Tag: ngushtë

  • Përmbytjet katastrofike në Texas, Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore: Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal

    Përmbytjet katastrofike në Texas, Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore: Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal

    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima, mes tyre edhe fëmijë.

    Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump njoftoi se ka firmosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë së madhe për Kerr County, për të siguruar që forcat e emergjencës të kenë menjëherë burimet e nevojshme për të përballuar situatën.Lexo edhe :Related Posts
    Ai nënvizoi se administrata e tij po punon ngushtë me autoritetet shtetërore dhe lokale.

    Postimi Trump:
    Sapo firmosa një Deklaratë për Fatkeqësi të Madhe për Kerr County, Texas, për të siguruar që Forcat tona të Para të Reagimit të Guximshëm të kenë menjëherë burimet që u nevojiten. Këto familje po përballen me një tragjedi të paimagjinueshme, me shumë jetë të humbura dhe shumë të tjerë ende të zhdukur. Administrata Trump vazhdon të punojë ngushtë me udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë. Sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, ishte në terren dje me Guvernatorin Greg Abbott, i cili po punon fort për të ndihmuar popullin e Shtetit të tij të Madh. Roja jonë Bregdetare e jashtëzakonshme e SHBA-së, së bashku me Forcat e Para Shtetërore të Reagimit, kanë shpëtuar më shumë se 850 jetë. ZOTI I BEKOFTË FAMILJET, DHE ZOTI E BEKOFTË TEXAS-IN!
    /vizionplus.tv
     

  • Kapet bashkëpunëtori i ngushtë i Dritan Gjikës, edhe ai fshihej në Abu Dhabi (PAMJET E AKSIONIT)

    Kapet bashkëpunëtori i ngushtë i Dritan Gjikës, edhe ai fshihej në Abu Dhabi (PAMJET E AKSIONIT)

    Pamjet e arrestimit

    EMIRATE- Policia Spanjolle, në bashkëpunim me Europolin, Interpolin dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ka arrestuar një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë në Abu Dhabi. Personi, i cili nuk është identifikuar me emër, ka qenë në arrati që nga nisja e operacionit “Pampa”, aksion që u finalizua vitin e kaluar nga një organizatë kriminale shqiptare. Po në Abu Dhabi pak javë më parë u vendos në pranga edhe kreu shqiptar i grupit, Dritan Gjika. Ndaj ka dyshime se personi i vendosur në pranga është bashkëpunëtor i ngushtë i shqiptarit Gjika, por ende nuk dihen detaje për identitetin e tij. 
    PAMJET E OPERACIONIT: 

    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat e huaja, i arrestuari koordinoi personalisht kontaktet me furnizuesit e kokainës, si dhe transportin, ruajtjen, nxjerrjen dhe shpërndarjen e drogës në Evropë përmes një rrjeti që vepronte nga Ekuadori. I arrestuari kishte një kontratë me furnizues kolumbianë për të marrë 4,000 kilogramë kokainë në muaj të destinuar, drogë kjo e destinuar për tregun evropian. Sipas të njëjtit burim, sasia e drogës që ai merrte përsipër që të kontrabandonte, është tregues i shkallës së organizatës kriminale që ai drejtonte. 
    Gjatë operacionit Pampa, në të cilin morën pjesë 800 oficerë, 40 persona u arrestuan në Spanjë dhe Ekuador. Po ashtu, nga 62 kontrolle në biznese, magazina dhe banesa u sekuestruan më shumë se 500,000 eurove dhe 2,370,000 dollarë para cash, përfshirë edhe armët e zjarrit dhe disa dhjetra mjete luksoze.
    I ndaluari do të ekstradohet në Spanjë për t’u gjykuar së bashku me anëtarët e tjerë të organizatës./ZËRI

  • Elon Musk publikon fletën e analizave të drogës

    Elon Musk publikon fletën e analizave të drogës

    Elon Musk

    SHBA- Elon Musk, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe njeriu më i pasur në botë ka bërë publike analizat e tij të drogës. Pas shumë aludimesh në media dhe jo vetëm, Musk ka gjetur një mënyrë autentike për të kthyer përgjigje.
    Ai postoi fletën e rezultatit të analizave të tij në rrjetin që e ka në pronësi, në “X”. Krahas fotos ka shkuar thjesht: Lol! (që  përkthehet në një të qeshur)

    Testi duket se është kryer më 11 qershor nga kompania “Fastest Labs of South Austin” në Teksas. E gjitha sepse Musk ka dashur t’i përgjigjej pretendimeve të mediave “New York Times” dhe “WSJ” që aludonin se ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump ishte përdorues ketamine. 
    Kështu, të gjitha dyshimeve, Musk i ka një përgjigje të pakundërshtueshme./ZËRI

  • Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

    Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

    Gjatë takimit të tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Kancelari gjerman Friedrich Merz u mundua ta bindi Trumpin se ai ishte personi kyç për të përfunduar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
    Deutsche Welle: Kancelari gjerman Friedrich Merz është me ne tani. Po vini direkt nga takimi juaj i parë personal me Donald Trump. Duket se krijuat një marrëdhënie të mirë atje, por kishit gjithashtu një takim më të detajuar me të.
    A arritët ndonjë angazhim konkret për Ukrainën pas kujtimit tuaj se Shtetet e Bashkuara janë ato që bëjnë ndryshimin për këtë çështje?
    Friedrich Merz: Në të vërtetë, ne folëm intensivisht për disa çështje. Një prej tyre ishte Ukraina dhe kjo luftë e tmerrshme nga Rusia kundër Ukrainës.
    Folëm për tregtinë, për tarifat. Nuk ishte pritshmëria ime që presidenti të merrte sot një vendim të ri.
    Por argumentova dhe përpiqem ta bind atë që tani kemi detyrimin të ushtrojmë më shumë presion ndaj Rusisë për të përfunduar këtë luftë. Por, nga ana tjetër, e di që kjo është një çështje shumë e komplikuar.
    Edhe këtu në SHBA, kemi këtë debat të fortë në Senat. Jam optimist, por nuk jam aq optimist sa të parashikoj që do të ndryshojë brenda natës diçka në territorin e Ukrainës.
    Donald Trump gjithashtu tha se mund të humbasë durimin me Rusinë dhe Ukrainën dhe se do të ishte i gatshëm të godiste ashpër të dyja. Sipas mendimit tuaj, sa afër është ai të humbasë durimin për Ukrainën?
    Ai po sheh që nismat e tij të javëve të fundit nuk patën sukses dhe se presidenti Putin duket se nuk është i gatshëm të ndalë këtë luftë. Kjo ndodh pavarësisht bisedës shumë të gjatë telefonike që kishin pasur dje.
    Pra, ne po flasim për instrumente, për atë që mund të bëjmë së bashku, Bashkimi Evropian me Gjermaninë dhe SHBA nga kjo anë e Atlantikut. Nuk kam një përgjigje sot, por jam i sigurt që ai po mendon se çfarë mund të bëjë më shumë. Dhe ia kujtova se SHBA gjithmonë ka luajtur rolin global për të ushtruar presion ndaj atyre që janë në luftë.
    Dhe nesër është 6 qershori, i njohur si Dita D, kur amerikanët pushtuan Evropën në vitin 1944 për të ndaluar luftën në Evropë. Kjo mund të jetë një situatë historike e ngjashme, jo me veprime ushtarake, por me presion ndaj Rusisë për të ndaluar këtë luftë.
    Tregtia ishte një tjetër temë e rëndësishme. Ai vazhdoi të thotë se i pëlqejnë tarifat, edhe pse shumë pak të tjerë mendojnë kështu. Sa afër është ai që të ndiejë presionin se tarifat mund të dëmtojnë edhe Shtetet e Bashkuara?
    Po punojmë brenda një afati shumë të ngushtë kohor. Do të dëshironim të arrinim një marrëveshje brenda javëve të ardhshme. Akoma kemi pak kohë deri në fillim të korrikut, që është afati që ka vendosur qeveria amerikane.
    Është një çështje që nuk është vetëm në dorën e palës gjermane për t’u zgjidhur: ne duhet ta koordinojmë brenda Bashkimit Evropian. Po e bëjmë këtë. Do të kthehem në Evropë dhe do të flas me kolegët e mi evropianë për këtë temë. Do të bëjmë propozime për të kaluar këtë situatë. Tarifat e larta nuk janë në interesin tonë.
    Dhe do të përpiqem të bind qeverinë amerikane, veçanërisht presidentin, që duhet të arrijmë një zgjidhje. Por do të marrë kohë.
    Si do ta matni nëse ky takim bëri një ndryshim të vërtetë?
    Do ta mat këtë me takime dhe telefonata të tjera të rregullta dhe me koncesione nga të dyja anët dhe gatishmërinë për të arritur një marrëveshje. Dhe kjo është ajo që mora nga dita e sotme:
    Ai është vërtet i gatshëm të arrijë një marrëveshje për tregtinë dhe nëse mund ta arrijmë atë brenda një periudhe të afërt, do të arrinim shumë më tepër se qeveritë e mëparshme nga të dyja anët e Atlantikut. Pra, kjo është një mundësi e madhe.
    Ju keni të njëjtin emër, Friedrich, si gjyshi i presidentit Trump, dhe i dhatë atij një kopje të certifikatës së lindjes së tij. Pra, a mund të thuhet se ky është fillimi i një miqësie të re?
    Jo, është një bashkëpunim shumë i ngushtë. Ne u takuam për herë të parë sot, në funksionet tona si liderë, dhe shpresoj që do të jemi në gjendje të bashkëpunojmë ngushtë, hapur dhe si kolegë të mirë nga të dyja anët e Atlantikut./DW

  • Zgjedhje në Poloni, rezultati tepër i ngushtë: Fituesi pritet të vendoset deri në votën e fundit

    Zgjedhje në Poloni, rezultati tepër i ngushtë: Fituesi pritet të vendoset deri në votën e fundit

    Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë të mbajtura më 1 qershor 2025, rezultati duket se është jashtëzakonisht i ngushtë. 

