Aldo Avdylaj i është komunikuar këtë të premte mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet tashmë pritet ti kalojnë GJKKO-së me kërkesën për gjykim.
Ndërkohë që prej korrikut të këtij viti, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marr mes të tjerëve, Emiliano Shullazi, Astrit Avdylaj, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale por për Aldo Avdylaj për shkak të arrestimit të mëvonshëm, gjykimi pritet të bëhet veçuar nga të tjerët.
Lidhur me këtë dosje, ndaj tij kishte një masë në mungesë prej muajit maj 2024, pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit. Avdylaj përfshihet në një grup prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Bamit, qëllim që nuk u arrit.
Për këtë dosje, u kërkua arrestimi i 51 personave dhe u zbulua bashkëpunimi i 7 grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fushë-Krujë, Kurbin, Shijak e Rrëshen.
Për të ekzekutuar Durim Bamin, një të shumëkërkuar tashmë për drejtësinë, për llogari të Arben Nokës që e akuzonte për vrasjen e të vëllait, bashkëpunuan disa persona mes të cilëve anëtarë të familjes Avdylaj, Ervis Martinaj e të tjerë.
Një tjetër procedim penal të bazuar kryesisht në transkriptet e SKY ECC, ekspozojnë Aldo Avdylaj në një tjetër ngjarje, vrasjen e Edmir Bregut më 21 janar të vitit 2021 në Durrës. SPAK lëshoi disa masa sigurie mes të cilave edhe për Aldo Avdylaj, por që për disa kohë nuk u ekzekutua. Pas disa muajsh i riu lokalizohet në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ku kishte marrë një apartament me qira dhe arrestohet.
Sipas SPAK, Avdylaj ishte drejtues dhe koordinator i grupit kriminal, ndihmës në krim ishte Enea Kume, ndërsa ekzekutor Alfred Doka. Vrasja e Bregut thotë SPAK u krye me porosi të Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje, pasi më herët viktima kishte tentuar të vriste nipin e tij Aldo Avdylin. Në lidhje me këtë çështje, Aldo Avdylaj akuzohet për “vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, “kryerje të veprave nga organizata kriminale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.
Tag: nipin
-

“Krijoi kushtet për vrasjen e Durim Bamit”, SPAK përfundon hetimet për nipin e kreut të bandës “Avdylaj”
-

Pasurinë më të madhe ia la shqiptarit, flet mbesa e pronarit grek
Dëshmia e mbesës së 68-vjeçarit që u vra së bashku me mikun e tij shqiptar në kampingun në Finikoundë ka zbuluar më shumë detaje nga krimin dyfishtë. Mbesa ka rrëfyer se disa vite më parë viktima kishte akuzuar nipin e tij për vjedhje, por më vonë marrëdhëniet e tyre u normalizuan. Më pas, ajo i përshkroi policisë se si kishte diskutuar me dajën e saj për rinovimin e një shtëpie.
“Unë jam mbesa e viktimës. Më konkretisht, jam vajza e motrës së tij dhe erdha këtu sot për t’ju treguar atë që di për xhaxhain tim dhe jetën e tij, sepse dua që njerëzit që bënë këtë dëm të kapen sa më shpejt të jetë e mundur. Që kur linda, i kalova të gjitha verat e mia në Finikoundë, me xhaxhain tim. Në moshën 18 vjeç u largova nga këtu dhe shkova në Athinë për të punuar në një bankë. Krijova familje dhe çdo verë vazhdova të vizitoja Finikoundën për pushime dhe qëndroja në shtëpinë e xhaxhait tim Kostas.
(…) Vitin e fundit kam ardhur shumë më shpesh. Në një moment, diskutova me dajën tim, me të cilin kisha marrëdhënie të shkëlqyera, ai më donte si vajzën e tij dhe unë si babai im, dëshirën time për të rinovuar shtëpinë të cilën T. D., nipi i dajës tim, ma kishte dhënë me një marrëveshje paraprake me nxitjen e tij. Çfarëdo që thoshte daja im, bëhej.
