Tag: ngritur

  • Sot protestohet kundër dhunës dhe vrasjeve në Kosovë

    Sot protestohet kundër dhunës dhe vrasjeve në Kosovë

    Shoqata “Roja e Kohës” organizon sot një protestë paqësore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë e jetës në vend.
    Protesta vjen pas disa rasteve të vrasjeve që kanë shokuar shoqërinë dhe kanë ngritur pyetje mbi masat e sigurisë dhe reagimin e institucioneve.
    Tubimi pritet të mbledhë qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Merret peng një person në Lezhë

    Merret peng një person në Lezhë

    Një telefonatë në Policinë e Lezhës ka ngritur alarmin. Dyshohet se pas një konflikti të ndodhur para ambienteve të një lokali në Lezhë, është marrë forcërisht shtetasi Ded Gjoka. Nga hetimet e para ka rezultuar se Ded Gjoka është me precedent penal.
    Pas kësaj, shtetasit janë larguar me automjet. Raportohet se personat e përfshirë në ngjarje janë identifikuar nga autoritetet.
    Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon operacioni për kapjen e tyre.
    Lexo edhe:
    U rrëmbye nga 3 persona në Lezhë, lihet i lirë 35-vjeçari. Identifikohen autorët

  • VIDEO/ Derbi i zjarrtë i Stambollit mbyllet me sherr mes lojtarëve, polemika edhe për vendimet e arbitrit

    VIDEO/ Derbi i zjarrtë i Stambollit mbyllet me sherr mes lojtarëve, polemika edhe për vendimet e arbitrit

    Gallatasarai ka dalë fitimtar në derbin e zjarrtë të Stambollit. Klubi turk ka mposhtur Fenerbahçen me rezultatin 1-2 në Kupën e Turqisë. Një ndeshje ku nuk munguan polemikat. Goli i Fenerbahçes ka ngritur dyshime në rrjet. Autori i golit gjendej përpara vijës së topit dhe për këtë arsye janë ngritur pikëpyetje për një pozicion jashtë loje.
    Ndërkohë një tjetër moment i diskutueshëm ishte edhe ai kur njëri prej futbollistëve të Gallatasarait, në përpjekje për të larguar topin nga zona në goditje nga këndi, e prek sferën me dorë. Megjithatë arbitri vendosi të mos akordonte 11 metërsh.
    Ndërkaq nuk kanë munguar as tensionet. Barish Alper Jëllmazi nuk i ka kontrolluar dot nervat pak minuta para fundit të kohës së rregullt. Lojtari i Gallatasarait i është vënë pas Mert Hakanit, duke e fyer dhe duke kërkuar përplasjen fizike. Menjëherë kanë ndërhyrë anëtarët e tjerë të stolit të të dyja skuadrave si dhe forcat e sigurisë për të kthyer sërish qetësinë në fushë./Sport Ekspres/

  • Seanca në GJKKO, Spahia: Akuza nuk qëndron, është e ngritur mbi baza e porosi politike!

    Seanca në GJKKO, Spahia: Akuza nuk qëndron, është e ngritur mbi baza e porosi politike!

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme mëngjesin e kësaj të mërkure.

    Pas daljes nga GJKKO, dha një prononcim për gazetarët ku u shpreh se akuza ndaj tij nuk qëndron, raportoi Anila Hoxha, gazetare e Top Channel.
    Demokrati tha se akuza është ngritur mbi baza e porosi politike, teksa theksoi se këto do të marrin përgjigjen e duhur më 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare.
    “Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Sigurisht unë nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.
    Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi.
    Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojnë, frenojnë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj.
    Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish-drejtori që kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetarit të asamblesë së SHA Ujësjellësi Shkodër”, tha ai.

    Top Channel

  • ‘Nuk do dëgjoni ankesë nga unë pas 11 majit për vjedhje votash’, Qori: Kemi ngritur struktura për kontrollin e tyre

    ‘Nuk do dëgjoni ankesë nga unë pas 11 majit për vjedhje votash’, Qori: Kemi ngritur struktura për kontrollin e tyre

    Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi se numërimi elektronik i votave është më i besueshëm, por theksoi se partia e tij ka ngritur struktura për monitorimin e procesit zgjedhor, duke siguruar se nuk do të ketë ankesa për vjedhje votash pas 11 majit.
    “Ne kemi ngritur struktura për të mbikëqyrur numërimin dhe nuk do të lejojmë manipulime. Nuk do ankohemi për vjedhje votash, jo sepse nuk do të tentojnë, por sepse nuk do i lëmë”, tha ai.
    Qori shtoi se SPAK ka një rol më të rëndësishëm se politika në luftën kundër blerjes së votave, duke kërkuar ndëshkimin e atyre që manipulojnë procesin.
    “Vota elektronike është më e sigurt, por edhe me stilolaps mund të mbrohet nëse ka vëzhgim të fortë. Partitë e vogla kanë qenë historikisht të dëmtuara nga PD dhe PS, por këtë herë nuk do ta lejojmë”, përfundoi Qori.