Tag: ngushtë

  • Si rrethi i ngushtë i Zelenskyt u prek nga skandalet e mëdha të korrupsionit

    Si rrethi i ngushtë i Zelenskyt u prek nga skandalet e mëdha të korrupsionit

    Analizë nga Francesco Battistini, Corriere Della Sera
    KIEV- ‘Dhe si e transportove kutinë?’, pyeti njëri. ‘Ajo kishte një dorezë, si çantë laptopi. Fut brenda një milion dollarë. Le të kontrolloj më mirë. Jo, një milion e 600 mijë dollarë. Të transportosh një kuti me para, me dorë, nëpër rrugët e Kievit. Nuk ka qenë shumë qejf, shoku im, ta siguroj”.
    Kështu funksiononte ryshfeti në Ukrainë, sipas asaj që thonë përgjimet. Zyrtarët merrnin para dhe ndonjëherë nuk kontrollonin as shifrën, për shkak të frikës se mund të kapeshin, ose sepse ishte thjesht një pjesë shumë e vogël, krahasuar me dhjetëra miliona dollarë që lëviznin.
    Kur i korruptuari Timor Mindich flet në telefon me ministrin e Energjisë, Herman Halushchenko, dëgjohet toni i njerëzve që ndihen të paprekshëm. Ata qeshin dhe i japin kurajë njëri-tjetrit.
    Në një moment përmendin edhe Zelensky-n, pa e ditur se e dëgjonin inspektorët e Agjencisë Antikorrupsion.

    Rrethi i ngushtë i Zelenskyt
    Ky rreth i ngushtë ka qenë problemi më i madh i Zelensky-t gjatë katër viteve të luftës. Sipas agjencisë, ata kishin krijuar një sistem kriminal, që kërkonte 10–15% nga të gjitha kontratat e kompanisë shtetërore “Enerhoatom”, që merret me energjinë bërthamore, duke vjedhur diku rreth 75 apo 100 milionë euro.
    Kutia me dorezë ishte një rast i veçantë, zakonisht nuk kërkohej cash.

    Një biznesmen ukrainas thotë se të korruptuarit në Ukrainë nuk i ndotin duart me para cash.
    “Ata nuk i ndotin duart me para cash. Duhej të paguaje përmes një firme konsulence, ose kishin njerëz që kontrollonin tatimet, dhe gjobat ishin gjithmonë më të larta se minimumi ligjor. Gjithmonë kishte mënyra për t’i shmangur”, tha ai.
    Një rast korrupsioni ndodhi edhe me Kishën. Një fond humanitar prej një milion eurosh u shpenzua kryesisht për “përfaqësim dhe komunikim”.

    Kush i kundërshtonte?
    Pak njerëz arrinin të kundërshtonin njerëzit pranë Zelenskyt, përfshirë kryeministren Yulia Svyrdenko, armike e Yermak dhe e mbështetur nga sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, gjeneralin Valery Zaluzhny, i “internuar” në Londër, ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, i shkarkuar për autonomi të tepërt, Oleksandr Kubrakov, aspirant për kryeministër, larguar për lidhje të ngushta me presidentin amerikan Joe Biden, dhe zv/kryeministrin Mykhailo Fedorov, i cili kërkoi transparencë mbi dronët dhe fondet që Yermak premtonte për mikun e tij Artem Kolyubayev, producent filmash dhe ish-bashkëpunëtor i Zelensky-t.

