Tag: ngushëllime

  • Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, Albin Kurti telegram ngushëllimi për familjen

    Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, Albin Kurti telegram ngushëllimi për familjen

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi.

    Përmes një telegrami ngushëllimi, Kurti shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë, transmeton Klankosova.tv.

    “Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur dhe, mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u shpreh ai.

    Në letër ai shkroi se muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

    “Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhëntë forcën për të përballuar këtë humbje”, thuhet në telegramin e kryeministrit në detyrë.

    Telegrami i plotë

    E nderuar familja Kasapi

    “Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte.

    Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm.

    Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje”.

    Me respekt të thellë,

    Albin Kurti
    Kryeministër i Republikës së Kosovës

  • “Ngushëllime për opozitën”/ Rama: Vendi sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë

    “Ngushëllime për opozitën”/ Rama: Vendi sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë

    Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ku u firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, kryeministri Edi Rama dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Real Story” në ABC News.
    Gjatë bisedës me gazetarin Sokol Balla, Rama komentoi mungesën e një opozite funksionale në vend, duke u shprehur me ironi “ngushëllime” për situatën aktuale politike. Ai shtoi se qeveria është shpesh “opozita e vetvetes” dhe se sipas tij, Shqipëria po kalon periudhën më të mirë të qeverisjes së saj, falë mbështetjes së qytetarëve dhe stabilitetit politik.
    Sokol Balla: Dhe ndërkohë keni një opozitë e cila vetëm opozitë nuk është për momentin, nuk ofron asnjë lloj alternative.
    Edi Rama: Po ngushëllime.
    Sokol Balla: Dhe një alternativë do të ishte, opononca do ishte mirë edhe për ju.
    Edi Rama: Po, patjetër do ishte mirë. Nuk e kemi, ngushëllimet tona për ata edhe ngushëllojmë veten sa të mundemi duke u përpjekur që të bëjmë më mirë dhe duke u bërë edhe opozitë e vetvetes në shumë raste. Kjo është ajo që kemi në këtë moment, por nëse Shqipëria sot është në momentin e vet më të mirë të të gjithë këtyre viteve kjo natyrisht lidhet me faktin që Shqipëria sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë dhe kjo lidhet me faktin që qeveria ka kapacitet politik në kuptimin e mbështetjes që buron nga besimi i njerëzve dhe nga numrat që ka në parlament.
    Kryeministri reagoi gjithashtu ndaj një videoje që po qarkullon në rrjete, ku shihet duke biseduar me tone të ashpra në telefon, ku tha se nuk e ka parë videon dhe se komunikon shpesh me bashkëpunëtorë për çështje pune.
    Sokol Balla: Kur iu referuat opozitës që i bëni vetvetes sot në një nga televizionet e Tiranës, ju kanë nxjerrë një video ku ju ishit shumë i ashpër me dikë në telefon, besoj ju kanë njoftuar
    Edi Rama: Jo nuk kam parë
    Sokol Balla: Në hotelin ku keni ndenjur, dikujt që i thonit në telefon je kryetar apo je bashkëkryetar diѯka e tillë. Nuk e di me kë keni folur në telefon.
    Edi Rama: Po unë flas në telefon gjatë gjithë kohës me shumë njerëz që unë i kapërcej edhe këto shkallët zbres deri poshtë ku ka bashkëkryetar organizatash, për arsye të caktuara edhe nuk e di. Më kujtohet që kam folur, por nuk di çfarë kanë parë e çfarë kanë nxjerrë.

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Reagon Ilir Meta: Ngushëllime të sinqerta familjes

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Reagon Ilir Meta: Ngushëllime të sinqerta familjes

    Ish-presidenti, Ilir Meta ka raguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të ish-kryeministrit Nano.
    “Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!” shkuan Meta

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Reagon Ilir Meta nga burgu: Ngushëllime familjes, miqve dhe…

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Reagon Ilir Meta nga burgu: Ngushëllime familjes, miqve dhe…

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Për ish-bashkëpunëtorin e tij në kohët e Partisë Socialiste, Meta shkruan: “Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!”.
    Kujtojmë se Meta dhe Nano kanë pasur mes tyre një marrëdhënie dashuri-urrejtje gjatë karrierës politike. Ata kanë qenë dy nga figurat kryesore të PS dhe bashkëpunëtorë, deri në momentin e krisjes së madhe para zgjedhjeve të vitit 2005, kur Meta krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim

  • Fatos Nano u nda nga jeta, Ilir Meta: U prehtë në paqe!

    Fatos Nano u nda nga jeta, Ilir Meta: U prehtë në paqe!

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!Lexo edhe :
    POSTIMI I ILIR METËS:

     Fatos Nano u prehtë në paqe!
    Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!

    /vizionplus.tv