Tag: nivel

  • Çmimi i arit rritet në nivel rekord, ndërsa bankat qendrore kalojnë nga dollari në lingotë

    Çmimi i arit rritet në nivel rekord, ndërsa bankat qendrore kalojnë nga dollari në lingotë

    Çmimi i arit ka arritur një nivel historik prej 3,508.50 dollarësh (3,015.08 euro) për ons të martën, duke sinjalizuar një rënie të besimit në dollarin amerikan dhe rritje të presionit mbi Rezervën Federale të SHBA-së. Rritja u nxitur nga pritjet për uljen e normave të interesit dhe pasiguria e lartë në tregjet globale, ndërkohë që investitorët po kërkojnë strehim të sigurt tek metali i çmuar.

    Bankat qendrore nga Azia në Lindjen e Mesme po përshpejtojnë blerjet e arit për vitin e katërt radhazi, duke forcuar prirjen globale të de-dollarizimit. Një anketë e Këshillit Botëror të Arit zbuloi se 95% e bankave qendrore parashikojnë të shtojnë zotërimet e tyre të arit brenda 12 muajve, ndërsa shumica synojnë të reduktojnë rezervat në dollarë.

    Kina, një nga blerësit më të mëdhenj, ka regjistruar muajin e nëntë radhazi të akumulimit të arit, në një kohë kur negociatat tregtare me SHBA-në mbeten të tensionuara. Ekspertët theksojnë se ky zhvillim nënvizon humbjen graduale të dollarit si “standardi i arit” i ekonomisë botërore.

    Rritja e fortë e çmimeve sjell kujtime nga epoka e Bretton Woods, kur dollari ishte i lidhur me arin në një normë fikse prej 35 dollarësh për ons, përpara se SHBA të braktiste këtë sistem në vitin 1971. Sot, me çmimin që ka kaluar kufirin simbolik prej 3,500 dollarësh, ari po tregon qartë se besimi global po zhvendoset nga dollari drejt rezervave alternative.

    Ky zhvillim shihet si një paralajmërim i fortë për ekonominë amerikane dhe një sinjal se politikat fiskale dhe tregtare të administratës së presidentit Donald Trump po rrisin ndjeshëm presionin mbi stabilitetin monetar global.

  • Ku renditet Shqipëria? – Publikohet LISTA me 163 vendet më paqësore në botë!

    Ku renditet Shqipëria? – Publikohet LISTA me 163 vendet më paqësore në botë!

    foto ilustruese

    TIRANË- Islanda është përsëri kombi më paqësor në botë, e ndjekur nga Zelanda e Re, Irlanda dhe Danimarka. Ajo ka ruajtur vendin e saj si një vend me një nivel të vogël të dhunës në nivel global dhe që nga viti 2008, ka qenë numri një çdo vit.
    Organizata ndërkombëtare e ekspertëve, Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar Indeksin Global të Paqes (GPI) të këtij viti. Por këtë vit, lista vjen me një ndryshim. Për herë të parë, është emëruar vendi më pak paqësor në botë në këtë raport.
    Bëhet fjalë për renditjen e 163 vendeve, e cila u bë në bazë të të dhënave mbi gjendjen e paqes në secilin prej 163 vendeve, mbi ekonominë e tyre dhe mbi mënyrën se si (nuk) po zhvillohen shoqëritë paqësore.
    U konstatua se këtë vit rënia e këtij indeksi vazhdoi në nivel global. Arsyeja për këtë është se konfliktet e mëdha janë në nivelin e tyre më të lartë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
    Përveç kësaj, siç është konstatuar, gjithnjë e më shumë shtete po militarizohen për shkak të tensioneve gjeopolitike në rritje, prishjes së aleancave tradicionale dhe pasigurisë ekonomike në rritje.
    ‘Aktualisht ka 59 konflikte aktive, më shumë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe tre më shumë se vitin e kaluar. Zgjidhja e konflikteve është në nivelin më të ulët në 50 vitet e fundit. Numri i konflikteve që përfunduan me një fitore të qartë ka rënë nga 49% në vitet 1970 në 9% në dekadën e dytë të shekullit të 21-të. Përveç kësaj, numri i konflikteve që përfunduan me marrëveshje paqeje ishte 23% në vitet 1970, ndërsa në dekadën e dytë të shekullit të 21-të ishin 4%’, tregoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe me seli në Sidnej.
    Po ashtu, u vu re se konfliktet po ndërkombëtarizohen gjithnjë e më shumë, duke e bërë zgjidhjen e tyre më të vështirë. Konkretisht, 78 vende janë të përfshira në konflikte përtej kufijve të tyre. E gjithë kjo ka rezultuar në përkeqësimin e nivelit global të paqes me rreth 0.36%, që është rënia e 13-të e nivelit të paqes në 17 vitet e fundit.
    Sipas GPI-së, Islanda është ende vendi më paqësor në botë, ajo është renditur e para që nga viti 2008. Ndër dhjetë vendet e para janë edhe Irlanda, Zelanda e Re, Austria, Zvicra, Singapori, Portugalia, Danimarka, Sllovenia dhe Finlanda.
    Shqipëria renditet e 52-ta ndërsa Kosova e 63-ta. Ndërsa Rusia është në fund të listës, në vendin e 163-të./ZËRI

