Tag: ngritur

  • “I vetmi Flamur, që s’di se kur është ngritur flamuri”/ Përplasje në Kuvend, Balla-Noka: Të të ofendojë ky, fundi

    “I vetmi Flamur, që s’di se kur është ngritur flamuri”/ Përplasje në Kuvend, Balla-Noka: Të të ofendojë ky, fundi

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taluant Balla ka qenë i ashpër me demokratin Flamur Noka, pasi ky i fundit e ofendoi me fjalën ‘injorant’.
    Taulant Balla:
    Sot dalim para shqiptarëve me një buxhet dhe plot të mira, për ata që na kanë dhënë nderin që të qeverisim si shumicë. Edhe ju sot keni një seancë të rëndësishme, por serioziteti i kauzave që ju keni marrë dhe i lini rrugëve e tregon.
    Sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Ju talleni me kauzat që nisni, me kërkesën tuaj për të bërë një mocion me debat për zgjedhjet. Thatë; lepurit! Po pse ne kemi firmosur. Ku është ky, të të fyejë ky që është i vetmi flamur, që nuk e di se kur është ngritur flamuri, është fundi! Ai tha; këta i ka bindur Ervin Salianji. Edhe hallin e brendshëm të Partisë tuaj na e sollët këtu.

  • Kalaja: Mund të më “vrisni” mua, por jo kauzën që kam ngritur

    Kalaja: Mund të më “vrisni” mua, por jo kauzën që kam ngritur

    Deputetët demokratë kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.
    Avokatja dhe aktivistja demokrate Adriana Kalaja e zhgënjyer nga kjo lëvizje e deputetëve demokratë ka reaguar përmes një reagimi në rrjetet sociale.
    “Ju mund të “vrisni” Adriana Kalanë, por Jo Kauzën që kam ngritur. Ajo është e bazuar në të drejtën e të vërtetën, që ju kanë “zënë brenda”. Ndaj, Kauza ime është fituese në çdo rast”, shkruan ajo.
    Edhe dje, ajo i ka kërkuar Partisë Demokratike, duke sfiduar hapur lidershipin e saj, që të shkonte me një emër në seancën e së enjtes në Kuvend.
    Deri tani, Partia Demokratike e ka mbështetur Adriana Kalanë vetëm me deklarata publike.

  • Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

    Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

    Më 19 dhjetor Altin Dumanit i mbaron mandati si kreu i SPAK; emri i pasardhësit të tij mbetet ende temë diskutimi në opinionin publik.
    I ftuar në studion e Quo Vadis, avokati Kujtim Ibraj vlerësoi lart figurën e Dumanit, duke theksuar se ai e ka ngritur shumë lart “stekën” e SPAK, dhe zëvendësuesit do t’i duhet shumë punë të mbetet në të njëjtin nivel.
    Por për avokatin tjetër, Leonard Karaj, sjellja e Dumanit lë për të dëshiruar, ndërsa solli në vëmendje përplasjen mes tij dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në sallën e gjyqit.

    Pjesë nga biseda:
    Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart, zëvendësuesi i tij duhet të mbajë ritmin. Për mua në finale janë Xholi dhe Braho. Unë jam për Andan Xholin, pasi ka një qetësi të nevojshme për një kryeprokuror siç është SPAK.
    Karaj: Dhe procedural.
    Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën shumë lart për hir të së vërtetës. Ai, në dallim me Xholin, është pak emocional dhe te kjo pjesë ka çeduar. Përfshihet shumë në çështje.
    Borakaj: Në publik apo në hetimin e dosjeve?
    Ibraj: Në publik, e merr pak emocionalisht.
    Karaj: Kujto seancën me Erion Veliajn, nuk flet një prokuror në atë mënyrë. Prokurorit nuk i lejohet të kalojë përtej vijave.
    Ibraj: Natyra njerëzore kështu është. Dumani është karakter emocional, por i ka dhënë emrin SPAK.
    Karaj: Unë uroj të ketë ngelur ndonjë dekoratë akoma.
    Borakaj: Ia kanë hequr dekoratat presidentit.
    Karaj: Ia kanë lënë Ramës në dorë.
     

