Një koncert i planifikuar në Itali nga dirigjenti i njohur rus Valery Gergiev, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Presidentin Vladimir Putin, është anuluar pas reagimeve të forta publike dhe ndërkombëtare.
Gergiev do të drejtonte një orkestër lokale në festivalin muzikor “Un’Estate da Re” më 27 korrik në Reggia di Caserta, një ish-rezidencë mbretërore pranë Napolit dhe monument i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Menaxhmenti i këtij institucioni njoftoi përmes një deklarate të shkurtër se performanca e tij është anuluar.
Kjo do të ishte paraqitja e parë e Gergiev në Evropë që nga nisja e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Koncerti ishte mbështetur nga presidenti i rajonit të Campanias, Vincenzo De Luca, ndërkohë që festivali organizohet dhe financohet nga autoritetet rajonale.
Vendimi për anulimin e koncertit erdhi pasi mbi 16,000 persona, përfshirë laureatë të Çmimit Nobel, politikanë italianë dhe ndërkombëtarë, si dhe aktivistë, nënshkruan një letër drejtuar De Lucas dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar që Gergiev të mos lejohej të performonte.
Koncerti shkaktoi përplasje të forta politike në Itali, ku ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, shprehu shqetësimin se një ngjarje e tillë mund të dërgonte një mesazh të gabuar.
“Arti është i lirë dhe nuk mund të censurohet”, tha Giuli, por shtoi se “propaganda, edhe kur realizohet me talent, është diçka tjetër.”
Kritikët e koncertit e përshëndetën anulimin si një fitore.
Valery Gergiev është një nga figurat më të fuqishme të kulturës ruse. Ai ka shfaqur publikisht mbështetje për Putinin, duke përfshirë një video të fushatës së vitit 2012 dhe mbështetje për aneksimin e Krimesë në 2014.
Tag: ngushta
-

Italia anulon koncertin e planifikuar të dirigjentit rus për shkak të lidhjeve të ngushta me Vladimir Putin
-

Si e mposhtin vapën ekstreme rrugët historike të Dubait të Vjetër
Shumë kohë para se njerëzit të mbështeteshin te ajri i kondicionuar, qyteti i vjetër i Dubait i mbronte shtëpitë nga vapa duke përdorur teknika të zgjuara për uljen e temperaturës. Sot, këto metoda tradicionale po marrin sërish vëmendje.
Në mes të vapës përvëluese të pasdites në Dubai, shpesh me temperatura vdekjeprurëse, ekziston një pjesë e qytetit ku mund të freskohesh pa ajër të kondicionuar. Kur hyn në rrugicat e ngushta të lagjes historike Al Fahidi, një pjesë e Dubait të Vjetër, gjen strehë nga dielli përvëlues i mesditës. Hijet dhe muret e larta krijojnë ndjesinë e një ere të freskët, një magji e vërtetë arkitektonike. Kulla të larta ere ngrihen mbi çatitë, struktura të zgjuara që më parë freskonin banesat, dhe që sot janë kthyer në folenë e pëllumbave.
Lagjja historike Al Fahidi daton që nga vitet 1700. Projektimi i saj përballon të nxehtin ekstrem përmes teknikave pasive të ftohjes, një trashëgimi që sot po shërben si frymëzim për arkitektët modernë dhe planifikuesit urbanë që përballen me ndryshimet klimatike dhe temperaturat në rritje globale.
Në një vend ku temperatura ka arritur deri në 51°C dhe ndjesia termike me lagështi deri në 62°C, klimatizimi përdor më shumë se 70% të energjisë elektrike në verë. Por teknikat tradicionale si hijëzimi dhe kontrolli i rrjedhës së ajrit ofrojnë alternativa të qëndrueshme dhe me kosto të ulët.
“Emiratasit ndërtuan shtëpi plotësisht të përshtatura për shkretëtirën,” thotë udhërrëfyesi Noor Ahmed. Kullat e erës (barjeel) kapnin ajrin e freskët nga jashtë dhe nxirrnin ajrin e ngrohtë nga brenda. Rrugicat e ngushta me mure të larta mbronin kalimtarët nga dielli përvëlues.
