Tag: nikoll

  • Lesi: Doktori me 200 vetë, nuk është i besueshëm! Ne me dy gazeta mbushëm sheshin plot

    Lesi: Doktori me 200 vetë, nuk është i besueshëm! Ne me dy gazeta mbushëm sheshin plot

    Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi deklaroi se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën dhe tha se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan “Foltore”.
    Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…Një vend që nuk ka opozitë serioze dhe të besueshme ka probleme. Në 2004-2005, ishte PD opozitë por kishte frymëzim. Ne mbajmë mend në 1999 që ishte lufta e Kosovës, bënë thirrje gazeta Albania dhe Koha Jonë, doli plotë sheshi Skënderbej. Doktori me 200 veta? Si do të vijë në pushtet?
    Andi Tela: Një pjesë e njerëzve që duhet të mbushin sheshin, kanë ikur.
    Nikoll Lesi: Këto 500 mijë qe votuan për PD, ku janë? Nuk kanë besim te doktori që i sjell në pushtet. Me këtë gjendje që është PD, po të ikë doktori, shkërmoqet, por me doktorin nuk vjen në pushtet. Doktori duhet ta hapë vetë rrugën.
    Enton Abilekaj: Nuk është se nuk kanë besim te doktori, por nuk kanë besim që me këto mënyra vihet në pushtet. Ata thonë po dolëm në shesh për parakalimin e rradhës… Kjo nuk ka asnjë vlerë. Duhet të ketë ide lidershipi i PD. Me këto protesta, as drejtoresha e COD nuk dorëhiqet.

  • “Opozitë e mbaruar…”/ Nikoll Lesi: Berisha po luan me nervat e demokratëve duke nxjerrë 200 vetë në shesh!

    “Opozitë e mbaruar…”/ Nikoll Lesi: Berisha po luan me nervat e demokratëve duke nxjerrë 200 vetë në shesh!

    Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi, deklaroi se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën dhe tha se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan “Foltore”.
    Biseda në studio: 
    Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…Një vend që nuk ka opozitë serioze dhe të besueshme ka probleme. Në 2004-2005, ishte PD opozitë por kishte frymëzim. Ne mbajmë mend në 1999 që ishte lufta e Kosovës, bënë thirrje gazeta Albania dhe Koha Jonë, doli plotë sheshi Skënderbej. Doktori me 200 veta? Si do të vijë në pushtet?
    Andi Tela: Një pjesë e njerëzve që duhet të mbushin sheshin, kanë ikur.
    Nikoll Lesi: Këto 500 mijë qe votuan për PD, ku janë? Nuk kanë besim te doktori që i sjell në pushtet. Me këtë gjendje që është PD, po të ikë doktori, shkërmoqet, por me doktorin nuk vjen në pushtet. Doktori duhet ta hapë vetë rrugën.
    Enton Abilekaj: Nuk është se nuk kanë besim te doktori, por nuk kanë besim që me këto mënyra vihet në pushtet. Ata thonë po dolëm në shesh për parakalimin e rradhës… Kjo nuk ka asnjë vlerë. Duhet të ketë ide lidershipi i PD. Me këto protesta, as drejtoresha e COD nuk dorëhiqet.

  • “Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”- Historia e panjohur e vrasjeve në Mirditë

    “Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”- Historia e panjohur e vrasjeve në Mirditë

    Dashnor Klaoçi

    Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së ndodhur në 12 prillin e vitit 1950 në vendin e quajtur Ujë Lurth të krahinës së Mirditës, ku një grup i rezistencës antikomuniste, i përbërë nga: Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Luk Prend Zefi, Ndre Mark Nika, Ndue Lala, Pjetër Gjini, Nikoll Jaku, Mark Jak Lurthi, Preng Marka Brozi dhe Gjin Kros Buna, u rrethuan nga repartet speciale të Forcave të Ndjekjes që ishin nën urdhrat e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Mirditës, kapiten Sul Manokut dhe pas gjashtë orë përpjekje të armatosur në mes tyre, mbetën të vrarë gjashtë pjesëtarë të grupit të rezistencës antikomuniste, ndërsa katër të tjerë mundën të çanin rrethimin dhe të largoheshin prej aty.

