Një gotë ujë e ngrohtë me limon në mëngjes është një ritual i thjeshtë, por me efekte të mrekullueshme në trup dhe mendje.
Kjo përzierje ndihmon në pastrimin e organizmit nga toksinat, stimulon tretjen dhe përgatit sistemin tuaj për ditën që vjen. Vitamina C që gjendet në limon forcon sistemin imunitar, përmirëson shëndetin e lëkurës dhe lufton radikalet e lira që shkaktojnë plakje të parakohshme. Përveç kësaj, ky zakon rrit ndjesinë e energjisë natyrale pa pasur nevojë për kafeinë.
Pini një gotë çdo mëngjes me stomakun bosh dhe prisni 15 minuta para mëngjesit, një zakon i vogël që mund të bëhet një ndryshim i madh në mirëqenien tuaj.
Tag: ngrohtë
-

Pse duhet të filloni menjëherë të konsumoni ujë të ngrohtë me limon
-

Sulmet e fundit shkaktojnë kaos energjetik në qytetet ruse mbesin pa ngrohje e ujë të nxehtë
Qyteti rus kufizon ngrohjen dhe ujin e ngrohtë pas sulmit ukrainas.
Furnizimi me ngrohje dhe ujë të ngrohtë po kufizohet në qytetin rus Oryol pas një sulmi me dronë ukrainas që goditi një tubacion të një centrale lokale, kanë njoftuar autoritetet.
Si pasojë, shumë ndërtesa banimi dhe institucione publike në disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të shërbimeve, raporton skynews.
“Do të jetë e nevojshme të kufizohet furnizimi me ngrohje dhe ujë të ngrohtë për ndërtesat në rajonet Sovetsky, Zheleznodorozhny dhe Severny të qytetit Oryol,” tha guvernatori i rajonit Oryol, Andrey Klychkov, në një mesazh në rrjetet sociale, duke shtuar se autoritetet po punojnë për të minimizuar shqetësimet për banorët dhe për të rikthyer shërbimet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ukraine’s long-range drones hit deep inside Russia overnight, striking energy and fuel infrastructure across several regionsMoscow’s air defenses lit up the sky, but many targets were hit regardless — and the panic among locals says it all.Key locations:
• Orel — locals… pic.twitter.com/MuJzzqAnwW
— NEXTA (@nexta_tv) October 31, 2025Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj kanë rrëzuar 130 dronë ukrainas gjatë natës, kryesisht mbi rajonet perëndimore të Rusisë, si dhe mbi zonat e Moskës dhe Jaroslavlit. Ky incident pasqyron një përshkallëzim të tensioneve dhe sulmeve ajrore mbi objektet kritike të infrastrukturës në territorin rus.
Në Jaroslavl, që ndodhet mbi 280 kilometra në veri-lindje të Moskës, autoritetet lokale thanë se një çerdhe është mbyllur pas një sulmi me dron. Mbyllja e institucioneve të tilla tregon pasojat direkte që sulmet e dronëve kanë mbi jetën e përditshme të qytetarëve dhe nevojën për masa të menjëhershme sigurie.
Ekspertët vënë në dukje se goditja ndaj infrastrukturës energjetike mund të ketë efekte afatgjata tek rusët, duke krijuar sfida të mëdha për autoritetet lokale dhe për banorët e qytetit gjatë dimrit.
-

Shtatori 2025, muaji i treti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në botë
Shtatori i vitit 2025 është renditur si i treti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve globale të temperaturës, sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike “Koperniku”.
Ky rezultat pason një verë jashtëzakonisht të nxehtë, me temperatura që mbetën vetëm pak nën rekordet historike, duke e zgjatur periudhën e të nxehtit deri në fillim të vjeshtës.
Sipas raportit, temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe gjatë shtatorit arriti në 16.11°C, ose 0.66°C mbi mesataren e periudhës 1991–2020.
Vetëm shtatorët e viteve 2023 dhe 2024 kanë qenë më të ngrohtë, me diferenca minimale.
Shërbimi “Koperniku”, që mbështetet në miliarda matje nga satelitë, anije, avionë dhe stacione meteorologjike, paralajmëron se kjo rritje e vazhdueshme e temperaturave lidhet ngushtë me ndikimin njerëzor dhe çlirimin e gazrave serrë në atmosferë.
