Tag: nivel

  • Frutat më të Mira dhe ato që Duhet të Shmangin Diabetikët

    Frutat më të Mira dhe ato që Duhet të Shmangin Diabetikët

    Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit.

    Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer.
    Frutat Dhe Diabeti
    Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët.
    Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidantë.
    Të dhënat ku bazohet AgroWeb.org thonë se frutat mund tu bëjnë mirë diabetikëve nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë.
    Siç e thamë edhe më lart, frutat përmbajnë fibër.
    Fibra pengon rritjen e nivelit të sheqerit që ndodh rëndom pas ushqyerjes.
    Ajo rrit ndjesinë e ngopjes dhe pengon ushqyerjen e tepërt.
    Për më tepër, frutat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh siç është kaliumi, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
    Karbohidratet Për Diabetikët
    Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë.
    Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë.
    Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë këtu edhe frutat.
    Frutat Me Nivel Të Ulët Glicemie Janë Të Përshtatshme Për Diabetikët
    Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim.
    Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.
    Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.
    Frutat me nivel të ulët glicemie janë: mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli.
    Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi.
    Frutat me nivel të lartë glicemie janë shalqini dhe ananasi.
    Kombinoni Frutat Me Proteinë
    Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
    Për shembull, ju mund të hani një filxhan mjedër me një filxhan të vogël çaji me kos.
    Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë.
    Shmangni Frutat e Thata dhe Lëngjet e Frutave
    Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme.
    Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.
    Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave të cilat rrisin sheqerin në gjak menjëherë për shkak të mungesës së fibrës./AgroWeb.org

  • ‘Rama ka vdekur politikisht’/ Vasili: Kjo qeveri ka arritur një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore

    ‘Rama ka vdekur politikisht’/ Vasili: Kjo qeveri ka arritur një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore

    Në një intervistë në Syri Tv me moderatorin Bled Marku, deputeti i PL, Petrit Vasili, shprehu kritika të ashpra ndaj premtimeve të Edi Ramës.

    “Se pari, Edi Rama është normal që nuk bën premtime, sepse mirekuptoni që nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që të besoje premtimet e Edi Rama-s, dhe ai ka zgjedhur këtë propagandën, tallavane, ofendimet, sharjet,” tha Vasili.

    Vasili theksoi se, sipas tij, Edi Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.

    Ai shtoi se ka vdekur edhe mundësia e Edi Rama-s për të paraqitur një ofertë, duke shënuar vetëm një sukses të katastrofik, një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore.

    Vasili: 

    Se pari, Edi Rama është normal që nuk bën premtime, sepse mirekuptoni që nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që të besoje premtimet e Edi Rama-s, dhe Edi Rama ka zgjedhur këtë propagandën, tallavane, ofendimet, sharjet.

    Ç’të thotë Edi Rama? Të thotë që premtoi shentetësi falas dhe sot shqiptarët paguajnë 2 herë më shumë, 60% i paguajnë nga xhepi.

    Çfarë të thotë? Ato që tha 3 mandate, që do t’ë bjerë ujë të pijshem 24 orë?

    Kështu që besoj që e shterojmë këtu, Edi Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.

    Ka vdekur mundësia e Edi Rama-s për të paraqitur një ofertë, praktikisht shënon vetëm një sukses Edi Rama, kjo i duhet njohur, që ka arritur nivelin më katastrofik, vertetë një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore.

    Ky është i vetmi sukses i shënuar i Edi Rama-s, një korrupsion i padegjueshëm, për shkak të tij qeveria e tij është më e korruptuar në Evropë.

  • Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro

    Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro

    Qeveria ka vendosur që në zonën ku sot ndodhet vila qeveritare në Kodrën e Gjashtës në Sarandë të ketë një transformim total duke parashikuar sipas një projekti disa nivele ndërhyrjeje.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi këtë të enjte çeljen e procedurës së prokurimit “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 “Poli i Zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1” me një fond limit 378 milionë lekë apo 3.8 milionë euro që ka në fokus këtë transformim. Referuar raportit teknik janë disa ndërhyrje që parashikohen të bëhen në këtë zonë.
    Por cilat janë në fakt ndërhyrjet që parashikohen?
    Niveli 1 Hapësirë rekreacioni
    “Në Nivelin 1 të projektit, është parashikuar krijimi i një hapësire për komunitetin, duke u fokusuar në zhvillimin e zonave rekreative që nxisin relaksimin, argëtimin dhe ndërveprimin social.
    Ky nivel përfshin: Zonat e pushimit, të konceptuara si hapësira të qeta dhe të hijezuara, të rrethuara nga gjelbërim i dendur dhe elemente dekorative natyrore. Këto zona ofrojnë stola dhe mobilje të përshtatshme për relaksim, duke krijuar një ambient ideal për banorët dhe vizitorët që duan të kalojnë kohë në natyrë.
    Këndet e lojërave, të dizajnuara për të qenë të sigurta dhe argëtuese për fëmijët. Pajisjet janë të ndërtuara me materiale të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, duke krijuar një hapësirë që inkurajon aktivitetin fizik dhe socializimin mes të rinjve.
    Pishina publike, një atraksion kryesor i këtij niveli, e cila ofron mundësi për freskim dhe relaks gjatë muajve të ngrohtë. Pishina është projektuar për të plotësuar standardet moderne të sigurisë dhe higjienës, duke u shoqëruar me hapësira ndihmëse si tualete, dushe dhe zona shërbim” përcakton raporti teknik.

