpërthejnë, paralajmëroi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar Ministrinë e Burimeve Ujore. Nivelet e 15 lumenjve të tjerë janë rritur gjithashtu, por rreziku konsiderohet më i ulët.
    Pas 24 orësh shirash të rrëmbyeshëm, niveli i lumit Qishui në provincën Guizhou u rrit në nivelin e tij më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1953. Lumi Xiaoqiao në provincën Sichuan është gjithashtu në nivelin e tij më të lartë në 29 vjet.
    Më shumë se 10,000 njerëz u evakuuan nga qytetet në provincat Sichuan dhe Yunnan të mërkurën, raportuan mediat shtetërore.
    Një qark në Yunnan regjistroi 227.8 milimetra shi në 24 orë, një rekord ditor që nga viti 1958, ndërsa dy persona vdiqën në qytetin Zhaotong, Yunnan, raportoi Xinhua.
    Autoritetet shëndetësore të Pekinit po paralajmërojnë se kombinimi i reshjeve të shpeshta, temperaturave të larta dhe lagështisë po rrit rrezikun e kontaminimit të ujit dhe ushqimit.

    Top Channel

  • Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit, si t’i parandaloni?

    Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit, si t’i parandaloni?

    Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si etje ose urinimi i shpeshtë.

    Por rezulton se nuk është e pazakontë, që diabeti të shkaktojë gjithashtu edhe dhimbje të forta koke.

    Kjo zakonisht është një nga shenjat që nivelet e sheqerit në gjak janë luhatur dhe mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në planin tuaj të kontrollit të diabetit.

    Cili është lloj i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?

    Si hipo dhe hiperglicemia mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.

    Ju mund keni një ndjesi pulsuese në kokën tuaj dhe gjithashtu mund të ndiheni më të dobët fizikisht, të keni të përziera dhe të jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose zërit.

    Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, në varësi të niveleve të sheqerit në gjak.

    Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, ju mund të përjetoni gjëndje të fikëti, përzierje, dridhje ose djersitje.

    Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ju mund të ndiheni më të etur, të urinoni më shpesh, të ndjeni lodhje dhe të keni shikim të turbullt.

    Si të parandaloni dhimbjet e kokës?

    Kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak dhe kujdesuni që të jenë në kufirin e lejuar.

    Në përgjithësi, duhet të synoni të mbani sheqerin në gjak në vlerat optimale duke e kontrolluar atë më shpesh dhe duke vepruar në mënyrën e duhur.

    Konsumoni ushqime që ndihmonjë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.

    Ushimet si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët mund të ndihmojë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë të reduktojë dhimbjen e kokës që lidhet me të.

    Gjithashtu ju mund të shtoni vaktet e ndërmjetme nëse nivelet e sheqerit në gjak janë të ulta.

    Pini ujë mjaftueshëm.

    Tetë gota ujë çdo ditë është e mjaftueshme, por konsumi i frutave dhe perimeve të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi mund të ndihmojë gjithashtu.

    Identifikoni shkaktarët e mundshëm dhe eleminojini ato.

    Nëse keni ndërmarrë hapa për të vendosur nën kontroll sheqerin në gjak, por dhimbja e kokës është ende një problem, provoni të mbani një ditar të simptomave tuaja së bashku me ushqimet që keni konsumuar para se shqetësimi të fillojë.