Kur banorët e parë të Dubait u vendosën përgjatë përrenjtë natyror Dubai Creek, ndërtuan shtëpi të mençura për klimën e ashpër të shkretëtirës: me oborre të brendshme, dritare me rrjeta dekorative (mashrabia), gurë koralor dhe rrugica të ngushta të quajtura sikka.
Sipas Ahmed Al-Jafflah, ekspert kulturor në Qendrën për Mirëkuptim Kulturor në Dubai, “Arkitektura e Al Fahidit përdor disa teknika pasive që bashkëpunojnë për të ruajtur freskinë, si optimizimi i erës, hijëzimi maksimal dhe ekspozimi minimal ndaj diellit.”
Barjeel kapin erën në lartësi dhe e kanalizojnë brenda shtëpisë, duke nxjerrë ajrin e ngrohtë jashtë. Kjo mund të ulë temperaturën e brendshme me gati 10°C. Këto struktura sot përdoren edhe në ndërtesa moderne si Madinat Jumeirah dhe xhamia e gjelbër Khalifa Al Tjer, që ka fituar certifikim Leed për ndërtim ekologjik.
Oborret e brendshme veprojnë si rregullatorë termikë, duke ftohur ajrin natën dhe duke e përhapur në ambientet rrethues. Hijet nga muret e larta, strehët dhe bimësia mbrojnë nga dielli dhe rëra. Sipas një studimi në Spanjë, kjo arkitekturë mund të ulë kërkesën për ftohje deri në 18%.
Mashrabia, rrjeta dekorative në dritare, ndihmojnë në kontrollin e dritës dhe ftohjen. Një studim i vitit 2024 tregoi se mund të ulin temperaturën e brendshme me të paktën 3°C. Oborret gjithashtu ofrojnë ndjesinë e privatësisë dhe qetësisë, në përputhje me vlerat kulturore lokale.
Edhe pse gurët koralor nuk lejohen më për mbrojtjen e jetës detare, ngjyrat e hapura në mure vazhdojnë të përdoren për të reflektuar nxehtësinë. Bimësia dhe palmat e larta gjithashtu ndihmojnë në hijëzim.
Një tjetër element i rëndësishëm janë sikkat, rrugica të ngushta 2–3 metra të gjera që lejojnë qarkullimin natyral të ajrit. Al-Jafflah thotë se turistët shpesh pushojnë aty për shkak të freskisë dhe qetësisë.
Arkitektët e Emirateve kanë ndërtuar qytete të tëra duke u bazuar te këto parime. Masdar City në Abu Dhabi, p.sh., ka ndërtesa të afërta dhe rrugë të ngushta që maksimizojnë hijen dhe rrjedhjen natyrale të ajrit, duke ulur temperaturën deri në 10°C dhe duke kursyer 40% më shumë energji se ndërtesat tradicionale.
“Këto teknika janë me kosto të ulët dhe mund të përsëriten lehtësisht,” thotë Sherihan Alshahed, pedagoge për komunitete urbane të qëndrueshme. Prandaj, ndërtesat moderne në Emirate shpesh përfshijnë elementë të frymëzuar nga Dubait i Vjetër.
Xhamia Khalifa Al Tjer, për shembull, ka hapësira në fund dhe në krye të kolonave për të lejuar qarkullimin vertikal të ajrit, një version modern i barjeel-it. Edhe ndërtesa në vende të tjera si Royal Chelsea Hospital në Londër apo Windcatcher House në Utah të SHBA-ve përdorin kullat e erës.
Në Abu Dhabi, ndërtesa si Al Bahr Towers përdorin mashrabia të automatizuara që hapen dhe mbyllen sipas pozicionit të diellit, për të reduktuar dritën dhe nxehtësinë. Edhe muzeu Louvre në Abu Dhabi ka një kupolë të frymëzuar nga mashrabia.
