Tag: nivel

  • Ministri Salla: ISUV, garant i sigurisë ushqimore

    Ministri Salla: ISUV, garant i sigurisë ushqimore

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), ku janë riakredituar dhe zgjeruar kapacitetet analitike të institutit sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017.Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me punën e përditshme të specialistëve dhe stafit teknik që garantojnë sigurinë e zinxhirit ushqimor, “nga ferma në tryezën e çdo familjeje shqiptare”.Nga vetëm 6 analiza të akredituara në vitin 2013, sot ISUV numëron 1,945 teste të certifikuara, të vlefshme deri në vitin 2029. Mes tyre përfshihen edhe 12 analiza të reja për substanca të ndjeshme, si Tetraciklinat në mjaltë dhe Nitrofuranet në qumësht, duke e vendosur Shqipërinë në të njëjtin nivel kontrolli me vendet e BE-së për sigurinë ushqimore.“Ky transformim është rezultat i profesionalizmit të burimeve njerëzore, investimeve të qëndrueshme në kapacitetet laboratorike dhe mbështetjes së politikave tona zhvillimore. Sigurojmë cilësi për konsumatorin, besim për fermerin dhe besueshmëri për produktet shqiptare në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi ministri Salla.Një rol të rëndësishëm në këtë arritje luan bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ku veçohet projekti i Bankës Botërore, që mbështet fuqizimin e ISUV-it përmes investimeve në 7 laboratorë rajonalë dhe 6 pika të inspektimit kufitar (PIK), duke forcuar më tej rolin e ISUV-it si institucion referencë në nivel kombëtar për sigurinë ushqimore dhe shëndetin veterinar.Ministri Salla theksoi se përpjekjet në këtë drejtim janë pjesë e vizionit “Bujqësia 2030”, që synon ngritjen e standardeve kombëtare në një nivel të ri cilësie dhe besueshmërie, si dhe përmbushjen me seriozitet të detyrimeve të Kapitullit 12 për Sigurinë Ushqimore, në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘Nuk i iki betejave’, Lapaj i thotë ‘jo’ garës për Tiranën: S’është qëllimi im

    ‘Nuk i iki betejave’, Lapaj i thotë ‘jo’ garës për Tiranën: S’është qëllimi im

    Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adratik Lapaj foli sot lidhur me mundësinë e kandidimit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës.
    Në një intervistë televizive, Lapaj tha se nuk u ikën betejave, por synimi i tij nuk është përfshirja në politikën e nivelit lokal.
     “Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha. Jam njeri që nuk u iki betejave. Asnjëherë nuk i kam ikur. Mendoj që në politikë sa kohë ke sinqeritetin dhe lufton kundër sistemit nuk është e thënë që të marrësh rezultatin maksimal, por nuk duhet ndalur. Jam i gatshëm për çdo gjë që lidhet me parimet në politikë, por nuk shprehen dot për këtë se qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Për një arsye të thjeshtë që kam menduar se ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha”,-tha Lapaj.

  • A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj tregon nëse ka ambicie, mesazh edhe Endri Shabanit

    A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj tregon nëse ka ambicie, mesazh edhe Endri Shabanit

    “Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha”. Këtë përgjigje dha në Ditarin e Fundjavës me Indrit Marakun në A2 CNN, kreu i Shqipëria Bëhet, Adratik Lapaj kur u pyet nëse mund të jetë kandidati që do të sfidojë Edi Ramën për bashkinë e Tiranës.
    “Jam njeri që nuk i iki betejave. Asnjëherë nuk i kam ikur. Mendoj që në politikë sa kohë ke sinqeritetin dhe lufton kundër sistemit nuk është e thënë që të marrësh rezultatin maksimal, por nuk duhet ndalur. Jam i gatshëm për çdo gjë që lidhet me parimet në politikë por nuk shprehen dot për këtë se qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Për një arsye të thjeshtë që kam menduar se ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha”, tha Lapaj në A2 CNN.
    Lapaj thekson se për garën edhe në 5 bashkitë e tjera do të vendosë kryesia dhe kjo do të bëhet e ditur në ditët në vijim.
    “Një parti politike krijohet për të garuar. Nuk di të ta them sot se është proces që po e gjykojmë por në parim vota ime do të jetë për të garuar. Sikur një votë të marr, por ti për këtë je krijuar që një ditë merr një, një tjetër 10 mijë, do ecësh përpara. Unë këtë qëndrim kam por se çfarë vendoset kryesia do të njoftohet në vazhdim”.
    I pyetur nëse do të mbështesë Endri Shabanin i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar për Tiranën, Lapaj u përgjigj: “Referuar historinë tonë tradhtarët në rastin më të mirë çohen në ekzil, në politikë, nuk promovohet tradhtia është fenomen i shëmtuar që i bën dëm shoqërisë. Tradhtia e dëmton në thelb shoqërinë”.
    Por ndryshe nga Shabani, ai shprehet i hapur për bashkëpunim me Pano Sokon.
    “Jam i hapur për bashkëpunim me zotin Soko bashkë kemi bërë fushatë model dhe nuk kam qasje tjetër”.
    Lapaj foli edhe për takimet me simpatizantët në gjithë vendin. Pse ka zgjedhur që të vijojë betejën jashtë Kuvendit, si do ta bëjë opozitën në Parlament edhe pse nuk u zgjodh deputet.