    E gjithë historia e panjohur e asaj ngjarjeje që terrorizoi Mirditën, pasi gjashtë trupat e pajetë të Gjin Kros Bunës, Preng Dod Gjinit, Preng Zef Tarazhit, Nikoll Dedës dhe Pal e Mark Mëlyshit, u lanë për disa ditë në qendër të Rrëshenit, ku populli i mbledhur me dhunë i masakroi kufomat duke i sharë, pështyrë e goditur me shkelma dhe me gurë, (më pas u groposën në bregun e lumit të Zmesë, me qëllim që kur të vinte rrjedha e lumit në dimër, t’i merrte dhe atyre të mos u ngelej asnjë shenjë varrimi), është shkruar nga kapiten Nikoll Mëlyshi, (libri “Ngjarje Historike” të ndime, të pame dhe të jetueme’. 5571 GRANDY, DETROIT, MICH. 428211 USA 1976), njëri prej krerëve të rezistencës antikomuniste, i cili pasi qëndroi disa vite në arrati në malet e Mirditës dhe krahina të tjera të Veriut të Shqipërisë, mundi të arratiset dhe të vendosej si azilant politik në SHBA-ës.

    Grupimi i krerëve antikomunist në Ujë Kthellë të Mirditës

    Pas zbarkimit të këtyre grupeve, disa krerë kryesorë, eksponentë të njohur antikomunistë nga krahina e Mirditës dhe periferitë e saj të cilët qëndronin në arrati prej vitit 1945, vendosën të mblidhen për t’u organizuar duke u mbledhur në vendin e quajtur Ujë Kthellë, një pikë takimi kjo që paraqiste siguri për vetë terrenin malor të saj. Krerët antikomunistë që u mblodhën aty, ishin: Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Luk Prend Zefi, Ndre Mark Nika, Ndue Lala, Pjetër Gjini, Nikoll Jaku, Mark Jak Lurthi dhe Preng Marka Brozi. Po atë ditë me këtë grup është bashkuar dhe Gjin Kros Buna, i cili njihej si një nga antikomunistët më të vendosur, që kishte çarë disa rrethime të Forcave të Ndjekjes dhe duke i dëmtuar shpesh herë ato. Gjin Kros Buna njihej në të gjithë atë zonë si “trim i çartur” dhe ishte bërë tmerri i komunistëve pasi ai kishte kaluar disa herë kufirin shtetëror, si në Veri me Jugosllavinë, ashtu dhe në Jug me Greqinë, aq sa për të thuhej se e kalonte kufirin shtetëror si gardhin e shtëpisë së vet. Pas takimit që këta bënë sa bashku në vendin e quajtur Ujë Kthellë, ata vendosën të kalojnë javën e Pashkëve, në atë pyll të shkretuar, me ato pak ushqime që kishin mundur t’i siguronin nga ato pak baza të ndryshme që u kishin mbetur. Lëvizja e tyre në atë zonë ishte tepër e kufizuar, për arsye se ndodheshin afër fshatit Shebë, një fshat kryesisht tepër i lidhur me komunistët, aq sa ai nga forcat e rezistencës, quhej me përçmim “Moska e vogël” e Kthellës.

    Sipas kujtimeve të Nikoll Mëlyshit, me datën 8 prill të vitit 1950, ditën e shtunë, që quhej ndryshe dhe e Shtuna e Madhe, për arsye se ishte një ditë para festës së Pashkëve, afër pyllit ku qëndronin të arratisurit, u vu re kalimi i disa bagëtive. Rojet e grupit që patrullonin në një distancë jo shumë të largët nga vendi ku krerët kryesor të rezistencës kishin vendosur të kalonin javën e Pashkëve, panë lëvizjet e tyre dhe në fshehtësi ju afruan e kapën çobanin e tyre dhe e dërguan atë te grupi. “Çobani”, ishte nga fshati Ujë-Lurth dhe ai njihej shumë mirë nga disa pjesëtarë të grupit, që nuk ishte çoban, por njeri i Sigurimit të Shtetit që shumë herë sipas detyrës që i jepej merrte bagëtitë dhe dilte në mal për të zbuluar lëvizjet e forcave të rezistencës antikomuniste që vepronin në ato anë dhe për të informuar në qendrën e nënprefekturës, kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme, Suljeman Manokun.

