Tag: nivel

  • Carvajal shpërtheu kundër arbitrimit: Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferenca për shtyp…

    Carvajal shpërtheu kundër arbitrimit: Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferenca për shtyp…

    8 Dhjetor 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Raporti i gjyqtarit Quintero González për Real Madrid–Celta pasqyron një mbrëmje tensioni në “Bernabéu”. Arbitri ndëshkoi Realin me 6 kartonë të verdhë, përfshirë atë për Bellingham, i hyrë në fushë “pa autorizim”, pasi ishte trajtuar nga stafi mjekësor. Fran García mori dy të verdhë brenda një minute për dy ndërhyrje të rrezikshme dhe u përjashtua. Rodrygo, Valverde dhe Carreras u ndëshkuan gjithashtu për protesta ndaj arbitrave në minutat e fundit.
    Përjashtimi i Carreras me karton të dytë të verdhë në minutën e 90-të u shoqërua me frazën e regjistruar: “Je shumë i dobët”. Raporti përmend edhe Endrick, i përjashtuar pasi braktisi stolin, vrapoi duke bërtitur drejt arbitrit të katërt dhe u mbajt nga stafi. Po ashtu, Xabi Alonso u ndëshkua me karton të verdhë për protesta nga zona teknike në minutën e 73-të. Dokumenti përshkruan një ndeshje që u përshkallëzua emocionalisht në fund, me Real Madridin të nervozuar dhe në disavantazh rezultati.
    Ndeshja vijoi tejet e tensionuar edhe pas përfundimit. Në tunelin e dhomave të zhveshjes, arbitri identifikoi Dani Carvajal, i veshur civil, teksa iu drejtua me një qortim të drejtpërdrejtë: “Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferencë për shtyp”. Një shtesë në raportin e arbitrit, që nënvizon klimën e ashpër që shoqëroi humbjen e Real Madridit.

  • PD nis analizën, urdhri për degët: Evidentoni çdo faktor, edhe kandidatët që ndikuan negativisht

    PD nis analizën, urdhri për degët: Evidentoni çdo faktor, edhe kandidatët që ndikuan negativisht

    Foltoret e nisura nga Sali Berisha duket se nuk janë e vetmja përgjigje lidhur me lëvizjen e nisur nga Ervin Salianji. Analiza e premtuar nga lideri demokrat nuk do të behet vetëm në takimet që ai do të bëjë në degët e Partisë Demokratike, por do të kryhet edhe jashtë syrit të medias dhe publikut.
    Në një udhëzim të firmosur nga numri dy i partisë, Flamur Noka, kërkohet analizë në çdo kuti dhe gjetja e përgjegjësve të rezultatit të 11 Majit.
    Në të gjitha Degët e Partisë Demokratike të nisë procesi i analizës së brendshme lidhur me Zgjedhjet e Përgjithshme të 11 Majit 2025, me fokus objektivat e mëposhtme:
    a) analiza e rezultatit në çdo qendër votimi dhe krahasimi me historikun elektoral të Partisë Demokratike (2009-2025), duke evidentuar në mënyrë të plotë të gjitha rrethanat që kanë ndikuar pozitivisht apo negativisht në rezultat sipas çdo qendre votimi;
    b) analiza e faktorëve të brendshëm organizativ – në nivel seksioni, grupseksioni, dege dhe kandidatët për deputet – që kanë ndikuar pozitivisht apo negativisht në rezultat;
    c) analizë të nevojës për përmirësim të faktorëve të brendshëm organizativ – në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege, përgjegjësitë përkatëse, duke propozuar sugjerime për organet drejtuese të Partisë lidhur me nevojën e përmirësimit të organizimit të brendshëm apo ndryshimeve në Statutin e Partisë.
    Analiza në nivel dege do të drejtohet nga Kryesia e Degës, por llogaridhënia do të jepet te një koordinator i posaçëm që do të caktohet nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas udhëzimit, secili anëtar do të ketë të drejtë të informohet për çdo hap të analizës dhe do të ketë mundësi po ashtu edhe për të dhënë mendimet e tij.
    Mbledhja e analizës drejtohet nga Koordinatori i Posaçëm, i cili siguron që secili anëtar i partisë të ketë mundësi të shpreh lirisht mendimin e tij mbi të tre objektivat e analizës të përcaktuara në pikën 1 të këtij urdhri, si dhe të respektohen parimet e funksionimit të partisë të saksionuara në nenin 9 të Statutit të Partisë. Ai kujdeset që secili mendim i shprehur të regjistrohet dhe mbahet shënim saktësisht siç është shprehur.
    Koordinatori i Posaçëm, ka për detyrë që të raportojë çdo javë te kryetari i partisë dhe sekretari i përgjithshëm, i cili ka dhë për detyrë hartimin e raportit të qarkut që do t’i përcillet Kryesisë së Partisë.
    Përpara hartimit të Raportit të Analizës për secilën degë dhe në nivel qarku, Koordinatori i Posaçëm analizon gjetjet në një mbledhje të posaçme të Kryesisë së Partisë në secilën Degë brenda qarkut që mbulon. Pasi ka diskutuar gjetjet edhe me Kryesinë e Partisë, Koordinatori i Posaçëm harton Raportin Përfundimtar të Analizës, të cilin ja njofton Kryetarit të Partisë dhe Kryesisë së PDSH, brenda datës 31.01.2026. Kryesia e PDSH merr në shqyrtim të gjitha Raportet e Analizës për secilin qark, dhe analizon nevojën për përmirësim të faktorëve të brendshëm organizativ – në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege, apo struktura qendrore të Partisë, përgjegjësitë përkatëse, duke propozuar sugjeríme për organet drejtuese të Partisë lidhur me nevojën e përmirësimit të organizimit të brendshëm apo ndryshimeve në Statutin e Partisë.
    Lidhur me degët që janë në proces zgjedhjeve të brendshme, procesi i analizës do të kryhet së bashku me proceset statutore zgjedhore.