    Rrethi magjik ishte shumë i rrezikshëm, futeshe me vështirësi dhe dilje edhe më vështirë. Në hetimin për Yermak është përfshirë edhe Rustem Umerov, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-ministri i Mbrojtjes, pikërisht ai që Zelensky zgjodhi për të udhëhequr delegacionin në negociatat e Floridës. Një deputet i Radës tha se “faji i Zelensky-t ishte se nuk dëgjoi ata që shihnin vjedhjet dhe lajmëronin”.
    Alarmi
    Një kambanë alarmi u ndez në qershor kur zëvendëskryeministri i atëhershëm Oleksiy Chernyshov u arrestua dhe u lirua me garanci 2.9 milion dollarë për një aferë me toka publike, e shitur për miqtë e tij.
    Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një politikan i tillë të përfundonte direkt në burg. U zbulua gjithashtu se ai pranonte edhe cash, në zyrë, në zarfe për gruan, madje edhe në një klinikë ku kurohej.
    E thërrisnin “Che Guevara” dhe motoja e tij ishte e veçantë. “Ja vlen të luftosh vetëm për gjërat, pa të cilat nuk ja vlen të jetosh”.
    E kishte fjalën për Ukrainën? Jo, me siguri për tenderët.

  • DETAJET/ Kush ishte viktima në Elbasan, biznesmeni i vrarë, shoku i ngushtë i Kei Piut

    DETAJET/ Kush ishte viktima në Elbasan, biznesmeni i vrarë, shoku i ngushtë i Kei Piut

    kei piu dhe edmond mehalla

    ELBASAN- Edmond Hysa alias Mond Mëhalla, është vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan nga persona ende të paidentifikuar, të cilët mesohet të kenë qënë dy persona.
    ZËRI mësoi se njëri nga autorët ka qëndruar në makinë, ndërsa tjetri ka zbritur prej saj dhe ka qëlluar Mond Mëhallën sapo ky i fundit ka hipur në automjetin e tij tip “Range Rover”.
    Mond Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës.

    Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.
    Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.
    Mondi Mëhalla, është vrarë me dy plumba në kokë, teksa hipi në automjetin e tij tip Range Rover./ZËRI

  • Miku i ngushtë i Shpat Kasapit tregon momentet e fundit: Nuk dija si t’ua thoja lajmin e keq familjarëve

    Miku i ngushtë i Shpat Kasapit tregon momentet e fundit: Nuk dija si t’ua thoja lajmin e keq familjarëve

    Një nga miqtë më të ngushtë të këngëtarit Shpat Kasapi ka ndarë momentet e fundit me të para se i ndjeri të largohej drejt Italisë. Në një lidhje live në ‘Breaking’ në Top News, Meti Myrtezani ka treguar se e ka përcjellë Shpatin për në aeroport dhe më pas ka folur me të edhe disa herë të tjera gjatë ditës së djeshme, deri në telefonatën e fundit që ai i kishte bërë rreth orës 22:00 por që këngëtari nuk kishte mundur t’i përgjigjej.
    “Kur e kam marrë nga shtëpia për në aeroport kemi biseduar për punë familjare, shkonte në Itali për djalin, vetë nuk ka pasur probleme shëndetësore. Biseda e fundit ka qenë dje në orën 20:00.
    Më tha, vëllai jem jam me grip, jam ftohur. Sa mbarova punë me djalin. Të premten më tha të shkoja në aeroport. E kam marrë nga ora 22:00 se ma ndjeu zemra por nuk ma hapi. Më mori kunati vet nga ora 1 dhe më tregoi. Tani jam rrugës për në Itali se nuk mund ta besoj akoma. Edhe kur ka firmosur për në ‘Big Brother’ kemi qenë bashkë në Top Channel”, tha Meti.
    Miku i tij i ngushtë ka treguar edhe momentin e vështirë kur i është dashur që lajmin ta ndajë edhe me familjarët e Shpatit, duke u shpreh se e kishte të pamundur dhe nuk e përballonte dot përgjegjësinë që kishte.
    “Kam qenë në mëngjes për t’i treguar mamit të vet. Nuk dija si t’ia thoja, se përballoja dot. I kam tregu motrës së vet por nuk ndenja dot më pastaj”, u shpreh miku i tij, Meti Myrtezani.