Edhe oqeanet kanë ndjekur të njëjtin trend. Temperatura mesatare globale e sipërfaqes së detit në shtator ishte 20.72°C, një nga vlerat më të larta të regjistruara ndonjëherë.
Sipas ekspertëve, ngrohja e deteve po ndikon në rritjen e nivelit të ujit, përkeqësimin e motit ekstrem dhe prishjen e proceseve biologjike jetike në oqean.
Në Evropë, temperatura mesatare e tokës arriti në 15.95°C, duke e bërë shtatorin e këtij viti të pestin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë në kontinent.
Skandinavia dhe Evropa Lindore përjetuan rritje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa disa zona të Evropës Perëndimore u regjistruan pak më të ftohta se mesatarja.
Rajone si Deti Norvegjez dhe Mesdheu shënuan temperatura sipërfaqësore mbi mesataren, ndërsa përqendrimet e akullit detar ranë ndjeshëm në veri të Evropës.
Në anën tjetër, reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në disa zona si Valencia, Italia Veriore dhe Istria në Kroaci, ndërkohë që pjesë të tjera të kontinentit, përfshirë Gadishullin Iberik dhe Ballkanin, u përballën me thatësirë.
Shkencëtarët paralajmërojnë se këto ekstreme klimatike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale dhe ndikimit të vazhdueshëm të aktiviteteve njerëzore mbi klimën. -

Pse duhet mbajtur një mace në shtëpinë tuaj
Mbajtja e një maceje në shtëpi nuk është vetëm një çështje dashurie ndaj kafshëve – është një mënyrë për ta bërë jetën më të ngrohtë, më të qetë dhe më të balancuar. Qoftë për shoqëri, për humor apo për mirëqenie mendore, macet janë krijesa që sjellin shumë më tepër se sa duket në pamje të parë.
1. Shoqëri e qetë dhe e pavarur
Ndryshe nga disa kafshë të tjera shtëpiake, macet nuk kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Ato janë të pavarura, por njëkohësisht të dashura dhe të përkushtuara ndaj pronarëve të tyre. Një mace do të të presë në derë, do të fërkohet pas këmbëve dhe do të të japë ndjesinë e një pranie të ngrohtë pa qenë kërkuese.2. Reduktojnë stresin dhe ankthin
Shumë studime kanë treguar se përkëdhelja e një maceje ul nivelin e stresit dhe të tensionit të gjakut. Zëri i saj kur pëshpërit (purring) ka një efekt qetësues dhe relaksues, që ndihmon edhe në përmirësimin e humorit dhe gjumit.
3. Përmirësojnë shëndetin mendor
Njerëzit që mbajnë mace shpesh raportojnë më pak ndjenjë vetmie dhe depresioni. Macet janë një lloj “terapie” natyrale – ato të mësojnë të jesh i durueshëm, të kujdesesh për dikë dhe të ndash hapësirën tënde me një qenie tjetër.4. Mbajnë shtëpinë të pastër nga brejtësit
Një arsye praktike, sidomos për shtëpitë private apo fshatare: macet janë gjuetare të lindura. Prania e tyre mban larg minjtë dhe insektet, madje edhe aroma e tyre është e mjaftueshme për të frenuar brejtësit të afrohen.
5. Rregull i qetësisë në shtëpi
Macet duan rutinë dhe qetësi, dhe kjo sjell një atmosferë më të butë në shtëpi. Edhe prania e tyre e heshtur e ndihmon familjen të relaksohet, të ulë zhurmën dhe të ndjejë më shumë harmoni në përditshmëri.
6. Të mira për fëmijët
Rritja me një mace ndihmon fëmijët të zhvillojnë ndjenja empatie, përgjegjësie dhe butësie ndaj qenieve të tjera. Fëmijët që kujdesen për një kafshë shpesh bëhen më të ndjeshëm dhe më të përgjegjshëm.7. Përshtaten lehtë me hapësira të vogla
Nëse jetoni në apartament, një mace është ideale. Ajo nuk ka nevojë për shëtitje të përditshme dhe mjaftohet me një dritare, një shtrat të ngrohtë dhe dashurinë tuaj.