    640 0 2png 1756582561

    640 0 1png 1756582568

  • Rama: Vala e lëvizjeve do kalojë në nivel tjetër!

    Rama: Vala e lëvizjeve do kalojë në nivel tjetër!

    Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetin social Facebook, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake.
    “Asht siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qyteteve të mëdha ku ka nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, do të ketë shtrirje të kësaj vale në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policite bashkiake dhe strukturat e planifikimit dhe zhvillimit urban.
    Por do të jetë teknologjia që do të vendoset në qendër. Tanimë e kemi të ngritur thuajse plotësisht të gjithë bazën e të gjithë vizuale mbi territorin e qyteteve të mëdha që janë afektohen nga ndërtimet e paligjshme”, u shpreh Rama.

  • Situata me zjarret në vend/ Nivel i lartë rreziku në Fier, një vatër aktive në Skrapar! Qindra hektarë pyje të shkrumbuara në Klos, Mat, Dibër e Bulqizë

    Situata me zjarret në vend/ Nivel i lartë rreziku në Fier, një vatër aktive në Skrapar! Qindra hektarë pyje të shkrumbuara në Klos, Mat, Dibër e Bulqizë

    Reshjet e shiut, që përfshinë pjesën më të madhe të vendin ndikuan në shuarjen e zjarreve, ndërkohë që mbetet aktive një vatër në fshatin Spatharë të Skraparit.

    Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve në pyjet që u dogjën nga flakët.
    Nga zjarri në fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit në Klos, u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.
    Në fshatin Zall Gjoçaj në Mat, u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah. Në fshatin Gurë-Lurë në Dibër, u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.
    Në vendin e quajtur “Qafa e Buallit” në Bulqizë, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.
    Ndërkohë, në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera. Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku i lartë në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i moderuar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku i ulët.

    Top Channel

  • De Bruyne: Kam gjetur nivel të lartë te Napoli, ja ku ndryshojnë Guardiola dhe Conte

    De Bruyne: Kam gjetur nivel të lartë te Napoli, ja ku ndryshojnë Guardiola dhe Conte