Ai ishte absolut dhe autoritar. Ai mbante paratë dhe ishte përgjegjës. Kështu që kur i tregova për rinovimin që doja të bëja, korrikun e kaluar, ai më tha “Po më çmend , më lër rehat” dhe unë iu përgjigja se nëse ai do të vazhdonte me këtë sjellje, do të merrja gjërat e mia dhe do të largohesha. I thashë gjithashtu ta nxirrte djalin tim nga kampingu, ku çdo verë punonte për dajën tim Kostan dhe i jepte disa para. Sapo ia thashë këtë, ai ma mbylli telefonin. Ishte e vetmja herë që u grindëm vërtet,” tha mbesa e 68-vjeçarit në dëshminë e saj.
Ajo deklaron gjithashtu se daja i saj filloi gjithçka pa para dhe sot ka një pasuri me vlerë rreth 30 milionë euro. Sipas saj daja ishte shumë i çuditshëm dhe meqenëse gjithmonë donte të bënte ato që donte vetë, ata që vareshin prej tij duhej t’i bënin të gjitha nderet, sepse nëse nuk e bënin, ai mund t’i linte pa ushqim.
Ndër të tjera mbesa shprehet se i vetmi person që mund të qëndronte pranë dajës ishte miku dhe ndihmësi i tij, i cili gjithashtu humbi jetën. Mbesa thekson se daja i saj kishte një dobësi të tmerrshme për shqiptarin, ai vdiste për të dhe jetonte për të, e vishte me rroba të shtrenjta, i blinte Mercedes.
Pastaj, duke iu referuar dajës së saj, ajo përshkroi: “Ai filloi gjithçka pa para dhe sot ka një pasuri me vlerë rreth 30 milionë euro. (…) Ai ishte shumë i çuditshëm dhe meqenëse gjithmonë donte të bënte gjënë e tij, ata që vareshin prej tij duhej t’i bënin të gjitha nderet, sepse nëse nuk e bënin, ai mund t’i linte pa ushqim. (…) I vetmi person që mund të qëndronte pranë dajës tim ishte miku dhe ndihmësi i tij B., i cili gjithashtu humbi jetën. (…) Ai kishte një dobësi të tmerrshme për të. Ai vdiste për të dhe jetonte për të, e vishte me rroba të shtrenjta, i blinte Mercedes dhe nga sa më kishte thënë xhaxhai im, përqindja më e madhe e testamentit të tij do t’i shkonte B..
B. nuk kishte një marrëdhënie të mirë me T. D., nipin e dajës tim, pa e ditur arsyen, dhe kur e pyeta xhaxhain tim nëse ishte për trashëgiminë, ai më thoshte jo. B. kishte një dobësi të çmendur për xhaxhain tim, dhe kështu kishte edhe xhaxhai im për B.
Lidhur me marrëdhënien e viktimës me nipin e tij i cili ishte i pranishëm në krim, ajo tha: “(…) Lidhur me marrëdhënien e dajës tim me nipin e T.D., për të cilin po më pyetni, kohët e fundit ka qenë shumë mirë. Megjithatë, rreth katër vjet më parë, ndodhi një vjedhje prej rreth 20.000 eurosh në shtëpinë që ai më kishte dhënë për pushimet e verës në vitin 2017, për një muaj e gjysmë, për të qëndruar, dhe ndërsa unë isha larg për 10 ditë në Athinë, ndodhi kjo vjedhje.