    Sipas sondazheve paraprake (exit polls) nga kutitë e votimit, kandidati i majtë dhe kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski, fitoi me 50.3% të votave, ndërsa kundërshtari i tij, Karol Nawrocki i mbështetur nga Partia e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS), mori 49.7%. Ky rezultat është brenda kufijve të gabimit të sondazhit, duke e bërë rezultatin të pasigurt deri në publikimin e rezultateve përfundimtare.

    Rafał Trzaskowski: Kryebashkiak i Varshavës dhe kandidat i koalicionit të qendrës të udhëhequr nga Kryeministri Donald Tusk. Ai ka premtuar të forcojë lidhjet e Polonisë me Bashkimin Evropian dhe të mbështesë reformat progresive, përfshirë liberalizimin e ligjeve të abortit dhe rivendosjen e pavarësisë gjyqësore. (WSJ)

    Karol Nawrocki: Ish-drejtor i Institutit të Kujtesës Kombëtare (IPN) dhe kandidat i mbështetur nga PiS. Ai ka një agjendë nacionaliste dhe anti-imigracion, duke u mbështetur nga figura konservatore ndërkombëtare.

    Nëse Trzaskowski konfirmohet si fitues, kjo mund të çojë në një qeverisje më të orientuar drejt Bashkimit Evropian dhe forcimin e lidhjeve me NATO-n. Në anën tjetër, një fitore e Nawrockit mund të çojë në një bllokim të reformave dhe një kthim të mundshëm të PiS në pushtet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2027.

    Rezultati përfundimtar pritet të publikohet të nesërmen, më 2 qershor 2025.

  • Meloni “i shkel syrin” Uashingtonit: E ardhmja e BE-së është e lidhur ngushtë me SHBA-në

    Meloni “i shkel syrin” Uashingtonit: E ardhmja e BE-së është e lidhur ngushtë me SHBA-në

    Në fjalimin e saj në konventën e Shoqatës së Industrialistëve Italianë, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu referua realitetit ekonomik të Evropës dhe marrëdhënieve euroatlantike.

    “Evropa duhet të gjejë guximin për të eliminuar tarifat e saj të brendshme, të cilat i ka imponuar vetes vitet e fundit. Nxitja e re për tregun e përbashkët të brendshëm është një përparësi që mund të na mbrojë nga zgjedhjet e vendeve të tjera që preferojnë proteksionizmin”, tha kryeministrja italiane.
    “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë thelbësore për të ruajtur fuqinë e Perëndimit, e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë. Gjatë vizitës sime në Uashington, propozova një takim në Romë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara”, tha numri një i qeverisë italiane.
    “Takimi i parë, ai i Ursula von der Leyen me J.D. Vance, u zhvillua më 18 maj në pallatin qeveritar të Palazzo Chigi, në Qytetin e Përjetshëm. Ishte fillimi i një dialogu që Italia ka vazhduar ta lehtësojë ditët e fundit dhe i cili duhet të promovohet, sipas mendimit tim, me një qasje më politike sesa burokratike”, tha Meloni.

  • Amerika vlerëson zgjedhjet e 11 Majit: Urime popullit shqiptar, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

    Amerika vlerëson zgjedhjet e 11 Majit: Urime popullit shqiptar, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

    Pas liderëve të Europës që erdhën në Tiranë dhe uruan kryeministrin Edi Rama, edhe Amerika vlerëson zgjedhjet e 11 Majit.
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë të martë ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se mezi pret që të vijojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. ”Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në një postim në rrjetet sociale.

  • Zgjedhjet/Ambasada e SHBA:Do vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

    Zgjedhjet/Ambasada e SHBA:Do vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

    Ambasada e SHBA ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 11 maj në Shqipëri.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar popullin për zgjedhjet dhe pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.
    “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në mesazh.

  • Gara për Tiranën! Xhaçka diferencë të ngushtë me Gjylametin, Rakipi lë pas Qefalinë, Tabaku kryeson nga PD

     
    TIRANË-Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në total. 
    Në kampin socialist, Olta Xhaçka kryeson me një diferencë të ngushtë ndaj Blerina Gjylametit me 69 vota, duke siguruar një vend në Parlamentin e ri. Xhaçka ka siguruar 6.039 vota, ndërsa Gjylameti 5.970 vota. 
    Po brenda PS-së, Orlando Rakipi ka një epërsi prej 447 votash ndaj Xhemal Qefalisë. Një tjetër emër që ka siguruar mandat nga lista e hapur është ministrja Anila Denaj, e cila u zgjodh përmes kuotës gjinore.
    Nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku kryeson nga lista e hapur me 20.058 vota. Ajo lë pas Ilir Alimehmetin, me 17.736 vota.
     

  • Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

    Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

    Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për herë të parë këtu, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

    Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.

    “Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz në një prononcim për mediat.