Tag: nivel

  • Ribery: Bayern duhet të mësojë nga PSG

    Ribery: Bayern duhet të mësojë nga PSG

    Franck Ribery mendon se Bayern Munich dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por se gjermanët duhet të mësojnë disa gjëra nga parisienët.

    Sipas tij dallimi mes skuadrave është se PSG luan e bashkuar, diçka që sipas tij mungon në organikën e klubit gjerman.
    “Mendoj se skuadrat janë në të njëjtin nivel, por me një diferencë fare të vogël. PSG ka qenë skuadra më e mirë e gjithë sezonit dhe është treguar efikase në momentet më vendimtare të vitit”.

    Luis Enrique ka bërë një punë të shkëlqyer, sepse i ka bërë lojtarët të luajnë për njëri-tjetrin. Janë një trup i vetëm.
    PSG thjesht po tregon më shumë qëndrueshmëri. Bayern duhet të tregojë më shumë shpirt skuadre në të gjitha ndeshjet. Ajo që i mungon është se këtë e tregon për disa minuta, por jo për gjithë lojën”. – tha ai.

  • 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

    9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.
    Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.
    Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.
    Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.
    Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.
    Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu.
    Sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.
    I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.

  • 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit! Nivel i lartë rreziku në: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier

    9 vatra zjarri në 24 orët e fundit! Nivel i lartë rreziku në: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në vend. Sipas raportimeve të gjitha vatrat janë neutralizuar, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse. Ministria e Mbrojtjes njofton se rreziku më i lartë për tu përfshirë nga zjarret janë qarqet e Lezhës, Durrësit, Fierit e Tiranës. 
    NJOFTIMI:
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.
    Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.
    Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.
    Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu. Sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.
    I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.
    Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë çdo rast pranë institucioneve përkatëse në kohë reale./ZËRI

  • Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

    Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.
    Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.

    Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.
    Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu.Sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.
    I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.
    Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë çdo rast pranë institucioneve përkatëse në kohë reale.

  • Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

    Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

    Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.
    Të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.

    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura
    Në kuadër të përballimit të situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.
    I gjithë mekanizimi i Mbrojtes Civile në nivel vendor dhe qendror mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të situatës.
    Gjithashtu, mengjesin e sotëm u raportuan dy lëkundje tërmeti: e para me magnitudë 3.9 të shkallës rihter, me thellësi 15 KM dhe epiqendër në Fushë Krujë, Durrës dhe e dyta me magnitudë 3.8, thellësi 15 KM, me epiqendër në Zall Herr, Tiranë. Nuk ka dëme në njerëz apo ndërtesa.
    Për ditën e sotme, bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave parashikohen reshje shiu lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë.
    Ndërsa sa i përket zjarreve pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier, nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.
    Ftojmë qytetarët të jenë të kujdesshëm në këto ditë me temperatura të larta dhe të raportojnë në kohë reale pranë institucioneve vendore.

  • Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes bën njoftimin zyrtar, ja në cilin qytet pritet nivel rrezikshmërie

    Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes bën njoftimin zyrtar, ja në cilin qytet pritet nivel rrezikshmërie

    Falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale, të gjitha vatrat janë shuar pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Në 24 orët e fundit, Shqipëria është përballur me 18 vatra zjarri në të paktën 12 bashki të vendit, duke përfshirë Vlorën, Sarandën, Ksamilin, Delvinën, Vau i Dejësin, Malësinë e Madhe, Tiranën, Kavajën, Beratin, Kuçovën, Skraparin dhe Elbasanin.
    Megjithatë, flakët kanë përfshirë rreth 35.9 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 efektivë, 35 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Në jug të vendit, Forca Ajrore ka shtuar mbikëqyrjen ajrore me dronë, duke ofruar vëzhgim të vazhdueshëm ditor dhe nate mbi zonat më të rrezikuara.
    Mbrojtja Civile ka deklaruar se mbetet e angazhuar në monitorimin dhe përballimin e çdo situate emergjente në nivel vendor dhe qendror. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm u regjistruan edhe dy lëkundje tërmeti: një me magnitudë 3.9 Rihter në Fushë-Krujë me thellësi 15 km, dhe një tjetër me magnitudë 3.8 në Zall-Herr, Tiranë. Nuk raportohet për dëme në njerëz apo objekte.
    Për ditën e sotme, IGJEUM parashikon reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë, ndërsa për rrezikun nga zjarret, qarku Fier klasifikohet me nivel “të lartë”, ndërsa qarqet e tjerë me “rrezik të moderuar”.
    Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë menjëherë çdo vënie në rrezik pranë institucioneve vendore.

  • Tetë vatra gjatë 24 orëve, Emergjencat Civile: Sot pritet nivel rrezik “i lartë” për zjarre në Fier

    Tetë vatra gjatë 24 orëve, Emergjencat Civile: Sot pritet nivel rrezik “i lartë” për zjarre në Fier

    Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.

  • Ministria e Mbrojtjes: U shuan 8 vatra zjarri në vend, rrezik i lartë në Fier

    Ministria e Mbrojtjes: U shuan 8 vatra zjarri në vend, rrezik i lartë në Fier

    Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një bilanc të situatës së zjarreve në vendin tonë.
    Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.