Xhaxhai im në atë kohë e akuzonte vazhdimisht T.D. se kishte të bënte me këtë vjedhje dhe madje më kishte thënë se do të shkruante se, nëse i ndodhte diçka, do të bënte përgjegjës nipin e T.D.. Ai kishte shumë frikë nga T.D., sepse nëse i ndodhte diçka, T.D. do të merrte pjesën më të madhe të pronës. Megjithatë, pavarësisht të gjithave këtyre, në dy ose tre vitet e fundit të dy ishin afruar përsëri.” -

“Ia la mikut të tij shqiptar % më të madhe të testamentit”/ Mbesa e pronarit grek: Daja i frikësohej nipit të tij
Dëshmia e mbesës së 68-vjeçarit që u vra së bashku me mikun e tij shqiptar në kampingun në Finikoundë pritet të zbardhë më shumë nga misteri që ka mbuluar krimin e dyfishtë.
Ajo ka rrëfyer se disa vite më parë viktima kishte akuzuar nipin e tij për vjedhje. Më vonë, siç shtoi ajo, marrëdhëniet e tyre u normalizuan.
“Unë jam mbesa e viktimës. Më konkretisht, jam vajza e motrës së tij dhe erdha këtu sot për t’ju treguar atë që di për xhaxhain tim dhe jetën e tij, sepse dua që njerëzit që bënë këtë dëm të kapen sa më shpejt të jetë e mundur. Që kur linda, i kalova të gjitha verat e mia në Finikoundë, me xhaxhain tim. Në moshën 18 vjeç u largova nga këtu dhe shkova në Athinë për të punuar në një bankë. Krijova familje dhe çdo verë vazhdova të vizitoja Finikoundën për pushime dhe qëndroja në shtëpinë e xhaxhait tim Kostas”, tha mbesa e 68-vjeçarit në dëshminë e saj, sipas informacioneve nga protothema.gr.
Më pas, ajo i përshkroi policisë se si kishte diskutuar me dajën e saj për rinovimin e një shtëpie.
“(…) Vitin e fundit kam ardhur shumë më shpesh. Në një moment, diskutova me dajën tim, me të cilin kisha marrëdhënie të shkëlqyera, ai më donte si vajzën e tij dhe unë si babai im, dëshirën time për të rinovuar shtëpinë të cilën T. D., nipi i dajës tim, ma kishte dhënë me një marrëveshje paraprake me nxitjen e tij. Çfarëdo që thoshte daja im, bëhej.
Ai ishte absolut dhe autoritar. Ai mbante paratë dhe ishte përgjegjës. Kështu që kur i tregova për rinovimin që doja të bëja, korrikun e kaluar, ai më tha “Po më çmend , më lër rehat” dhe unë iu përgjigja se nëse ai do të vazhdonte me këtë sjellje, do të merrja gjërat e mia dhe do të largohesha. I thashë gjithashtu ta nxirrte djalin tim nga kampingu, ku çdo verë punonte për dajën tim Kostan dhe i jepte disa para. Sapo ia thashë këtë, ai ma mbylli telefonin. Ishte e vetmja herë që u grindëm vërtet.”
Pastaj, duke iu referuar dajës së saj, ajo përshkroi: “Ai filloi gjithçka pa para dhe sot ka një pasuri me vlerë rreth 30 milionë euro. (…) Ai ishte shumë i çuditshëm dhe meqenëse gjithmonë donte të bënte gjënë e tij, ata që vareshin prej tij duhej t’i bënin të gjitha nderet, sepse nëse nuk e bënin, ai mund t’i linte pa ushqim. (…) I vetmi person që mund të qëndronte pranë dajës tim ishte miku dhe ndihmësi i tij B., i cili gjithashtu humbi jetën. (…) Ai kishte një dobësi të tmerrshme për të. Ai vdiste për të dhe jetonte për të, e vishte me rroba të shtrenjta, i blinte Mercedes dhe nga sa më kishte thënë xhaxhai im, përqindja më e madhe e testamentit të tij do t’i shkonte B..
B. nuk kishte një marrëdhënie të mirë me T. D., nipin e dajës tim, pa e ditur arsyen, dhe kur e pyeta xhaxhain tim nëse ishte për trashëgiminë, ai më thoshte jo.