  • Ibrahimaj: Nga janari paga minimale 500 euro

    Ibrahimaj: Nga janari paga minimale 500 euro

    Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.
    Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj.
    Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje.
    “Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në “E-ZONE” në Vizion Plus.
    Paralelisht është parashikuar që brenda katër viteve në vazhdim paga mesatare në shkallë vendi të arrijë në 1.000 euro, nga 830 euro që është aktualisht.
    Administrata publike do të vijë të ketë një rritje të mëtejshme të pagës, çka mendohet se gradualisht paga mesatare në shtet të arrijë në 1.200 euro në fund të mandatit./vizionplus.tv

  • Djokovic i dorëzuar: S’heq dorë nga një tjetër grand slam, por ata të dy luajnë në një nivel tjetër

    Djokovic i dorëzuar: S’heq dorë nga një tjetër grand slam, por ata të dy luajnë në një nivel tjetër

    Për Novak Djokovic duket se tashmë nuk ka më asnjë shans të fitojë ndonjë grand slam. Për të dytin vit me radhë, 4 turnetë më të mëdhenj të tenisit u ndanë mes italianit Jannik Sinner dhe spanjollit Carlos Alcaraz (nga dy secili).
    Udhëtimi i serbit, fitues i 24 grand slam në karrierë, po ndalet thuajse gjithnjë në gjysmëfinale, kur humbet ndaj njërit apo tjetrit. “Këta djem janë të fortë dhe luajnë në një nivel vërtet të lartë”, tha Novak Djokovic.
    “Jam i kënaqur me nivelin tim, për moshën time, por tani është një çështje fizike. Unë nuk heq dorë nga fitimi i një tjetër grand slam”, tha serbi, aktualisht numri 4 në botë.
    Ai ka objektiva të qarta për të ardhmen: “Do të vazhdoj të luftoj për të arritur një finale tjetër dhe për të fituar një titull tjetër, edhe nëse e di se kjo do të jetë një detyrë shumë e vështirë”.
    Lidhur me angazhimet e tij të ardhshme, Djokovic vazhdoi: “Australia është shumë larg. Në këtë pikë të karrierës sime, nuk po mendoj aq larg. Do të luaj në Athinë, kjo është e sigurt, por përtej kësaj, ku do të shkoj dhe çfarë do të bëj janë ende dy pyetje të mëdha.”

  • Jo vetëm për qeverisjen: cili është “vizioni” i Ramës për opozitën?

    Jo vetëm për qeverisjen: cili është “vizioni” i Ramës për opozitën?

    Bashkë me vizionin e ri qeverisës për katër vitet e ardhshme, me një nisje nga e para, Rama shpalosi dhe synimin për ta bërë dhe më të “papërdorshme” opozitën, pra më të panevojshme. Si? Duke ia marrë asaj njerëzit, ata që do shfaqin interes për të qenë në nivele të ndryshme qeverisëse, tashmë që po u shuan shpresat për të ardhur në pushtet. Provat e para janë dhënë me disa emërime në nivel lokal.
    Për Ramën, ftesat për kapacitete demokrate në qeverisje duhet të kenë karakter patriotik.
    “Nuk duhet të sillemi me këtë parti si në tavolinën e byrekut….gjë që ndodh shpesh për fat të keq në shumë territore dhe në shumë organizata, ku partia trajtohet si byrek, por duhet ta ndiejmë si një afrim dhe si një bashkim patriotik me sa më shumë njerëz të zakonshëm, qytetarë dhe profesionistë, demokratë apo çfarëdoqofshin. Kjo është pjesë kuptimplotë e asaj që thashë më parë, detyrimit strategjik të Partisë Socialiste për t’i garantuar sot vetes që qëndrueshmërinë e vet afatgjatë. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve të mira njerëzore.”
    Thithja e elementëve demokratë do të bëhet në bazë, pranë nivel lokal. Këtë aksion politik Rama e përfshiu madje në performancën e kryebashkiakëve, të cilët do e kenë dhe kriter rikandidimi pas dy vitesh. /tesheshi.com/  

  • Britania e Madhe: Putin po arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

    Britania e Madhe: Putin po arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

    Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, i quajti veprimet e Rusisë “të rrezikshme, të pamatura dhe të pashembullta”.
    Ai thotë gjithashtu se u ka kërkuar forcave të armatosura britanike të shqyrtojnë mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Poloninë.
    “Mbrëmë, Putini arriti një nivel të ri armiqësie kundër Evropës”, tha Healey.