  • Tregtia BE-Rusi, në nivelet më të ulëta historike

    Tregtia BE-Rusi, në nivelet më të ulëta historike

    Lufta në Ukrainë / Sipas të dhënave të Eurostat, pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, shkëmbimet e mallrave kanë rënë ndjeshëm. Eksportet e BE-së drejt Rusisë janë në nivelin -58%, ndërsa gazi, çeliku dhe nafta po blihen nga SHBA, Norvegjia, Algjeria dhe Kina. Importet e plehrave kimike nga Moska mbeten ende të larta, të qëndrueshme në 26%. MSc Roland TashiMarrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit E…

  • Ndryshimet klimatike, Komiteti i Digave i kërkon KESH studim për Kaskadën e Drinit

    Ndryshimet klimatike, Komiteti i Digave i kërkon KESH studim për Kaskadën e Drinit

    Ndryshimet klimatike të cilat janë bërë më evidente në formën me të cilën manifestohen si në valët e të nxehtit ashtu edhe në volumin e reshjeve kanë nxitur studime dhe analiza mbi efekte që këto zhvillime mund të kenë në sektorë të ndryshëm.Konkretisht lidhur me energjinë Komiteti Kombëtar Digave të Mëdha i ka kërkuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare që të kryejë analizë apo studim mbi kaskadën e Drinit duke reflektuar mbi disa të dhëna të saj.Në një vendim të prillit KKDM nënvizon se me gjithë kërkesat zyrtare të këtij të fundit, nuk është paraqitur një analizë dhe studim në lidhje me nivelet dhe prurjet e ujit në kaskadë gjatë 5 viteve të fundit duke i krahasuar me të dhënat e projektit dhe me nivelet dhe prurjet që mund të ndodhin një herë në 100 vjet, 1000 vjet dhe PMF.“Kjo kërkesë është e nevojshme në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe kërkesave të eksperteve të huaj dhe vendas të shprehura në studimet e viteve të fundit për rritjen e kapaciteteve shkarkuese në digat e HEC Koman dhe HEC Fierzë, rezultateve të matjeve batimetrike në të 3 rezervuaret e kaskadës si dhe të përditësimit të rregullores së shfrytëzimit dhe menaxhimit të prurjeve dhe shkarkimeve në kaskadën e lumit Drin”, thuhet në vendim.Një tjetër pikë me rëndësi që sjell në vëmendje Komiteti është ajo që gjatë inspektimeve në terren janë vërejtur se në digën e HEС Koman është dëmtuar sistemi i grumbullimit dhe monitorimit të filtrimeve tek dhëmbi në anën e poshtme të digës si dhe sistemi i shkarkimit fundor në digën e Qyrsaqit.Lidhur me këtë parashtrim Komiteti ka vendosur që t’i kërkoj KESH përgatitjen dhe dorëzimin pranë KKDM të një Raporti teknik në lidhje me analizën dhe studimin e kërkuar për nivelet dhe prurjet e ujit në kaskadë gjatë 5 viteve të fundit duke i krahasuar dhe analizuar me të dhënat e projektit origjinal, të dhënat e matjeve batimetrike të rezervuareve si dhe me nivelet dhe prurjet që parashikohet të ndodhin një herë në 100 vjet, një herë në 1000 vet dhe ne rastin e PMF.“Kjo analizë duhet të marrë në konsideratë edhe rezultatet e studimeve të mëparshme nga ekspertet e huaj dhe vendas. Në raport duhet të jepet edhe informacioni në lidhje me masat e parashikuara nga KESH në lidhje me rritjen e kapaciteteve shkarkuese të digave në HEC Koman dhe HEC Fierzë sipas kërkesave të eksperteve. Ky Raport duhet të dorëzohet pranë KKDM brenda muajit Qershor 2025”, thuhet në vendim. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Hormoni i mrekullueshëm i gjumit: A funksionon vërtet melatonina dhe për sa kohë duhet ta merrni?

    Hormoni i mrekullueshëm i gjumit: A funksionon vërtet melatonina dhe për sa kohë duhet ta merrni?

    Melatonina ndihmon në rregullimin e ritmit tuaj cirkadian, orës së brendshme biologjike që ndjek automatikisht ciklin gjumë-zgjim çdo 24 orë

    Ky hormon përgatit trupin për gjumë. Nuk funksionon si një ilaç magjik që ju vë menjëherë në gjumë, por përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm kimik që ndodh çdo ditë në organizëm.

