Tag: nismës

  • DOKUMENTI/ Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nisma Thurje’, futet në garë për…

    DOKUMENTI/ Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nisma Thurje’, futet në garë për…

    Endrit Shabani ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryetarit të Nismës Thurje. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar që kjo forcë politike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas dorëheqjes së Shabanit, strukturat drejtuese të Nismës Thurje kanë zhvilluar zgjedhje të brendshme, ku Elton Çanaj është emëruar në krye të partisë.
    Shabani, një nga themeluesit e Nismës Thurje, aktualisht është një nga kandidatët për postin e Avokatit të Popullit.

  • Kush do marrë drejtimin e Tiranës? Shabani: Ja pse vendosëm të mbështesim kandidaturën e Florian Binajt

    Kush do marrë drejtimin e Tiranës? Shabani: Ja pse vendosëm të mbështesim kandidaturën e Florian Binajt

    Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, i ftuar në një emision televiziv komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës të cilat do të mbahen në datë 9 nëntor.
    Shabani tha se vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje duke ditur gjendjen në të cilën ndodhen, por nuk mund të rrinin ‘të heshtur’ pa mbështetur një kandidat. Shabani tha se alternativa që ata mbështesin është kandidati i pavarur Florjan Binaj, i cili brenda përfaqësisë së Nismës Thurje u votua me 95 për qind të votave.
    “Florin e njoh që student, njihemi që të vegjël dhe jemi takuar më pas si aktivist. Kam një simpatizim si individ, me nisëm Thurje ne u mblodhëm të hënën dhe morëm një vendim.
    Ne nuk e morëm përgjegjësinë që tu thonim qytetareve na votoni kur këto vota nuk krijojnë përfaqësi. Duke ditur se ku jemi, morëm vendimin mos të futemi në zgjedhje, as ne zgjedhjet e kaluara te 2023. Nga aktorët që janë në opozitë nuk mbështes dot Flamur Nokën, Binajn po e kam më të lehtë. Për të dëshmojë që është aktivist, e hodhëm në votim dhe 95 për qind votuan për Binajn.”

  • Spiropali shtrëngon duart me ministrin e jashtëm serb në Nju Jork, Gjuriç “e fsheh” foton me kryediplomaten shqiptare

    Spiropali shtrëngon duart me ministrin e jashtëm serb në Nju Jork, Gjuriç “e fsheh” foton me kryediplomaten shqiptare

    Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrja jonë e jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë edhe në një takim të Nismës Adriatiko- Joniane. Pjesëmarrjen në këtë tryezë ajo e ka njoftuar përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit.

    “Përgjatë mëngjesit të sotëm të punës në Nju Jork me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, theksova se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE🇪🇺 të rajonit tonë”, shkruan Spiropali.

    Së bashku me njoftimin ministrja e Jashtme ka publikuar një foto teksa shtrëngon duart me homologun e saj serb Marko Gjuriç.

    Nga ana tjetër kreu i diplomacisë së Beogradit ka përmendur organizatorin e këtij takimi, ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që bie në sy fakti që nuk e ka publikuar foton me ministren Spiropali.
    “Duke nisur Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të këtij viti #UNGA80 me pjesëmarrjen në mëngjesin joformal të punës së Ministrave të Jashtëm të Nismës Adriatiko-Joniane, të organizuar nga kolegu im @mucunski. Si një vend që e vendos bashkëpunimin rajonal në qendër të politikës së jashtme, #Serbia e sheh #AII si një platformë jetike për forcimin e lidhjes në rajonin tonë në mënyra praktike dhe të orientuara drejt njerëzve, duke kontribuar njëkohësisht në përparimin e një agjende pozitive në fqinjësinë tonë – një agjendë që ndërton besim, forcon qëndrueshmërinë dhe krijon mundësi të reja për qytetarët tanë”, shkruan Gjuriç.

