Tag: nikolai

  • “Ditari i një të burgosuri”, Nikolai Sarkozi publikon libër

    “Ditari i një të burgosuri”, Nikolai Sarkozi publikon libër

    Ish-presidenti francez, Nikolai Sarkozi, njoftoi sot se libri i tij i ri, me titull “Ditari i një të burgosuri”, do të dalë në shitje më 10 dhjetor përmes shtëpisë botuese Fayard, e cila i përket miliarderit konservator Vensan Bolore.
    Në një postim në X, Sarkozi shkruan se jeta në burg është e vështirë dhe e izoluar:“Në burg nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë. Harroj heshtjen që nuk ekziston në burgun e Santé, ku dëgjon shumë. Zhurma është, fatkeqësisht, e vazhdueshme. Si në shkretëtirë, ashtu edhe jeta e brendshme e një njeriu forcohet brenda burgut.”
    Ish-kreu i shtetit francez (2007-2012) u dënuar më 25 shtator për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pasi lejoi që bashkëpunëtorët e tij të kërkonin nga Libia e Muamar Kadafit të financonte fshehtas fushatën e tij të suksesshme presidenciale në 2007. Ai qëndroi tre javë në burg.

    Gjatë shqyrtimit të kërkesës për lirimin e përkohshëm në fillim të nëntorit, Sarkozi e përshkroi qëndrimin në Santé si “shumë të ashpër” dhe “shkatërrues”, duke e cilësuar përvojën “makth”, por vlerësoi stafin e burgut për njerëzillëkun e treguar dhe ndihmën për ta bërë këtë makth të durueshëm.
    Më 10 nëntor, një gjykatë në Paris vendosi lirimin e tij të parakohshëm. Apeli i Sarkozit ndaj vendimit penal do të shqyrtohet nga 16 marsi deri më 3 qershor 2026.
    /vizionplus.tv

  • “Mbreti” njofton fundin e “mbretërimit” prej tre dekadash

    “Mbreti” njofton fundin e “mbretërimit” prej tre dekadash

    Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 1994, premtoi të premten, më 8 gusht, se nuk do të kandidojë për një mandat të ri.
    Në një intervistë me revistën Time, fragmente të së cilës u transmetuan në televizionin shtetëror bjellorus First TV, Lukashenko pretendoi se edhe në zgjedhjet e fundit në vitin 2020 ai ishte gati të jepte dorëheqjen, por ndryshoi mendje kur publiku tha se dorëheqja do të ishte një formë tradhtie.
    “Sinqerisht, për herë të dytë në jetën time isha tashmë gati të tërhiqesha gjatë zgjedhjeve të mëparshme, duke e ditur se njerëzit padyshim do të më mbështesnin e kështu me radhë,” tha Lukashenko.
    “Por ata thanë ‘jo, nuk jemi gati’. Dhe u paraqit sikur isha një tradhtar që donte të arratisej. Kështu që më duhej të qëndroja.”
    Lukashenko tha gjithashtu se nuk ka plane ta bëjë djalin e tij, Nikolai, pasardhësin e tij.
    “Jo, ai nuk është pasardhësi. E dija që do të më pyesnit këtë,” tha ai.
    “Jo, jo. Pyeteni personalisht, por mund ta lëndoni shumë.”
    Sipas tij, Nikolai ka pikëpamje disi opozitare brenda kufijve të caktuar, megjithëse mbështet punën e babait të tij dhe ka shumë mirëkuptim. /tesheshi.com/