    Napoli tashmë është e çmendur pas Kevin De Bruyne. Mesfushori belg, që sapo ka mbërritur në qytet, ka bërë debutimin e tij me fanellën e kaltër (45 minuta në miqësoren e humbur 2-0 ndaj Arezzos) dhe ka ndier menjëherë ngrohtësinë e tifozëve napolitanë.
    “Ndjehem mirë, sigurisht që jam këtu vetëm prej 10 ditësh dhe po punojmë shumë. Niveli është i lartë, por dua ta njoh më mirë skuadrën, shokët dhe trajnerin. Këtë do ta bëj gjatë javëve në vijim”, – ishin fjalët e para të ish-yllit të Manchester City për “Sky Sport” nga grumbullimi në Dimaro.
    De Bruyne foli edhe për presionin dhe mbështetjen e tifozëve: “Presioni nuk është i lehtë, por duhet pranuar. Kur ke tifozë si ata të Napolit, të shtyjnë të japësh më shumë. Në këtë nivel, secili duhet të marrë përgjegjësinë e vet dhe të përgatitet sa më mirë për muajin e ardhshëm. Kjo është ajo që po bëjmë. Po punojmë shumë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
    Më pas, belgu foli për ndryshimet mes Pep Guardiolës dhe Antonio Contes: “Guardiola ka ndoshta një stil më ofensiv, ndërsa Conte priret të jetë pak më mbrojtës, por është e vështirë ta them tani, pasi kemi vetëm 10 ditë që punojmë së bashku. Me Pep kam punuar 9 vite, e njoh mirë, me gjithë stilin e tij të lojës. Këtu do të ketë taktika pak më ndryshe, por kjo është normale. Kam gjithë kohën për ta njohur trajnerin dhe mënyrën e tij të punës, por ky ndoshta është ndryshimi kryesor”.
    Në fund, De Bruyne komentoi edhe përgatitjet para sezonit: “Nuk jam shumë i shqetësuar, për mua më e rëndësishme është ta njoh më mirë skuadrën. Sigurisht që duam të fitojmë, ndaj Arezzos mund të kishim fituar lehtësisht, por nuk arritëm të shënonim. Tani do të përpiqemi të bëjmë më mirë”.

  • Brukseli i jep shuplakën e fortë Edi Ramës, ja si shkarkimet masive të kryeministrit në bashkitë e vendit rrezikojnë…

    Brukseli i jep shuplakën e fortë Edi Ramës, ja si shkarkimet masive të kryeministrit në bashkitë e vendit rrezikojnë…