  • ‘Situata sot është në nivel mizerje’, Shehi për skemën e pensioneve

    ‘Situata sot është në nivel mizerje’, Shehi për skemën e pensioneve

    Ish-kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në një studio televizive ka folur për rritjen e pensioneve.
    Shehi tha se Rama e ka kuptuar që kjo puna e pensioneve nuk shkon më.
    Më tej, Shehi u shpreh se situata nuk është më në nivel varfërie, por nivel mizerje.
    Sa i përket skemës së pensioneve, Shehi tha se ka një element propagande.
    “Rama e ka kuptuar që kjo puna e pensioneve nuk shkon më. Nuk është më nivel varfërie, sot është nivel mizerje. Gjithë skema që ka menduar ka një element propagande.
    Duhet një pension më dinjitoz. Se për 5 vite skema e pensioneve do 10 miliardë. Mund të përmirësohet dhe eficenca”, tha Shehi.

  • Sandër Çipa: Çështja e gazetarëve shqiptarë që ndalohen nga Greqia duhet të ngrihet në nivel ndërkombëtar

    Sandër Çipa: Çështja e gazetarëve shqiptarë që ndalohen nga Greqia duhet të ngrihet në nivel ndërkombëtar

    Drejtues i “Unionit të Gazetarëve”, Aleksandër Çipa ka ngritur shqetësime të forta mbi ndalimin e përjetshëm të gazetarit Artan Hoxha nga hyrja në Greqi.
    Çipa tha në emisionin “Breaking” me moderatoren Dafina Hysa se ky nuk është rasti i parë, pasi më herët është ndaluar gazetari Marin Mema, Enrik Mehmeti si dhe vetë Çipa është ndaluar dhe vonuar në pikën kufitare nga pala greke në mënyrë të pajustifikuar.
    Ai tha se kjo çështje duhet të ngrihet në nivel diskutimi jo vetëm midis dy vendeve, por edhe në nivel ndërkombëtar.
    “Shpresoj të kemi reagime në nivel të lartë diplomat. Sepse nuk është vetëm rasti i zotit Hoxha, por janë edhe shumë gazetarë të tjerë, të cilësuar si të rrezikshëm. Janë rastet e gazetarëve që trajtojnë çështjet mes dy vendeve apo të shqiptarëve në Greqi, dhe cilësohen si të padëshiruar. Kemi pasur edhe rastin e Marin Memës dhe gazetarit Enrik Mehmeti. Nga ana tjetër edhe unë kam denoncuar vonimin tim të pajustifikuar nga autoritetet greke.
    Nuk kemi një vendim se përse zoti Hoxha është cilësuar si i tillë. Këto raste meritojnë jo vetëm diskutim mes dy shteteve, por edhe në nivele ndërkombëtare. Mossqarimi i këtyre rasteve, në kushtet kur ai nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur në shtetin fqinj. Këto mund të sjellin pengesa në shkëmbimet midis gazetarisë greke dhe shqiptare në përgjithësi”, deklaroi Çipa në Top News.