    Në disa raste, mjeku mund të rekomandojë marrjen e melatoninës vetëm 2 deri në 3 herë në javë, për të parë nëse ndihmon në përmirësimin e gjumit. Përdorimi i saj zakonisht këshillohet për një periudhë jo më të gjatë se 13 javë, kur trajtohen probleme afatshkurtra të gjumit tek të rriturit. Megjithatë, përdorimi për më gjatë mund të lejohet nën mbikëqyrjen e një specialisti.

    Gjëndra pineale në tru sekreton më shumë melatoninë kur është errësirë dhe e redukton prodhimin kur ekspozohemi ndaj dritës. Kjo është arsyeja pse nivelet e melatoninës rriten natën gjatë gjumit dhe bien gjatë ditës.

    Sa më e gjatë të jetë nata, aq më shumë zgjat sekretimi i melatoninës. Kjo shpjegon pse disa njerëz kanë tendencë të flenë më herët ose më gjatë dimrit, sepse errësira është më e pranishme, dhe trupi prodhon më shumë melatoninë në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.
    Shutterstock

    Si funksionon melatonina?

    Melatonina është një lajmëtar kimik që i dërgon trupit sinjalin se ka ardhur koha për pushim. Gjendra pineale e rrit prodhimin e saj zakonisht në të njëjtën kohë çdo ditë, shpesh pas perëndimit të diellit.

    Ky hormon vepron mbi qelizat e hipotalamusit në tru, duke e sinjalizuar që të ngadalësojë aktivitetin ditor. Si pasojë, funksione të tilla si temperatura e trupit, presioni i gjakut dhe gjendja shpirtërore fillojnë të bien, duke përgatitur trupin për fazën e pushimit.

    Në sy, melatonina ndikon mbi retinën, duke e përgatitur për më pak ndjeshmëri ndaj dritës. Retina bëhet më pak e ndjeshme, duke ju ndihmuar të relaksoheni dhe të ndiheni më të përgjumur. Kur drita natyrore arrin në mëngjes, retina riaktivizohet automatikisht, dhe trupi ndalon prodhimin e lartë të melatoninës, sipas Klinikës Cleveland.

    Cilat janë përfitimet e melatoninës?

    Melatonina luan një rol kyç si një kujtesë natyrale për trupin që ka ardhur koha për gjumë. Gjumi cilësor është thelbësor për çdo aspekt të shëndetit, përfshirë:

    ▪ Flokët
    ▪ Organet e brendshme
    ▪ Shëndetin mendor dhe emocional
    ▪ Lëkurën

    Përveç rregullimit të ciklit gjumë-zgjim, melatonina ka edhe funksione të tjera të rëndësishme:

    Ndihmon në ruajtjen e një cikli të rregullt menstrual.

    Mund të mbrojë trurin dhe qelizat nervore nga dëmtimet, duke ngadalësuar zhvillimin e demencës, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

    Një studim ka zbuluar se njerëzit të cilëve u është hequr gjendra pineale përmes ndërhyrjes kirurgjikale plaken më shpejt. Disa shkencëtarë besojnë se melatonina mund të ketë veti kundër plakjes.

    Cilat janë nivelet normale të melatoninës?

    Nivelet natyrale të melatoninës mund të ndryshojnë në varësi të gjinisë dhe moshës. Në përgjithësi, gratë kanë nivele më të larta të melatoninës sesa burrat.

    Trupi prodhon sasi të ndryshme melatonine në faza të ndryshme të jetës:

    Të porsalindurit nuk e prodhojnë vetë melatoninën. Para lindjes, e marrin atë përmes placentës; pas lindjes, përmes qumështit të gjirit ose formulës. Cikli i rregullt i melatoninës zakonisht zhvillohet rreth moshës 3–4 muajshe.

    Fëmijët dhe adoleshentët para pubertetit kanë nivelet më të larta të melatoninës.