    Qenia e çobanit si informator, dihej shumë mirë prej kohësh dhe nga Gjin Kros Buna, i cili deshi ta pushkatonte në vend atë, që atë ditë, por ai ndërroi mendim dhe e detyroi atë të tregonte lidhjet e tija dhe të gjitha marrëdhëniet me Sigurimin. Çobani Pasi ndeji rreth katër orë përpara Prengës, Markut, Lukës e të tjerëve, “Çobani” u detyrua dhe tregoi të gjitha lidhjet që ai kishte me Sigurimin e Shtetit dhe se ishte i detyruar ta bënte një gjë të tillë, për të lajmëruar në Degën e Brendshme, për çdo lëvizje të dyshimtë që ai do të shihte.

    Pas kësaj, ndërmjet tij dhe grupit u bë një marrëveshje duke u lidh një besë, që “Çobani” nuk do të tregonte te Sigurimi për ato ç’ka ai kishte parë për tre ditët e Pashkëve. Kjo gjë u bë që dhe ai të ishte i lirë të shkonte, duke u mbrojtur të dy palët për ato tre ditë të festës. “Çobani” e mbajti fjalën e dhënë, deri ditën e tretë të Pashkëve dhe ditën e katërt, ai vajti te shefi i Degës, Sulejman Manoku dhe tregoi për të 13 të arratisurit, që ndodheshin në vendin e quajtur Ujë-Kthellë.

    Kapiten Sulejman Manoku, rrethon 13 krerët antikomunist!

    Sipas dëshmive të kapiten Nikoll Mëlyshit, po atë mbrëmje pasi “Çobani” është lënë i lirë të shkonte, Pjetër Gjini dhe Nikollë Jaku, u ndanë nga grupi i qendrës dhe shkuan në drejtime të ndryshme, për të kryer disa shërbime që ua ngarkoi Preng Dod Gjini me Gjin Kros Bunën, dy kryesorët e grupit. Edhe Ndue Lala do të shkonte në rajonin e tij në krahinën e Kurbinit, (Mal Bardhë), ku kishte shtëpinë, për të kryer një shërbim dhe për të siguruar një sasi furnizimi për grupin. (Ndue Lala, ka ndërruar jetë në korrik të vitit 1995, duke folur gjatë një aktiviteti në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, ditën e krijimit të Shoqatës së Përndjekurve Politikë Demokratik, pasi ishte kthyer nga mërgimi i gjatë në SHBA-ës).

    Atë natë që Ndue Lala u nda nga grupi dhe u nis për në Kurbin, ai është përcjellë nga Pal Mëlyshi dhe Mark Lurthi. Këta të dy mbasi e kanë përcjellë Nduen, për në rajonin e tij, janë kthyer përsëri për në qendrën e grupit, dy orë para se të zbardhte drita. Të 10 personat e ngelur aty, duhej që ta kalonin ditën e 12 prillit po në atë vend, pasi kishin në plan për të bërë një udhëtim të largët, ku do të takoheshin me Pashko Sumën, eksponent shumë i njohur rezistencës antikomuniste, me të cilin do të diskutonin për të filluar përgatitjet, për një tjetër zbarkim parashutist në Kthellë.

    Natën e datës 11 prill, pas marrjes së informacionit nga ana e njeriut të tij, shefi i Sigurimit të Mirditës, kapiten Sul Manoku, përgatiti forcat aktive të Brigadës së Ndjekjes, (afërsisht rreth 300 ushtarë) dhe nën drejtimin e “Çobanit”, u nis në drejtim të vendit ku ndodheshin të 10 pjesëtarët e grupit. Po atë natë, Sul Manoku me forcat e tij rrethoi të gjithë vendin, (në tre rrethime) dhe kur ka zbardhur dita e datës 12 prill, të 10 pjesëtarët e grupit e kanë parë veten se ndodheshin të rrethuar nga katër anët.

    Rojet e grupit kanë parë lëvizjet e ushtarëve që ishin afruar në një distancë afërsisht prej 200 metrash nga grupi. Forcat e Brigadës së Ndjekjes e bënë rrethimin në një distancë kaq të afërt, sepse informatori i tyre (“Çobani”) e njihte shumë mirë vendin, si ditën ashtu edhe natën, pasi ai jetonte aty në më të shumtën e kohës. Njëri nga rojet e grupit, pasi pa lëvizjet e një ushtari, menjëherë lajmëroi të gjithë shokët e tij, duke bërë dhe zgjimin e tyre e ju tregoi se ndodheshin të rrethuar nga të gjitha anët nga forcat e ushtrisë.