  • 90% e pagesave bëhen me para në dorë/ Shqipëria e katërta në nivel global

    90% e pagesave bëhen me para në dorë/ Shqipëria e katërta në nivel global

    Rreth 90% e pagesave në Shqipëri kryhen ende me para në dorë. Me këtë nivel, vendi renditet i katërti në botë për përdorimin e parasë fizike në transaksionet e përditshme të mallrave dhe shërbimeve.
    Një raport i ri global për vitin 2025 e pozicionon Shqipërinë pranë disa prej ekonomive më pak të dixhitalizuara të botës. Sipas raportit të Forex.se, Etiopia dhe Gambia kryesojnë renditjen me rreth 95% të transaksioneve në “cash”, ndërsa Shqipëria pason menjëherë me 90%.
    Indeksi thekson se përdorimi i lartë i parasë fizike në Shqipëri lidhet me faktorë si niveli i ulët i përfshirjes bankare, qasja e kufizuar në internet në zonat rurale dhe mungesa e infrastrukturës së pagesave digjitale veçanërisht terminalet POS për bizneset e vogla.
    Në të njëjtin nivel me Shqipërinë (90%) renditen edhe Kamboxhia, Laosi, Libani, Nepali dhe Pakistani, duke treguar varësi të fortë nga pagesat në dorë. Ndërkohë, Iraku dhe Irani qëndrojnë pak më poshtë, me 85% të transaksioneve që kryhen në para fizike.
    Në anën tjetër të renditjes, vendet më të zhvilluara po i afrohen një ekonomie pothuajse pa “cash”. Suedia (14%), Norvegjia (10%) dhe Koreja e Jugut (10%) janë shembuj të shoqërive ku infrastruktura digjitale është e konsoliduar dhe pagesat elektronike janë standardi kryesor.
    Edhe Shtetet e Bashkuara (16%) dhe Britania e Madhe (20%) po ndjekin të njëjtën prirje, të ndihmuara nga besimi i lartë i konsumatorëve në sistemet online dhe nga masat e avancuara të mbrojtjes ndaj mashtrimeve.

  • “Anglia mund të “t’vrasë” për 10 minuta dhe…”/ Trajneri Silvinjo: Të përgatitemi, për atë që na pret në play-off

    “Anglia mund të “t’vrasë” për 10 minuta dhe…”/ Trajneri Silvinjo: Të përgatitemi, për atë që na pret në play-off

    Shqipëria e ka mbyllur fazën kualifikuese me humbje ndaj Anglisë. Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë në Tiranë, por anglezët ishin shumë të fortë duke shënuar 2 gola në fundin e pjesës së dytë.
    Pas përfundimit të sfidës, trajneri Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për mediat. Ai tha se ndjehet krenar për djemtë e tij, por Anglia është një skuadër që lufton për Kupën e Botës. Ndër të tjera, braziliani u shpreh se duhet të përgatitemi për atë që na pret në play-off.
    “Në fakt nuk ishte rezultati më i mirë që mund të merrnim por kemi luajtur kundër një nga ekipeve më të mira në botë, dhe ishte e vështirë të përballeshe me mënyrën e tyre se si ishin vendosur. Në linjën tonën të parë lojtarët kanë bërë një punë të mirë si Hoxha, Laçi, Bajrami, Uzuni dhe më pas tyre Ramadani dhe Asllani, një organizim shumë i mirë i ekipit, por ata janë një ekip i pabesueshëm, shumë nivel i lartë, nivel tjetër që synojnë të fitojnë Kupën e Botës. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi, patjetër që duhet të presim për shortin por çdo gjë është e mundur dhe duhet të përgatitemi për më pas për atë që na pret në play-off.
    Jam dakort kemi bërë 70 minuta të mira, ishim në lojë deri në ato momente sepse duhet të jesh në lojë kur përballesh me skuadra në këtë nivel. Nëse e humbet përqëndrimin ata kanë lojtarë të një niveli të tillë që për 10 minuta të “vrasin” të shënojnë 3 ose 4 gola dhe më pas në minutat që mbeten nuk ke çfarë të bësh më. Mendoj se lojtarët kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, tani duhet të përgatitemi në lidhje me atë që na pret në play-off. Përsa i përket Brojës, nuk kam folur ende me lojtarin apo me doktorin, besoj se ai do të dojë që të kthehet në Bërnli dhe shpresoj që të marrë minuta dhe të ketë aktivizim.
    Ndërrimi i fanellave nga lojtarët e Shqipërisë dhe Anglisë? Nuk e di nuk e kam vënë re, por edhe kur kam luajtur kur kam qenë lojtar ndodhte shpeshherë që të kishim dy fanella të dhuruara nga klubi dhe mund të ndërroheshin që në pjesën e parë, kështu që nuk ka asnjë lloj shqetësimi për këtë gjë”, përfundoi Silvinjo.