    Pas pubertetit, këto nivele bien gradualisht dhe stabilizohen në fund të adoleshencës.

    Rreth moshës 40 vjeç, prodhimi i melatoninës fillon të ulet natyrshëm dhe vazhdon të bjerë me kalimin e moshës.

    Nëse nuk përjetoni ndonjë simptomë, është e mundur të mos e kuptoni kurrë nëse nivelet tuaja të melatoninës janë jashtë normales. Megjithatë, nëse lind nevoja, mjeku juaj mund të rekomandojë teste për të përcaktuar nëse nivelet janë brenda kufijve të shëndetshëm. 

  • Nga njollat në trup te problemet me përqendrimin, shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

    Nga njollat në trup te problemet me përqendrimin, shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

    Nëse e gjeni veten të dëshpëruar dhe “ngushëlloheni” me ëmbëlsira, atëherë kjo është një shenjë se varësia ndaj sheqerit është e vërtetë.
    Sheqeri synon qendrën e kënaqësisë së trurit për të çliruar hormonin e ndjenjës së mirë dopamine. Pason një rreth vicioz ku ngrënia e sheqerit rrit dopaminën dhe rritja e dopaminës rrit dëshirat për sheqer.
    Konsumimi i tepërt i sheqerit të shtuar me kalimin e kohës mund të ketë pasoja të ndryshme shëndetësore, si shtimi në peshë, problemet e gjumit, problemet e tretjes, mjegulla e trurit dhe kavitetet, ndër të tjera.

    Ndërsa nuk është e thjeshtë të shmangni të gjitha sheqernat e shtuara në dietën tuaj, është një ide e mirë të lexoni etiketat, të përqendroheni në ushqime të plota të papërpunuara sa më shumë që të jetë e mundur, të hiqni dorë nga pijet me sheqer dhe të zgjidhni karbohidrate më të shëndetshme, të pasura me fibra ose drithëra integrale.
    Shenja që tregojnë se po hani shumë sheqer
    Këtu janë disa shenja të papritura që mund të hani shumë sheqer, sepse le ta pranojmë, ne ndoshta jemi…
    Njollat
    Jo vetëm puçrrat e rastësishme, por puçrrat sikur të jeni sërish 14 vjeç? Sheqeri rrit nivelet e insulinës që mund të prishin hormonet tona dhe ta kthejnë fytyrën tuaj në një rrëmujë me pika.
    Lodhje
    Nëse jeni ende duke u zgjuar të rraskapitur edhe pas një gjumi të plotë të natës, kjo mund të jetë një shenjë e sheqerit të tepërt. Sheqeri prish cilësinë e gjumit. Plus, luhatjet e mëdha të sheqerit në gjak dhe insulinës mund të shkaktojnë rënie të mprehtë të niveleve të energjisë dhe të ndikojnë në nivelet e përgjithshme të energjisë.
    Era e trupit
    Shumë sheqer ushqen bakteret dhe majanë dhe djersa juaj mund të marrë një erë të çuditshme të ëmbël apo edhe të thartë. Djersa me aromë frutash mund të jetë një shenjë e një ndërlikimi më serioz të quajtur ketoacidozë diabetike.
    Kjo ndodh te individët me diabet, kryesisht të tipit 1, nëse nivelet e glukozës në gjak nuk menaxhohen, por sigurisht që ka kuptim të mbahet konsumi i sheqerit brenda një diapazoni të arsyeshëm.
    Ndryshimet e humorit
    Nëse ndiheni nervoz, mund të jetë një shenjë se po hani shumë sheqer. Rritjet dhe uljet e sheqerit pasqyrohen nga emocionet tona. Kur nivelet e sheqerit në gjak bien, bie edhe disponimi ynë.
    Nuk shijoni njësoj
    Gjërat që natyrisht duhet të kenë shije të ëmbël, si luleshtrydhet ose patatet e ëmbla, tani kanë shije të mërzitshme. Kjo është një shenjë se toleranca juaj ndaj sheqerit është rritur në qiell dhe ju duhet një sasi qesharake për t’u ndjerë të kënaqur.
    Gjuha e turbullt
    Keni vënë re ndonjëherë një ndjenjë të çuditshme në gjuhën tuaj? Këto janë bakteret që kanë një “festë” duke u ushqyer me sheqer në gojën tuaj. Ata e duan sheqerin po aq sa ju. Ushqimet e pasura me sheqerna të rafinuara ndryshojnë aciditetin e gojës dhe bëjnë që gjuha të bëhet e bardhë dhe e mbuluar si me gëzof.
    Kruajtje
    Shumë sheqer mund të shkaktojë inflamacion, i cili ndonjëherë shfaqet si një lëkurë misterioze dhe kruarje.
    Probleme me trurin
    Hulumtimet kanë lidhur sheqerin e tepërt me inflamacionin në tru, duke çuar në mangësi të kujtesës, konfuzion dhe paaftësinë e papritur për të kujtuar se ku i keni vendosur çelësat.
    Fryrja e barkut
    Sheqeri i lartë mund të prishë ekuilibrin delikat të mikrobiomës sonë të zorrëve. Bakteret e mira pakësohen dhe bakteret e këqija rriten, duke çuar në dysbiozë (një çekuilibër mes këtyre baktereve) dhe bashkë me të, fryrje dhe gazra.

  • Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

    Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

    Uji është i nevojshëm për të gjithë organizmat e gjallë në Tokë. Qoftë për të mbetur të hidratuar, për ta tretur ushqimin, për të gjeneruar energji, për të rregulluar metabolizmin apo për të ndihmuar në rritjen e gjërave.
    Pa ujin, nuk mund të ekzistonte jeta siç e njohim sot. Duke qenë më shumë se 4.6 miliardë vjet i vjetër, uji në Tokë e ka formësuar planetin dhe historinë e tij. Qoftë në formën e tij të lëngshme, të ngurtë apo të gaztë, uji është një substancë e pabesueshme. Ja cilat janë 5 fakte interesante rreth tij
    Sa ujë ka në planet
    Vlerësohet se në Tokë gjenden rreth 1.362.748.242 km3 ujë. Gati 98 për qind e tij ndodhet në oqeane, dhe nuk mund të pihet për shkak se është i kripur. Kjo do të thotë se më pak se 3 për qind e ujit të planetit tonë është i pijshëm, dhe gjendet tek akullnajat, puset, burimet, lumenjtëdhe liqenet. Uji nëntokësor është veçanërisht i rëndësishëm, pasi siguron ujë për njerëzit në vende ku sasia është e kufizuar ose e pamjaftueshme, siç janë qytetet në shkretëtirë.
     
    . Uji përbën më shumë se gjysmën e trupit tonë
    Uji përfshihet në shumë funksione, dhe është i nevojshëm për shumicën e sistemeve trupore, përfshirë heqjen e mbetjeve, rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikimin dhe mbrojtjen e kyçeve si dhe të palcës kurrizore. Përqindja e ujit ndryshon midis organeve, ku truri dhe veshkat përmbajnë sasinë më të lartë, 80-85 për qind.
     