    Niveli 2 objekt qeveritar, restorant dhe hotel
    Konkretisht parashikohet funksionaliteti i objektit qeveritar.  Restorant i integruar ne terren.  Hotel si rezidence për artistet dhe vizitores e zonës.
    “Në Nivelin 2 të projektit, fokusi është vendosur në zhvillimin e funksioneve të ndryshme kulturore, sociale, dhe akomoduese, të cilat krijojnë një ekosistem të integruar shërbimesh dhe aktivitetesh.
    Ky nivel është konceptuar për të qenë një qendër dinamike që mbështet krijimtarinë, kulturën dhe ndërveprimin social, duke kombinuar hapësira të brendshme dhe të jashtme të menduara me kujdes. Funksionaliteti i objektit qeveritar: Vila qeveritare do të ruajë identitetin e saj historik, ndërsa transformohet për të përmbushur funksione bashkëkohore.
    Ky objekt do të shërbejë si një pikë referimi dhe një komponent kryesor për ndërthurjen e traditës me modernitetin. Një restorant i vendosur në një mjedis të natyralizuar, i cili ofron përvoja kulinare të lidhura me traditën dhe produktet lokale. Ky hapësirë do të jetë një atraksion i veçantë për vizitorët dhe një pikë takimi për artistët, studentët dhe komunitetin.
    Hoteli: Në këtë zonë do të ndërtohet një strukturë akomoduese me konceptin e apart-hotelit, e cila do të funksionojë si rezidencë për artistët, nomadët digjitalë, studentët dhe turistët. Hapësirat e saj do të jenë të disponueshme gjatë gjithë vitit dhe do të përfshijnë zona të veçanta për aktivitete dhe shërbime outdoor, duke mundësuar relaksim dhe frymëzim kreativ në një ambient unik. Në tërësi, ky nivel përfaqëson zemrën sociale dhe kulturore të projektit, duke krijuar një hapësirë të shumëdimensionale që promovon artin, edukimin dhe përvojat kolektive.

    Niveli 3 shkolla, hapësirë për evente
    “Në Nivelin 3 të projektit, fokusi kryesor është krijimi i një hapësire multifunksionale që i shërben njëkohësisht komunitetit, arsimit dhe aktiviteteve kulturore. Ky nivel është konceptuar për të përmbushur nevojat praktike të komunitetit, duke integruar një infrastrukturë të avancuar dhe elemente të qëndrueshme në dizajn. Funksionaliteti i shkollës 9-vjeçare si institucion arsimor: Në këtë nivel, shkolla 9-vjeçare do të funksionojë si një institucion arsimor i mirëfilltë, me hapësira të pajisura për zhvillimin e procesit mësimor në përputhje me standardet bashkëkohore.
    Shkolla do të ofrojë mjedise moderne dhe të përshtatura për mësimdhënie, duke përfshirë klasa, laboratorë dhe zona për aktivitete jashtëshkollore. Krijimi i një hapësire komunitare për nxënësit e shkollës: Për nxënësit do të krijohet një zonë komunitare që promovon ndërveprimin dhe aktivitetet jashtë mësimit, si klube, projekte kreative dhe lojëra edukative. Kjo hapësirë do të jetë e disponueshme për zhvillimin personal dhe shoqëror të fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe frymëzues. Funksionaliteti i parkimit nëntokësor: Një parkim nëntokësor do të ofrojë lehtësi për stafin e shkollës, prindërit dhe vizitorët.
    Kjo infrastrukturë do të ndihmojë në reduktimin e trafikut në sipërfaqet e jashtme, duke çliruar më shumë hapësira për aktivitete rekreative dhe arsimore. Përdorimi i i shufrave të aluminit në formë vertikale dhe formimin e një gridi për krijimin e një strukture të përshtatshme në mbështetje të gjelbërimit vertikal.
    Forma e propozuar do të krijoje efektin vizual të kompozimit natyral të shkëmbinjve. Gjelbërimi vertikal me bimësi kacavjerrëse i propozuar është i përshtatur sipas kahut të drejtimit të objektit me varietetin përkatës.
    Hapësirë për artistët: Një zonë e dedikuar për artistët do të integrohet në këtë nivel, duke ofruar studio krijimi dhe ambiente pune që mbështesin artin dhe frymëzimin. Kjo hapësirë do të inkurajojë bashkëpunimin mes artistëve dhe nxënësve, duke sjellë kulturën më pranë komunitetit.
    Hapësirë për evente promovuese: Një zonë multifunksionale është dizajnuar për të pritur evente të ndryshme promovuese, si ekspozita, konferenca dhe aktivitete komunitare. Kjo hapësirë do të funksionojë si një pikë takimi për njerëzit e interesuar në kulturë, edukim dhe zhvillim komunitar” thuhet në raportin teknik.