  • Rama bën thirrje: Bashkohuni nismës “Male të Pastra”, kontribut modest i gjithësecilit

    Rama bën thirrje: Bashkohuni nismës “Male të Pastra”, kontribut modest i gjithësecilit

    Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje këtë të shtunë që qytetarët t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

    Më 26 gusht do të ndërmerret një aksion pastrimi në dhjetë parqe kombëtare e natyrore.
    “MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Limaj: Nisma nuk do të jetë pjesë e zgjidhjeve gjysmake që çojnë në zgjedhje

    Limaj: Nisma nuk do të jetë pjesë e zgjidhjeve gjysmake që çojnë në zgjedhje

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se partia që ai drejton nuk do të japë kontribut në zgjidhje të pjesshme që mund të prodhojnë zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit pa një shumicë të qartë parlamentare është i rrezikshëm dhe mund të përfundojë me zgjedhje të reja.Pas ndërprerjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Limaj u shpreh para mediave se është në interesin e të gjitha partive politike të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për vendosjen e një mase të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.“Ajo që unë dua të them është se qëndrimi i Nismës është që ne nuk besojmë në zgjidhje parciale. Ne duam një shumicë qeverisëse që konstituon edhe Kuvendin edhe krijon qeverinë. Nisma nuk do të kontribuojë në zgjidhje gjysmake që më pas do të shkaktonin zgjedhje,” u shpreh Limaj.Ai shtoi se nëse ndodh vetëm konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje të qartë për qeverisje, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.Limaj mohoi raportimet mediatike për ndonjë ofertë të konkretizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për poste ministrore, duke sqaruar se diskutimet me Albin Kurtin kanë qenë më shumë të natyrës programore dhe politike. “Asnjë nga lajmet për ofertë me tri ministri nuk është e vërtetë. Janë biseduar çështje si programi, siguria dhe diplomacia – në tavolinë ka opsione,” tha ai.Në përmbyllje, Limaj e vlerësoi pozitivisht kërkesën e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ajo ndihmon në sqarimin e situatës aktuale dhe në shmangien e paqartësive ligjore që e kanë bllokuar procesin e formimit të institucioneve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se partia që ai drejton nuk do të japë kontribut në zgjidhje të pjesshme që mund të prodhojnë zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit pa një shumicë të qartë parlamentare është i rrezikshëm dhe mund të përfundojë me zgjedhje të reja.Pas ndërprerjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Limaj u shpreh para mediave se është në interesin e të gjitha partive politike të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për vendosjen e një mase të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.“Ajo që unë dua të them është se qëndrimi i Nismës është që ne nuk besojmë në zgjidhje parciale. Ne duam një shumicë qeverisëse që konstituon edhe Kuvendin edhe krijon qeverinë. Nisma nuk do të kontribuojë në zgjidhje gjysmake që më pas do të shkaktonin zgjedhje,” u shpreh Limaj.Ai shtoi se nëse ndodh vetëm konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje të qartë për qeverisje, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.Limaj mohoi raportimet mediatike për ndonjë ofertë të konkretizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për poste ministrore, duke sqaruar se diskutimet me Albin Kurtin kanë qenë më shumë të natyrës programore dhe politike. “Asnjë nga lajmet për ofertë me tri ministri nuk është e vërtetë. Janë biseduar çështje si programi, siguria dhe diplomacia – në tavolinë ka opsione,” tha ai.Në përmbyllje, Limaj e vlerësoi pozitivisht kërkesën e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ajo ndihmon në sqarimin e situatës aktuale dhe në shmangien e paqartësive ligjore që e kanë bllokuar procesin e formimit të institucioneve.

  • 50 seanca dhe ende Kuvendi nuk është votuar, Kurti: Këtë javë arrihet marrëveshja me Limajn, do të kemi qeverinë e re

    50 seanca dhe ende Kuvendi nuk është votuar, Kurti: Këtë javë arrihet marrëveshja me Limajn, do të kemi qeverinë e re

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Kuvendi ka dështuar sot për të 50-ën herë për ta konstituuar atë.
    ”Me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn kemi zhvilluar një takim pardje, meqë rast kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, LVV unë si kryeministër në detyrë, si kryetar i subjektit fitues të zgjedhjeve kemi shprehur tashmë jo vetëm interesimin por edhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Sociademokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë pak a shumë një ofert konkrete për Nismën në mënyrë që gjithqka të përmbyllet sa më shpejtë dhe sa më mirë dhe ta kemi konstituimin e Kuvendit e gjithashtu edhe qeverinë e re”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

    Kurti ka shtuar se kur të përmbyllen bisedimet me rezultatin final, atëherë do të tregohen hollësitë e përmbajtjes së saj. ”Mirëpo kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final, atëherë do të mund të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj’‘. Rreth asaj se a do ja japë Nismës postin e kryeparlamentarit, Kurti s’pranoi të jepte detaje pa finalizuar marrëveshjen.
    Nga ana tjetër, Kurti i quajti kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili dje tha se do të përgjigjen “ashpër” pas ndalimit dhe paraburgosjes së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturëz syzë për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviç.
    ”Po trajtohet nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha standardet kombëtare e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të bëra më 20 korrik, sivjet, janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme”, tha ai.