Një mace është më shumë se një kafshë shtëpiake – është një pjesë e familjes që sjell qetësi, dashuri dhe gëzim çdo ditë. Ajo nuk flet me fjalë, por me shikime, përkëdhelje dhe prani të ngrohtë, që shpesh vlejnë më shumë se çdo fjalë njerëzore. /Trungu & InforCulture -

Pija e artë që pastron trupin në 30 ditë, mrekullia me kripë deti dhe shafran indie
Një recetë e thjeshtë dhe natyrale që po fiton popullaritet për vetitë e saj shëruese për stomakun dhe mëlçinë. Përbërësit përfshijnë gjysmë luge çaji kripë deti, gjysmë luge shafran të Indisë (kurkumë), një majë piper të zi dhe një gotë ujë të ngrohtë.
Përgatitet duke tretur përbërësit në ujë të ngrohtë dhe pihet ngadalë në mëngjes, me stomak bosh. Shafrani i Indisë është i njohur për vetitë anti-inflamatore dhe ndihmon në detoksin e mëlçisë, ndërsa kripa e detit rikthen ekuilibrin e elektroliteve dhe mbështet funksionin e gjëndrave mbiveshkore.
Rekomandohet përdorimi 5 ditë në javë, me pushim 2 ditë, për 1–2 muaj. Personat me probleme të veshkave ose në dieta të ulëta në natrium duhet të konsultohen me mjekun para përdorimit.
Përbërësit:
• ½ lugë çaji kripë deti (jo tavoline)
• ½ lugë çaji pluhur shafrani të Indisë (kurkumë)
• Një majë piper i zi
• 1 gotë ujë i ngrohtë (jo i valuar, thjesht i ngrohtë dhe i pijshëm)Si përgatitet:
1. Ngrohni një gotë ujë (pa e zier).
2. Shtoni ½ lugë çaji kripë deti dhe ½ lugë çaji shafran të Indisë, plus një majë piper të zi.
3. Përziejeni mirë derisa të treten plotësisht.
4. Pijeni ngadalë, me stomak bosh, në mëngjes para mëngjesit.Si funksionon:
• Shafrani i Indisë (kurkuma) ka kurkuminë, një përbërës natyral anti-inflamator që redukton enjtjen, qetëson stomakun dhe ndihmon detoksin e mëlçisë.
• Kripa e detit ndihmon rihidratimin e qelizave, rikthen ekuilibrin e elektroliteve dhe përkrah funksionin e gjëndrave mbiveshkore pas orëve të gjata të agjërimit gjatë natës.Rekomandime:
• Pijeni 5 ditë në javë, merrni 2 ditë pushim.
• Vazhdoni për 1–2 muaj për të ndjerë përfitime të thella.
• Mos përdorni nëse keni probleme me veshkat, jeni në dietë të ulët në natrium, ose merrni ilaçe pa konsultuar mjekun. -

Uji i ngrohtë me sodë për çlodhjen e trupit para gjumit
Pas një ditë të lodhshme, çlodhja e trupit dhe muskujve janë thelbësor për një gjumë të mirë, të qetë dhe të rehatshëm.
Por disa metoda natyrale të cilat mund t’i shndërrojmë edhe në zakone të mira të cilat na ndihmojnë të ndihemi mirë dhe të çlodhur në fund të ditës.
Futja e Këmbëve në Ujë Të Ngrohtë me SodëMjafton të shtoni në një legen me ujë shumë të ngrohtë 3 lugë çaji me sodë, t’i përzjeni mirë e të mbani këmbët aty të paktën për gjysmë orë.
Do të shikoni sesi dalëngadalë do ndjeni çlodhjen e të gjithë muskujve dhe ngrohjen e gjithë trupit.
Në fund të ditë, lodhja më e madhe e trupit përqendrohet tek këmbët.
Futja e këmbëve në ujë të ngrohtë me sodë do të çlodhë tërësisht këmbët e njëkohësisht do të largojë kontraktimin e muskujve si dhe lodhjen e tyre gjatë lëvizjeve që keni gjatë ditës.
Gjithashtu, uji me sodë ndihmon edhe në pastrimin e këmbëve, largimin e infeksioneve apo mykut që zakonisht prek këmbët ndërsa ndihmon lëkurën të jetë e butë dhe e lëmuar.
Ujë me Sodë edhe për Trupin
Në fakt, uji i ngrohtë me sodë rekomandohet edhe për gjithë trupin.