    Bashkimi Europian i ka dhënë një goditje të fortë Edi Ramës, lidhur me shkarkimet masive që ka nisur në bashkitë e vendit. Kjo lëvizje, e konsideruar nga qeveria si “pastrim strukturash dhe rritje e efikasitetit administrativ”, është pritur me shqetësim të madh në Bruksel, duke vënë në pikëpyetje respektimin e autonomisë vendore në Shqipëri. Në një reagim për “Top News”, përfaqësues të BE-së theksojnë se pushteti vendor është një nga shtyllat kryesore të integrimit europian, pasi është përgjegjës për zbatimin e një pjese të konsiderueshme të standardeve të BE-së.
    Reagimi i plotë i BE
    “BE-ja po ndjek nga afër zhvillimet më të fundit në fushën e administratës vendore në Shqipëri. Autoritetet vendore luajnë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE, duke qenë se ato janë përgjegjëse për zbatimin e një pjese domethënëse të acquis-ve të BE-së që kërkon qeverisje të efektshme në nivele të ndryshme. · Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, e miratuar nga Këshilli i Evropës dhe e ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2000, përcakton standardet për ruajtjen e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të autoriteteve vendore. Kjo Kartë është pasqyruar edhe në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore të vitit 2015. · Siç theksohet edhe në raportin e Komisionit për Shqipërinë për vitin 2024, ndarja e përgjegjësive ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore vijon të jetë fushë me shqetësim, dhe në të cilën ka nevojë për përsosje të kuadrit ligjor lidhur me funksionet e njësive të vetëqeverisjes vendore.
    Këtyre organeve vijojnë t’ju mungojnë burimet financiare dhe kapacitetet administrative të mjaftueshme dhe të qëndrueshme, dhe autonomia e tyre vijon të jetë e rrezikuar. Ofrimi i shërbimeve publike cilësore në nivel vendor vijon të jetë i kufizuar. Efikasiteti, transparenca dhe llgaridhënia e menaxhimit të burimeve njerëzore duhet përmirësuar. · Në këtë kontekst, ne kemi dhe do të vijojmë të mbështesim reformat kyçe për qeverisjen në nivel vendor, përfshirë punën lidhur me konsultimin publik, planifikimin e integritetit dhe kompetencat e qarta të qeverisjes vendore, ndërkohë që rrisim mbështetjen e saj lidhur me zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bashkiake dhe zhvillimin rajonal, përmes granteve për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Të gjitha këto ndërmerren në kontekstin më të gjerë të mbështetjes me qëllim që bashkitë të përmbushin detyrat e tyre në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE”, thuhet në reagim.  Në këtë kontekst, BE ka paralajmëruar që çdo veprim që dëmton autonominë e pushtetit vendor dhe minon ndarjen e qartë të pushtetit mund të çojë në një ngadalësim të procesit të integrimit dhe madje në bllokimin e negociatave për anëtarësim.
    Kushtet
    Në procesin e anëtarësimit, Shqipëria duhet të respektojë disa kushte për të siguruar decentralizimin dhe autonominë e pushtetit vendor. Këto përfshijnë: Përmirësimi i ndarjes së kompetencave: BE kërkon që ndarja e përgjegjësive ndërmjet autoriteteve vendore dhe atyre qendrore të jetë e qartë dhe e ndarë, që të mos ketë dyshime për kompetencat e secilit nivel. Autonomia financiare dhe administrative: Pushteti vendor duhet të ketë burimet dhe kapacitetet e nevojshme për të funksionuar pa presion të jashtëm nga autoritetet qendrore. Përmirësimi i shërbimeve publike në nivel vendor: Për të plotësuar kushtet e BE-së, Shqipëria duhet të sigurojë që shërbimet publike të ofrohen në mënyrë efektive dhe transparente në nivel lokal. Rama me shkarkimet dhe ndërhyrjet publike së fundmi sapo kaloi në hapa pas të kushteve që kërkon BE.

  • “Administrata ka nevojë për ‘rifreskim'”, Krashi e thotë hapur: Ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë!

    “Administrata ka nevojë për ‘rifreskim’”, Krashi e thotë hapur: Ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë!

