Tag: nisma

  • “Rrit rrezikun e pastrimit të parave”, BE e shqetësuar për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

    “Rrit rrezikun e pastrimit të parave”, BE e shqetësuar për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. Në prag të votimit në parlament të nismës që i hap rrugën faljes masive të borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore për bizneset, BE paralajmëron qeverinë mbi rreziqet e nismës.
    “Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha për Faktoje.al, zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian.
    Për BE-në, këto shqetësime duhet të adresohen përpara se nisma të konsiderohet e qëndrueshëm në kontekstin e integrimit evropian. Delegacioni thekson se çdo amnisti apo program vullnetar për përmbushjen tatimore duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke mos cenuar luftën kundër krimit të organizuar.
    “Shqipëria të sigurojë që ‘amnistitë e mundshme dhe programet vullnetare për përmbushjen tatimore të jenë në përputhje me planet e vendit, të avancojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe të jenë në përputhje me acquis-në përkatëse të BE-së dhe standardet ndërkombëtare, si ato të përcaktuara nga Moneyval dhe FATF”, përfundon reagimin zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
    Nisma pa dakordësinë e BE-së
    Qendrimi i Brukselit pak orë para se Parlamenti të votojë “Paqen Fiskale” sfidon edhe qëndrimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili më herët ka lënë të kuptohet se nisma është dakordësuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian.
    “Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar”, deklaroi Malaj gjatë emisionit E Zone në Vizion Plus. 
    Deklarata bie ndesh me informacionin zyrtar të Delegacionit, sipas të cilit shqetësimet e BE-së mbeten të pazgjidhura. Nisma sipas tyre nuk ka përputhshmëri të plotë me standardet europiane për administrimin fiskal dhe luftën kundër pastrimit të parave.
    Ndryshe nga sa deklaron ministri, qeveria nuk është konsultuar me Brukselin për “Paqen Fiskale”. Në qershor të këtij viti, në një reagim për Faktoje.al Komisioni Europian paralajmëronte qeverinë se nisma mund të ndikonte në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
    “Ne nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare për këtë propozim”, tha asokohe një zëdhënës i Komisionit Europian për Faktoje.al.
    Madje, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër nismës. Në vizitën e fundit zyrtare, në krah të ministrit, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber tha se “kemi shqetësimin se disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.
    “Lavatriçe për pastrimin e parave”
    Plani për “Paqen Fiskale” është kundërshtuar ashpër edhe nga opozita. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i ka adresuar rreziqet e nismës pranë Komisionit dhe Parlamentit Europian.
    “Kjo amnisti hap dyer për pastrim parash, dobëson sigurinë ekonomike dhe minon besimin që investitorët ndërkombëtarë duhet të kenë tek Shqipëria. Qëndrimi im është i qartë – asnjë lëshim për informalitetin”, argumenton Tabaku.
    Sipas saj, “Paqja Fiskale” është lavatriçe shtetërore për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, duke shpërblyer mashtruesit dhe evazorët, ndërsa rëndon barrën mbi bizneset e ndershme dhe qytetarët që paguajnë çdo ditë taksat.
    Kundërshti ka shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Bizneset amerikane kanë kritikuar qeverinë për mungesën e konsultimeve publike si dhe mungesën e transparencës për dy projektligjet që pritet t’u falin bizneseve miliarda euro detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa.
    Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë dhe financave e kanë cilësuar nismën si një sinjal të gabuar dhe të rrezikshëm.
    Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive të borxheve një ndëshkim për bizneset që kanë qenë korrektë ndër vite.
    Ndërsa audituesi ligjor Julian Saraçi shkon më tej, duke e përshkruar si një kapitullim të shtetit përballë informalitetit të toleruar. Sipas tij, kjo nuk është një marrëveshje, por një shpëlarje faji për dështimet institucionale në mbledhjen e borxheve.
    Çfarë parashikon “Paqja Fiskale”?
    Qeveria thotë se “Paqja Fiskale” është një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore.
    Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

    Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
    Rishikim i Pasqyrave Financiare
    Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

    Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore.
    Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.
    Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit.
    Përfundim
    Plani për “Paqen Fiskale” u prezantua në mënyrë të beftë në kulmin e fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi votat shqiptarëve me premtimin e “pasaportës europiane”. Por nisma bie ndesh me kërkesat e Brukselit. Pak orë para votimit në Parlament, Bashkimi Evropian ngre shqetësime të forta për nismën, të cilat rrëzojnë edhe deklaratat e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili pretendoi se “Paqeja Fiskale” kishte dakordësinë e BE-së.
    Komisioni Evropian paralajmëron se nisma rrezikon të dekurajojë përmbushjen tatimore dhe mund të krijojë hapësira për pastrim parash, duke shmangur standardet ndërkombëtare të Moneyval dhe FATF. Delegacioni i BE-së i konfirmoi Faktoje.al se shqetësimet mbeten ende të hapura dhe se nisma duhet përputhur me acquis të BE-së para se të konsiderohet e pranueshme në kuadër të integrimit.
    Ndaj nisur nga këto informacione, deklaratën e ministrit të financave Petrit Malaj e kategorizojmë të pavërtetë./Faktoje.al

  • Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, ‘Nisma Thurje’ zgjedh kryetarin e ri

    Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, ‘Nisma Thurje’ zgjedh kryetarin e ri

    Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani ka dorëzuar pranë KQZ dorëheqjen si drejtues i partisë Nisma Thurje. 
    Në letrën drejtuar KQZ, Shabani bën me dije se brenda partisë janë organizuar zgjedhjet e reja, dhe kryetar është zgjedhur Elton Canaj. 
    Shkresa e Endrit Shabanit drejtuar KQZ: 
    I nderuar komisioner, 
    Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj. 
    Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike. 
    Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë. 
    Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë. 

     

  • Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

    Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

    endri shabani

    TIRANË- Endri Shabani ka dorëzuar dorëheqjen si drejtues i partisë Nisma Thurrje. Dorëheqja e tij vjen pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin Avokat i Popullit. Në shkresën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bëhet me dije se kryetari i ri është Elton Çanaj, i cili është zgjedhur pas zgjedhjeve të reja të zhvilluara brenda partisë. 
    Shkresa e Endrit Shabanit drejtuar KQZ
    I nderuar komisioner,
    Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.
    Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike.
    Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë.
    Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë.
    Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

    Endri Shabani është në mesin e listës së 23 kandidatëve për kreun e Avokatit të Popullit, të cilët janë në garë për drejtimine këtij institucioni. Ndërkohë që pjesë e garës janë edhe figura të tjera të politikës si Adriana Kalaja.  Avokati i Popullit kërkon 84 vota. Tradicionalisht ky post i është besuar opozitës, por mosmarrëveshjet politike kanë bërë që zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, të zvarritet mbi 3 vjet./ZËRI

