Tag: nismë

  • Mori pjesë në takimin me Salianjin, Tedi Kopliku sqaron: Nuk është nismë e re politike, një kafe mes demokratësh

    Mori pjesë në takimin me Salianjin, Tedi Kopliku sqaron: Nuk është nismë e re politike, një kafe mes demokratësh

    Shumë zhurmë për asgjë. Kështu e sheh Sali Berisha takimin e një dite më parë të Ervin Salianjit me më të votuarit në primaret dhe listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit në radhët e demokratëve, duke u shfaqur i pashqetësuar nga lajmet, se një grup i ri anti-berishist po shfaqet në horizont
    E në fakt njëjtë si kreu i PD-së mendon edhe ish-kandidati Tedi Kopliku, i cili, si ndër më të votuarit në qarkun e Shkodrës, iu përgjigj dje pozitivisht ftesës për një takim mes demokratësh.
    Ish-kandidati, aktualisht drejtues i departamentit Brain Gain në PD, kujdeset të thotë se takimi nuk ishte nismë e re politike, por diskutim që nuk synon një rrymë të re në Parti.
    “Ky ishte një takim si dhjetëra të tjera, që demokratët bëjnë mes njëri tjetrit, për një kafe, isha thirrur nga Ilir Alimehmeti. Ishte një diskutim, bashkëbisedim mes njerëzve që kanë marrë më shumë vota, por nuk është e thënë që të jetë lëvizje. Lëvizjet dhe referendumet nuk bëhen me një takim në kafe, pavarësisht dëshirës së medias për të krijuar furtunë në një gotë kafeje”, tha Tedi Kopliku.
    Kopliku thotë se selia blu e ka artikuluar zyrtarisht nevojën për një analizë të brendshme.
    “Nuk mund të trajtohemi si grup, patjetër që ka nevojë për analizë, e ka artikuluar vetë PD”, thekson ai.
    Megjithatë, takimi i një dite më parë, mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me më të votuarit, qoftë për një lëvizje të re apo jo, vjen në klimën e një sërë kritikash publike të adresuara lidershipit demokrat për mungesën e një analize dhe reflektimit për forcimin e partisë pas humbjeve të njëpasnjëshme.

  • Avokatët nismë ‘private’ për bojkot pa afat pas arrestimit të kolegut Barjami, reagon Maks Haxhia: Nisma të tilla revolucionare, në kundërshtim me ligjin

    Avokatët nismë ‘private’ për bojkot pa afat pas arrestimit të kolegut Barjami, reagon Maks Haxhia: Nisma të tilla revolucionare, në kundërshtim me ligjin

    Pas arrestimit të Ulian Barjamit, disa avokatë kanë ndërmarrë një nismë për bojkot pa afat, e duke i kërkuar kështu mbledhje Dhomës së Avokatisë.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka kontaktuar jë komunikim me Kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia.
    Ky i fundit ka deklaruar se “nisma të tilla revolucionare janë në kundërshtim me kuadrin ligjor, misionin dhe kauzat që ndjek Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë’.
    “Veprimtaria dhe funksionimi i Këshillit të Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë është përcaktuar me një procedurë të përshkruar saktësisht në ligj në statutin e Dhomës”, u shpreh Haxhia.
     

    Top Channel

  • “Non Stop”/ Nuk ndalet aksioni i zaptimit të hapësirave publike, Rama ndan pamjet

    “Non Stop”/ Nuk ndalet aksioni i zaptimit të hapësirave publike, Rama ndan pamjet

    Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin. Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.
    “Non Stop”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje.
    E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

  • Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë dhe të nisë të gjallërojë

    Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë dhe të nisë të gjallërojë

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

    Në këtë fazë, 12 ekipe finaliste me arkitektët më prestigjiozë në botë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, me synimin për të përzgjedhur konceptin fitues që do të formësojë një hapësirë kushtuar harmonisë fetare, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
    “Faleminderit shumë që jeni të gjithë këtu, si miq, si ndërtues urash. Më lejoni ta nis duke thënë se për mua personalisht është një moment fantastik. Prej shumë kohësh pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë dhe të nisë të gjallojë. Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave dhe divizoneve të kazermave ushtarake. Do të kemi mundësi të hapim këtë hapësirë për një qëllim krejt të ndryshëm. Për njerëz krijues e të talentuar. Më shumë se kaq, po nisim diçka me terma konkrete përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zone që do të bëhet parku i besimit. Ju fton të vini të mrekulloheni te qëndresa e heshtur e pemëve.
    Të vini re formën e pemëve të ullirit në erë. Zoti mbolli kopshtin, pastaj vendosi njeriun. Këto pemë, nuk u zgjodhën thjesht për bukuri por qëndruan në hije të zbulimit dhe u kthyen në strehe për mëshirë. Ky park nuk është një muze besimi, por shkruhet me rrënje. Një park që ndërthen besime e përkatësi. Në përmasat e veta mjaft modeste, një vend ku askush nuk pyetet në çfarë anë qëndron, por a mundesh ende të mrekullohesh nga jeta. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë ta shpikim tolerancën, sepse jemi rritur prej saj.”-u shpreh Rama gjatw fjalws sw tij.

    Top Channel

  • Nismë e re ligjore/ Rama: Do të konfiskojmë të gjitha ndërtimet në Shqipëri që nga vitet ’90

    Nismë e re ligjore/ Rama: Do të konfiskojmë të gjitha ndërtimet në Shqipëri që nga vitet ’90

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një nismë të re ligjore dhe administrative që synon konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisura që datojnë që nga vitet ’90, të cilat konsiderohen problematike për mjedisin dhe shëndetin publik. Gjatë deklaratës së tij, Rama u shpreh se shteti do të ndërhyjë pa vonesë për t’i rikthyer këto prona në funksion të interesit publik, duke përfshirë dhe ndërtimet që kanë shkelur lejet përtej normës së toleruar ligjore.
    Ai theksoi gjithashtu se ka ardhur koha për të ndëshkuar ata që nëpërmjet sistemit të drejtësisë kanë mbrojtur shkelësit e ligjit, veçanërisht në rastet e shtesave të paligjshme në ndërtesa për qëllime fitimi. Kjo nismë shënon një hap tjetër në përpjekjet e qeverisë për të vendosur rend dhe ligjshmëri në sektorin e ndërtimit.
    Rama: Do marrim një tjetër masë për të konfiskuar të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ngrehinat e braktisura që nga vitet 90. Që qëndrojnë si karakatina dhe kanë problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë edhe aspektin më të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime. Kur vjen puan të shkelja e rlejeve të ndërtimet, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur shkelet do të provojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme Nderimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhen në një moment por me mua, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit.

  • Spiropali në Sofje: Retorika e “Botës Serbe” është një kthim pas, shpresoj të jetë kalimtare

    Spiropali në Sofje: Retorika e “Botës Serbe” është një kthim pas, shpresoj të jetë kalimtare

    Nga Sofja, ku ndodhej për një vizitë zyrtare, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka komentuar për herë të parë nismën e re të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të ashtuquajturën “Botë Serbe”. Në një prononcim për mediat, Spiropali e cilësoi këtë nismë si një rikthim në retorikën e së shkuarës dhe një pengesë për të ardhmen euroatlantike të rajonit.
    “Uroj të jetë kalimtare,” tha ajo, duke theksuar nevojën për të vazhduar procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. “Shpresoj të vijojmë me njohjen reciproke dhe me proceset tona integruese në NATO dhe Bashkimin Europian,” shtoi Spiropali.

    E pyetur për marrëveshjen trepalëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e sigurisë, Spiropali theksoi se kjo nismë zhvillohet brenda kuadrit strategjik të NATO-s dhe synon forcimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal, jo krijimin e ndasive.
    “Ne do të donim që edhe vende si Bullgaria të ishin pjesë e kësaj qasjeje pro-evropiane dhe pro-sigurisë. Çdo veprim që nuk shikon nga e ardhmja, por ushqen narrativën e së shkuarës, është shqetësues për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë rajonin tonë,” u shpreh ajo.
    Koncepti i “Botës Serbe” u përmend për herë të parë në vitin 2020 dhe që prej atëherë është konsideruar nga shumë analistë si një ringjallje e ideve që qëndruan pas konflikteve të përgjakshme në Ballkan në vitet ’90. Ndërkohë, Beogradi ka mohuar se kjo nismë ka prapavijë territoriale, duke e paraqitur si kujdes për serbët që jetojnë jashtë Serbisë.
    Spiropali përfundoi duke theksuar se e ardhmja e rajonit duhet të ndërtohet mbi bashkëpunim dhe vlera euroatlantike, dhe jo mbi ndasi të së shkuarës.