  • “Armiqësia” me Schmidt, bashkëpunëtori i ngushtë i Dodikut zemëron Perëndimin

    “Armiqësia” me Schmidt, bashkëpunëtori i ngushtë i Dodikut zemëron Perëndimin

     
    Një bashkëpunëtor i ngushtë i Milorad Dodik dhe Ministrit të Tregtisë së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Staša Košarac, arriti të tërheqë zemërimin dhe dënimin e ashpër të të gjitha vendeve të mëdha perëndimore, përfshirë SHBA-në, pas krahasimit të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt me nazistët, pa e pasur askush të qartë qëllimin e tij duke vepruar kështu. Pasi njoftoi të enjten se i kishte dërguar Schmidtit një letër në të cilën e quante “pushtues” dhe e përshkruante si ndjekës dhe simpatizant të nazistëve, dhe i kishte dërguar një helmetë të vjetër gjermane nga Lufta e Dytë Botërore me shenjat dalluese të njësive famëkeqe SS si “dhuratë”, Košarac u përball me një ortek dënimesh nga një numër ambasadash në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian, i cili po vazhdon të mbërrijë të premten.
    Diplomatë perëndimorë vendosën të mos i kursenin fjalët dhe në thelb i thanë ministrit të Dodikut se ai po sillej si një primitiv dhe një provokator i lirë. Dënimet e para kundër Košarac erdhën nga ambasada gjermane, e cila deklaroi se ishte e tronditur nga sjellja e tij dhe e konsideroi atë një provokim, i cili është gjithashtu një fyerje për të gjitha viktimat e regjimit nazist. Kjo u pasua nga dënime të ngjashme nga ambasadori i Italisë, ambasadori britanik Julian Riley, i cili deklaroi se këto ishin shprehje të “fyerjeve dhe urrejtjes së tmerrshme”, ambasadori i Holandës bëri një vlerësim të ngjashëm, dhe ambasada japoneze tha se Košarac po sillet si provokator i cili, në këtë mënyrë, po bën pikërisht atë që Bosnjës dhe Hercegovinës nuk i duhet, që është përshkallëzimi i krizës. Një mesazh pothuajse identik mbërriti nga ambasada amerikane.

  • Agjencia AFP: Gjykata antikorrupsion pezullon aleaten e ngushtë të Ramës, dyshohet për favorizim në dy tendera

    Agjencia AFP: Gjykata antikorrupsion pezullon aleaten e ngushtë të Ramës, dyshohet për favorizim në dy tendera

    Agence France Presse

    Një gjykatë antikorrupsion pezulloi të enjten zëvendëskryeministren e Shqipërisë për shkak të implikimit të saj në një çështje korrupsioni me prokurime publike, i tha AFP-së një burim gjyqësor.

    Belinda Balluku, 52 vjeç, e cila shërbente njëkohësisht edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet një aleate e ngushtë e kryeministrit kujdestar socialist Edi Rama.

    Sipas kërkesës së SPAK-ut, gjykata “ka vendosur të pezullojë znj. Ballukun nga detyrat publike… dhe t’i ndalojë largimin nga territori shqiptar”, thuhej në njoftim.

    Duke qenë në atë post që prej vitit 2019, Balluku akuzohet për favorizim në dhënien e tenderëve të lidhur me ndërtimin e një tuneli 5.9-kilometërsh në një aks rrugor në jug të Shqipërisë, si dhe një segment të Unazës së Tiranës, sipas deklaratës.

    Ajo mohoi akuzat gjatë një seance parlamentare të mërkurën, duke shtuar se do të bashkëpunojë me autoritetet.

    Dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së saj janë akuzuar në të njëjtën çështje dhe janë vendosur në arrest shtëpie.

    Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten problemet kryesore që e pengojnë Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

    Dy ministra të tjerë të mëparshëm të qeverive të Ramës janë akuzuar për shpërdorim fondesh dhe abuzim me detyrën.

    Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Ilir Meta u arrestua në tetor 2024, gjithashtu nën akuza korrupsioni dhe pastrim parash.

