Tag: ngritur

  • Vrasja e Gilmando Danit, Shehaj: Bosët e krimit lëvizin lirshëm me mbrojtjen e Policisë, SPAK ka ngritur disa herë alarmin

    Vrasja e Gilmando Danit, Shehaj: Bosët e krimit lëvizin lirshëm me mbrojtjen e Policisë, SPAK ka ngritur disa herë alarmin

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e ka quajtur një alarm kombëtar vrasjen mafioze të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos një punonjës i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që e shoqëronte. 
    Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e plotë të momenteve të ekzekutimit në një vendndodhje ku kushtet e sigurisë duhet të ishin shumë të larta, Shehaj thekson se është e qartë që bosët e krimit lëvizin lirshëm me mbrojtjen nga Policia. 
    “E njëjta polici për të cilën SPAK ka ngritur disa herë alarmin se i dekonspiron aksionet dhe ka ndihmuar personazhe nga bota e krimit dhe politikës të arratiset duke dështuar disa operacione arrestimesh” thekson Shehaj. 
    Kreu i Mundësia i bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos ndalen tek hetimet dhe arrestimet e banditëve, por “të shkojë deri lart tek politika që i mbron”.“Në një vend normal, një atentat mafioz pranë Aeroportit do të ishte alarm kombëtar. 
    Kur një bos krimi vritet në mes të ditës, i shoqëruar nga një Agjent i Mbrojtjes Policore i cili kthehet në ‘truprojën’ e kriminelit, kjo tregon qartazi se sa e implikuar është Policia e Shtetit me krimin. 
    E njëjta polici për të cilën SPAK ka ngritur disa herë alarmin se i dekonspiron aksionet dhe ka ndihmuar personazhe nga bota e krimit dhe politikës të arratiset duke dështuar disa operacione arrestimesh. 
    Ndërsa ministrja flet për suksese, realiteti është se mafia lëviz me mbrojtje nga policia.Shqipëria nuk do të jetë e sigurt derisa pushteti të ndahet nga krimi dhe drejtësia të mos ndalet te bandat, por të shkojë deri lart te politika që i mbron”, shkruan Shehaj. 

  • FBI zbulon një strukturë të dyshimtë pranë aeroportit ku ulet avioni i Trump, heton mundësinë e rrezikut ndaj Presidentit

    FBI zbulon një strukturë të dyshimtë pranë aeroportit ku ulet avioni i Trump, heton mundësinë e rrezikut ndaj Presidentit

    Shërbimi Sekret Amerikan ka zbuluar një vend të dyshimtë gjuetie pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Palm Beach, me pamje të drejtpërdrejtë nga zona ku Presidenti Donald Trump del nga avioni presidencial Air Force One.

    Struktura u zbulua të enjten gjatë kontrolleve të sigurisë që zhvillohen përpara çdo mbërritjeje të Presidentit në Florida. FBI ka marrë drejtimin e hetimit, duke analizuar provat dhe duke përdorur mjetet e saj teknologjike për të identifikuar çdo person që mund të ketë qenë i përfshirë, shkruan Foxnews.
    Sipas zyrtarëve amerikanë, struktura ngjante me një strehë gjuetie — një platformë të ngritur ose të fshehur që përdoret zakonisht nga gjuetarët për të pasur pamje të qartë ndaj një zone. Por pozicioni i saj, me vijë të drejtë shikimi ndaj pistës së uljes së Air Force One, ka ngritur dyshime serioze se mund të ishte përgatitur për qëllime të tjera.
    “Asnjë individ nuk u gjet në vendngjarje dhe nuk pati asnjë ndikim në lëvizjet e Presidentit,” deklaroi shefi i komunikimit të Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, duke theksuar se incidenti tregon rëndësinë e masave të shumëfishta të sigurisë që zbatohen në çdo udhëtim presidencial.
    Burime nga organet e rendit thanë se struktura mund të jetë ngritur muaj më parë. Hetimi po zhvillohet vetëm disa javë pasi Ryan Routh u shpall fajtor për përpjekje për vrasjen e Presidentit Trump në një fushë golfi në Palm Beach, ku ai kishte ngritur një pozicion snajperi në shkurre pranë gardhit.
    Kjo përpjekje e dyshuar erdhi pas tentativës ku Trump u qëllua në vesh gjatë një tubimi elektoral në Butler, Pensilvani.