  • Balla shpjegon “Paketën e Maleve: po “100 fshatrat”?!

    Balla shpjegon “Paketën e Maleve: po “100 fshatrat”?!

    Socialisti Taulant Balla, përmes një video-mesazhi, ka tentuar të  zbarthejë të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, një nismë e re që ka për qëllim të nxisë investimet në zonat malore, veçanërisht nga shqiptarët e diasporës.
    “Shumë shkruajnë dhe duan më shumë informacion mbi Paketën e Maleve,” tha Balla. “Kjo është një politikë e re, një qasje e re e qeverisë sonë për zhvillimin e zonave malore dhe agroturizmit në to.”
    Ai sqaroi se çdo qytetar që ka në zotërim një tokë ose truall për më shumë se 10 vite – edhe në mungesë të certifikatës së pronësisë – mund të përfitojë nga kjo paketë.
    “Është shumë e thjeshtë: nëse ti apo familja jote keni në zotërim një tokë për një periudhë mbi dhje vite ose keni një truall që familja juaj e pretendon që është trualli që ju ka lënë gjyshi në fshat dhe këtë tokë e keni tokën e të parëve tuaj, por për këtë copë toke, për këtë truall ju nuk keni asnjë letër.
    Nuk keni pasur kurrë një certifikatë pronësie. Nuk ka asnjë problem, prandaj kemi menduar Paketën e Maleve. Dhe qoftë për këtë tokën që e ke për një periudhë mbi dhjetë vite apo për këtë truallin që ta kanë lënë gjyshërit e tu. Do të shkosh në bashkinë brenda së cilës ndodhet kjo tokë. Pra, nëse ti je një banor i Malësisë së Madhe, për shembull, atëherë do shkosh tek Bashkia e Malësisë së Madhe dhe aty do të kërkosh një vërtetim nga Këshilli Bashkiak.
    Pra, do të bësh një kërkesë dhe do t’i kërkosh Këshillit Bashkiak të vërtetojë që ti këtë tokë e ke në zotërim prej dhjetë vitesh apo këtë truall, është një truall që zona aty e dinë të gjithë që është një truall që i takon familjes tënde, pra është trashëguar nga gjyshërit edhe pse ti s’ke asnjë certifikatë pronësie”, tha ndër të tjera Balla.
    Pas këtij hapi, institucionet shtetërore do të pajisin aplikuesit me leje për të zhvilluar ekonomi malore, si agroturizëm, ferma, pika përpunimi apo grumbullimi.
    Por as Balla e as vetë Rama nuk thonë se çfarë u arrit me projektin “100 fshatrat”, një nismë e marrë me të njëjtin qëllim, atë të rivitalizimit ekonomik të zonave rurale.
    Sot, pas vitesh që u ndërrmor kjo nismë, qeveria nuk ofron qoftë dhe një model të vetëm, pra një fshat të vetëm, ku projekti u zbatua me sukses të plotë. /tesheshi.com/
     
     
     

  • Qytetarët bojkotojnë bizneset në Turqi

    Qytetarët bojkotojnë bizneset në Turqi

    Kjo ishte situata këtë të mërkurë në Stamboll. Lokalet ishin bosh. Po ashtu edhe marketet dhe biznese të tjera.

    Qytetarët iu bindën thirrjes së opozitës për bojkot 24 orësh duke kundërshtuar çmimet e larta. Vetë qytetarët janë të ndarë në mendime për këtë nismë.

    Një nismë e tillë u ndërmor për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike në vend. Inflacioni është në rritje, ndërsa edhe monedha vendase Lira ka humbur vlerë. Një Euro këmbehet aktualisht me afro 41 Lira, ndërsa një Dollar këmbehet me afro 38 Lira turke.

    Bojkoti ka prekur edhe sektorin e medias. Opozita ka bërë thirrje për bojkotim të televizioneve pro qeveritare duke sjellë një rënie të audiencës.

    Një reagim i tillë qytetar vjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, ndërsa prej disa ditësh opozita është në protestë.