B. kishte një dobësi të çmendur për xhaxhain tim, dhe kështu kishte edhe xhaxhai im për B.”
Lidhur me marrëdhënien e viktimës me nipin e tij i cili ishte i pranishëm në krim, ajo tha: “(…) Lidhur me marrëdhënien e dajës tim me nipin e T.D., për të cilin po më pyetni, kohët e fundit ka qenë shumë mirë. Megjithatë, rreth katër vjet më parë, ndodhi një vjedhje prej rreth 20.000 eurosh në shtëpinë që ai më kishte dhënë për pushimet e verës në vitin 2017, për një muaj e gjysmë, për të qëndruar, dhe ndërsa unë isha larg për 10 ditë në Athinë, ndodhi kjo vjedhje.
Xhaxhai im në atë kohë e akuzonte vazhdimisht T.D. se kishte të bënte me këtë vjedhje dhe madje më kishte thënë se do të shkruante se, nëse i ndodhte diçka, do të bënte përgjegjës nipin e T.D.. Ai kishte shumë frikë nga T.D., sepse nëse i ndodhte diçka, T.D. do të merrte pjesën më të madhe të pronës. Megjithatë, pavarësisht të gjithave këtyre, në dy ose tre vitet e fundit të dy ishin afruar përsëri”. -

Vrasja e pronarit grek të kampingut/ Trondit e mbesa: Pasuria e tij vlen 30 mln euro, kishte dobësi të madhe për shqiptarin…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e dyfishtë të 5 tetorit në Finikounda të Greqisë, ku u ekzekutuan pronari i kampingut dhe punëtori i tij shqiptar. Hetimet janë intensive, ndërsa oficerët dhe prokurorët kanë zbuluar detaje tronditëse.
Dëshmia e mbesës së 68-vjeçarit që u vra së bashku me kujdestarin e tij shqiptar në kampingun në Finikoundë, është shokuese. Gruaja i përshkroi policisë karrierën e suksesshme profesionale të xhaxhait të saj dhe përshkroi karakterin e tij, duke thënë se disa vite më parë ky i fundit e kishte akuzuar nipin e tij për vjedhje. Më vonë, sigurisht, siç shtoi ajo, marrëdhëniet e tyre u normalizuan.
“Unë jam mbesa e viktimës. Më konkretisht, jam vajza e motrës së tij dhe erdha këtu sot për t’ju treguar atë që di për xhaxhain tim dhe jetën e tij, sepse dua që njerëzit që bënë këtë dëm të kapen sa më shpejt të jetë e mundur. Që kur linda, i kalova të gjitha verat e mia në Finikoundë, me xhaxhain tim. Në moshën 18 vjeçe u largova nga këtu dhe shkova në Athinë për të punuar në një bankë. Krijova familje dhe çdo verë vazhdova të vizitoja Finikoundën për pushime dhe të qëndroja në shtëpinë e xhaxhait tim Kostas”, tha gruaja në dëshminë e saj”, raporton Protothema.
Më pas ajo i përshkroi policisë se si kishte diskutuar me xhaxhanë e saj për rinovimin e një shtëpie, ndërsa e përshkruante atë si “absolut” dhe “autoritar”, i cili “nuk ia linte asnjë mizë shpatën” dhe “mbante arkën dhe ishte përgjegjës”:
“(…) Gjatë tre viteve të fundit kam ardhur dhe kam qëndruar në shtëpinë stërgjyshore të nënës sime, e cila është gjithashtu shtëpia stërgjyshore e xhaxhait tim Kostas dhe kam zhvendosur gjithashtu disa nga gjërat e mia nga Athina në këtë shtëpi. (…) Vitin e fundit kam ardhur shumë më shpesh, kështu që mund ta kuptoni se jam këtu pothuajse përgjithmonë. Në një moment, diskutova me xhaxhain tim, me të cilin kisha marrëdhënie të shkëlqyera, ai më donte si vajzën e tij dhe unë si babain im, dëshirën time për të rinovuar shtëpinë të cilën T. D., nipi i xhaxhait tim, ma kishte dhënë me një marrëveshje paraprake me nxitjen e tij. Çfarëdo që thoshte xhaxhai im, bëhej. Ai ishte absolut dhe autoritar dhe nuk ia linte asnjë mizë shpatën. Ai mbante arkën dhe ishte përgjegjës. Kështu që kur i tregova për rinovimin që doja të bëja, korrikun e kaluar, ai më tha “Po më çmend , më lër rehat” dhe unë iu përgjigja se nëse ai do të vazhdonte me këtë sjellje, do të merrja gjërat e mia dhe do të largohesha. I thashë gjithashtu ta nxirrte djalin tim nga kampingu, ku çdo verë punonte për xhaxhain tim Kostas dhe i jepte disa para. Sapo ia thashë këtë, ai ma mbylli telefonin. Ishte e vetmja herë që u grindëm vërtet”.