  • Procesi i Berlinit, 15 nisma të reja për bashkëpunim rajonal

    Procesi i Berlinit, 15 nisma të reja për bashkëpunim rajonal

    Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për të zhvilluar 15 nisma të reja të përbashkëta ekonomike dhe mjedisore që do të koordinohen nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KRB) në kuadër të Nismës së Berlinit.Këto nisma kanë për qëllim të forcojnë tregun e përbashkët rajonal dhe të çojnë përpara Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor me qëllim përshpejtimin e integrimit ekonomik të Rajonit në BE njoftoi KRB.Përmes tregut të përbashkët rajonal, KRB ka prezantuar masa që mbulojnë fusha si financat e qëndrueshme, investimet, industrinë, turizmin, digjitalizimin, inovacionin dhe transportin. Synimi është të forcohet integrimi ekonomik dhe të sigurohet që zhvillimi të jetë në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë.Një prej arritjeve më të rëndësishme është krijimi i Standardit të Bonove të Gjelbra për WB6, një instrument që garanton se fondet e mbledhura përmes bonove do të përdoren vetëm për projekte të verifikuara mjedisore, si energjia e pastër, transporti modern dhe përmirësimi i ndërtesave publike.Kjo nismë ndihmon në tërheqjen e kapitalit të ri nga investitorë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Shembull i zbatimit të saj mund të jetë një institucion publik që emeton bono të gjelbra për të financuar izolimin termik dhe instalimin e paneleve diellore në shkolla apo spitale.Paralelisht, rajoni ka krijuar “Listën e Bardhë të Taksonomisë së Financave të Qëndrueshme”, një hap i parë drejt krijimit të një sistemi të plotë për identifikimin e aktiviteteve që janë realisht të gjelbra dhe të qëndrueshme. Kjo ndihmon në shmangien e abuzimeve me etiketën “e gjelbër” dhe orienton investimet drejt projekteve që sjellin përfitime konkrete për mjedisin dhe ekonominë.KRB ka prezantuar gjithashtu Kornizën Rajonale për Edukimin Financiar, e cila synon të pajisë qytetarët me njohuritë e nevojshme për menaxhimin e parasë dhe përdorimin e mjeteve digjitale financiare. Kjo nismë përfshin mbi 600 kompetenca që ndihmojnë individët të kuptojnë sistemin financiar dhe të shmangin borxhet e panevojshme.Në fushën e investimeve, KRB ka miratuar Rekomandimin për investime të Qëndrueshme të Huaja (FDI), që u mundëson qeverive të përfshijnë standarde mjedisore, sociale dhe të qeverisjes në marrëveshje me investitorët. Për të garantuar transparencë dhe mbrojtje të interesit publik, janë zhvilluar Klauzolat Model për investime të qëndrueshme, të cilat ndihmojnë në përfshirjen e gjuhës ligjore moderne për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të punëtorëve.Një tjetër hap është ndërmarrja e Parimeve të Përbashkëta për Lehtësimin e investimeve, që synojnë të thjeshtojnë procedurat, të reduktojnë burokracinë dhe të rrisin transparencën për investitorët, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët dhe bizneset.Në anën tjetër, Prokurimi i Gjelbër Publik (GPP) është përfshirë si një mjet kyç për ta bërë shpenzimin publik më të përgjegjshëm dhe për të orientuar tregun drejt produkteve dhe shërbimeve me ndikim më të ulët mjedisor. Duke qenë se prokurimi publik përbën rreth 10% të PBB-së në rajon, ky hap ka ndikim të ndjeshëm në rritjen e qëndrueshme, vlerëson KRB.Edhe turizmi, një sektor që po rritet me shpejtësi në Ballkanin Perëndimor, po orientohet drejt modeleve të qëndrueshme. Deklarata për brandin Rajonal të Turizmit të WB6 synon të krijojë një identitet të përbashkët të rajonit si destinacion i qëndrueshëm, mikpritës dhe i orientuar drejt mbrojtjes së trashëgimisë natyrore e kulturore.Në fushën sociale, Deklarata e Liderëve për Portabilitetin e Sigurimeve Shoqërore krijon bazat për lëvizshmëri më të madhe të fuqisë punëtore brenda rajonit, duke siguruar që qytetarët të mos humbasin të drejtat e tyre sociale kur punojnë në vende të ndryshme të Ballkanit.Në aspektin digjital, janë zhvilluar dy nisma konkrete: Platforma për identitetin Digjital Rajonal dhe interoperabilitetin e Shërbimeve të Besimit, si dhe Baza Rajonale e të Dhënave për Sigurinë Kibernetike. / B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Florjan Binaj kandidat për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, “Nisma Thurje” del në mbështetje të tij: Do t’i japë shpresë kryeqytetit

    Florjan Binaj kandidat për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, “Nisma Thurje” del në mbështetje të tij: Do t’i japë shpresë kryeqytetit

    Nisma Thurje ka mbështetur kandidimin e Florjan Binajt në zgjedhjet për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