    Sipas kujtimeve të kapiten Nikoll Mëlyshit, pas kësaj situate të papritur, të dhjetë pjesëtarët e grupit të rezistencës antikomuniste u përgatitën shpejt e shpejt e në heshtje të madhe duke evituar çdo lloj zhurme dhe Gjin Kros Buna, Luk Zefi e Marka Jak Lurthi, ishin të parët që zunë pozicionet në vendin e quajtur Kodrat e katundit Lurth, ndërsa të tjerët vazhdonin përgatitjet, duke u bërë gati për të hapur zjarr. Ndërsa nuk kaloi shumë kohë dhe në moment Gjini, Luka dhe Marku, ranë në një pritë të fortë të Forcave të Ndjekjes dhe menjëherë ndaj tyre është hapur një zjarr i dendur nga të katërt anët nga Forcat e Ndjekjes dhe po ashtu edhe ata i’u përgjigjën po me zjarr të dendur.

    Vrasja e Gjin Kros Bunës dhe çarja e rrethimit prej Mark Jak Lurthit!

    Ndërkohë nuk ka zgjatur shumë dhe nga shkëmbimi i zjarrit, plumbat e Forcave të Ndjekjes, kanë përshkruar Gjin Koros Bunën në të gjitha pjesët e trupit, duke e lënë atë të vdekur në vend. Mark Jak Lurthi, që nuk ishte shumë larg tij, nuk e ka parë Gjinin që ka rënë në tokë dhe i është afruar e kur e ka parë që kishte vdekur, i ka marrë automatikun e tij e ka mundur të çajë rrethimin, duke qëlluar pa pushim dhe ka shpëtuar pa asnjë gërvishtje. Ndërsa Luk Prend Zefi, që ishte dhe ai afër me Gjinin, ndoqi nga pas Markun dhe mundi të çajë dhe ai rrethimin, por duke mbetur i plagosur, në shpatullën e majtë. Ndërsa Marku me Lukën, çanë rrethimin e Forcave të Ndjekjes, Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Pal Mëlyshi, Preng Zef Tarazhi, Nikoll Deda, Ndue Marku dhe Preng Marka Brozi, vazhdonin rezistencën, duke qëlluar me armë automatike dhe duke hedhur herë pas here ndaj tyre edhe bomba dore.

    Rrethimi ishte shumë i fortë, ku rreth 300 ushtarë efektiva të Forcave të Ndjekjes, mbanin të rrethuar shtatë pjesëtarët të grupit të rezistencës antikomuniste, që nuk pranonin kurrsesi të dorëzoheshin të gjallë, megjithëse shpresat për të dalë nga ai rrethim, pothuaj ishin të pakta. Përpjekja e armatosur vazhdoi e rreptë për rreth pesë orë rresht dhe në atë kohë ka mbetur i plagosur nga një plumb në pozicionin e tij, Preng Marka Brozi dhe pak kohë pas tij, ka mbetur i vdekur Preng Zef Tarazhi. Pas vrasjes së Tarazhit, plumbat kanë përshkruar dhe Nikoll Dedën, duke e lënë atë të vdekur. Sipas dëshmive të Nikoll Mëlyshit, Preng Marka Brozin të plagosur e mbante në shpinë, Mark Mëlyshi, i cili në një moment, është përleshur fyt më fyt me dy ushtarët të Forcave të Ndjekjes, duke pasur pas tij, djalin e xhaxhait, Pal Mëlyshin. Ndërsa Preng Dod Gjini e Ndue Marku po sulmonin, duke qëlluar për të çarë rrethimin, plumbat kanë përshkruar Mark Mëlyshin, i cili ra në në tokë, duke pasur të plagosur në shpinën e tij, Preng Brozin. Në të njëjtën kohë që është qëlluar për vdekje Mark Mëlyshi, është plagosur rëndë dhe Pali, i cili duke mos shikuar rrugë tjetër shpëtimi, ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe ka qëlluar veten në kokë, me një plumb, duke mbetur i vdekur.

    Pali ka rënë në tokë jo shumë larg në krah të djalit të xhaxhait të tij Markut, që ishin dhe moshatarë. Ndërkohë, Preng Marka Brozi, ashtu i plagosur, ka mundur të dalë nga rrethimi, duke i shpëtuar Forcave të Ndjekjes edhe për arsyen se ai e njihte shumë mirë terrenin e thyer ku ndodhej. Sipas dëshmive të Ndue Lalës, “Mark Mëlyshi dhe djali i xhaxhait të tij Pali, kishin mundësi për të çarë rrethimin dhe për t’u larguar pa u dëmtuar, por ata deshën të merrnin Preng Marka Brozin, që ishte i plagosur dhe për të mos e lënë atë të gjallë në duart e Forcave të Ndjekjes, ata mbetën në rrezen e zjarrit dhe u vranë të dy”.