Mjafton të shtoni në vaskën tuaj 3 lugë gjelle me sodë buke, ta përzjeni dhe më pas të futeni aty për të bërë banjë.
Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë jo vetëm të çlodheni tërësisht por do hapë poret e lëkurës duke promovuar edhe më shumë largimin e toksinave përmes djersitjes.
Uji me sodë do të zbusë lëkurën e trupit duke larguar papastërtitë që gjenden në poret e saj.
Uji me sodë është shumë efikas edhe në parandalimin dhe largimin e problemeve me lëkurën siç janë për shembull ekzemat apo irritimet e lëkurës. -

Përse u mbyll nga ushtria shqiptare “pusi i Ardenicës”…?
Rreth 500-600 metra në jugperëndim të Ardenicës, mbi një kodër me fushëpamje të plotë veri-jug e bregdet, del ujë i ngrohtë e pak i kripur. Është ujë shërues. Del nga një pus artesian mbi 100 metra i thellë, shpuar nga gjeologët në vitet ‘70-të. Vërtet naftë nuk nxorën, por uji që nxori ai pus, ishte me aq vlerë sa asgjë tjetër nuk do të grumbullonte në atë vend aq shumë të sëmurë nga e gjithë Shqipëria.
Lajmëtarët e parë ishin naftëtarët, kur panë t’iu përthahen e shërohen të gërvishurat e duarve e tërë lëkurës, pas larjes disa herë me ujin e pusit të ri. Naftëtarët shkonin në shtëpi dhe rrëfenin për çudirat e këtij uji dhe bindja e çudia, halli e kureshtja, sëmundja dhe shpresa, ngriten mijëra njerëz dhe i ngjiten këtu, në kodrat e bukura të Ardenicës.Për muaj me radhë treni i linjës Tiranë-Fier, thuajse boshatisej në stacionin e Libofshës. Qindra njerëz ngjitnin kodrën, duke krijuar një varg të pashkëputur deri sipër te pusi. Të tjerë ngjiteshin nga Kolonja, duke ecur në këmbë e në të përpjetë. Për të sëmurët e pafuqishëm ose për ta vazhduar “mjekimin” në shtëpi, ngarkoheshin me shishe e bidona të mbushura me ujë, transmeton ‘fjala.al’.E tërë kjo dyndje tërhoqi vëmendjen e mjekësisë së kohës, e cila në disa raste dha mendime kontrakditore. Kësisoj, uji i Ardenicës u kthye në temë diskutimesh, edhe shkencore, por për fat të keq nuk i shpëtuan dot dritëhijeve të kohës.
Pati edhe “shkencëtarë” që stisen thashetheme, se turmat e të sëmurëve mblidhen te ai pus jo nga efekti shërues i ujit, por nga iluzioni i shenjtërisë së manastirit të Shën Mërisë. Megjithatë, dikush pa më tej tymnajës së propagandës dhe vendosi të merrej shkencërisht me këtë ngjarje.
Një mjek, e vëzhgoi me syrin dhe përkushtimin e hulumtuesit atë çka ndodhte me turmat që ngjiteshin atje. Hodhi në letër sa pa e dëgjoi nga njerëzit, që flisnin për plagë të shëruara dhe tregonin blanat e tyre në trup e gjymtyrë, si dhe për pushimin e dhimbjeve pasi kishin pirë disa shishe radhazi nga ky ujë.
Pas kësaj iu fut punës të vërtetonte shkencërisht se çfarë fshihte përmbajtja, përbërja dhe vetitë e këtij uji; cilat ishin sëmundjet që mund të shëronte, sëmundje të jashtme apo të brendshme, me nje punë të tillë studimore u paraqit para një komisioni në Universitetin e Tiranës.
Por, përdorimi i ujit pa kontrollin dhe porositë e mjekut, sigurisht që krijuan edhe ndonjë problem. Autoritetet lokale u gjenden përballë trysnisë së turmave, si dhe alternativës: ta bënin për të qenë, duke e vënë në kontrollin e Shëndetesisë, apo… Kuptohet, gjendet më shpejt zgjidhja që kushton me pak. Dhe u gjend.