    Zemra dhe mushkëritë përmbajnë 75-80 për qind ujë, ndërsa lëkura, muskujt dhe mëlçia përmbajnë 70-75 për qind ujë. Edhe gjaku, kockat dhe dhëmbët përbëhen pjesërisht nga uji. Sasia e ujit në trupin tonë, ndikohet nga përbërja e trupit.
    Trupi i një burri përmban mesatarisht 60 për qind ujë, ndërsa i një gruaje gati 55 për qind. Kjo sepse indet yndyrore përmbajnë më pak ujë sesa indet jo-yndyrore, dhe gratë kanë më shumë inde yndyrore. Po ashtu, njerëzit mbipeshë kanë më pak ujë në trupin e tyre, pavarësisht nga gjinia.
    Gati 97% e ujit në botë është i papijshëm
    Ujë, ujë kudo, por vetëm një pikë për të pirë.
    Më shumë se 70% e planetit Tokë është e mbuluar nga uji, por gati 97% e këtij uji është i kripur dhe për këtë arsye i papijshëm, sipas EPA.
    Një tjetër 2% e ujit të Tokës është i ngrirë në akullnajat dhe akullnajat, duke lënë vetëm 1% të ujit të pijshëm në dispozicion për miliarda njerëz në mbarë botën.
    Lumenjtë dhe rezervuarët në të gjithë botën po thahen ndërsa planeti po kalon një krizë klimetike.
    Nivelet më të ulëta të ujit mund të ndikojnë negativisht në mjedis
     
    Ulja e lartësisë së sipërfaqes në rezervuarë mund të sjellë sfida shtesë për ujin e pijshëm dhe hidrocentralin.
    Shëndeti i njeriut dhe mjedisi janë vënë në rrezik “serioz” pasi nivelet e rezervuarëve dhe nivelet e ujërave nëntokësore bien, sipas EPA. Nivelet më të ulëta të ujit mund të çojnë në përqendrime më të larta të ndotësve natyrorë dhe njerëzorë.
    “Nëse nuk ka një mjedis të shëndetshëm, ne nuk kemi furnizime të shëndetshme me ujë të pijshëm, nuk kemi ekosisteme të shëndetshme dhe nuk kemi habitat për jetën e egër”, tha Eberle.
    Duhet një sasi e pabesueshme uji për të rritur ushqimin
     
    Sasi të mëdha uji përdoren për të rritur ushqimin në mjediset bujqësore moderne.
    Sipas Fondacionit për Edukimin e Ujit, duhen rreth 3 litra ujë për të rritur 1 filxhan marule, 7 litra ujë për të bërë një fetë bukë gruri integral, 46 litra ujë për të bërë 0,36 ons gjalpë dhe 80 litra ujë. për të rritur 1 ons bajame.
    Nëse furnizimet me ujë vazhdojnë të pakësohen në Perëndimin e goditur nga thatësira, ndërprerjet e ujit ka të ngjarë ndodhin së pari në industrinë e bujqësisë, e cila përdor deri në 80% të ujit në disa rajone

  • Mjaft i rëndësishëm për organizmin, ja ku gjendet kaliumi

    Mjaft i rëndësishëm për organizmin, ja ku gjendet kaliumi

    Ndoshta nuk keni dëgjuar mjaftueshëm për kaliumin, por është e nevojshme të mësoni për të.
    Ky mineral është i domosdoshëm për forcën e muskujve, funksionimin e nervave dhe një sistem të shëndoshë të qarkullimit të gjakut.
    Kaliumi gjendet me shumicë në shumë ushqime që janë të shijshme siç është pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha.