    Vrasja e Preng Dod Gjinit dhe dërgimi i kufomave në Rrëshen për terror!

    Jo shumë kohë pas vrasjes së Palit e Mark Mëlyshit, në një distancë disa metra më larg tyre, plumbat kanë përshkuar edhe trupin e Preng Dod Gjinit, njërit prej krerëve kryesorë të grupit, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Në atë kohë pas vrasjes së Prengës, Ndue Mark Nikolli, (nga Dibri i Mirditës) që nuk ishte shumë larg tij, duke parë gati të gjithë shokët e tij, të vdekur, nuk diti se çfarë të bënte, më parë dhe ka mundur të hyjë në një shpellë, që ishte aty pranë një rrëpirë që binte thikë mbi përrua dhe ka ndenjur aty për një kohë të gjatë, duke i dëgjuar nga shumë afër zërat e ushtarëve të Forcave të Ndjekjes, që ishin jo shumë larg tij.

    Pas mbarimit të përpjekjes së armatosur që zgjati rreth gjashtë orë, Forcat e Ndjekjes kanë mbajtur nën vëzhgim të gjashtë trupat e të vrarëve dhe me forma të ndryshme, kanë bërë krehjen e të gjithë vendit, për të rënë në gjurmët e katër pjesëtarëve të tjerë të grupit, që kanë mundur të çajnë rrethimin. Pasi është bërë i gjithë kontrolli vendit, Forcat e Ndjekjes kanë mbledhur banorët e fshatit Lurth dhe të atyre përreth tij të cilët i kanë afruar në vendin ku ishte bërë përpjekja me grupin e rezistencës antikomuniste. Pas kësaj, ata i kanë detyruar një pjesë të tyre që të mbledhin të gjashtë kufomat (me vig) të cilat i kanë dërguar në qendrën e Rrëshenit, në bregun e lumit të Zmesë. Vetëm pas largimit të Forcave të Ndjekjes, Ndue Mark Nikolli, ka dalë nga shpella dhe është larguar pa u pikasur prej tyre.

    Ndërkohë, të gjashtë kufomat e copëtuara dhe të bëra shoshë nga plumbat, i kanë përplasur në tokë, në bregun e lumit Zmesë dhe aty kanë mbledhur të gjithë popullin e zonës, duke i detyruar një pjesë prej tyre, që t’i pështynin kufomat, duke i qëlluar edhe me shkelma e me gurë. Po kështu, nga krerët kryesorë të Komitetit të Partisë së Mirditës, u mbajtën disa fjalime përpara kufomave, duke i demaskuar ata. Sipas kujtimeve të Nikoll Mëlyshit, më rëndë nga të gjithë, është sharë dhe goditur me shkelma e gurë e gjithashtu është pështyrë, kufoma e Pal Mëlyshit, duke e quajtur tradhtar.

    Kjo, për arsye se Pali, para se të dilte në mal në arrati për t’u bashkuar me forcat e rezistencës antikomuniste, kishte milituar për disa vjet në radhët e Partisë Komuniste, duke qenë me shërbim në Malësinë e Madhe, si instruktor partie. Ndërkohë krerët komunistë të krahinës së Mirditës e kishin kryer misionin e tyre dhe kalimi pranë atyre trupave pa jetë ishte bërë i pamundur, pasi aty nuk shihej gjë tjetër, veçse disa grumbuj mishi të bëra shoshë nga plumbat. Por qëllimisht, ato kufoma u lanë aty për disa ditë, duke terrorizuar popullin, aq sa aty kalimi u bë i pamundur për shkak të erës së rëndë që ndihej shumë larg.

    Pas disa ditëve të qëndrimit aty, nga ana e krerëve të lartë komunistë të Komitetit të Partisë së Mirditës, u urdhëruan disa fshatarë, që të bënin një grup të madhe në bregun e lumit të Zmesë dhe të gjashtë kufomat, i hodhën në atë gropë të përbashkët, aty anës lumit. Gropa e madhe që u mbulua me dhe, u bë aty anës lumit, me qëllim që kur të vinte rrjedha e madhe e lumit në dimër, t’i merrte eshtrat e tyre e kështu nuk do të ngelej asnjë shenjë nga varri i tyre.

