Analisti Skënder Minxhozi thotë se Kryekomisioneri Shettëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi është zënë ngushtë nga PD, lidhur me votat e diasporës shqiptare në Greqi.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se votat duhet të numërohen dhe shtoi se procesi duhet të mbarojë.
“Duhet të mbarojë diçka dikur. E pamë se çfarë ndodhi sot. Është e padrejtë kjo që i thotë subjektit. Janë padrejtësi të paevitueshme, kijojnë kaos në zgjedhje. Mirë Celibashi, është figurë demokristiane, në sensin pozitiv të termit. Nuk është kot aty kaq shumë vite, e kanë lënë dy partitë e mëdha. Te votat e Greqisë e shoh që Celibashi është zënë ngushtë”, theksoi ai.
Tag: ngushtë
-

Votat e Greqisë, Minxhozi: Celibashi, i zënë ngushtë nga Partia Demokratike!
-

Një garë e ngushtë në qarkun Lezhë, PS apo PD do të marrë mandatin e katërt?
Në Lezhë janë numëruar 113 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 13,108 vota ose 44.66%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM me 12,749 vota, ose 43.44% Një garë e ngushtë mes dy forcave kryesore, nga ku do të vendoset se cila nga subjektet kryesore do të marrë mandatin e katërt në këtë qark, pasi partitë e tjera duken të pamundura për të marrë mandat në këtë qark.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB)-11518 votaPartia Socialdemokrate (PSD)-847 vota
Partia Mundësia-332 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA)-566
Lëvizja Bashkë-133 vota
Lëvizja Atdheu (LA)-45 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH)-20 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH)-28 vota -

Votat e Diasporës/ Garë e ngushtë PS-PD
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS).Rezultatet e deritanishme:
PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 726 vota (43.9%)
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 705 vota (42.7%)
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 117 vota (7.1%)
Partia Mundësia: 35 vota (2.1%)
Partia Socialdemokrate (PSD): 34 vota (2.1%)
Lëvizja Bashkë: 21 vota (1.3%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 10 vota (0.6%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 4 vota (0.2%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 0 vota
Lëvizja Atdheu (LA): 0 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 0 vota -

Vijon numërimi i votave të diasporës/ PS dhe PD me një diferencë të ngushtë, si renditen partitë e tjera
Pararelisht me numërimin e votave të qarqeve, po numërohen edhe votat e diasporës. Sipas të dhënavë të fundit nga KQZ, deri më tani kryeson PD-ASHM me 726 vota, 43.95%. Por me PS ka një rezultat të ngushtë pasi kjo e fundit ka marrë deri më tani 705 vota, 42, 68%.
Nga partitë e reja, më shumë vota ka marrë Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me Adriatik lajapat me 117 vota. Partia Mundësia e Agron Shehajt ka 35 vota, 34 PSD e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka 21 vota, ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit ndërsa koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 4 vota.
Deri më tani janë numëruar 1660 zarfe nga 194 889 në total. -

