Tag: nisim

  • Rama me bizneset në Velipojë: AirBNB ende pa plan masash, nuk cënon hotelet

    Rama me bizneset në Velipojë: AirBNB ende pa plan masash, nuk cënon hotelet

    Kryesocialisti Rama po vijon më tej turin e tij elektoral në Shkodër, ku në një takim me përfaqësues të bizneseve dhe hotelerive në Velipojë foli për planin ekonomik. Rama tha se nuk ka ende një plan për njësitë akomoduese AIRBNB sepse deri më tani nuk po cënojnë hotelerinë dhe se ende nuk ka kapacitet maksimal akomodues përmes hoteleve.
    Rama tha se janë të kënaqur që 1000 hotele janë përgjigjur pozitivisht për marrëveshje.
    “Sot kemi 5 miliardë të hyra në ekonomi që është shifër e jashtëzakonshme, ndërkohë që kur vjen puna te të ardhurat e deklaruara të biznesit formal është dyfish, por nuk është aq sa është. Një pjesë e konsiderueshme këtu është AIRBNB, është plot kudo dhe janë para ekstra për familjet që nuk deklarohen. Ne nuk kemi dashur të futemi në këtë pjesë sepse ne nuk kemi ende kapacitete hoteliere që të mund të nisim shtrëngimin nga ana tjetër.
    AirBNB nuk ka nisur të cënoj hotelet sepse hotelet mbeten plot edhe në sezonin kur AIRBNB merr pjesë më të madhe. Do ta nisim ndërhyrjen me qetësi dhe butësi, prandaj kemi nisur marrëveshjen me hotelet. Ne jemi të lumtur që ju të pranoni 65 për qindshin e deklaruar për shtretërit, jemi të kënaqur që mbi 1000 hotele i janë afruar derës sonë dhe kërkojnë marrëveshje. Paralelisht me këtë do të nisim edhe për AIRBNB. “

  • Mustafaj: Sot nisim një rrugëtim drejt fitores, qytetarët e Beratit janë ata që besojnë në ndryshim

    Mustafaj: Sot nisim një rrugëtim drejt fitores, qytetarët e Beratit janë ata që besojnë në ndryshim

    Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetrët e Beratit ku prezantoi edhe kanditatët e PD për këtë qark. Drejtuesi i Departamentit ”Brain Gain” në PD, Andi Mustafaj tha se politika shpesh kërkon frymëzim, aq më shumë kur përballesh me të keqen. Duke reflektuar mbi sfidat e mëparshme, Mustafaj i falënderoi mbështetësit dhe anëtarët e partisë për qëndresën dhe guximin e treguar, duke theksuar se ata janë model për të ardhmen. Fjalimi i tij ishte një thirrje për unitet dhe besim në fitoren e ardhshme.
    ”Kërkohet shpesh frymëzimi në politikë, dhe ky frymëzim bëhet akoma më i nevojshëm kur merr në duar stafetën e përballjes me të keqen. Kërkon forcë për ta mundur të keqen, kërkon të harrosh humbjen, lodhjen dhe dhimbjen, kërkon sakrificën sublime të ringritjes, sa herë politika të hedh mundin dhe idealin përtokë. A ka më shumë fat për një parti politike sesa kur vetë mbështetësit dhe anëtarët janë frymëzimi i saj?

    Kam qenë dëshmitar i lodhjes suaj, mërzisë dhe zhgënjimit. Ju u sprovuat në durim dhe besim përmes të gjitha mjetet që imagjinata e shthurur e një klauni autokrat mund të njihte si legjitime. Asnjë sprovë nuk ia doli t’ju mbushte sytë me hijen e frikës. Më shumë u goditët në çdo formë dhe përtej çdo kodi moral, por përkundrazi, ju u bëtë shprehje e krenarisë. Kurrë nuk ju pashë kokulur.
    Sot, kur këmbanat e historisë bien më fort, të parët që janë në apel jeni ju, pa pyetur për diell, borë, shi apo stuhi. Ju mbetët modeli i qëndresës dhe guximit. Sot nisim një rrugëtim drejt fitores, sot mblidhemi për të treguar se qytetarët e këtij qarku janë ata që besojnë në ndryshim për një Shqipëri që i përket shqiptarëve”.

  • Berisha në Vlorë: Pas 11 Majit do të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet

    Berisha në Vlorë: Pas 11 Majit do të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet

    Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për qarkun Vlorë. Pas përshëndetjes për mikpritjen entuziaste, kreu i PD-së se Shqipëria pas 11 majit do të nisë udhën për të dalë në krye të vendeve të rajoni, për rrogat, pensionet dhe për mbështetjen e tyre nga shteti. ”U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro”,-tha Berisha.
    Pjesë nga fjala 

    Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetarëve të Vlorës, banorëve të këtij qarku nga Konispoli në Mifol. Vlonjateve dhe vlonjatëve në Vlorë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen sonte. Mirënjohjen më të pakufishme për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Dua të përshëndes gjithashtu këtu para jush, në emër të koalicionit, udhëheqësin politik të qarkut të Vlorës, zotin Bujar Leskaj.
    Drejtuesen politike të Sarandës, zonjën Ina Zhupa. Ekipin e mrekullueshëm të përfaqësuesve tuaj në parlamentin shqiptar, krenari për Vlorën, krenari për Shqipërinë. Miqtë e mi, unë vij tek ju për të paraqitur para jush projektin e Shqipërisë Madhështore. Por theksoj këtu se në rast se ky projekt do kishte një djep, djepi i madhështisë së shqiptarëve është Vlora.
    Miqtë e mi, por ne u ngritëm si shqiptarë që besojnë se do bëjmë të pamundurën të mundur. Që besojnë se këtë regjim, këtë të keqe, do e shkulim nga rrënjët. Do e përcjellim në arkivat e historisë. Shqipërinë Madhështore, ndërtimin e saj, ne e nisim nga shpirti madhështor i shqiptarëve, i nënave, motrave, burrave dhe grave, të cilët në shekuj kanë ndarë kafshatën me njëri-tjetrin, nuk kanë pranuar kurrë të lënë në mjerim siç ndodh sot.
    Po miq, e kemi shpallur, do e nisim nga zemra e dhimbsur. Do ta nisim me përulje. Do ta nisim me njerëzi. Me kujdes për ata që ky regjim pothuajse i përjashtoi nga Shqipëria, i varfëroi, i poshtëroi, i topiti dhe i la në mjerim ekstrem. Jo, jo. Nuk do ketë më asnjë shqiptar që do jetë në mjerim ekstrem sepse ne taksat tuaja, paratë tuaja, djersën tuaj, para së gjithash dhe mbi të gjitha, do ua kthejmë ju dhe vetëm ju.
    Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake. Ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione. U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro. Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre.

  • Berisha: Qeveria jonë do të vendosë taksat më të ulëta që ekzistojnë në botë!

    Berisha: Qeveria jonë do të vendosë taksat më të ulëta që ekzistojnë në botë!

    Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në çeljen e fushatës së PD- ASHM tha se, Qeveria do të vendosë taksat më të ulëta që ekzistojnë në botë! Do e nisim me minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar në nevojë

    “Miq, për sa i përket moshës, ju garantoj se ai, nuk e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit.

    Ndaj dhe nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet, fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij.

    Nuk jam kthyer unë për pushtet, jo, jo.

    Unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti nuk i shuan dot.

    Nuk jam kthyer unë për para. Jo dhe jo. Shqiptarët e panë se cili ishte vetingu i Sali Berishës.

    Nuk jam kthyer unë për luks. Jo dhe jo.

    Dije, në moshën time, kur kam ardhur në këtë stad të jetës, këtë eksperiencë, këtë dashuri, këtë respekt që kam për njerëzit, dua t’ua kushtoj atyre, dua t’ua kushtoj fëmijëve të tyre, dua t’ia kushtoj këtij projekti që pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e tyre.

    Dua që së bashku me ta, ashtu siç përmbysëm diktaturën e baballarëve të tu, ashtu siç vendosëm tregun dhe demokracinë, ashtu siç anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ashtu siç transformuam Shqipërinë, të ndërtojmë tani Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.

    Ndaj dhe ne këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistët siç e nis, jo me ata ministrat dhe klanin tënd, ata oligarkët që mban përreth dhe plaçkit në mënyrë të pamëshirë këtë vend, por do ta nisim me ata që numërojmë kafshatën, do ta nisim me ata që qajnë me lot mjerimi, do ta nisim me ata 780 mijë burra dhe gra që i ke katandisur si askush tjetër në Europë.

    Do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo të papunë, për çdokënd në ndihmë ekonomike.

    Ne jemi partia e rritjes dhe dyfishimit të rrogave dhe pensioneve, ne do i rrisim dhe do i dyfishojmë ato.

    Shqipëria e punës, Shqipëria e njerëzve të paguar, Shqipëria e njerëzve që prodhojnë, Shqipëria e njerëzve të suksesit është qëllimi i projektit tonë.

    Ndaj dhe unë jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta që ekzistojnë në Europë dhe në botë, në mënyrë që ju me mundin, me djersën tuaj të begatoheni, të mëkëmbeni, të pasuroheni.

    Miqtë e tu nuk ka një vend të dytë të pasur si Shqipëria, nuk ka 28 mijë kilometra katrorë që të ketë pasuritë e saj përrallore.

    Sot, ato shfrytëzohen nga Edi Rama dhe oligarkët e tij njëlloj si në sistemin më të egër kolonial.

    Nesër ato do të kthehen në pasuri për ju, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë e të ardhmes”, tha Berisha.

  • Komentet e Ramës për moshën e tij: Vitet e mia janë të gjitha bio! Ti me moshë i ngjan gjyshit të Gramoz Ruçit

    Komentet e Ramës për moshën e tij: Vitet e mia janë të gjitha bio! Ti me moshë i ngjan gjyshit të Gramoz Ruçit

    Gjatë nisjes zyrtare të fushatës elektorale të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama për moshën e tij.Berisha tha se vitet e tij janë bio dhe se me vettingun që ka bërë, tregoi se ai është politikani më i pastër që ka pasur Shqipëria dhe më gjerë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:Miq, për sa i përket moshës, ju garantoj se ai, nuk e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit.
    Ndaj dhe nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet, fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij.
    Nuk jam kthyer unë për pushtet, jo, jo. Unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti nuk i shuan dot. Nuk jam kthyer unë për para. Jo dhe jo. Shqiptarët e panë se cili ishte vetingu i Sali Berishës.
    Nuk jam kthyer unë për luks. Jo dhe jo. Dije, në moshën time, kur kam ardhur në këtë stad të jetës, këtë eksperiencë, këtë dashuri, këtë respekt që kam për njerëzit, dua t’ua kushtoj atyre, dua t’ua kushtoj fëmijëve të tyre, dua t’ia kushtoj këtij projekti që pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e tyre.
    Dua që së bashku me ta, ashtu siç përmbysëm diktaturën e baballarëve të tu, ashtu siç vendosëm tregun dhe demokracinë, ashtu siç anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ashtu siç transformuam Shqipërinë, të ndërtojmë tani Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.
    Ndaj dhe ne këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistët siç e nis, jo me ata ministrat dhe klanin tënd, ata oligarkët që mban përreth dhe plaçkit në mënyrë të pamëshirë këtë vend, por do ta nisim me ata që numërojmë kafshatën, do ta nisim me ata që qajnë me lot mjerimi, do ta nisim me ata 780 mijë burra dhe gra që i ke katandisur si askush tjetër në Europë.

  • Partia Demokratike hap zyrtarisht fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nga sheshi “Nënë Tereza” nisim rrugëtimin drejt fitores

    Partia Demokratike hap zyrtarisht fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nga sheshi “Nënë Tereza” nisim rrugëtimin drejt fitores

    Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ditën e premte, 11 prill.
    Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale spotin e çeljes së fushatës dhe fton demokratët të bashkohen në orën 19.00, në sheshin Skënderbej.

    “1 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores!”, shkruan Berisha.
    Postimi
    11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës!

  • PD çel zyrtarisht fushatën/ Berisha zbulon datën e mitingut: Nisim rrugëtimin drejt fitores!

    PD çel zyrtarisht fushatën/ Berisha zbulon datën e mitingut: Nisim rrugëtimin drejt fitores!

    Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale më 11 prill në orën 19:00 në një miting që të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

    Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në këtë miting.
    “11 Prill, ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës!“, njofton Berisha.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ PD çel zyrtarisht fushatën, Berisha: Nisim rrugëtimin drejt fitores nga sheshi “Nënë Tereza”

    Zgjedhjet e 11 majit/ PD çel zyrtarisht fushatën, Berisha: Nisim rrugëtimin drejt fitores nga sheshi “Nënë Tereza”

    Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ditën e premte, 11 prill.
    Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale spotin e çeljes së fushatës dhe fton demokratët të bashkohen në orën 19.00, në sheshin Skënderbej.
    “11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores!”, shkruan Berisha.
    Postimi
    11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës!

  • Fushata e PD nis nga Tirana, Berisha zbulon datën e mitingut dhe fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores

    Fushata e PD nis nga Tirana, Berisha zbulon datën e mitingut dhe fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores

    Sali Berisha ka njoftuar mitingun e parë për nisjen e fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

    Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në mitingun e 11 prillit, në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00.
    “11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

    Top Channel