Tag: nisjes

  • 12 orë para nisjes së Big Brother: Çfarë dihet deri tani

    12 orë para nisjes së Big Brother: Çfarë dihet deri tani

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Zbulohet data e nisjes së spektaklit ‘Big Brother VIP Kosova 4’

    Zbulohet data e nisjes së spektaklit ‘Big Brother VIP Kosova 4’

    Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë më në fund një datë për t’u shënuar në kalendar. Produksioni ka konfirmuar zyrtarisht se sezoni i katërt i këtij formati të ndjekur do të startojë më 17 nëntor, duke rikthyer emocionet, dinamikat dhe surprizat që bëjnë çdo edicion të veçantë.
    Për javë të tëra publiku ishte lënë në pritje, ndërsa organizatorët ruanin heshtjen rreth detajeve të spektaklit. Kjo pritje duket se ka shërbyer për të shtuar edhe më shumë kuriozitetin dhe zhurmën në rrjetet sociale, ku fansat kanë bërë vazhdimisht supozime dhe pyetje për datën e nisjes dhe konkurrentët.
    Edhe këtë vit, produksioni ka preferuar të mbajë identitetin e banorëve sekret deri në momentin e hyrjes në shtëpi, duke shtuar misterin që gjithmonë shoqëron këtë format. Megjithatë, në rrjet kanë qarkulluar disa emra të mundshëm, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, duke bërë që diskutimet të vazhdojnë.
    Ky edicion pritet me interes të lartë, pasi sezonet e mëparshme kanë sjellë personazhe të fortë, përplasje, emocione dhe momente që janë komentuar gjatë në media dhe rrjete sociale. Për këtë arsye, publiku është i etur të shohë se çfarë dinamike do të krijohet këtë herë dhe cilat figura publike apo personazhe të reja do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në vend.
    Me datën tashmë të konfirmuar, Big Brother VIP Kosova 4 hyn zyrtarisht në fazën e numërimit mbrapsht.

  • ‘Ndjej se do kemi probleme’, ja çfarë deklaroi gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës

    ‘Ndjej se do kemi probleme’, ja çfarë deklaroi gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës

    Para nisjes së seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja kishte shprehur shqetësimin e tij, duke thënë: “Ndiej se do kemi probleme me këta se janë problematikë. Kam dhe çështje të tjera gjyqësore me ta”.
    Kalaja u qëllua për vdekje gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjykatës, ndërsa të plagosur mbetën Rakip Kurtja dhe djali i tij, pala tjetër e procesit gjyqësor.
    Policia ka arrestuar autorin Elvis Shkambi, xhaxhain e tij Gjon Shkambi dhe punonjësin e sigurisë së Apelit.

  • NASA do të rikthehet në Hënë, Artemis II do jetë misioni i parë me njerëz prej më shumë se 5 dekadash

    NASA do të rikthehet në Hënë, Artemis II do jetë misioni i parë me njerëz prej më shumë se 5 dekadash

    NASA ka njoftuar se një ekip astronautësh po përgatitet të udhëtojë rreth Hënës në fillim të vitit të ardhshëm.