  • “Për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel”, Ramadani: Në “play off” do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt

    “Për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel”, Ramadani: Në “play off” do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt

    Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”.
    Ramadani: “Na motivon shumë, sepse për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel. Nuk kishim diferenca të mëdhaja në fushë. Do ta motivojë shumë për fazën e “play off”-it, sepse aty nuk do të ketë ekipe të lehtë dhe do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt. Te ne nuk ka rëndësi kush luan. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishim grup i mirë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë, sepse ne po i dublonim shumë mirë”./Sport Ekspres/

  • Vrapimi i shpejtë,  aktivizon mekanizmat qelizorë që ngadalësojnë plakjen

    Vrapimi i shpejtë, aktivizon mekanizmat qelizorë që ngadalësojnë plakjen

    Vrapimi i shpejtë po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga mënyrat më efektive të stërvitjes për të rritur jetëgjatësinë. Studime të fundit tregojnë se shpërthimet e shpejta me intensitet të lartë aktivizojnë fibrat muskulore me tkurrje të shpejtë—fije që humbasin natyrshëm me moshën dhe lidhen ngushtë me forcën fizike, fuqinë dhe funksionimin e përgjithshëm motorik.

    Në nivel qelizor, sprinti shkakton aktivizimin e mekanizmave të riparimit, përmirëson funksionet mitokondriale dhe kontribuon në stabilizimin e telomereve—dy tregues të rëndësishëm të plakjes biologjike. Ekspertët theksojnë se këto ndryshime mund të luajnë rol kyç në ngadalësimin e proceseve të plakjes dhe ruajtjen e vitalitetit ndërsa vitet avancojnë.10 Bioshënjuesit më të rëndësishëm për shëndet metabolik, hormonal dhe jetëgjatësi
    Këta biomarkues përdoren shpesh nga klinikat e jetëgjatësisë, mjekët e funksional dhe programet e optimizimit metabolik:

    METABOLIZMI & INFLAMACIONI

    1. HbA1c – kontrolli afatgjatë i sheqerit në gjak

    2. Insulina esëll – tregues kyç i rezistencës ndaj insulinës

    3. Glukoza esëll

    4. CRP (C-Reactive Protein) – nivel i inflamacionit sistemik

    5. Trigliceridet & raporti Trigliceride/HDL – një nga treguesit më të mirë të metabolizmit të yndyrnave

    HORMONET & VITALITETI

    6. Kortizoli (sidomos kriva ditore) – balanca e stresit

    7. Testosteroni total + i lirë (edhe për femrat është i rëndësishëm në nivel të ulët)

    8. DHEA-S – hormon i lidhur me energjinë dhe proceset e plakjes

    QELIZAT & PLAKJA BIOLOGJIKE

    9. Homocisteina – lidhur me funksionin qelizor, zemrën dhe inflamacionin

    10. VO₂ Max ose alternativisht kapaciteti aerobik – biomarkues i fuqishëm i jetëgjatësisë
     

  • “Italia, avokatja e Shqipërisë në BE”/ Rama intervistë për Corriere: Po presim paktin e ri europian për emigracionin. Meloni e ka çuar në nivel tjetër…

    “Italia, avokatja e Shqipërisë në BE”/ Rama intervistë për Corriere: Po presim paktin e ri europian për emigracionin. Meloni e ka çuar në nivel tjetër…

    Kryeministër, a mund të pyes: a funksionojnë këto qendra, apo modeli i tyre duhet të rishikohet?
    “Pakti i ri Evropian për Migracionin do të na tregojë se si do të evoluojnë këto qendra. Dhe grupi i vendeve të përfshira është i konsiderueshëm.”

    Ka pasur akuza të shumta në lidhje me menaxhimin e këtyre qendrave në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me shpenzimet e konsiderueshme të bëra për të trajtuar kaq pak migrantë. Pa përmendur çështjet ligjore. Cila është përgjigjja juaj?
    “Akuzat janë bërë pjesë integrale e jetës sonë, të cilat mbyten çdo ditë nga balta e pafundme e mediave sociale, ndërsa shpejtësia marramendëse me të cilën lëviz bota e informacionit e bën gjithnjë e më të vështirë të kuptohet e vërteta, pasi këmbët e gënjeshtrave janë bërë edhe më të shpejta në qarkullim nëpër botë. Shqipëria nuk ka investuar asnjë euro në këtë projekt, kështu që të paktën në këtë rast nuk mund të akuzohemi si zakonisht.”