    Top Channel

  • Alibeaj: Dumani e ka ngritur shumë lart “stekën” e SPAK, pasardhësi duhet të jetë në lartësinë e detyrës

    Alibeaj: Dumani e ka ngritur shumë lart “stekën” e SPAK, pasardhësi duhet të jetë në lartësinë e detyrës

    Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar punën e bërë nga Altin Dumani në krye të SPAK.
    Alibeaj tha se Dumani ka ngritur shumë lart stekën dhe ai që do ta pasojë do të duhet të punojë po aq mirë, ose edhe më mirë, nëse nuk do të prishë imazhin e vet personal apo atë të institucionit.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Duhet të rikandidonte Dumani?
    Alibeaj: Unë nuk jam me idenë e personalizimit të pushtetit. Ajo që ka bërë Dumani nuk e ka bërë asnjë prokuror më parë, dhe nuk ka për ta bërë ndonjë nga ata që do vijnë. Ishte i pari që u përplas direkt me ish-kryeministër, zv.kryeministër, ish-presidentë, kryetarë parlamenti. Nuk ka qenë e gjitha meritë e tij, por mburojë për të gjithë punën e prokurorëve ka qenë ky. Dumani i ka ngrënë të gjitha sulmet: nga grupet e strukturuara kriminale e deri te kërcënimi i kryeministrit “mos guxo të marrësh telefonin tim”, apo kërcënimet e grupeve kriminale që janë më të këqija. Fatkeqësisht, para 1 jave ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte në sallën e gjyqit. Megjithatë, institucionin nuk e bën një individ vetëm, institucioni do të duhet të bëjë që 18-të të tjerët të jenë të aftë ta kryejnë atë detyrë. Pse e kam këtë garanci? Sepse steka që ka vendosur Dumani përballë Berishës, Ramës, Metës, Ahmetajt…
    Borakaj: Rama është konsideruar vijë e kuqe?
    Sefa: Çfarë presim, ta marrë kryeministrin nga karrigia?
    Alibeaj: Nuk duhet të presim që në të njëjtën ditë t’i marrim të gjithë.
    Borakaj: Po në të njëjtën datë të viteve të ndryshme?
    Alibeaj: Nëse do ecim me këtë logjikë, SPAK veç po e fusim në lojë politike. Ajo që duhet të bëjë SPAK është që sa herë të vijë një procedim, duhet hetuar. Në dijeninë time, për inceneratorët vijojnë hetimet, McGonigal, ECO Park vijojnë hetimet. Do ishte e udhës që edhe tjetri që do të vijë, nëse do të bëjë gabimin që të ketë një performancë më të ulët se Dumani, do të marrë në qafë veten dhe institucionin. Dumani ka lënë një stekë të lartë, të vështirë.

  • “Nuk ka askënd mbi ligjin”, kallëzimi i Adrianës godet direkt kryeministrin dhe Ballukun: Qeveria përdor…

    “Nuk ka askënd mbi ligjin”, kallëzimi i Adrianës godet direkt kryeministrin dhe Ballukun: Qeveria përdor…

    Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK, ku ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i lidhur drejtpërdrejt me një skemë të dyshuar pastrimi parash përmes lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar.
    E ftuar në një intervistë televizive, Kalaja u shpreh se ky kallëzim është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të zbardhur lidhjet e pushtetit të lartë me skemat kriminale që dëmtojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit shqiptar.Ajo theksoi se SPAK ka dështuar të hetojë me seriozitet këto akuza dhe ka përjashtuar mundësinë e hetimeve të pavarura, duke u përqendruar vetëm në dosjet që vijnë nga jashtë. Sipas Kalasë, ky është një moment kritik për drejtësinë shqiptare, pasi heshtja e institucioneve hetimore ka krijuar një klimë të favorshme për pastrimin e parave të pista, përmes ndërtimit të projekteve pa kriter, të cilat janë të lidhura ngushtë me financimet e paligjshme.
    Ajo i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë pa dallim dhe të nisë hetimet ndaj figurave të larta të qeverisë, për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin.
    Pjesë nga deklarata:
    Problemi, jo vetëm që nuk ka asnjë lloj iniciative për ta hetuar, por gjithmonë kanë ndeshur në një mur mbrojtës, sepse, dëshiroj apo jo, në kallëzime të tjera të bëra nga unë, sepse ky është kallëzimi 85 që unë bëj në SPAK. Në kallëzime të tjera, në një formë a në një tjetër, unë e kam ngritur shqetësimin e ndërtimeve antiligjore, të cilat jo vetëm që nuk kanë burimin e ligjshëm të financimit, por është dukshem pastrim i produktit të veprave penale, për sa kohë çmimi është stratosferik dhe nuk krahasohet me çmimet në rajon apo me të ardhurat për frymë në vendin tonë. Nuk duhet shumë punë për të bërë këtë; mjafton të dalesh në qendër të Tiranës, të shohësh ndërtime pa kriter në dëm të interesave të publikut. Nuk ka nevojë që as PD, as Adriana Kalaja të shkojnë në SPAK, por SPAK vetë, kryesisht siç ka filluar disa hetime kur e ka marrë në telefon Rama, duhet ta bëjë edhe me këtë. Por nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë, për sa kohë personi kryesor i lidhur me këtë çështje është vetë Rama.
    Ka një problem shumë të madh me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për lirinë e biznesit në Shqipëri, i cili ka ngritur pika alarmante, të cilat ne, në fakt, i kemi ngritur në mënyrë sistematike dhe i kemi denoncuar me fakte dhe prova. Jo vetëm që nuk janë marrë në konsideratë, por janë bërë fortesa përpara opozitës. PD-ja, për të çuar deri në fund hetimin në lidhje me këtë skandal kaq të madh që nuk cenon vetëm sigurinë e vendit tonë, por cenon edhe interesin e vendeve të Europës apo edhe deri në SHBA.
    Edhe lufta me krimin e organizuar, kartellet e drogës që Trump ka shpallur si grupe terroriste, SPAK nuk ka bërë asnjë veprim konkret, sepse çdo dosje që po hetohet nga SPAK nuk ka një dosje që të hetohet si një hetim me iniciativë. SPAK po heton dosje të ardhura nga jashtë. DASH, në raportin e fundit, tha që nuk ka garë; fituesi është i paracaktuar dhe ligjet bëhen me porosi. Kjo është 90% e objektit të kallëzimeve që unë kam bërë në 85 kallëzime në SPAK dhe, pa dyshim, duhet të vihet alarmi nga SPAK dhe institucione të tjera që duhet të kontrollojnë edhe vetë sistemin e drejtësisë, pse dosje të vitit 2019, që datojnë me krijimin e SPAK, as të kësaj dite nuk janë nxjerrë dhe nuk janë hetohur me prioritet. Sepse këto janë dosje që të çojnë ose tek Rama, ose tek Balluku.
    Problemi i fundit që kam ngritur në lidhje me këtë kallëzim penal është lidhur me rolin e Bankës së Shqipërisë. Çfarë roli ka BSH në kuptim të kontrollit të tregut brendshëm, të kontrollit të transfertave bankare, pastrimit të produktit të veprave penale, sepse jemi të gjithë dëshmitarë se si është raporti i monedhave të huaja në vendet fqinje dhe se si është raporti i monedhës shqiptare me euron. Ky shfuqizim i monedhës ka ardhur sepse është fuqizuar leku shqiptar për disa faktorë ekonomikë? Jo, dukshëm janë elementet ku evidentohet se këtu hyjnë para të pista që pastrohen nëpërmjet ndërtimit të kullave…

  • Vritet me armë zjarri biznesmeni italian në Tepelenë, pronar i një fabrike në Tiranë. Idetifikohet autori/ Detajet

    Vritet me armë zjarri biznesmeni italian në Tepelenë, pronar i një fabrike në Tiranë. Idetifikohet autori/ Detajet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Salari të Tepelenës, ku biznesmeni italian, Edoardo Sarchi, 44 vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri. Krimi ndodhi në vendin e quajtur Dilan, në aksin rrugor mes Nivicës dhe Salarisë.
    Sipas dëshmisë së shoferit të viktimës, i cili udhëtonte së bashku me persona të tjerë në automjet, një person u ka dalë papritur përpara makinës duke ngritur dorën për t’i ndalur. Në atë moment, autori ka hapur zjarr me automatik, duke qëlluar fillimisht në drejtim të gomave dhe më pas duke vrarë shtetasin italian.
    Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Gazmend Braçe. Pas identifikimit, policia ka ngritur postblloqe në zonë dhe po punon për kapjen e tij.
    Biznesmeni italian rezulton të jetë pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar motivin e krimit.
    “Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, tha policia në njoftimin paraprak për ngjarjen.