Oborret e brendshme janë të zakonshme në ndërtesa moderne si Xhamia Sheikh Zayed dhe qendra tregtare City Centre Midrif në Dubai, por edhe në vende si India apo Japonia.
“Këto teknika mund të përshtaten për klimën e çdo vendi,” thotë Alshahed. Në klimën tropikale duhet marrë parasysh shiu dhe lagështia, ndërsa në klimën e butë ndryshimet e temperaturës dhe izolimi.
Që nga vitet 1700 deri më sot, ajo që lidh arkitekturën tradicionale me ndërtesat moderne është ideja e ndërtimit të ambienteve që i përgjigjen klimës përreth. “Edhe sot, duke kuptuar mjedisin dhe ndërtuar sipas nevojave të tij, mund të ftohim shtëpitë në mënyrë të qëndrueshme, pa përdorur karburante fosile,” përfundon Mhatre. / BBC – Syri.net
-

Berisha përshëndet Trump dhe Merz në fushatën përmbyllëse: PD do të vendosi marrëdhënie më të ngushta me ju
Sali Berisha e nisi fjalën e tij në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, duke përshëndetur kancelarin e sapo zgjedhur të Gjermanisë, Merz. Për të Shqipëria do të rris ndjeshëm bashkëpunimin me qeverinë gjermane dhe do të eksportojë aty produktet shqiptare dhe jo krimin si sot, siç tha ai. Nga ana tjetër, kreu i PD-së përshëndeti edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Do t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta deputetit të Bundestagut gjerman Peter Bayer, i cili vjen sot këtu për të mbështetur fitoren e opozitës shqiptare dhe Partinë Demokratike. Përshëndes kancelarin Merz që pata rastin ta përshëndes në Valencia. Zgjedhja e kancelarit Merz në udhëheqje të Gjermanisë dhe Europës konsiderohet një fat i madh. PD do të vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë gjermane. Do të eksportojmë në gjermani produktet shqiptare dhe jo krim siç është sot.Mirënjohje të pakufishme për vendimin që morët për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Ditën e parë, në konferencën e parë të shtypit e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushte. Të garantojë se nesër në mëngjes, ai do t’i bjerë tavolinës me kokë. Ne jemi mirënjohës për vendimin që more për të na ndihmuar. PD do të vendosë marrëdhëniet me të ngushta me administratën e Trump në të gjitha fushat”, tha Berisha.
-

Njihej për marrëdhëniet e ngushta me Bashar al-Assad, arrestohet udhëheqësi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës
Zyrtarët e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda e Përgjithshme (FPLP-CG) thanë se autoritetet siriane arrestuan sot në Damask udhëheqësin e lëvizjes palestineze, i cili historikisht kishte marrëdhënie të ngushta me presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad.
Një zyrtar i lëvizjes me qendër në Damask, i cili kërkoi të mos identifikohej, i tha AFP-së se “Sekretari i Përgjithshëm Talal Naji u arrestua” në kryeqytet.
Një zyrtar i dytë konfirmoi arrestimin, ndërsa një burim i tretë brenda partisë tha se Naji “u thirr nga një shërbim sigurie dhe nuk u kthye. Ai ndoshta u arrestua”.
Arrestimi vjen disa javë pasi krahu i armatosur i një organizate tjetër palestineze, Xhihadit Islamik, pretendoi se autoritetet e reja siriane kishin arrestuar dy nga udhëheqësit e saj, pa specifikuar akuzat kundër tyre.
SHBA-të, të cilat i konsiderojnë PFLP-GC dhe Xhihadin Islamik si organizata “terroriste”, kanë deklaruar se nuk do t’i heqin sanksionet e vendosura ndaj Sirisë që nga regjimi i Asadit derisa të bëhet përparim në çështjet që konsiderohen përparësi, përfshirë luftimin e “terrorizmit”.Top Channel
-

Përgjimet mbi Veliajn, Koka: Si u përdorën mediat për të mbështetur interesat e pushtetit
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në edicionin informative të mesditës në Syri TV, u shpreh se situata aktuale e mediave në Shqipëri është gjithnjë e më shumë nën kontrollin e pushtetit dhe individëve me interesa të ngushta politike, duke përfshirë këtu kryebashkiakun Erion Veliaj.