    Megjithatë mos u gëzoni para kohe. Edhe nëse ju merrni dozën e rekomanduar ditore të kaliumit që është 4,700 mg në ditë, gjasat janë që ju të vuani nga pamjaftueshmëria e tij.
    Përse ndodh kjo? Sa më shumë kripë të konsumoni në ditë, aq më shumë kalium humbet trupi.
    Shenjat e pamjaftueshmërisë së kaliumit shpesh kalojnë pa u vënë re, por nëse i përjetoni këto shenja, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun dhe të bëni analizat për të parë nivelet e kaliumit.
    Ndiheni vazhdimisht të plogësht
    Çdo qelizë e trupit ka nevojë për sasi të mjaftueshme të kaliumit që të funksionojë. Rënia e niveleve të kaliumit mund të shkaktojë një lodhje të përgjithshme dhe ndjesinë e të qenit të këputur apo të dërrmuar.
    Ndaj nëse aktiviteteti juaj i përditshëm ju bën të ndiheni të këputur, ndonëse keni fjetur mjaftueshëm, atëherë fajin e ka kaliumi.
    Keni tension të lartë të gjakut
    Kaliumi ndihmon të qetësojë enët e gjakut. Nëse nivelet e tij nuk janë të mjaftueshme, atëherë enët ngushtohen dhe rrjedhimisht tensioni i gjakut është i lartë.
    Konsumoni ushqime të përpunuara dhe të shpejta
    Ngrënia e ushqimeve të përpunuara siguron që nivelet e kaliumit në organizëm janë të ulëta.
    Patatinat, biskotat, ushqimet e ngrira të gjitha janë të pasura me kripë dhe siç e thamë edhe më lart, sa më të larta nivelet e sodiumit, aq më pak kalium ka trupi.
    Hiqni dorë nga ushqimet e kriposura dhe lëreni trupin të ruajë sasitë e kaliumit për të cilat ka nevojë.
    Keni muskuj të dobët
    Kaliumi luan një rol në qetësimin e kontraktimit të muskujve. Ndaj kur nivelet e kaliumit janë të ulëta ju mund të përjetoni dhimbje ose kontraktime të muskujve.
    Keni rrahje të çrregullta të zemrës
    Ndjesia sikur zemra resht së rrahuri është e frikshme. Po ashtu është edhe përshpejtimi ose çrregullimi i rrahjeve të zemrës krejt papritur.
    Shkaqet e këtyre simptomave janë të ndryshme, por mungesa e kaliumit është një prej tyre.
    Ju merren mendtë ose ju bie të fikët
    Rënia e menjëhershme e nivelit të kaliumit ngadalëson rrahjet e zemrës mjaftueshëm sa t’ju bëjë të ndiheni sikur do të rrëzoheni përtokë nga momenti në moment.
    Nuk është diçka e zakontë dhe shkaqet janë të shumta, por nëse kjo ju ndodh duhet të takoheni me një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur.
    Vuani nga konstipacioni
    Tingëllon e çuditshme, por nivelet e ulëta të kaliumit ngadalësojnë të gjitha funksionet e trupit dhe sistemi tretës nuk bën përjashtim.
    Fryrjet dhe kontraktimet e barkut ndodhin edhe si pasojë e pamjaftueshmërisë së kaliumit.
    Ushqimet më të pasura me kalium
    Përqindjet e mëposhtme janë të bazuara në dozën ditore të rekomanduar të kaliumit për meshkuj dhe femra që është 4,700 miligramë.

    Fasulet e bardha — 1 filxhan çaji me fasule të gatuara 1,004 miligramë
    Avokado — 1 copë: 690 miligramë
    Brokoli — 1 filxhan çaji me brokoli të gatuar: 458 miligramë
    Patatja e ëmbël — 1 kokërr mesatare: 438 miligramë
    Bananet — 1 banane mesatare: 422 miligramë
    Salmoni — 85 gramë: 416 miligramë
    Bizelet — 1 filxhan çaji me bizele të gatuara: 384 miligramë
    Sardelet — 3.75 gramë: 365 miligramë
    Qitro — 1 frut: 354 miligramë
    Qumësht i paskremuar — 1 filxhan 250 ml: 260 miligramë
    Mishi i viçit — 85 gramë: 237 miligramë

    7 vlerat shëndetsore të kaliumit
    1.Ul tensionin e gjakut dhe mbështet shëndetin e zemrës.
    2.Mbështet metabolizmin.
    3.Parandalon kontraktimet dhe dhimbjet muskulare.
    4.Ruan shëndetin e kockave.
    5.Mbështet sistemin nervor.
    6.Është i nevojshëm për një tretje të mirë.
    7.Parandalon çrregullimet e veshkave.