    Ky është misioni i parë i drejtuar nga njerëz në Hënë në pesë dekada, teksa katër astronautë do tw nisen në shkurt për një mision dhjetëditor.
    Ekipi do të hipë në SLS (Sistemi i Nisjes Hapësinore), një raketë super e rëndë e cilësuar si “themeli për eksplorimin njerëzor përtej orbitës së Tokës”, për një fluturim provë. Misioni është pjesë e një plani që synon të lehtësojë uljet e ardhshme në Hënë dhe misionet e mundshme në Mars.
    Rëndësia e misionit Artemis II
    Lakiesha Hawkins, zëvendësadministratore e asociuar e NASA-s, theksoi rëndësinë e misionit të ardhshëm, të njohur si Artemis II, në një konferencë për shtyp të martën, më 23 shtator.
    “Ne të gjithë ndajmë një të parë në histori”, tha ajo. “Dritarja e nisjes mund të hapet që më 5 shkurt, por duam të theksojmë se siguria është përparësia jonë absolute”, shtoi Hawkins.
    Menaxheri i nisjes së misionit, Charlie Blackwell-Thompson, tha se raketa SLS është “praktikisht gati”, me vetëm disa hapa të mbetur për të përfunduar përgatitjen. E rëndësishme është që të përfundojë ankorimi i kapsulës së ekuipazhit, e njohur si Orion dhe të kryejë testet e nevojshme në Tokë.
    Ekuipazhi i misionit
    Astronautët Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch do ti bashkohen kanadezit Jeremy Hansen në këtë mision të rëndësishëm. Edhe pse ata nuk do të zbarkojnë në Hënë gjatë fluturimit 10-ditor, misioni konsiderohet një moment historik, pasi të katër do të jenë njerëzit e parë që do të arrijnë në Hënë që nga misioni Apollo 17 në vitin 1972.
    Drejtori i fluturimit Jeff Radigan u tha gazetarëve se ekuipazhi do të udhëtojë “të paktën 5,000 milje detare (9,200 kilometra) përtej Hënës, shumë më lart se misionet e mëparshme”. Wiseman, Glover, Koch dhe Hansen do të jetojnë për kohëzgjatjen e misionit në kapsulën Orion.
    Faza tjetër e eksplorimit
    NASA ka thënë se astronautët në fluturimin e parë të Orion do të konfirmojnë se të gjitha sistemet e kapsulës funksionojnë siç duhet në një mjedis fluturimi në hapësirë ​​të thellë. Misioni Artemis II do të vlerësojë aftësitë e SLS dhe Orion dhe do të sigurojë që sistemet kritike të mbështetjes së jetës të jenë gati për misione më të gjata, duke hapur rrugën për uljen e ardhshme të njeriut në Hënë dhe në të ardhmen, në Mars.
    Pas përfundimit të misionit, Orion dhe ekuipazhi do të kthehen përsëri në Hënë, këtë herë me qëllim uljen dhe eksplorimin e sipërfaqes.
    Në të njëjtën kohë, NASA po shqyrton një strategji të re mbrojtëse për të mbrojtur Hënën nga një përplasje e mundshme me një asteroid gjigant, i cili mund të rrezikojë astronautët.

    Top Channel

  • Një komision dhe një amerikan do ti japin të drejtë Berishës për vjedhjen e zgjedhjeve/ Çfarë paralajmëroi Boçi i PD

    Një komision dhe një amerikan do ti japin të drejtë Berishës për vjedhjen e zgjedhjeve/ Çfarë paralajmëroi Boçi i PD

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dha disa detaje për mbledhjen e kryesisë së PD dhe vendimet që ajo mori në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Boçi u shpreh se vendimi kryesor i Kryesisë ishte pjesëmarrja në Kuvend dhe tregoi se një nga hapat e para të opozitës në betejën e saj politike do të ishte kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për disa çështje mes të cilave zgjedhjet e 11 majit apo dosja McGonigal.
    “Vendimi kryesor ishte hyrja në parlament, ishin përvijuar 2-3 opinione për mosfutjen në parlament dhe opinioni tjetër që argumenton që një largimi nga parlamenti nuk sjellë të mirë për opozitën. Në parlament bëhen beteja të forta dhe ruhet raporti ndërkombëtar dhe kishte dhe qëndrime për marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin. Në PD respektohet mendimi i lirë. Po të dëgjosh argumentet e tyre edhe qëndrojnë. Bojkoti është provuar dhe PD e mori koston dhe solli dhe pasojë humbjen e zgjedhjeve të 2021. Me opozitën që ishte në atë kohë, Rama hoqi dhe koalicionet parazgjedhore dhe argumentet që thashë që humb besueshmërinë e ndërkombëtare, por jemi përballë një paragjykimi për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe hyrja në kuvend. Futja në parlament nuk të pengon të mos njohësh zgjedhjet. Ngjarjet në parlament do kalojnë kufirin e Shqipërisë, ka vëmendje mediatike. Bazën e nisjes e ka caktuar kryetari. Opozitarizmi nis me ngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet, McGonigal”, tha Boçi

  • Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës. Goditi kryeministrinë

    Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës. Goditi kryeministrinë

    Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës, i ka vënë zjarrin njërës prej ndërtesave kryesore të Qeverisë ukrainase në Kiev, dhe i ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë një foshnje, trupi i së cilës është nxjerrë nga rrënojat, kanë thënë zyrtarët ukrainas të dielën.
    “Për herë të parë është dëmtuar ndërtesa qeveritare nga sulmet e armikut, kulmi dhe katet e larta”, ka thënë kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, përmes një njoftimi në Telegram.

    “Ekipet e shpëtimit janë duke shuar zjarrin”.
    Dëshmitarët kanë treguar se katet e larta të ndërtesës së Qeverisë janë djegur dhe është parë tym i madh pak pas lindjes së diellit.
    Forca ajrore e Ukrainës ka bërë të ditur se Rusia i ka nisur 805 dronë përgjatë natës në drejtim të Ukrainës, si dhe 13 raketa.
    Mbrojtja ukrainase i ka rrëzuar 751 dronë dhe katër raketa.
    Ky është numri i madh i dronëve të nisur nga Rusia prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022.
     

  • Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, 16-vjeçari thyen xhamat dhe kamerat e shkollës në Kurbin

    Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, 16-vjeçari thyen xhamat dhe kamerat e shkollës në Kurbin

    Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, një i mitur ka dëmtuar një shkollë në Kurbin.

    Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, dhe policia njofton se ndaj 16-vjeçarit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
    Ai dyshohet se ka thyer xhamat e një shkolle në Fushë-Mamurras si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë.
    “U referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi më datë 24.08.2025, dyshohet se ka thyer xhamat e një shkolle në Fushë-Mamurras, Kurbin, si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë”-njofton policia.

    Top Channel

  • Mbahet në Los Anxhelos ceremonia e nisjes së thirrjes globale për krijime pamore me AI

    Në “Hollivud” të Los Anxhelosit u zhvillua ceremonia e nisjes së thirrjes globale për krijime pamore me inteligjencë artificiale (AI), me temën “E ardhmja e ndritshme e njerëzimit.
    Në mesazhin e tij në këtë aktivitet, të organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Akademia e Filmit e Nju-Jorkut (NYFA), drejtori i përgjithshëm i CMG-së, Shen Haixiong, theksoi që synimi është eksplorimi i rezonancës emocionale mes njerëzve e AI-së përtej kodimit dhe krijimi i vizionit të një të ardhmeje harmonie dhe bashkëjetese midis tyre.
    Shen vuri në dukje më tej se kjo është një praktikë inovative në prodhimin e videove të fuqizuara nga teknologjia AI, një mundësi për dialog midis qytetërimeve nëpërmjet AI-së dhe një bashkëpunim që lidh partnerët globalë.
    “Si një grup mediatik i përgjegjshëm, inovativ dhe me ndikim botëror, CMG-ja është e gatshme t’i marrë videot si një pikë lidhëse e AI-në si një urë bashkëpunimi, për të punuar me miqtë në mbarë botën, për të çuar përpara zhvillimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale, për të shmangur abuzimin dhe përdorimin e gabuar të AI-së, për të ngushtuar hendekun teknologjik dhe për ta drejtuar AI-në të mbetet e përqendruar te njeriu dhe të shërbejë për të mirën e njerëzimit,” vuri në dukje drejtori i përgjithshëm i CMG-së.
    Në këtë ceremoni morën pjesë mbi 100 të ftuar, përfshirë anëtarë të Akademisë së Arteve dhe Shkencave Kinematografike, të njohur ndryshe si votues për çmimet “Oscar”, drejtues të “Warner Bros.”, kineastë të njohur të “Hollivudit” dhe ekspertë të inteligjencës artificiale.