    Ata shkruajnë se Tirana ka nevojë për një frymë të re, teksa shton se do t’i japë shpresë kryeqytetit.
    “Nisma Thurje mbështet Florjan Binajn për kryetar bashkie
    Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj.
    Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm.
    Si aktivist, Flori ka treguar përkushtimin të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve. Me të kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale.
    Si gazetar Flori ka treguar guximin për të denoncuar korrupsionin. Ai ka folur hapur, pa filtra. Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i tij ka mbetur i pastër dhe pavarur.
    Tirana ka nevojë për një frymë të re, për njerëz që nuk janë pjesë e sistemit që e ka rrënuar.Prandaj, jemi të bindur si kryetar bashkie Flori do i japë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
    Si këshilltarë bashkiak, do të ishte të punonim me kryetarin Florian Binajn për të siguruar ushqimin në shkolla, për transportin publik dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet që i përket shumicës, jo interesave të pakicës”, thuhet në reagimin e Nismës Thurje.

    Top Channel

  • “Tirana ka nevojë për një frymë të re”/ Nisma Thurje mbështet Binajn si kandidat: Ke denoncuar me guxim korrupsionin

    “Tirana ka nevojë për një frymë të re”/ Nisma Thurje mbështet Binajn si kandidat: Ke denoncuar me guxim korrupsionin

    Nisma Thurje ka vendosur të mbështesë kandidatin Florian Binaj për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.
    Sipas Nismës, kjo mbështetje bazohet në vlerat dhe përkushtimin e Binajt gjatë viteve të aktivizmit të tij. Florian Binaj ka qenë aktiv në mbrojtjen e interesave qytetare, duke marrë pjesë në protesta për Teatrin Kombëtar, lumin Vjosa, kundër rritjes së çmimeve dhe padrejtësive të tjera sociale.
    Si gazetar, ai është dalluar për guximin në denoncimin e korrupsionit dhe për një zë të pastër dhe të pavarur në një kohë kur propaganda është përhapur gjerësisht.
    Reagimi i Nisma Thurje: 
    Nisma Thurje mbështet Florjan Binajn për kryetar bashkie
    Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj.
    Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm.
    Si aktivist, Flori ka treguar përkushtimin të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve. Me të kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale.
    Si gazetar Flori ka treguar guximin për të denoncuar korrupsionin. Ai ka folur hapur, pa filtra. Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i tij ka mbetur i pastër dhe pavarur.
    Tirana ka nevojë për një frymë të re, për njerëz që nuk janë pjesë e sistemit që e ka rrënuar.Prandaj, jemi të bindur si kryetar bashkie Flori do i japë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
    Si këshilltarë bashkiak, do të ishte të punonim me kryetarin Florian Binajn për të siguruar ushqimin në shkolla, për transportin publik dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet që i përket shumicës, jo interesave të pakicës.

  • Nisma nga Norvegjia, të ardhurat e ndeshjes me Izraelin do të shkojnë për Gazën

    Nisma nga Norvegjia, të ardhurat e ndeshjes me Izraelin do të shkojnë për Gazën

    Më 11 tetor, në stadiumin “Ullevaal” të Oslos, Norvegjia do të përballet me Izraelin në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026.
    Përveç rëndësisë sportive, kjo ndeshje zhvillohet në një moment të ndjeshëm, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe krizës humanitare në Gaza.
    Federata Norvegjeze e Futbollit ka vendosur që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të dhurohen për organizatën “Mjekët pa Kufij”. Fondet do të përdoren për ndërhyrje emergjente në Gaza dhe rajonet përreth.
    Presidentja e federatës, Lise Klaveness, deklaroi se Norvegjia ka detyrimin të luajë ndeshjen, por nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj situatës. Ajo e cilësoi vendimin si një mënyrë për të kombinuar detyrimet sportive me përgjegjësinë humanitare.
    Nisma ka marrë mbështetje edhe nga “Mjekët pa Kufij”, me sekretaren e përgjithshme Lindis Hurum që e vlerësoi si një hap të rëndësishëm. Ajo theksoi se futbolli mund të bashkojë njerëzit edhe në kohë të vështira.
    Kauza është mbështetur edhe nga një grup i madh investitorësh në Norvegji, i cili ka dhuruar 3 milionë korona shtesë. Ky grup ka preferuar të mbetet anonim, duke nënvizuar se kontributi është thjesht humanitar.
    Nuk është hera e parë që Norvegjia ka dhënë mbështetje për Gaza, pasi më herët janë financuar programe sportive për fëmijët palestinezë. Përmes kësaj nisme, ndeshja Norvegji-Izrael pritet të ketë ndikim përtej fushës së lojës.