    Lavdërim Krashi

    TIRANË- Deputeti socialist, Lavdërim Krashi, komentoi zhvillimet e fundit sa i përket riorganizimit që ka nisur në bashkitë e vendit, duke theksuar nevojën për riqasje pasi sipas tij, ka nënpunës që janë abuzues. I ftuar në MCN, Krashi vuri në dukje se mbivendosja e autoritetit, është një e metë e madhe nëpër administratat publike. Duke theksuar rëndësinë e shërbimeve që duhet t’u jepen qytetarëve, Krashi pohon faktin se ekzistojnë shërbëtorë publikë që janë abuzues.
    Riorganizimi i adminsitratës publike në nivel lokal dhe qendror është i domosdoshëm sipas tij, pasi nuk fuksionojnë ashtu siç duhet, dhe kjo ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
    “Për mua është tepër e rëndësishme mënyra si do funksionojë administrata publike në tërësi. Rreth 70-80 për qind është administratë publike në nivel lokal. 62 mijë janë të punësuar në autoritete lokale në bashki, ndërkohë që ke institucione kombëtare që veprojnë. Është një handikap shqiptar, një e metë e madhe, që ka mbivendosje të autoritetit. Sepse bashkitë janë të zhveshura nga përgjegjësitë. Flasim për zjarret, ka mbivendosje. Ka ekip në nivel bashkiak, rajonal, dhe në nivel kombëtar.
    Kjo është recetë për dështim të garantuar. Bashkitë duhet të kenë rolin primar, rolin kryesor. Është shumë e rëndësishme shërbimet që u jepen qytetarëve. A ka nevojë për rirorganizim, ristrukturim, riqasje, ripërqasje? Patjetër që ka. Jemi dëshmitarë që përveç faktit që kemi individë në administratë, korrekt, me integritet, me vizion, profesionistë, në të njëjtën kohë kemi shumë shërbëtorë publikë që janë abuzues publik. Unë jam një nga kritikët kryesor të administratës publike.
    Në të çdo raport ndërkombëtar janë dy element kryesor: Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në administratën publike. Administrata publike në nivel lokal dhe qendror s’funksion ashtu siç duhet të funksionojë. Bashkitë afishojnë vende pune pa pikë kriteri, thirrje pa lidhje”, tha ai.
    Referuar aksionit të fundit për lirimin e hapësirave publike, Krashi e quajti një ndërhyrje të nevojshme. Ndërkohë, duke iu rikthyer edhe një herë administratave, Krashi nuk kurseu komentet teksa u shpreh se në administratë ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë dhe punonjës me makina 200 mijë euroshe dhe miliarderë. Sipas Krashit, punonjësit e adminsitratës e shohin rezultojnë milionerë, ndërkohë që sektori publik nuk është për të arritur të mira materiale. 
    “S’kemi nevojë për ministër Shteti për Pushtetin lokal për të kuptuar zaptimin e trotuareve. A është ndërhyrja me vonesë? A është ashtu siç duhet bërë? Këto mund të diskutohen. Por që ka nevojë për ndërhyrje, këtë s’e luan topi. Shqipëria pa adresuar këto gjëra ta harrojë BE-në dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Unë mendoj që s’ka nevojë për 61 bashki. Numri i bashkive duhet të jetë ndoshta 12, apo 4. Çfarë ekonomie zhvillon Pusteci apo Klosi?! Panelet që do intervistojnë njerëz për të punuar në bashki s’duhet të jenë politikë.
    Në BE shkohet me metoda europiane. Këtu ka drejtorë dhe punonjës që s’dinë të shkruajnë, s’e di për të lexuar. Si mundet ti me rrogë 2 milionë të kesh makinë 200 mijë euro dhe i ndërron kostumet përditë. Ku i gjen lekët? S’është sektori publik për të arritur të mira materiale, është sektori privat. Punonjës administrate që rezultojnë milionerë dhe miliarderë, me hotele në bregdet”, tha ai./ZËRI

  • “Me këtë administratë s’shkohet në BE”, deputeti socialist: Ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë, por janë miliarderë

    “Me këtë administratë s’shkohet në BE”, deputeti socialist: Ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë, por janë miliarderë