Berisha: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale. Në fjalën e tij, Berisha përmendi të gjithë aleatët ndërkombëtarë dhe I falenderoi për mbështetjen. Berisha u shpreh se PD në qeveri do vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit, funksionimin e ekonomisë së tregut, për shndërrimin e Shqipërisë në një eksportues të mirash materiale, mallrash Made in Albania në Gjermani dhe Europë. Ai gjithashtu u shpreh se PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj. Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju që keni mbushur këtë bulevard, qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, vëllezërve dhe motrave tona në diasporë kudo që ndodhen donte, mirënjohjen më të pakufishme. Të dashur miq të nderuar dhe të çmuar tanë, të pranishëm në këtë mbyllje madhështore të fushatës tonë. Në emër tuaj, unë do i përcjell përshëndetjet më të përzemërta deputetit të Bundestagut gjerman, mikut të ditëve më të vështira të PD, opozitës shqiptare, Peter Beyer, i cili vjen sot këtu për të mbështetur fitoren e opozitës shqiptare dhe PD-në. I nderuar zoti Beyer, mbetemi përjetë mirënjohës ndaj mbështetjes tuaj, por unë shfrytëzoj rastin tim nga kjo tribunë t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta kancelarit Friedrich Merz, të cilin pata rastin ta përshëndes në Valencia, dhe ta siguroj se për PD-në dhe opozitën shqiptare, fitorja e CDU-së, zgjedhja e kancelarit Merz në krye të ekzekutivit gjerman, në udhëheqje të Gjermanisë dhe Europës, konsiderohet një fat i madh, një vendim historik për Gjermaninë dhe Europën.
Siguroj se PD në qeveri do vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit, funksionimin e ekonomisë së tregut, për shndërrimin e Shqipërisë në një eksportues të mirash materiale, mallrash Made in Albania në Gjermani dhe Europë, dhe jo krim e refugjatë, siç është sot. I dashur Lord Jackson, jemi jashtëzakonisht të nderuar me praninë tuaj këtu. Ardhja juaj në mbështetje të opozitës shqiptare dhe PD, është një ndihmë e çmuar, por është gjithashtu i një tradite të kahershme të bashkëpunimit të shkëlqyer të PD që në themelimin e saj dhe Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe. U siguroj se PD në pushtet do të konsolidojë gjithnjë e më shumë lidhjet dhe bashkëpunimin me Partinë Konservatore dhe vendin tuaj mik. I dashur zoti Chris LaCivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mirënjohjen më të pakufishme ju për vendimin që morët të angazhoheni me të gjithë potencialin tuaj për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Emri juaj, ekspertiza juaj, u shndërrua me shpejtësi në eliksirin e kësaj fushate, në shpirtin e fitores së saj. Ditën e parë, me konferencën e parë të shtypit, e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushta. Do garantoj se nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës. Por i meriton të gjitha, ne jemi mirënjohës pafundësisht për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment kritik për opozitën dhe Shqipërinë. Dhe u garantojmë se PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat. -

Shoqja e ngushtë e Limit në “Ferma Club”: Alba dhe Limi po e përdorin njëri-tjetrin, Alba s’është tipi i tij
Alba, shoqja e ngushtë e Limit prej 10 vitesh, ishte ditën e sotme e ftuar në “Ferma Club” në Vizion Plus nën moderimin e Ditea Berishës. Alba foli për lidhjen e tij me Albën, fermeren e “Ferma VIP” dhe sipas saj, Alba nuk është tipi i shokut të saj të ngushtë.
Të ftuar në studio janë gjithashtu Elton Tozaj, Niko Komani, Dorina Mema, Klegia Troksi dhe Meridian Ramçaj.
Shoqja e ngushtë e Limit në “Ferma Club”: Alba dhe Limi po e përdorin njëri-tjetrin, Alba s’është tipi i tijAlba: Jemi shokë shumë të ngushtë, njihemi shumë mirë dhe ai është shoku im i ngushë.
Ditea Berisha: A është e vërtetë marrëdhënia e Limit dhe Albës?
Alba: Unë e mbështes. Limi është i tillë, respekton çdo njeri. Nuk mendoj se Alba është tipi i Limit.
Një koment për xhelozinë e Keisit.
Alba: Nuk e njoh Keisin në realitet. Nuk e di.
Elton Tozaj, i pranishëm në studio, tha se Keisi dhe Limi kanë pasur një lidhje jashtë “Ferma VIP”, deklaratë e cila mohohet nga shoqja e tij Alba.
Alba: Limi ka pasur tre lidhje serioze, ndërsa njohje kështu mund të ketë pasur me shumë vajza. Aktualisht nuk ka një lidhje jashtë, është single.
Elton Tozaj: Limi nuk ka parë zgjuarsinë tek Alba. Por çiftet brenda një reality shoë ecin. Në një vend ku je i mbyllur dhe ke nevojë për të pasur nevojat biologjike, etj…
Dorina Mema: Limi është shumë i zgjuar.
Meridian Ramçaj: Po e përdor Limi Albën apo Alba Limin?
Alba: Po e përdorin nga pak njëri-tjetrin. Ai ka shfaqur ngjyrat e veta aty. Mbetet për ta parë në vazhdim. Mendoj që nuk ka ndjenja për Albën./vizionplus.tv -