  • Koalicion me Berishën dhe kandidat për kryebashkiak? Lapaj: Pse dështova njëherë në dashuri, nuk do të thotë se…

    Koalicion me Berishën dhe kandidat për kryebashkiak? Lapaj: Pse dështova njëherë në dashuri, nuk do të thotë se…

    Adriatik Lapaj

    TIRANË-Pas vulosjes së mandatit, rruga që do të ndijekë Adriatik Lapaj mbetet e pavendosur. Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk ka ende një përgjigje definitive përsa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës. Por ndryshe nga përgjigjia e tij për ZËRI më herët, nuk e përjashtoi si mundësi.
    “Të gjitha vendimet tona do jenë publike kur të merren. Unë sot nuk kam autorizim nga strukturat për të folur sa kohë nuk është diskutuar e aq më shumë të jetë marrë një vendim. Ajo që mund t’ju them është angazhimi ynë si forca e tretë më e votuar në vend për të bërë çdo gjë për ndryshimin e klasës aktuale politike dhe demokratizimin e vendit,’-u shpreh asakohe për ZËRI.

    “Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, ishte përgjigja e Lapajt për A2 CNN.
    Më tej Lapaj renditi arsyet pse partia që ai drejton do të vijojë të mbetet aktive në jetën politike dhe do të punojë për të siguruar performancë të mirë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai la të hapur edhe mundësinë e koalicioneve, pavarësisht se tentativa e parë për bashkëpunim me “Nisma Thurje” të Endri Shabanit i rezultoi problematike.
    Duke qenë se për PS u ankua se i kishin ofruar pazar dhe me Agron Shehajn e ‘Mundësia’ është në proces gjyqësor, të vetmet parti që i ngelen për koalicion janë PD dhe grupi parlamentar që pritet të krijojë Ilir Meta.
    “Ajo që di të them me përgjegjësi të plotë është se ne do të punojmë ditë për ditë deri në zgjedhjet e ardhshme për të performuar sa më shumë. Çdo qytetar që na ndjek besoj është i ndërgjegjshëm se në Shqipëri nuk jemi në kushtet e një gare normale. A duhet të na mbajë jashtë politikës kjo, ne të rinjtë që duam që të ndryshojmë gjërat në këtë vend, Jo. Sepse nëse ne nuk do të ishim angazhuar vota e diasporës sot nuk do të ishte një realitet. Mblodhëm 21 mijë firma, rritëm ndërgjegjësimin për mes aktiviteteve në diasporë. A duhet kjo të na demotivojë për të garuar. Jo. Sepse vetëm kështu mund ta shtyjmë procesin në rrugën e duhur. Ne në këtë rrugëtim kemi hyrë për të dhënë atë që mund të japim, por ne nuk mund të bëhemi si ata për të fituar. Pra unë nuk mund të bëj marrëveshje me këdo për të kapur pushtet politik. Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”, u shpreh Lapaj.
    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), venosi më 30 korrik që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun e Tiranës, t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko./ZËRI

  • ‘Telenovela’ vazhdon/ Lapaj apo kushërira e tij, kush do e marrë mandatin? KAS vendos nesër

    ‘Telenovela’ vazhdon/ Lapaj apo kushërira e tij, kush do e marrë mandatin? KAS vendos nesër