    I gjithë përshkrimi i atyre ngjarjeve të ndodhura në fundin e vitit 1949 dhe fillimin e vitit 1950 në malet e Mirditës, si dhe përpjekja e armatosur me datën 12 prill të vitit 1950, (ditën e Pashkëve), ndërmjet grupit të rezistencës antikomuniste me Forcat e Ndjekjes, ku mbetën të vrarë: Gjin Kros Bunga, Preng Dod Gjini, Preng Zef Tarazhi, Nikoll Deda dhe Pal e Mark Mëlyshi, është shkruar nga Nikoll Mëlyshi në librin e tij me titull: “Ngjarje Historike” të ndime, të pame dhe të jetueme’. (5571 GRANDY, DETROIT, MICH. 428211 USA 1976), në bazë të dëshmive të bëra me shkrim prej Ndue Lalës e Luk Prend Zefit, që mbetën gjallë nga ajo përpjekje dhe mundën të arratisen nga Shqipëria e të emigronin në SHBA-ës, ku jetuan për shumë vite si azilantë politikë në New Jork./memorie.al

  • Të dhëna mbi origjinën e gjeniut Nikola Tesla dhe fotografisë së tij të famshme me kostum tradicional

    Të dhëna mbi origjinën e gjeniut Nikola Tesla dhe fotografisë së tij të famshme me kostum tradicional

    Në burime dhe publikime të ndryshme pretendohet se kjo fotografi paraqet shpikësin Nikola Tesla (Nikoll Teslla) më 1880 dhe përdoret për të mbështetur idenë se Tesla ishte shqiptar. (shih foton në fund të artikullit)

    Ku ndodhet konkretisht fotografia?

    Sipas medias novosti.rs Inxhinieri Slobodan Nikoliç, në Stara Çarshija në Krushevc duket se drejton vetëm një ofiçinë mekanike, por nuk është kështu. Ofiçina strehon një muzeum të rrallë shkencor. Reliket më të vjetra të tij datojnë në Mesjetë. Njohuritë profesionale e ndihmuan inxhinierin të mbledhë mijëra sende të rralla mekanike dhe instrumente për matjen e sasive fizike gjatë 40 viteve të punës së tij.

    Nga dashuria për shkencën lindi respekti për shkencëtarin gjenial Nikoll Teslla. Prandaj, në një nga vitrinat e muzeut të pazakontë, ai ruan me kujdes foton e famshme origjinale të Teslës me kostum popullor (të quajtur serb). Këtë fotografi unike e ka marrë nga të afërmit e largët të shkencëtarit, të shkrepur rreth vitit 1880, dhe një nga shembujt e fotoaparatit që është përdorur për foton në fjalë gjendet edhe në Muzeun e Nikoliçit.

    Sipas inxhinierit “Fotografia është bërë gjatë ardhjes së Tesllës nga Amerika, kur nëna e tij Gjyka ishte e sëmurë”

    Argument mbi origjinën e Nikoll Tesllës

    Emri i tij Nikola Tesla tregon se me shumë mundësi nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot.

    Babai i tij Milutin Tesla, nuk dinte shkrim e lexim kur u bë prift i krishterë ortodoks. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar. Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore.

    Nikoll Teslla lindi atje më 10 korrik 1856. Gjuha shqipe nuk ishte në përdorim zyrtar dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikoll Teslla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbo-kroate dhe gjermane që mësoi në shkollat fetare apo shteterore. Në këtë pamje të viti 1880 Teslla paraqitet me veshjen popullore shqiptare, më saktë të Dardanisë.

    Ku i gjeti Nikoll Teslla veshjet kombëtare shqiptare në Smiljan të Kroacisë?!

    Disa pyetje për të mbështetur argumentimin logjik

    Në vitin e largët 1880, cilat janë arsyet pse Nikoll Teslla i la kujtim familjes së tij pikërisht një fotografi me veshje Kombëtare Shqiptare e jo me veshje tjetër, qoftë edhe Kroate apo Serbe? Si është e mundur që në Smiljan të Kroacisë, ku kishin shkuar familja e tij, t’i kishin marrë me vete veshjet kombëtare shqiptare e jo ato serbe, që dallojnë qartësisht?