Kishin qenë shokë të ngushtë për 40 vite, kush ishte murgesha që theu protokollin në funeralin e Papës
Një murgeshë 81-vjeçare, shoqe e ngushtë e Papa Françeskut për më shumë se katër dekada, emocionoi publikun me praninë e saj në Bazilikën e Shën Pjetrit, kur u lejua të anashkalonte protokollin dhe t’i afrohej arkivolit të Papës.
Murgesha franceze, Genevieve Zaningros, mbërriti në vendin e ceremonisë për t’u lutur, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit.
Një miqësi që filloi në Buenos Aires
Sipas Daily Mail, miqësia e saj me Papa Françeskun filloi kur ai ishte ende kryepeshkop i Buenos Aires, me emrin Jorge Mario Bergoglio. Përkushtimi i tyre i përbashkët ndaj të përjashtuarve nga shoqëria i bashkoi ata. Murgesha i kushtoi më shumë se 56 vjet mbështetjes së grave të margjinalizuara, kryesisht transgjinore, në Ostia, Romë.
Momenti prekës ai qëndroi pranë arkivolit
Në videon që doli në dritë, murgesha duket se po i afrohet zonës së ndaluar përpara arkivolit, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit. Pavarësisht anashkalimit të protokollit të rreptë – pasi vetëm kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë lejohen të afrohen në këtë zonë të veçantë – askush nuk ndërhyri.
Përkundrazi, ajo u lejua t’i thotë lamtumirë me qetësi.
E veshur me një shami blu, murgesha, të cilën Papa e quajti “L’enfant terrible” (fëmija i tmerrshëm), qëndroi në heshtje pranë arkivolit dhe shpërtheu në lot, duke mbetur pa lëvizur për një moment.
Murgesha
Papa Françesku e kishte njohur punën e saj humanitareNë korrik, Papa e kishte vizituar personalisht murgeshën në Ostia, për të nderuar publikisht punën e saj humanitare. Takimi u zhvillua në një qendër ekspozite, ku Papa shprehu respektin e tij për gruan që i kushtoi jetën e saj mbrojtjes së të dobëtëve.
Jeanningros jeton në një karvan me një murgeshë tjetër, Anna Amelia Giaketto. Çdo të mërkurë, ai shoqëronte gratë e pastreha, të varfra dhe transgjinore në Vatikan, ku Françesku i mirëpriti, u ofroi ushqim dhe mbështetje financiare. Prania e murgeshës pranë arkivolit të Papa Françeskut shkaktoi komente pozitive.
-