    Lapaj-Xhuveli

    TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të shqyrtojë ditën e nesërme ankesën e Adriatik Lapajt, i cili duket se e do me çdo kusht mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet”. Lapaj ka depozituar akimim në KAS, ku kundërshton vendimin e KQZ-së pasi i dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli. Në kërkesën depozituar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, Lapaj ka listuar edhe njëherë argumentat e tij duke shpjeguar se përse mandati i vetëm si deputet që ka marrë koalicioni ku ai bënte pjesë i takon atij. Ndër rreshta kujton se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen para zgjedhjeve. 
    Megjithatë, do të jetë në dorë të KAS nëse do të lërë në fuqi vendimin e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi, apo nëse do të prodhojë një vendimmarrje të re mbi mandatin që përçau partitë e reja.
    “Kriza” në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që ende nuk është mbyllur./ZËRI

  • “U duk sikur beteja u bë për rrogën e Lapajt dhe…”/ ‘Përplasja’ politike, flet Endri Shabani: U kërcënova me jetë

    “U duk sikur beteja u bë për rrogën e Lapajt dhe…”/ ‘Përplasja’ politike, flet Endri Shabani: U kërcënova me jetë

    Shabani foli për kërcënimet me jetë që ka marrë, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Lapajt, babait dhe kushërinjve të tij.
    Në një intervistë televizive u trajtua debati publik politik mes kreut të Nisma Thurje, Endri Shabani dhe atij të “Shqipëria Bëhet”, ku përfundoi me prishjen e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe në zgjedhjet e 11 majit siguroi një mandat deputeti.
    Teksa foli për prapaskenat e përplasjes, Shabani tha se “u duk sikur beteja u bë për karrierën dhe rrogën e Adriatikut dhe duke qenë se ai është kryetari i koalicionit, njerëzit prisnin që ai të kishte një standard më të lartë”.
    Pjesë nga intervista:
    Mendoni se keni përqendruar fuqitë tuja në luftën brenda llojit…
    Nuk ka pasur luftë brenda llojit. Është zhgënjim. Nuk e kam pritur kurrë që nga forcat e reja , nga Adriatiku jo e jo, nga të rinjtë apo politikanët në vitit 2025 që çështja e një mandati të zgjidhet me grupe kriminale apo e kërcënime.
    Ka një vijë të kuqe që u kalua me kërcënime. Pas kërcënimeve të aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje. Unë personalisht do doja që ky debat të mos shkonte në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, më vjen keq ta them.
    Gjëja e parë Adriatiku filloi kërcënimet me jetë, kalamajtë… pas Adriatikut, i ati i tij. Ata kushërinjtë janë të Adriatikut, janë shumë shumë problematikë dhe e gjithë kjo ishte para se të bëhej problematike. Ata dinin numrin e Zeqirit, numrin tim…prandaj ka fikur telefonin ai.
    Lapaj bëri një zotim ndaj nesh, ndaj aktivistëve të vetë, ndaj votuesve të vetë. U angazhua duke i thënë njerëzve se nuk po luftonte për karrigen e vetë. Pas zgjedhjeve pati një tërheqje nga ky qëndrim. La një zhgënjim dhe te elektorati, te aktivistët dhe te ‘Nisma Thurje’.
    Unë nuk e bind dot Zeqirin që ndërkohë që ai e mban fjalën, Adriatiku mund të mos e mbajë fjalë. Zeqiri s’ka pasur qellim për t’u bërë deputet.
    Është konsultuar ai me ju?
    Jo!
    Jeni zhgënjyer nga daja juaj për veprimet që ka bërë pa ju pyetur?
    Jo, mendoj që duhet ta kisha bërë unë, jo Zeqiri. Adriatikut duhet t’ia kisha vendosur unë atë mur.
    Nisma Thurje dhe aktivistët janë ndjerë të mënjanuar, që nuk janë vlerësuar për kontributesh që kanë dhënë. Nëse manualisht ndahen votat, as Nisma Thurje dhe as Shqipëria Bëhet nuk do kushte mandat.
    U duk sikur beteja u bë për karrierën dhe rrogën e Adriatikut dhe duke qenë se ai është kryetari i koalicionit, njerëzit prisnin që ai të kishte një standard më të lartë.