Koka theksoi se Veliaj, gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës, ka ndërtuar lidhje të ngushta me disa media, të cilat janë përdorur për të mbajtur kontrollin mbi informacionin dhe për të promovuar agjendën e tij.
Ai theksoi se kjo situatë është një pasqyrë e mënyrës se si politika dhe pushteti ndikojnë në mediat shqiptare, duke i shndërruar ato në mjete për të shërbyer interesave të ngushta dhe jo për të informuar qytetarët në mënyrë objektive.
Koka shtoi se ky lloj kontrolli mbi median është dëmtues për demokracinë dhe lirinë e shtypit, pasi media duhet të shërbejë si një forcë mbikëqyrëse dhe kritike ndaj pushtetit, e jo si një vegël që i shërben politikës.
Ai u shpreh se, përmes lidhjeve të tij me disa gazetarë dhe media të caktuara, Veliaj ka mundur të ndikojë në mënyrën se si trajtohen çështjet e rëndësishme për qytetarët, duke manipuluar informacionin dhe duke shmangur transparencën.
Bledian Koka:
“Pa diskutim që panorama e parë është ajo e një mafiozi që ka qenë kryetar i bashkisë Tiranë. Theksoj “ka qenë”, por ai vazhdon akoma të jetojë, edhe pse duhet të jetë aty ku e ka vendin, në burg.
Ky person ka shpërthyer të gjithë mekanizmin e tij mafioz të kontrollit, duke pasur lidhje me disa media të caktuara, të cilat ai i përdor për të thënë ato që i përshtaten interesave të tij. Kjo nuk është një habi e madhe, sepse tregon se si media në Shqipëri, në pjesën dërrmuese të saj, veprojnë kështu. Hiqni Syrin dhe MCN, të cilat pandehuri vetë i kishte përmendur.
Sot, shpërfaqet edhe pala tjetër, po të themi palacërimi i këtyre mediave dhe të këtij njeriu që, duke përdorur miliona nga korrupsioni i tij në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm që ka zaptuar mediat, por ka bërë gjithçka për t’i kontrolluar ato.
Ky njeri, që ka pasur tre mandate si kryebashkiak, nuk ka bërë kurrë një konferencë për media, nuk ka pranuar kurrë pyetje nga gazetarët dhe nuk u është përgjigjur interesave të mediave që kanë pasur të bëjnë me punën e tij të përditshme. Ai ka mbetur i braktisur nga këto media, sepse po na vijnë informacione të tilla.
Realisht, raporti që ky ka ndërtuar me këto media nuk ka qenë një raport normal i një qytetari apo drejtuesi të një institucioni, por i një pronari faktik që i mbante dhe i shantazhonte me para. Sigurisht, aty janë emra të njohur: Mero Baze, Carlo Bollino, Mira Kazhani, të cilët janë njerëz të Erion Veliajt, që kanë shërbyer aty dhe tani po mundohen t’i bëjnë edhe shërbimin e fundit.
Në këtë pikë, ajo që po mundemi të shohim është një raport okult. Ai është i shkatërruar dhe nuk di sa hyn në kuadrin e kundravajtjes penale.
Këto përgjigje po i them edhe një herë, dhe ajo që u publikua në nisje të publikimit nga portali në fjalë, flet për frustracionet që ka një njeri, i cili e ka humbur kohën e tij dhe tani përballet me drejtësinë.
Ky njeri tregon se si ka funksionuar dhe se si mund të funksionojë edhe brenda burgut. Derisa ky lloj raporti nuk provon korrupsionin e këtyre mediave, ajo që kam parë, unë e gjej të vështirë të gjej një ngarkesë penale”.