    Cilat çështje po trajtojnë së bashku të dy vendet në muajt e fundit?
    “Anëtarësimi evropian i Shqipërisë si pjesë e asaj që Kryeministri Meloni me të drejtë e quan ‘ribashkim evropian’; projekte të përbashkëta në infrastrukturë, energji dhe ushtri; dhe, sigurisht, fronti i përbashkët kundër trafikimit dhe imigracionit të paligjshëm.”

    Pranimi i vendit tuaj në Bashkimin Evropian është aktualisht në pritje: sa larg jemi?
    “Shqipëria është në një moment vendimtar. Këto ditë po hapim edhe kapitullin e fundit të negociatave të pranimit dhe duam t’i përfundojmë ato deri në vitin 2027.”

    Çfarë roli prisni të luajë Roma për Shqipërinë në këtë proces?
    “Italia është avokatja tradicionale e Shqipërisë në BE. Është zëri ynë më i fortë në Bruksel. Vendi im nuk do të jetë kurrë në gjendje të shlyejë borxhin e madh moral të Italisë për gjithçka që ka bërë për ne. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë atë borxh.”

    Italia ka dalë nga vite ku nuk dukej se po i jepej shumë rëndësi në nivel evropian, për shkak të paqëndrueshmërisë politike. Cili është roli i Italisë në Bruksel sot?
    “Giorgia Meloni e ka ngritur përfaqësimin e Italisë në arenën ndërkombëtare në një nivel të ri dhe ky tani është një mendim i përhapur globalisht. Të gjithë duan të dinë se çfarë mendon kryeministri italian për çdo çështje që shqetëson bashkësinë ndërkombëtare.”

    Me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe aleancën strategjike Rusi-Kinë-Indi, BE-ja duket e bllokuar.
    “Po, kjo është e vërtetë. Por në një farë mënyre, këto zhvillime përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyer për Bashkimin Evropian që të rizgjohet.”

    Çështja e Ukrainës mbetet e hapur. A ka ardhur koha që Kievi t’ia lëshojë territoret e tij Rusisë siç po kërkojnë disa, apo integriteti është një parakusht për çdo negociatë?
    “Shqipëria mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës dhe asnjë zgjidhje që prek kufijtë e saj sovranë nuk mund të pranohet si përfundimtare. Por në të njëjtën kohë, është vërtet shqetësuese që Evropa ende nuk ka planin e saj të paqes. Dhe shpresoj sinqerisht që nuk do të jetë aq vonë sa vetë fundi i luftës.”

  • Rama flet për marrëveshjet me Italinë: Ato për mbrojtjen dhe energjinë, më të rëndësishmet

    Rama flet për marrëveshjet me Italinë: Ato për mbrojtjen dhe energjinë, më të rëndësishmet

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane gjatë qëndrimit të tij në Itali ku të enjten e 13 nëntorit u zhvillua mbledhja e parë e ndërqeveritare mes dy vendeve tona. Në një intervistë për Bruno Vespën, Rama tha se marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara janë ato për mbrojtjen dhe energjinë. Nuk la pa përmendur edhe ato të tjerat në lidhje luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe sigurinë.
    “Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme. Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë”, tha Rama.
    Sa i përket, marrëveshjes për emigrantët, Rama tha se nga qershori pritet të ketë një përgjigje në nivel europian për ta zhbllokuar këtë çështje.
    “Ajo [Meloni] është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta”, tha Rama.
    Edhe për Bruno Vespën ai ripërsëriti të njëjtën gjë që tha gjatë konferencës për shtyp. Janë disa vende që kanë shikuar mundësinë për të punuar me Shqipërinë mbi të njëjtin model, por sipas Ramës, Tirana zyrtare ka refuzuar.
    “Është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë”, tha ai.
    Kreu i qeverisë shqiptare u pyet edhe në lidhje me luftën në Ukrainë. Sipas tij, është e rëndësishme që Europa të ketë një plan paqeje.
    “Unë besoj se përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ne duhet të kërkojmë t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër që, sipas meje, është shumë shqetësuese. ‘Kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?’ Por nëse nuk duam një inerci që do e shndërronte Europën në një faktor të parëndësishëm dhe që do e vinte atë para një fakti të kryer që mbase nuk do na pëlqejë, duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: ‘Si mundet Europa të shpjerë përpara një ide paqeje?’”, tha ai.
    Kujtojmë se gjatë mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Itali u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme. Ajo ishte mbledhja e parë mes dy qeverive tona dhe u konsiderua nga Rama e Meloni si ditë historike.