Një repart ushtarak, ishte fare pranë pusit. Me leje dhe pa leje, me shkak e pa shkak, ushtarët dilnin nga reparti dhe laheshin e baltoseshin në ujin e ngrohtë të pusit. Këto dhe të tjerat sa u thanë për kundër vlerave të këtij uji, nxiten komandatët të urdhërojnë: – Të mbyllet pusi..!!
Është zonë ushtarake dhe po na nxjerr repartin nga gatishmëria. U gjend një shtyllë telefoni me përmasat e pusit, si dhe disa ushtarë të shëndetshëm të cilët e futën shtyllën duke e rrahur me varre.Po pusi sot? Pas kaq vjetësh; një rrekëz uji ngjyrë kafe e hapur, paksa e vakët, mezi del nga të çarat e shtyllës-tapë dhe varet tatëpjetë rrëpirës drejt perëndimit, si të vrapojë për të stërgjyshi i vet, në detin përballë.
*Shkëputur nga monografia “Rrëfimet e Ardenicës” e autorit Naun Kule
ObserverKult
——————-
Lexo edhe:
Manastiri i perëndive: Ardenica- dëshmitare e Skënderbeut e Donikës
-

8 arsye përse duhet të pini ujë të ngrohtë
Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë ose të vakët ofron përfitime shëndetësore shumë të mira për trupin. Më poshtë do të gjeni 8 arsye përse duhet të pini ujë të ngrohtë:
Lehtëson dhimbjet
Konsumimi i ujit të ngrohtë ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet nga menstruacionet. Nxehtësia e ujit të ngrohtë ose të vakët ka një efekt qetësues për muskujt abdominal, duke lehtësuar kështu dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit.Ndihmon me tretjen
Një gotë ujë i ngrohtë në mëngjes largon toksinat nga trupi. Uji dhe lëngjet e tjera tresin gjithashtu ushqimet në stomak, duke ndihmuar kështu sistemin e tretjes.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Konsumimi i ujit të ngrohtë ose të vakët ndihmon në eliminimin e depozitave të akumuluara në sistemin nervor. Kjo ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe nxjerrjen jashtë të toksinave që qarkullojnë në trup.
Parandalon plakjen e parakohshme
Konsumimi i ujit të ngrohtë ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme. Toksinat që janë prezent në trup çojnë në plakje të parakohshme, por, duke konsumuar ujë të ngrohtë, ju mund të largoni toksinat nga trupi dhe rigjeneroni lëkurën.
Ndihmon në rënien në peshë
Konsumimi i ujit të ngrohtë ndihmon në tretjen e yndyrave në trup dhe rënien në peshë. Për të rënë në peshë, mund të konsumoni ujë të ngrohtë ose të vakët me pak limon dhe mjaltë pas çdo vakti.
Për lëkurë të shëndetshme
Konsumimi i ujit të ngrohtë mban trupin të hidratuar. Ai është i mirë për lëkurën e thatë dhe të ashpër.
Ilaç për kollën dhe ftohjen
Konsumimi i ujit të ngrohtë ose të vakët ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të fytit duke lëngëzuar mukozën e trashë tek ezofagu dhe sinusit. Uji i ngrohtë vepron si një Parandalon daljen e puçrrave dhe akneve. -

Pijet e mëngjesit që rregullojnë tretjen dhe forcojnë imunitetin
Fillimi i ditës me një pije të thjeshtë dhe të shëndetshme mund të përmirësojë tretjen dhe të forcojë sistemin imunitar.
Ekspertët e ushqyerjes theksojnë se zgjedhjet e mëngjesit ndikojnë në mënyrën se si trupi përthith lëndët ushqyese dhe si përballet imuniteti me sfidat e ditës. Disa pije të thjeshta mund të ofrojnë një përfitim të dyfishtë: stimulim të sistemit tretës dhe forcim të mbrojtjes natyrale të organizmit.
Uji i ngrohtë me limon është një nga pijet më të njohura të mëngjesit. Limoni është burim i pasur i vitaminës C, ndërsa uji i ngrohtë ndihmon në fillimin e tretjes dhe nxit hidratimin e organizmit. Ekspertët thonë se acidi citrik ndihmon në zbërthimin e ushqimit dhe stimulon zorrët, duke reduktuar ndjesinë e fryrjes dhe përmirësuar përthithjen e lëndëve ushqyese.
Një tjetër alternativë e rekomanduar është çaji i xhenxhefilit, i njohur për vetitë anti-inflamatore dhe antibakteriale. Një filxhan i ngrohtë në mëngjes mund të qetësojë stomakun, të zvogëlojë të përzierat dhe të përmirësojë tretjen. Përveç kësaj, xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut dhe ofron ndjesi natyrale ngrohtësie dhe energjie, duke e bërë atë ideal për një fillim produktiv të ditës.
Ekspertët paralajmërojnë se çaji i xhenxhefilit ka efekt të lehtë diuretik, ndaj rekomandohet konsumimi i ujit shtesë gjatë ditëve të nxehta për të parandaluar dehidratimin. Kështu, dy pije të thjeshta dhe të përballueshme mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin e përditshëm.
-

Maji 2025, i dyti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë/ ’Në Grenlandë akulli u shkri 17 herë më shpejt’
Bota përjetoi muajin maj të dytë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, një periudhë gjatë së cilës ndryshimi i klimës nxiti një valë rekord nxehtësie në Grenlandë, njoftuan shkencëtarët sot.
Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku (C3S) të Bashkimit Evropian, muaji i kaluar ishte i dyti më i nxehtë në nivel global, i tejkaluar vetëm nga maji i vitit 2024, dhe shënoi kulmin e pranverës së dytë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë në Hemisferën Veriore (mars-maj).
Temperaturat mesatare të sipërfaqes së Tokës ishin rreth 1.4°C më të larta krahasuar me periudhën para-industriale (1850–1900), kur njerëzit filluan të digjnin lëndë djegëse fosile në shkallë industriale. Si pasojë, 21 nga 22 muajt e fundit kanë shënuar temperatura mesatare globale mbi 1.5°C krahasuar me nivelet para-industriale, edhe pse shkencëtarët paralajmërojnë se kjo nuk përbën një tejkalim të përhershëm të pragut.
“Ndërsa mund të duket si një periudhë lehtësimi për planetin, ne presim që pragu prej 1.5°C të tejkalohet sërish në të ardhmen e afërt, pasi temperatura globale vazhdon të rritet,” tha Carlo Buontempo, drejtori i C3S. Kryefajtori mbetet emetimi i gazrave serrë nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Viti 2024 ishte gjithashtu viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.
Një studim i ndarë sot nga grupi ndërkombëtar Ëorld Ëeather Attribution zbuloi se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor çuan në një valë rekord nxehtësie në Islandë dhe Grenlandë muajin e kaluar, me temperatura rreth 3°C më të larta sesa do të ishin pa ndikimin e klimës, duke përshpejtuar shkrirjen e akullnajave në Grenlandë.
Nga 15 deri më 21 maj, akulli në Grenlandë u shkri me një shpejtësi 17 herë më të lartë se mesatarja historike, sipas ËËA. Ndërkohë, më 15 maj, në Islandë u regjistruan temperatura deri në 26°C, hera e parë që ky shtet arktik ka përjetuar një nivel kaq të lartë nxehtësie.
“Temperaturat e regjistruara në maj në Islandë theu të gjitha rekordet, duke tejkaluar mesataren maksimale ditore për majin (1991–2020) me më shumë se 13°C,” theksoi raporti i ËËA. Gjatë atij muaji, 94% e stacioneve meteorologjike në vend regjistruan rekorde të reja të temperaturës.
Në lindje të Grenlandës, dita më e ngrohtë ishte 3.9°C mbi nivelin para-industrial, sipas të njëjtit studim.
“Një valë nxehtësie prej rreth 20°C mund të mos duket ekstreme për shumicën e njerëzve në botë, por në këtë rajon është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme, me pasoja të mëdha në shkallë globale,” tha Friederike Otto, studiuese në Imperial College London dhe bashkautore e studimit.
Arktiku po ngrohet rreth katër herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit, sipas një raporti të revistës shkencore Nature. “Edhe vendet që historikisht kanë klimë të ftohtë po përballen me temperatura të paprecedenta,” tha Sarah Keë, një nga autoret e studimit dhe studiuese në Institutin Mbretëror Meteorologjik të Holandës.
Të dhënat e C3S datojnë nga viti 1940 dhe krahasohen me të dhënat globale të temperaturës që fillojnë nga viti 1850. Syri.net-Protothema