    Deputeti i PS, Lavdërim Krashi, thotë se është e metë e madhe e Shqipërisë mbivendosja e autoriteteve. Ai theksoi se bashkitë duhet të kenë rol primar, për situata emergjence si zjarret. Krashi tha se ka nevojë për riorganizim dhe riqasje sa i përket administratës, pasi ka shumë nëpunës që janë abuzues.
    “Për mua është tepër e rëndësishme mënyra si do funksionojë administrata publike në tërësi. Rreth 70-80 për qind është administratë publike në nivel lokal. 62 mijë janë të punësuar në autoritete lokale në bashki, ndërkohë që ke institucione kombëtare që veprojnë. Është një handikap shqiptar, një e metë e madhe, që ka mbivendosje të autoritetit. Sepse bashkitë janë të zhveshura nga përgjegjësitë. Flasim për zjarret, ka mbivendosje. Ka ekip në nivel bashkiak, rajonal, dhe në nivel kombëtar.
    Kjo është recetë për dështim të garantuar. Bashkitë duhet të kenë rolin primar, rolin kryesor. Është shumë e rëndësishme shërbimet që u jepen qytetarëve. A ka nevojë për rirorganizim, ristrukturim, riqasje, ripërqasje? Patjetër që ka. Jemi dëshmitarë që përveç faktit që kemi individë në administratë, korrekt, me integritet, me vizion, profesionistë, në të njëjtën kohë kemi shumë shërbëtorë publikë që janë abuzues publik. Unë jam një nga kritikët kryesor të administratës publike.
    Në të çdo raport ndërkombëtar janë dy element kryesor: Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në administratën publike. Administrata publike në nivel lokal dhe qendror s’funksion ashtu siç duhet të funksionojë. Bashkitë afishojnë vende pune pa pikë kriteri, thirrje pa lidhje”, tha ai për MCN.
    Ndër të tjera Krashi u shpreh se në administratë ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë dhe punonjës me makina 200 mijë euroshe dhe miliarderë. Ai theksoi se sektori publik nuk është për të arritur të mira materiale.
    “S’kemi nevojë për ministër Shteti për Pushtetin lokal për të kuptuar zaptimin e trotuareve. A është ndërhyrja me vonesë? A është ashtu siç duhet bërë? Këto mund të diskutohen. Por që ka nevojë për ndërhyrje, këtë s’e luan topi. Shqipëria pa adresuar këto gjëra ta harrojë BE-në dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Unë mendoj që s’ka nevojë për 61 bashki. Numri i bashkive duhet të jetë ndoshta 12, apo 4. Çfarë ekonomie zhvillon Pusteci apo Klosi?! Panelet që do intervistojnë njerëz për të punuar në bashki s’duhet të jenë politikë.
    Në BE shkohet me metoda europiane. Këtu ka drejtorë dhe punonjës që s’dinë të shkruajnë, s’e di për të lexuar. Si mundet ti me rrogë 2 milionë të kesh makinë 200 mijë euro dhe i ndërron kostumet përditë. Ku i gjen lekët? S’është sektori publik për të arritur të mira materiale, është sektori privat. Punonjës administrate që rezultojnë milionerë dhe miliarderë, me hotele në bregdet”, tha ai.

  • “Me satelitët do mbrojmë territorin nga ndërtimet pa leje”, Rama harron milionat dhe i kthehet dronëve

    “Me satelitët do mbrojmë territorin nga ndërtimet pa leje”, Rama harron milionat dhe i kthehet dronëve

    Teksa para disa vitesh zotehej se investimi prej 6 mln dollarësh për satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të mbronte territorin nga ndërtimet e paligjshme, Edi Rama deklaroi sot se do të përdoret një tjetër teknologji për mbrojtjen e territorit.
    Rama tha se kontrollet në terren nuk janë thjesht një çështje inspektimesh por një punë për vendosjen në një tjetër nivel të kontrollit të territorit përmes teknologjisë
    Më tej kryeministri theksoi se qeveria është në proces të nisë monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do të ndiqet çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve.
    “Ka nevojë për riorganizim të mëtejshëm e kam thënë prej kohësh, nuk është thjesht çështje inspektimesh po vendosje në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi shumë afër dhe në këtë aspekt, kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut.
    Pjesë e këtij plani dhe monitorimi i shkollave. Jemi në proces të nisim edhe monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do ndjekim çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve.
    Kjo do na çojë komplet në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim.
    Nuk është një proces që nuk merr parasysh se këtu duhet të krijojmë harmoni për bashkëjetesë mes atyre që plot të drejtë kanë të drejtë të kalojnë në hapësirat dhe të qëndruar lirisht në hapësira komunitare dhe atyre që bëjnë një biznes të vogël në këto hapësira.”, tha Rama

  • Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

    Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

    Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump.

    Bitcoin arriti një rekord të ri prej 121,352 dollarësh, duke shënuar një rritje prej 1.9%.

    Një moment historik ky për kriptomonedhën më të madhe në botë,

    Edhe monedhat e tjera Ehereum (+1.8%), Binance (+1%), Dogecoin (+4.2%) dhe Cardano (+2.4%) shënuan gjithashtu rritje.

    Duke filluar nga e hëna, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të debatojë një sërë projektligjesh për t’i siguruar industrisë së aseteve digjitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohësh.