Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: nipit
-

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona
Policia greke sekuestroi laptop, tableta dhe telefona celularë gjatë kontrollit të kryer të hënën pasdite në dy dyqanet ku kishte punuar i riu i arrestuar lidhur me vrasjen e shqiptarit dhe pronarit të kampingut në Finikoundë.
Kontrollet u kryen me urdhër të hetuesit si në Athinë ashtu edhe në Finikoundë. U sekuestruan gjithsej dy tableta, dy laptopë dhe telefona celularë që i përkisnin nipit të pronarit të kampingut, partnerit të tij dhe biznesmenit.
Përveç hetimit, një njësi tjetër e Drejtorisë së Hetimeve Penale, me mbështetjen e policisë së Kalamatës, kreu një kontroll në vendin e kampingut dhe në shtëpinë e nipit të viktimës. Partnerja e nipit u thirr në sigurinë e Kalamatës, ku dorëzoi telefonin e saj celular.
Biznesmeni është personi i parë që nipi i viktimës kontaktoi menjëherë pas vrasjes së xhaxhait të tij. Nipi arriti t’i shpëtonte plumbave, ndërsa ishte prezent në skenën e krimit. Dy të rinjtë e arrestuar kanë paraqitur pretendimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në krim, ku njëri fajësoi tjetrin duke shtuar se i riu hyri në vendin e ngjarjes natën fatale.
22-vjeçari tjetër mbështet deklaratën e tij të parë se ai nuk është autori i kësaj vrasjeje seriale. Vrasja e shqiptarit dhe pronarit të kampit ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në Finikounda të Mesinisë. Njëri prej të pandehurve ka theksuar se pronari i kampingut kishte abuzuar seksualisht me të kur ai ishte 18 vjeç.
-

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga paraburgimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.
Shkambi kishte apeluar masën e sigurisë, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur brenda sallës së gjyqit, ku nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi me armë sapo gjyqtari shpalli vendimin për një çështje pronësie ku xhaxhai i tij ishte palë.
Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, Gjon Shkambi deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, duke u përpjekur të bindte autoritetet për pafajësinë e tij. Megjithatë, Apeli ka rrëzuar ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim.
Ndërkohë, nipi i tij Elvis Shkambi, i cili mbetet gjithashtu në paraburgim, nuk ka apeluar vendimin për të ndryshuar masën e sigurisë. Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Dy vjet pas tragjedisë: zbulohet rrjeti kriminal pas vdekjes së nipit të De Niros
Dy vjet pas vdekjes tragjike të Leandro Anthony De Niro-Rodriguez, nipit të aktorit të njohur Robert De Niro, autoritetet amerikane kanë bërë pesë arrestime të reja në lidhje me rrjetin që furnizonte me drogë adoleshentët dhe të rinjtë në New York City.
Leandro, vetëm 19 vjeç, ishte djali i Drena De Niro, vajza e adoptuar e aktorit. Ai u gjet i vdekur më 2 korrik 2023, në apartamentin e tij, pas një mbidoze të dukshme me drogë, që më vonë u zbulua se përmbante fentanil, një substancë jashtëzakonisht e rrezikshme që ka shkaktuar mijëra vdekje në SHBA vitet e fundit.
Pesë burrat e arrestuar — Grant McIver, Bruce Epperson, Eddie Barretto, John Nicholas dhe Roy Nicholas — akuzohen për pjesëmarrje në një rrjet kriminal që shpërndante pilula të falsifikuara opioide, të përziera me fentanil dhe substanca të tjera, me qëllim tregtimin e tyre tek të rinjtë.
Sipas prokurorisë federale, këto pilula kishin shkaktuar vdekjen e tre 19-vjeçarëve, përfshirë edhe Leandro-n. Hetimet zbuluan se grupi shpërndante mijëra pilula nëpër lagjet e New York-ut, duke i shitur shpesh nëpërmjet kontakteve të rrjeteve sociale dhe shpërndarësve lokalë.
Vetëm disa javë pas vdekjes së Leandro-s, u arrestua edhe Sofia Marks, një grua e dyshuar se i kishte shitur pilulat që i morën jetën të riut. Sipas dokumenteve të hetimit, Marks kishte lidhje direkte me një pjesë të grupit që tani është arrestuar.
Në momentin e gjetjes, një mik i Leandro-s kishte lajmëruar autoritetet pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me të për disa ditë. Policia, pasi hyri në apartament, gjeti trupin pa shenja jete dhe substanca të dyshimta në afërsi.
Pas vdekjes së nipit, Drena De Niro reagoi me dhimbje të thellë, duke ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale ku e përshkroi djalin e saj si “dritën e jetës sime”. Edhe Robert De Niro, përmes një deklarate për mediat, kërkoi privatësi për familjen dhe shprehu tronditjen për “humbjen e parakohshme të një jete të re të mbushur me premtime”.
Fentanili është një opioid sintetik shumë më i fuqishëm se heroina apo morfina. Ai përdoret ligjërisht për qëllime mjekësore, por shpesh përzihet në mënyrë ilegale në pilula dhe substanca të tjera, pa dijeninë e përdoruesve, duke shkaktuar mbidoza fatale. Vetëm në SHBA, mbi 70% e vdekjeve nga mbidoza lidhen me përdorimin e fentanilit. -

“Gjon Shkëmbi ishte në dijeni të planit të nipit”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte e planifikuar? Zbardhen lëvizjet e autorit dhe xhaxhait
astrit kalaja-gjon dhe elvis shkembi
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga policia në lidhje me ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda Gjykatës së Apelit. Nga hetimet rezulton se Gjon Shkëmbi, xhaxhai i autorit Elvis Shkëmbi, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij. Kjo ngre dyshimet se ngjarje është e paramenduar dhe planifikuar. Dyshohet se Gjon Shkëmbi, në rolin rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit, ka qenë në dijeni të planitë të nipit të tij, për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes.
“Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit. Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.Ky konkluzion rezulton nga përfundimi i hetimeve për vrasjen që tronditi sistemin e drejtësisë, opinionin publik, Shqipërinë dhe përtej.
Autori i dyshuar, shtetasi Elivs Shkëmbi u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, xhaxhi i i tij Gjon Shkëmbi dhe roja i sigurisë se gjykatës shtetasi Banush Koxhaj.
Akuzat
Elvis Shkëmbi 30-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
Gjon Shkëmbi 56-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
Banush Koxhaj 63-vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkëmbi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkëmbi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks.
Por ajo ç’ka e bën më tronditëse dhe të çudishme këtë ngjarje, është fakti se si një person i armatosur është futur brenda institucionit të drejtësisë. Si mund ta ketë shmangur autori kontrollin e sigurisë, me armën në xhep, dhe të jetë futur krejt lehtësisht brenda sallës së gjyqit?!
Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital./ZËRI -

Masakra tek Apeli/ “Ishte në dijeni të planit të nipit”, zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit. Policia: Ja lëvizjet e autorit
Gjon Shkambi duket se ka qenë në dijeni të planit të nipit të tij, për të ekzekutuar gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ky është përfundimi i hetimeve nga Policia e Shtetit lidhur me masakrën që tronditi dje vendin, ku në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiranë u qëllua ndaj gjyqtarit dhe 2 personave të tjerë, babë e bir, me të cilin autori Elvis Shkambi ishte në proces gjyqësor. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
“Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

“O budalli i xhaxhit, vendos maskë”, Astrit Avdylaj udhëzime nipit nga SkyECC: Gjuaj në bark, të mbarojmë punët tona
Në dosjen e SPAK për vrasjen e Edmir Bregut zbulohen edhe bisedat që bënin mes tyre anëtarët e grupit të Astrit Avdylajve. Ky i fundit, në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Kujdes mos u ekspozo, i thotë nipit, duke i thënë që kudo që shkon të mbajë në kokë maska.
“Co bën e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos të dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj për asgjë.
Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bëj. Me durrsakët. Pe me men, Bleri lentit, Në kok. Maskën në kok kudo që të shkosh. Dorezat. Mos hec shum, pes metra. Kupto, kur të dalesh për pun me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen për plazhin. Shpin ja din. Kshu që mos e von”, i shkruan Avdylaj nipit.
Në datën 11 korrik 2020, Elidon Avdyli bisedon me Astrit Balliun i cili e porosit që të bëjë kujdes, mos të vrasë njerëz kot, të mos ekspozohet dhe të bëjë gjuajtje fatale.
“Ca u ba. Për Lentin. Spo kuptoj Asgjë rumi ka njerz kupto. Kshu që të jemi të zgjuar. Mos të vresësh njerëz kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Të jeni të sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos hëj zhurm. Vepro. Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Thuj rumit. Kujdes. Kur ti gjumi. Ke poja. Asgjë so kuptoj. Ca poja. Ca po thu. Pse nuk shkoni me poken. Kujdes Me goj. Poja nuk osht i keq…”, i shkruan Astrit Avdylaj- Aldo Avdylajt.
Më tej, ai i thotë që qëllimi i tyre është të mbarojnë punët dhe të vrasin “Malokun”, pseudonim me të cilin i referohen Edmir Bregut të vrarë në 2021, me urdhër të vetë Astrit Avdylajt.
“Co po ben…si je..ti… Kupto ajo…se me cmen… Me muhabet…të folime… Shiko hallën fat… Se aty nuk po shikoj gjë un vec plane….ngjove.. ajo… ne duet të ishim ke punët tona… Jo ke premtimet…. Të bëjm punët tona… Malokun… Plazh… Kto jan pun tona… Me ngio mua… Kur tna pugen Gjërat… Me kto tjert”, i shkruan Avdylaj-nipit.(Shqiptarja.com) -

“Gjuj në bark…”/ Astrit Avdylaj udhëzime nipit nga SkyECC: ‘O budalli i xhaxhit’, maskën në kokë kudo që të shkosh
Në dosjen e SPAK për vrasjen e Edmir Bregut zbulohen edhe bisedat që bënin mes tyre anëtarët e grupit të Astrit Avdylajve. Ky i fundit, në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Kujdes mos u ekspozo, i thotë nipit, duke i thënë që kudo që shkon të mbajë në kokë maska.
“Co ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos te dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Pe me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pes metra. Kupto, Kur te dalesh er pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen per plazhin. Shpin ja din. Kshu qe mos e von”, i shkruan Avdylaj nipit.
Në datën 11 korrik 2020, Elidon Avdyli bisedon me Astrit Balliun i cili e porosit që të bëjë kujdes, mos të vrasë njerëz kot, të mos ekspozohet dhe të bëjë gjuajtje fatale.
“Ca u ba.Per Lentin.Spo kuptoj Asgje rumi ka njerz kupto. Kshu qe te jemi te zgjuar. Mos te vresesh njerez kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Te jeni te sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos hej zhurm. Vepro.Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Thuj rumit. Kujdes. Kur ti gjumi. Ke poja. Asgje so kuptoj. Ca poja. Ca po thu. Pse nuk shkoni me poken. Kujdes Me goj. Poja nuk osht i keq…”, i shkruan Astrit Avdylaj- Aldo Avdylajt.
Më tej, ai i thotë që qëllimi i tyre është të mbarojnë punët dhe të vrasin “Malokun”, pseudonim me të cilin i referohen Edmir bregut të vrarë në 2021, me urdhër të vetë Astrit Avdylajt.
“Co po ben…si je..ti… Kupto ajo…se me cmen… Me muhabet…te folime… Shiko hallen fat… Se aty nuk po shikoj gje un vec plane….ngjove..ajo…ne duet te ishim ke punet tona… Jo ke premtimet…. Te bejm punet tona… Malokun… Plazh… Kto jan pun tona… Me ngio mua… Kur tna pugen Gjerat… Me kto tjert”, i shkruan Avdylaj-nipit.