  • Reuters: Aleatja e ngushtë e Ramës pezullohet pas akuzave për korrupsion

    Reuters: Aleatja e ngushtë e Ramës pezullohet pas akuzave për korrupsion

    Reuters: Aleatja e ngushtë e Ramës pezullohet pas akuzave për korrupsion
    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters raporton se Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pasi SPAK e paditi për ndikim të paligjshëm në përzgjedhjen e kompanisë fituese të një projekti tuneli me vlerë rreth 190 milionë euro.
    Në artikull thuhet se Balluku nuk ka dhënë ende një reagim pas vendimit, ndërsa një ditë më parë në Kuvend i cilësoi akuzat ndaj saj si “shpifje, insinuata dhe gjysmë të vërteta”.
    Reuters e përshkruan Ballukun si një aleate të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, teksa nënvizon se masat e gjykatës janë mbajtur konfidenciale dhe se rasti përbën një provë për përpjekjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
    Shkrimi:
    Një gjykatë në Shqipëri shkarkoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga detyra të enjten, pasi ajo u padit nga prokurorët për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për të ndërtuar një tunel të financuar nga qeveria, tha gjykata në një deklaratëNuk pati reagim të menjëhershëm nga Balluku. Megjithatë, gjatë një seance parlamentare të mërkurën, ajo iu referua akuzave si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, dhe tha se do të bashkëpunonte plotësisht me gjyqësorin.
    Balluku, e cila shërbeu gjithashtu si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një aleate e ngushtë e Kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili më parë këtë vit siguroi mandatin e tij të katërt radhazi.
    Gjykata Speciale e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk dha më shumë informacion në vendimin e saj, “duke pasur parasysh se masa të tilla janë të një natyre konfidenciale”.
    Më 31 tetor, Zyra e Prokurorit Special, SPAK, tha se kishte paditur Ballukun për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në një tender ose ankand publik.
    Akuzat lidhen me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometrash (3.7 milje) në pjesën jugore të Shqipërisë me një kosto prej afërsisht 190 milionë eurosh.
    Akuza, e parë nga Reuters, deklaroi se Balluku, në cilësinë e saj si ministre e infrastrukturës, ndikoi në mënyrë të papërshtatshme në vendimin në favor të kompanisë fituese.
    Aktakuza pretendonte më tej se ajo e bëri këtë në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komisionit vendimmarrës.
    Shqipëria synon të bashkohet me Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por blloku i pasur po kërkon që vendi të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

  • VIDEO/ Kullë-hotel brenda QSUT, Spahia zë ngushtë ministren e Shëndetësisë, heshtje totale për aferat

    VIDEO/ Kullë-hotel brenda QSUT, Spahia zë ngushtë ministren e Shëndetësisë, heshtje totale për aferat

    Deputeti i PD, Bardh Spahia gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë, ka denoncuar ndërtimin e kullës hotel brenda QSUT, ministrja dhe gjithë drejtuesit e Shëndetësisë zihen ngushtë, mbyllin gojën dhe nuk japin përgjigje.

    Reagimi i Bardh Spahisë:

    Nuk pranojnë interpelancë dhe as mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik. Nuk japin llogari për mungesë ilaçesh dhe shërbimesh.

    Omerta është i vetmi kod që njohin dhe mbyllin gojën dhe bëjnë të paditurin sa herë flitet për shpenzime dhe afera të dyshimta. Qartësisht siç shihet dhe me figurë dhe fatkeqësisht, përfaqësuesit e mazhorancës në komision dhe kudo nuk janë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve por të aferave të pafundme që përfshijnë qeverinë.