    Më tej, Ministria e Mbrojtjes thekson se ditën e sotme pritet një nivel rreziku i lartë për zjarret në qarkun Fier.

    “Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese.
    Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.
    Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa  pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

  • Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 8 vatra në 24 orë

    Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 8 vatra në 24 orë

    Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese.

    Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.
    Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.

  • Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 6 miliardë euro, specialistët paralajmërojnë krizë

     

    Kosova ka përfunduar vitin 2024 me një tjetër bilanc negativ: deficiti tregtar është rritur për 7.4% krahasuar me vitin paraprak, duke arritur vlerën e rreth 6 miliardë eurove, raporton Ekonomia Online.

    Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) flasin për një thellim të mëtejmë të hendekut mes importit dhe eksportit, ndërsa ekonomistët tërheqin vërejtjen për pasoja serioze nëse qeveria nuk ndryshon kursin ekonomik.

    Profesori universitar i ekonomisë, Medain Hashani, në intervistë për Ekonomia Online, e sheh situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të mungesës së mbështetjes për prodhuesit vendorë dhe tërheqjes së dobët të investimeve të huaja.

    Ai i cilëson politikat ekonomike të qeverisë si të dëmshme për zhvillimin afatgjatë të vendit, duke theksuar se mungesa e një strategjie të qartë për industrinë prodhuese dhe dështimi për të ndërtuar një ambient konkurrues për bizneset vendore ka sjellë Kosovën në këtë gjendje alarmuese.

    ‘Arsyet e deficitit tregtar janë për shkak të rritjes enorme të importit në nivel vendi, për shkak që ne në ekonominë e Kosovës kemi një bilanc tregtar tejet negativ qysh nga fillimi, mirëpo bilanci tregtar negativ në vitin 2024 ka qenë rreth 6 miliardë euro dhe ky 6 miliard ka ardhur për shkak të mossubvencionimit të bizneseve prodhuese nga ana e Qeverisë së Kosovës, moskrijimit të një klime për investime të huaja. Ne në nivel të vendit duhet të orientohemi që të tërheqim investitorë të huaj, të rrisim prodhimin dhe produktet, të cilat janë importuar në nivel të përgjithshëm të zëvendësohen me produktet vendore. Kjo është një politikë mjaft e gabuar që e ka aplikuar Qeveria e Kosovës dhe mungesa e subvencionimit të ndërmarrjeve prodhuese ka shkaktuar një nivel të lartë të importit. Gjithashtu në aspektin financiar kemi rritje edhe të çmimeve në nivel të përgjithshëm global dhe kjo ka ndikuar mjaft shumë që të kemi një deficit të lartë tregtar dhe ky deficit është duke vazhduar edhe në vitin 2025. Këto janë disa nga faktorët që kanë ndikuar që të kemi një bilanc tregtar negativ’, tha ai.

    Hashani mendon se mungesa e prodhimit vendor dhe dobësimi i kapaciteteve eksportuese kanë krijuar një spirale të rrezikshme ekonomike. Ai vë në dukje se eksportet drejt Shteteve të Bashkuara kanë rënë ndjeshëm.

    ‘Kemi pasur eksportues edhe më herët, të cilët nëse e marrim vetëm pjesën e eksportit me SHBA-në kemi pasur eksportues që ka eksportuar në SHBA dhe nga mbi, siç ka qenë diku, rreth 200 milionë. Eksporti në SHBA tani është rreth 20 milionë. Kjo tregon që përpos që nuk është subvencionuar asnjë ndërmarrje prodhuese, është penguar në zhvillimin e produktit në Kosovë dhe të rritet eksporti. Pra një qeveri, e cila nuk ka një plan-program të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit, krijohet një situatë e tillë, sepse nëse ti nuk ke prodhim dhe eksport, i cili është bërë më herët, jo që është përkrahur, por është penguar dhe ka ndikuar që të kemi një nivel mjaft të ulët të eksportit, siç është rreth 14.8 për qind në raport me importin që ka pjesëmarrje më të lartë sesa eksporti. Këto janë disa nga faktorët që e kanë penguar zhvillimin’, tha ai.

    Situata, sipas Hashanit, është përkeqësuar edhe më shumë pas liberalizimit të tregut të energjisë, që ka filluar nga 1 qershori i këtij viti. Kostoja e lartë e energjisë, sipas tij, ka bërë që ndërmarrjet prodhuese të frenojnë aktivitetin.

    ‘Tani jemi në një situatë të re ekonomike, kur nga 1 qershori ka filluar edhe liberalizimi i tregut të energjisë dhe këto ndërmarrje prodhuese, të cilat bëjnë pjesë në 14.8 përqindëshin, të cilët kanë eksportuar, sipas informatave nga odat ekonomike të Kosovës, që përfaqësojnë këto biznese prodhuese, ato vetëm e kanë stagnuar prodhimin për shkak të kostos së lartë të energjisë. Pritet që gjatë vitit 2025 nëse nuk ndërmerret ndonjë hap nga ana e qeverisë për eliminimin e kësaj barriere që e ka shkaktuar të kemi edhe rritje të papunësisë për shkak të mosfunksionimit të prodhimit në Kosovë’, tha për EO, Hashani.