  • Mandati i Tiranës nxit përplasjen e ashpër, Shabani flet për përplasjen me Lapajn: Adriatiku u zotua që s’do e…

    Mandati i Tiranës nxit përplasjen e ashpër, Shabani flet për përplasjen me Lapajn: Adriatiku u zotua që s’do e…

    Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur në një intervistë rreth debatit të hapur me ish-aleatin Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin e vetëm që koalicioni “Shqipëria Bëhet” arriti të siguronte në zgjedhjet e 11 majit.
    Shabani sqaroi se mandati i Qarkut Tiranë i është dhënë Kleana Xhuvelit, e katërta në listën shumëemërore, dhe sipas tij, asnjë nga kandidatët më lart nuk ka shprehur pretendime.
    “Ky është një debat për standard. Mandati i kalon Xhuvelit që i përket partisë Shqipëria Bëhet. Pavarësisht se përfaqëson edhe votat e Nismës Thurje, ne nuk kemi pretenduar për ta marrë”, tha Shabani.
    Ai theksoi se, nëse votat do të ndaheshin në mënyrë mekanike, Xhuveli nuk do të arrinte të fitonte mandatin pa votat e Nismës Thurje. Më tej, Shabani tregoi prapaskenat e formimit të koalicionit dhe përzgjedhjen e Adriatik Lapajt si kryetar.
    “Ramë dakord që Adriatiku të ishte kryetar. Nëse do të merrnim vetëm një mandat, ai u zotua publikisht se do hiqte dorë. Kjo sepse ideja ishte të punonim për ekipin, jo për karrierën personale të një individi”, theksoi Shabani.

  • Konstituimi i Kuvendit, presidentja Osmani takon Limajn para seancës së radhës që mbahet më 19 korrik

    Konstituimi i Kuvendit, presidentja Osmani takon Limajn para seancës së radhës që mbahet më 19 korrik

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
    Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.
    “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.
    Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, por ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.
     
     
    Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit.
    Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.
    “Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.
    Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.
    Kush sa vota i ka?
    Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.
    Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.
    Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.
    Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
    Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.
    Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre.
    Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve.
    Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.
    Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.
    Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.
    Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi. (REL)

  • Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

    Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
    Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.
    “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.
    Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.
    Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit.
    Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.
    “Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.
    Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.

  • Limaj synon të bëhet kryeparlamentar, pritet takimi mes kreut të Nismës dhe Albin Kurtit

    Limaj synon të bëhet kryeparlamentar, pritet takimi mes kreut të Nismës dhe Albin Kurtit

    Deputetët e zgjedhur të Kosovës dështuan edhe këtë të enjte në seancën e 48 të zyrtarizojnë kuvendin.

    Dështimi i fundit vjen rreth një javë para skadimit të afatit vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin, ndërsa një marrëveshje mes kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës Fatmir Limaj pritet t’i japë zgjidhje ngërçit.
    Një takim mes të dyve pritet të ndodh deri në fundjavë.

    “Më në fund dikush po del mbi egot personale dhe egot partiake. E ky duket që do të jetë zotëri Limaj, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend, sikur të gjithë të kishim menduar nga fillimi që t’i tejkalojmë inatet dhe egot personale. Jemi pra në atë diagonale të bisedimeve me çështjen që zotëri Limaj të jetë në krye të kuvendit dhe të presim në fundjavë që të kemi një epilog pozitiv të këtyre bisedimeve”, tha deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku.
    Limaj i cili doli nga zgjedhjet me tre deputetë, e ka kërkuar postin e kryetarit të kuvendit që prej fillimit por një gjë e tillë nuk ishte pranuar nga Kurti i cili argumentonte se posti në fjalë duhet të kishte mbështetje më të madhe qytetare. Megjithatë, në kushtet e asnjë rrugëdaljeje tjetër, propozimi i Limajt mbetet një opsion për t’i dhënë zgjidhje situatës më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve. Afati i fundit i vendosur nga Kushtetuesja është 26 korriku./vizionplus.tv