  • Një “Diella” dhe për sigurinë ushqimore, Rama: Kemi ngritur kompaninë, po ndërtojmë sistemin e gjurmimit

    Një “Diella” dhe për sigurinë ushqimore, Rama: Kemi ngritur kompaninë, po ndërtojmë sistemin e gjurmimit

    Siguria ushqimore do të kontrollohet përmes Inteligjencës Artificiale. Duke folur për të mirat e Diellës në punën për rritjen e eficencës së shërbimeve për qytetarët, kryeministri njoftoi se është ngritur kompania që do të gjurmojë produktet ushqimore të importit përmes Inteligjencs Artificiale.
    “Do të ndryshojmë komplet mënyrën si kontrollojmë, kemi krijuar dhe kompaninë në bashkëpunim me partner ndërkombëtë, 1 ndër 5 kompanitë më të mira të gjurmimit të produkteve dhe tani pp ndërtojmë systemin”, tha Rama.
    Po ashtu, kryeministri tha se do të zbatohet dhe për kontrollin dhe cilësinë e naftës.

  • Vrasja e Kristjan Kolës/ Ky është momenti kur viktima transportohet në ambulancë! Autorët u arratisën me motor

    Vrasja e Kristjan Kolës/ Ky është momenti kur viktima transportohet në ambulancë! Autorët u arratisën me motor

    Mbrëmjen e djeshme (4 shtator) Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Kristjan Kola 34 vjeç.
    Pamjet që shihni janë pak momentit pas ngjarjes, kur trupi i viktimës është transportuar nga lokali, vendi ky ndodhi krimi në autoambulancë.
    Uniformat blu bëjnë me dije se vrasja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”.
    Në rrethana ende të paqarta, dy persona që po lëviznin me motor, ende të paidentifikuar, dyshohet se vranë me armë zjarri 34-vjeçarin , i cili i momentin e të shtënave ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali.
    Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku kanë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit për kapjen e autorëve të vrasjes.
    Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Njoftimi i policisë
    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

  • Kristian Kola u vra duke pirë kafe në mes të Shkodrës! 2 autorët me motor e skafanda në kokë qëlluan drejt tij

    Kristian Kola u vra duke pirë kafe në mes të Shkodrës! 2 autorët me motor e skafanda në kokë qëlluan drejt tij

    Kristian Kola

    SHKODËR-Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme (4 shtator). Kristian Kola. 34 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’.
    Vrasja ndodhi rreth orës 22:30, dy autorë me motor dhe skafanda në kokë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit për kapjen e autorëve të vrasjes.
    Kamerat e sigurisë në zonë pritet të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të rënë në gjurmët e autorëve. Në pyetje janë marrë edhe dëshmitarët që kanë qenë brenda në lokal në momentin e atentatit.

    Njoftimi i policisë:
    Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI

  • Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, reagon policia: Ngjarja ndodhi…

    Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, reagon policia: Ngjarja ndodhi…

    Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e ndodhur pak më parë në mes të qytetit.

    Policia thotë se vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Top Channel

  • KLP me pushime, faqja online nuk funksionon. E qëllimshme?

    KLP me pushime, faqja online nuk funksionon. E qëllimshme?

    Faqja zyrtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ka qenë e bllokuar prej disa ditësh, duke ngritur shqetësime lidhur me transparencën dhe funksionimin e këtij institucioni. Kjo situatë ka shkaktuar reagim në media, ndërsa institucioni nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar për problemin teknik.
    Në mungesë të një komunikimi nga KLP-ja, janë ngritur dyshime mbi arsyen e bllokimit të faqes, duke e lidhur atë me vendimet e pritshme për lëvizjen e prokurorëve dhe nisjen e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Kjo heshtje nga ana e institucionit është cilësuar si një mungesë papërgjegjshmërie ndaj publikut, duke theksuar një sfidë në garantimin e standardit minimal të transparencës dhe profesionalizmit.
    Misioni i KLP-së, siç u krijua, është të garantojë pavarësinë e prokurorëve. Megjithatë, mungesa e informacionit dhe reagimi i vonuar kanë nxitur kritika se ky institucion po shmang llogaridhënien dhe po vepron si një noter politik.
    Ky zhvillim ka ringjallur diskutimin mbi rolin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri dhe nevojën për më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri publike, veçanërisht në një kohë kur priten vendime të rëndësishme për të ardhmen e sistemit të drejtësisë. Mbetet të shihet nëse KLP do të japë një shpjegim për ndërprerjen e shërbimit online dhe cilat hapa do të ndërmarrë për të rregulluar situatën.