    Vetë Nikoll Teslla në Memoaret e tij, askund nuk e ka përmendur përkatësinë e tij etnike serbe apo kroate, por ai ka thënë se nuk është i përkatësisë fetare Ortodokse, dhe automatikisht bie poshtë përkatësia e tij etnike Serbe. Në anën tjetër historiani serb Mihajlo Doković, si autor i biografisë së tij, e ka thënë qartë se në bazë të gjyshit ai ishte me prejardhje shqiptare, po edhe biografi tjetër i tij, amerikani Marc J. Seifer, në librin e tij “Wizard:

    The life and times of Nikola Tesla, Biography of a genius” (Magjistari: Jeta dhe koha e Nikoll Tesllës, Biografia e Një Gjeniu), ka shkruar këtë fragment, “Tesla’s appearance resembled the characteristic features of the Ghegs, a tribe described as being tall and having convex-shaped noses and flat skulls”, që në gjuhë Shqipe përkthehet, “Pamja e Tesllës ngjante me tiparet karakteristike të gegëve, një fis i përshkruar si i gjatë dhe që i kishte hundët në formë konvekse (të fryrë) dhe kafka të sheshta”. Po ashtu, historiografia serbe jo-rastësisht askund nuk e saktëson emrin e fshatit në Sanxhak nga ishin shpërngulur prindërit e tij.

  • Akuzohet për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

    Akuzohet për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

    Nikoll Deda

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-Presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, dhe zv/Presidentja Aurela Guri. Nikoll Deda u denoncua në Prokurori nga Almiro Gurakuqi, presidenti aktual, i cili pretendon se Deda ka pasur abuzime me fondet e Urdhrit. Të dy, si Nikoll Deda ashtu dhe Aurela Guri, akuzohen për 3 vepra penale; ato të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, Nikoll Deda, në kohën kur ishte president në kundërshtim me ligjin, punësoi familjarët e tij. E gjitha për të manipuluar vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Nga ana tjetër, Guri ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024.
    NJOFTIMI I PROKURORISË:
    Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut për tre vepra penale
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit N.D. dhe A.G. për veprat penale ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’ të parashikuara nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.
    Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.1218, viti 2025, rezultoi se ky shtetas i denoncuar nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve, ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit për përfitime personale.
    Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Pavarësisht se u mor i pandehur, ai ndërmori veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.
    Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, shtetasi N.D. ka kryer veprime duke paguar dhe shpërdoruar fondet e Urdhërit të Stomatologut, pa justifikimet përkatëse si dhe në raste të caktuara ka tjetërsuar fonde në forma biletash apo pagesash fiktive në favor të familjarëve të tij apo të të tretëve, duke u bërë subjekt i veprave penale te “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal
    Edhe shtetasja A.G., nga hetimet rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Ajo ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore. Shtetasja A. G. u emërua si zv.Presidente e USSH në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë nr.1537, datë 07.02.2020, ku Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka qenë nën masë sigurimi. Kj shtetase ka autorizuar zbatimin e buxhetit të përkohshëm për një periudhë që fillon nga dita e parë e vitit buxhetor deri në fund të muajit të tretë të tij ku shpenzimet nuk duhet të tejkalojnë 1/12 e shpenzimeve faktike të programit të financuar nga buxheti në vitin buxhetor paraardhës dhe ka autorizuar vazhdimin e buxhetit të përkohshëm duke u bërë subjekt i kryerjes së veprave penale të “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuara nga nenet  248 dhe 321 të Kodit Penal.
    Nikoll Deda u pezullua më datë 4 nëntor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Prej vitesh ai ishte në kryer të Urdhrit të Stomatolgëve me një “rekord të zi” sa i përket shpenzimeve financiare apo nepotizmit në USSH. Sipas hetimeve, Deda dyshohet se ka rritur në mënyrë të pajustifikuar buxhetin e Urdhrit të Stomatologut nga viti në vit. Në vitin 2020 buxheti ishte 38.5 milionë lekë, ndërsa në vitin 2021 ai u shtua me 13.5 milionë lekë. Në vitin 2022, buxheti arriti në 125.8 milionë lekë, për shkak edhe të blerjes së një godine të re për institucionin dhe investimeve të kryera në të. Prokuroria dyshon se këto shtesa janë kryer për përfitime personale dhe jo në funksion të interesit publik./ZËRI