“Pronë me vlerë afërsisht 30 milionë euro”
Pastaj, duke iu referuar xhaxhait të saj, ajo përshkroi, duke rrëfyer detaje me rëndësi që ngrenë dyshime për një pistë të re, deri te pohimi i saj se xhaxhai kishte pasuri që vlente 30 mln euro.
“Xhaxhai im filloi pa para dhe sot ka një pasuri me vlerë rreth 30 milionë euro. (…) Ai ishte shumë i çuditshëm dhe meqenëse gjithmonë donte të bënte gjënë e tij, ata që vareshin prej tij duhej t’i bënin të gjitha nderet, sepse nëse nuk e bënin, ai mund t’i linte pa ushqim. (…) I vetmi person që mund të qëndronte pranë xhaxhait tim ishte miku dhe ndihmësi i tij B., (shqiptari), i cili gjithashtu humbi jetën. Ai kishte një dobësi të tmerrshme për të. Ai vdiste për të dhe jetonte për të, e vishte me rroba të shtrenjta, i blinte një Mercedes dhe nga sa më kishte thënë xhaxhai im, përqindja më e madhe e testamentit të tij do t’i shkonte B. B. nuk kishte një marrëdhënie të mirë me T. D., nipin e xhaxhait tim, pa e ditur arsyen, dhe kur e pyeta xhaxhain tim nëse ishte për trashëgiminë, ai më thoshte jo. B. kishte një dobësi të çmendur për xhaxhain tim, dhe kështu kishte edhe xhaxhai im për B.”, rrëfeu ajo.
Lidhur me marrëdhënien e xhaxhait të saj me nipin e tij, i cili ishte i pranishëm në krim, ajo tha:
“Lidhur me marrëdhënien e xhaxhait tim me nipin e T.D.-së, për të cilin po më pyetni, kohët e fundit ka qenë shumë mirë. Megjithatë, rreth katër vjet më parë, ndodhi një vjedhje prej rreth 20,000 eurosh në shtëpinë që ai më kishte dhënë për pushimet e verës në vitin 2017, për një muaj e gjysmë, për të qëndruar, dhe ndërsa unë isha larg për 10 ditë në Athinë, ndodhi kjo vjedhje. Xhaxhai im në atë kohë e akuzonte vazhdimisht T.D.-në se kishte të bënte me këtë vjedhje dhe madje më kishte thënë se do të shkruante letra në të cilat do të shkruante se, nëse i ndodhte diçka, do ta mbante përgjegjës nipin. Ai kishte shumë frikë nga T.D., sepse nëse i ndodhte diçka, T.D. do të merrte pjesën më të madhe të pronës. Megjithatë, pavarësisht të gjithave këtyre, në dy ose tre vitet e fundit të dy ishin afruar përsëri”, tregoi ajo./ Protothema.
-

U vu në pranga ditën e djeshme/ GJKKO lë në burg nipin e Astrit Avdylajt
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Elidon alias Aldo Avdylajn i arrestuar një ditë më parë në Tiranë.
Ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit revanshi të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, që dyshohet si organizatori i vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. -

“Nuk del i gjallë kush dënon nipin”/ Pas deklaratave kërcënuese, policia reagon për arrestimin e xhaxhait të Shkambit
Policia e Shkodrës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me arrestimin e xhaxhait të autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjovalin Shkambi u arrestua sot, pasi deklaroi në media se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë.
“Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë”, tha Gjovalin Shkambi.
I pyetur nëse janë të penduar për krimin, ai tha: “Familjes së të ndjerit gjyqtar i kërkoj hallallin me kishë e xhami”. Ai u shpreh se nuk i druhet hakmarrjes, duke kërcënuar sërish se “do ti hanë plumbat sic i hëngri Astrit Kalaja”.
“Në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes, kemi nisur luftën. Kur të dënojnë atë djalë, në sallë të gjyqit me plumba do të gjykohet. Se më ka prerë në besë shteti. Ia kam blerë shtetit. Nuk ka gjyqtar që e dënon. Do t’i hanë plumbat sikur i hëngri Astrit Kalaja!”.
Menjëherë pas deklaratave kërcënuese Policia e Shkodrës arrestoi 49-vjeçarin, Gjivalin Shkambi. Uniformat blu informojnë se xhaxhai i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi akuzohet për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
Reagimi i policisë
Shkodër
Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari.
Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin.
Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.” -

”Nuk del i gjallë nga salla kush dënon nipin”, Policia reagon për arrestimin e xhaxhait të Elvisit
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambi ra në pranga pasi intervistës së bujshme që dha pak orë më parë. Ai kërcënoi me vdekje gjyqtarin që do i dënonte nipin. Policia thotë se pas shoqërimit të tij me mbështetjen e forcave Shqiponja është bërë arrestimi dhe materialet do të referohen në Prokurori për veprat penale ”Kanosja e gjyqtarit” dhe ”Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
“Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari. Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin.Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, njoftoi policia.
-

“Kush ma dënon nipin nuk del i gjallë nga salla”, arrestohet pas kërcënimeve Gjovalin Shkambi
Pasi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, është arrestuar edhe xhaxhai tjetër i autorti, Gjovalin Shkambi.
Në një intervistë, ai tha se i ulet në gjunjë familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, por të njëjtin fat do kenë edhe gjyqtarët e tjerë që do dënojnë nipin e tij. -

Kërcënoi se do vriste gjyqtarin që do dënonte nipin e tij, shoqërohet xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë
Shoqërohet në polici xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një video Gjovalin Shkambi kërcënon me vrasje çdo gjyqtar që do e dënonte nipin e tij, Elvis Shkambi.
Videoja bëri xhiron e rrjetit.
Çfarë deklaroi Gjovalin Shkambi
“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami.
Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne”
-

Elvis Shkëmbi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Ai që do dënojë nipin tim do përballet me plumba
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka bërë një deklaratë të rëndë e kërcënuese ndaj sistemit të drejtësisë. Ai është shprehur se cilido gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, do të përballet me të njëjtin fat si gjyqtari Kalaja.
Sipas tij, familja e tij është tradhtuar nga shteti dhe ka 13 vite që përpiqet të fitojë të drejtën mbi një pronë, të cilën pretendon se e ka blerë me dokumente të rregullta.
Ai thekson se kanë njoftuar institucionet më të larta të shtetit përmes shkresave, përfshirë edhe kryeministrin, por nuk kanë marrë përgjigje. Thotë se janë futur në borxhe për të ndjekur proceset gjyqësore dhe se ndihen të braktisur.
“Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulemi në gjunjë, i kërkoj hallallin me kishë e me xhami. Por nëse e dënojnë atë djalë, ai do gjykohet siç u gjykua Astriti.
E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: ta hetojë këtë punë! Nuk ka lojë më me ne, as me të ndjerin, as me familjen e tij.”– tha ai.