     

  • Atentat në Rinas: Miq të ngushtë, dalin detaje të reja

    Atentat në Rinas: Miq të ngushtë, dalin detaje të reja

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar këtë të martë në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi I AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri).
    Burime për mediat bëjnë me dije se Dani dhe Sheqeri kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe ishin miq prej kohësh.
    Raportohet se Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe ishte Sheqeri ai i cili e kishte pritur në Rinas me automjetin e blinduar tip “Benz” i cili ishte në pronësi të Elvis Kosovës një emër gjithashtu i dëgjuar për policinë.
    Nuk dihet ende se kush janë autorët e atentatit por dyshohet se këta të fundit e kanë ndjekur prej kohës Danin duke mësuar cdo lëvizje të tij për ti bërë pritë dhe për ta ekzekutuar këtë pasdite pasi kishte zbritur në aeroport.

  • Emra ‘BIG’! Zbulohet formacioni i shoqërueseve të nuses të Taylor Swift

    Emra ‘BIG’! Zbulohet formacioni i shoqërueseve të nuses të Taylor Swift

    Ndërsa entuziazmi rritet rreth dasmës së afërt midis ikonës globale të popit Taylor Swift dhe superyllit të NFL-së Travis Kelce, vëmendja është kthyer te rrethi i ngushtë i personave që do të qëndrojnë pranë nuses në ditën e saj të madhe.
    Sipas raportimeve, Swift ka zgjedhur një formacion shoqëruesesh të nuses të mbushur me disa nga emrat më të mëdhenj në argëtim dhe modë, një listë të miqve të saj më të ngushtë dhe bashkëpunëtorëve të saj të hershëm.
    Në krye të listës janë supermodelja Gigi Hadid dhe aktorja-këngëtarja Selena Gomez, dy nga mikeshat më të vjetra të Swift.
    Lidhja e tyre daton më shumë se një dekadë më parë, me Hadid dhe Gomez që shfaqen rregullisht në koncerte, ndarje çmimesh dhe netë vajzash përkrah Swift. Gjithashtu pritet të jetë pjesë e shoqërueseve të nuses aktorja dhe producentja Blake Lively, një tjetër anëtare thelbësore e rrethit të ngushtë të Swift.
    Lively dhe bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, kanë qenë të pranishëm shpesh në shfaqjet e Swift dhe shpesh janë parë duke brohoritur për Kelce nga lozhat luksoze në ndeshjet e Kansas City Chiefs.
    Grupi i raportuar i shoqërueseve të nuses pasqyron evolucionin e të ashtuquajturit “skuadër” të Swift -it në një rreth të ngushtë dhe më privat.
    Krahas Gigi Hadid, Selena Gomez dhe Blake Lively, burime të brendshme sugjerojnë se superylli i muzikës country Kelsea Ballerini , aktorja Sabrina Carpenter dhe gruaja e bashkëpunëtorit të saj prej shumë kohësh, Jack Antonoff, aktorja Margaret Qualley, janë gjithashtu në garë për role kyçe në ceremoni dhe ngjarjet përreth.
    Nga ana e Kelce, ka gjithnjë e më shumë pritshmëri që vëllai i tij, Jason Kelce , të shërbejë si shoqërues i dhëndrit, ndërsa miqtë e ngushtë dhe ish -lojtarët e ekipit të Philadelphia Eagles ka të ngjarë të jenë pjesë e festës së dhëndrit.
    Ekzistojnë gjithashtu spekulime se Brittany Mahomes – gruaja e lojtarit të parë të ekipit të Kansas City Chiefs, Patrick Mahomes , dhe një nga miqtë e rinj më të dukshëm të Swift mund të luajë një rol të veçantë, qoftë zyrtarisht si shoqëruese e nuses apo në një rol tjetër të spikatur gjatë festimeve.
    Persona pranë çiftit kanë lënë të kuptohet se Swift po anon nga një estetikë “përrallore” për dasmën, duke përzier elegancën e përjetshme me prekje personale që pasqyrojnë si stilin e saj të rrëfimit të historive ashtu edhe personalitetin madhështor të Kelce .
    Ndërsa vendndodhja e saktë mbetet e fshehtë, vendet në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesët bregdetare të Shteteve të Bashkuara janë përfolur si të mundshme.