“Stafi i ngushtë i Metës thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS”, Kryemadhi me deklarata të forta: Mercenarët kanë uzurpuar Partinë e Lirisë
Monika Kryemadhi doli nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë.
“Stafi i ngushtë i Metës thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS”, tha Kryemadhi duke hedhuar deklarata të forta se mercenarët kanë uzurpuar Partinë e Lirisë, sipas saj. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
DeklarataReklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Monika Kryemadhi: Kërkova leje për të ikur në Uzbekistan ku ishte unioni ndërparlamentar ku jam anëtare e delegacionit të përhershëm… Prokuroria ka bërë ekspertizë financiare dhe do të përballim ekspertizën tonë me atë të SPAK.
Pyetje: A ka persona të tjerë të dyshuar për këtë ccështje?
Kryemadhi: S’kam ndonjë interes të madh. I qëndroj atyre që kam thënë. Jam partizane e ndihmesës së njerëzve për t’i ndihmuar dhje krijuar hapësirën e tyre ku ka shkelje dhe vonesa të ndryshme. Kjo është njerëzore, në një ambient si Shqipëria, në një fshat të vogël marrëdhëniet janë të ngushta, ndihmojmë njëri-tjetrin. Por ata do të bëjnë punën e tyre, ne tonën. Duhet durim strategjik për t’i ccuar gjërat përpara.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi.
Unë vazhdoj dhe them se kush e ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi ikur dikush do ndërprerjen e marrëdhënievbe me mua, s’kam pse të pajtohem.
Pyetje: Nuk është shkaktare politika siç pretendon Meta?Kryemadhi: Ishte justifikim mendoj. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.
Stafi i ngushtë i zotit Meta me paturpësinë më të madhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS. Kur në të vërtetë, paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është një justifikim i tillë. I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PL, miqve, të votojnë Ilir Metën. Vota të shkojë si votë morale. Ça thonë zyrtarët apo mercenarët që kanë uzupruar drejtimin e PL, t’i harrojnë dhe të ecin përpara.
Kë nënkuptoni me mecenar?Kryemadhi: Rrogëtarët që janë në bordero. Hyni dhe shikoni borderonë që ne s’kemi patur kurrë. Ata janë mercenarët. Besoj tek kthjelltësia politike e Metës pas kaq kohësh në izolim. Dalja në listë të hapur tregon se është kthjelluar politikisht për të ccuar sa më shumë vona në kutinë e votimit të opozitës. Për mua është shumë e vështirë, është problematike se kisha bërë plan të mos merresha fare. I ka obliguar të dalin në fushatë për të.
Pyetje: Është morale të kandidojë kur akuzohet për pastrim parash?Kryemadhi: Ne i burgosim njerëzit vetëm se janë në hetime dhe më pas bëjmë gjëra të tjera për ta larguar nga politika. Rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të Yuri Kim e cila i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Dhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfekte mbi sistemin e drejtësisë. Drejtësia mund të jetë e kërkuar, por nes’kemi kërkuar një institucion drejtësie që të burgosim 300 veta.
Si është një fillim i ri për ju pas divorcit, pas 25 vitesh martesë?Kryemadhi: Ajo që s’të vret të bën më të fortë. Për të fituar gjithccka duhet të lëshosh gjithccka. Duke lëshuar ccdo gjë nga e kaluara mund të fillosh diccka të re. Angazhimi im është në funksion të fëmijëve dhe jo gjërave të tjera. është një erë e re për mua dhe familjen time.
Filmin e përfunduat?Kryemadhi: Akoma jo prej fushatës. Nesër kemi lënë xhirime.
-

Elon Musk: Shpresoj për një zonë me tarifa zero mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës
Miliarderi Elon Musk, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Donald Trump dhe anëtari i qeverisë amerikane, është shprehur se shpreson për një “zonë të tregtisë së lirë” midis Evropës dhe SHBA.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur planeti tronditet nga tarifat e reja gjithëpërfshirëse të vendosura në dhjetëra vende nga Donald Trump.
“Evropa dhe SHBA-ja duhet të lëvizin në mënyrë ideale, për mendimin tim, në një situatë me tarifa zero, duke krijuar në mënyrë efektive një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, tha Musk në një fjalim me videocall në një konferencë të partisë italiane Lega Nord.
“Shpresoj që SHBA dhe Evropa të mund të krijojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë,” tha një nga njerëzit më të pasur në botë, duke iu përgjigjur Matteo Salvinit, një prej admiruesve të tij, lider i partisë së ekstremit të djathtë Liga Nord dhe zëvendëskryeministër i qeverisë italiane.
Këto komente vijnë tre ditë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tarifat e reja gjithëpërfshirëse, të cilat për Bashkimin Evropian janë një tarifë shtesë prej 20% për mallrat që vijnë në SHBA nga vendet e BE-së.
-

Turistët e parë të linjës Izrael- Shqipëri mbërrijnë në Tiranë, Rama: Historia na lidhi ngushtë në kohërat më të vështira
Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga momenti i mbërritjes në Tiranë të turistëve të parë të linjës Izrael-Shqipëri.
Rama shprehet se “historia na lidhi ngushtë në kohërat më të vështira”, ndërsa shton se kjo linjë do të shtojë edhe një burim të ri rritjeje, dhe do të lehtësojë bashkëpunimet në të gjitha fushat.
Mirë se vini në Shqipëri. Kënaqësi të mikprisja vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael – Shqipëri, që do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve që historia i ka lidhur ngushtë në orët më të vështira të kohrave, si edhe do t’i shtojë Shqipërisë Turistike një burim të ri rritjeje, ndërkohë që do të lehtësojë bashkëpunimet në të gjitha fushat”, shkruan Rama.Top Channel