    “Ne pamë përtej kufirit lindor të NATO-s një shkelje serioze të hapësirës ajrore polake, aq të thellë saqë Aeroporti i Varshavës u mbyll dhe avionë luftarakë të NATO-s që rrëzuan dronë rusë, në atë që është veprimi i parë mbrojtës i këtij lloji që kur Putini nisi sulmin e tij në shkallë të plotë ndaj Ukrainës”, shtoi ai.
    /vizionplus.tv

  • BSH: Kreditë me probleme në nivel të qëndrueshëm, 4 % në korrik

    BSH: Kreditë me probleme në nivel të qëndrueshëm, 4 % në korrik

    Kreditë me probleme kanë shënuar nivel të qëndrueshëm në muajin korrik.
    Banka e Shqipërisë publikoi sot raportin “Treguesit e shëndetit financiar, korrik 2025”, ku evidenton se, raporti i kredive me probleme në korrik shënoi 4,04% nga 4,01 % që ishte në muajin qershor 2025.
    Ky nivel mbetet në trend zbritës krahasuar me një vit më parë kur shënonte nivelin 4,72 % Referuar statistikave të BSH-së, kredia me probleme është luhatur pranë nivelit 4% gjatë  7-mujorit 2025.
    Stoku i kredive me probleme është në vlerën 36,1 miliardë lekë, kundrejt 37,7 miliardë lekëve që ishte në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

  • Huijsen: Stërvitja te Real Madridi ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare

    Huijsen: Stërvitja te Real Madridi ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare

    3 Shtator 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Dean Huijsen rrëfeu muajt e parë te “Los Blancos”: “Për çdo futbollist, transferimi te Real Madridi është diçka e madhe. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe infrastruktura, udhëtimet…, gjithçka është fantastike. Jam shumë i lumtur. Mësoj shumë nga Rüdiger dhe Carvajal, por jemi një grup i bashkuar dhe bëjmë gjithçka së bashku”.
    Për stërvitjen me Mbappé, Vinicius dhe Rodrygo: “Është më e vështirë se ndeshjet, por mbetet gjëja më e mirë për mua, sepse më bën të përmirësohem çdo ditë. Stërvitja e Real Madridit është edhe më e fortë, ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare”.
    Për Kupën e Botës me Spanjën: “Së pari duhet të kualifikohemi. Por, natyrisht, të luash një Botëror është diçka shumë speciale”. Për Lamine Yamal te kombëtarja: “Një lojtar i madh. Shpresoj të performojë shumë mirë këtu, ndërsa kur përballemi në kampionat, të mos bëjë shumë”.

  • Shqipëria me pagën më të ulët minimale në Europë

    Shqipëria me pagën më të ulët minimale në Europë

    Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.
    Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
    Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar.
    Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me 6-mujorin e parë të 2021-it.
    Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqedoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj. Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori u bë 350 euro. Në Bosnjë, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.
    Të tre shtetet, Mali i Zi, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve.
    Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga 6 mujori i parë 2023, pasi ishte rritur disa herë në 2022-n, për të arritur në 40 mijë lekë, sa është edhe sot.
    Në tabelën e Eurostat, paga minimale në Shqipëri është rritur fiktivisht nga 376 euro në 6-mujorin e parë 2023 në 408 euro sot për shkak të zhvlerësimit të euros, kur realisht fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve që janë më të shtrenjta në rajon dhe për ushqimet më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.
    Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë vijuar të rrisin me shpejtësi pagat minimale edhe pas vitit 2023, ku ndryshimi më i fortë ishte në Serbi, me 34% më shumë se 6 mujori i parë 2023, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20%.
    Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë  22 shtete që kanë paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj. Gjermania, një destinacion i preferuar për shqiptarët për të punuar, renditet e katërta, ku paga më e ulët mujore bruto është 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari me 551 euro në muaj. Në Turqi niveli është 558 euro./Marrë nga Monitor