  • “I vetmi Flamur që nuk di kush e ka ngritur flamurin”, Përplasje Noka-Bido: Harrove që më luteshe të të gjeja punë

    “I vetmi Flamur që nuk di kush e ka ngritur flamurin”, Përplasje Noka-Bido: Harrove që më luteshe të të gjeja punë

    ardit bino-flamur noka

    TIRANË- Seanca e djeshme plenare ka zgjatur për rreth 14 orë mes tensioneve, debateve dhe përplasjeve të forta. Akuza të forta janë shkëmbyer mes deputeti demokrat, Flamur Noka dhe socialistit Ardit Bino. Demokrati ka hedhur akuza ndaj Binos, duke pretenduar se ky i fundit ka falsifikuar dokumente me qëllim vjedhjen e pronave në zonën e Gjipesë. Noka i ka kujtuar kohë më parë, kur Bido i kërkonte punë, teksa për këtë thotë se ka dëshmitar Bujarin dhe Shpëtim Idrizin
    “Kur të vijë çështja e Gjipesë ngrije dorën ti, ai do jetë varri yt ligjor dhe politik. Gjipeja, pusho! Të pickova ku të dhemb fort. E di ti ku fle lepuri. Lepuri fle në Gjipe. Aty te 22 hektarët, por mos kujto se kreu i narkos do jetë i gjatë. Jo,jo, ajo Gjipeja do të bëhet makthi yt. Sepse ti ke urdhëruar dhe je hartues i një falsifikimi, ideatori i vjedhjes së pronës së himariotëve. E di që e ke gjumin e prishur, e mbaj mend kur qaheshe të unë të të ndihmoja me ndonjë punë e betoheshe se ishe i PD-së. Të njoh mirë, Ja është dëshmitar Bujari dhe Shpëtim Idrizi, ishe gati të fshije këpucët, nuk ta zgjidh dot hallin. Gjipeja s’do të lësh të flesh gjumë deri kur të shkosh te vendi. Ka shumë socialistë këtu por nuk preken se lugën e çorbës nuk e kanë ngrënë të gjithë”, tha Noka. 
    Nga ana tjetër, Bino i është përgjigjur, duke i kujtuar Nokës gafën e 28 nëntorit, kur tha se flamuri i pavarësisë në Vlorë në vitin 1912 u ngrit nga Skënderbeu. 
    “Opozita të mos flasë për historinë e kombit se na e bën pis. Më kujtohet në zgjedhjet e kaluara sesi kandidati shënonte ‘flamuris nokas’. Nuk pres të dijë as kush e ka ngritur flamurin e as ku e ka ngritur Flamurin. Sa bën kostumi yt sot, është pasuria ime sot. I bie në moshën 14-vjeçare sipas Nokës kam futur një dokument. Sa i përket asaj që kam kërkuar punë te ti, që në moshën 19-vjeçare kam marrë 1 mln lekë. Diferenca është të jesh i pasur pa punuar asnjë ditë”, tha Bido.

    Kuvendi mbylli rreth mesnatës seancën maratonë, me miratimin e 13 projektligjeve dhe 2 projektvendimeve, të cilat përfshijnë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe ratifikimesh financiare për projektet hekurudhore të Korridorit VIII, aderimin në traktate dhe memorandume ndërkombëtare, ndryshime në ligjet e sektorit minerar, shëndetit publik, integrimit europian dhe funksionimit të Avokatit të Popullit, si edhe një ligj të ri që rregullon përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve për menaxhimin e mbetjeve./ZËRI

  • ‘Shqipëria 2030 që reklamoni është vend klientelist’, Tabaku: Nuk përfaqëson Evropën, i shërben vetëm disa njerëzve

    ‘Shqipëria 2030 që reklamoni është vend klientelist’, Tabaku: Nuk përfaqëson Evropën, i shërben vetëm disa njerëzve

    Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha në Kuvend se qeveria Rama, prej 12 vitesh në pushtet, ka ngritur një sistem të korruptuar që vepron vetëm në favor të klientëve të saj dhe jo të qytetarëve.
    “Në 12 vite, kjo qeveri ka ngritur një sistem të mbyllur, të korrptuar dhe që nuk nneh ndjeshmërinë, as përgjegjësi e respekt për qytetarin. Jo zhvillim për të gjithë por ekonomi të pakicës, jo shpresë por varfëri. Në çdo ligj të miratuar këtu, janë shenja të një keqbërje sistemike që ka plaçkituar të ardhurat e qytetarëve shqiptarëve për t’i shërbyer një grushti njerëzish. “, u shpreh Tabaku.
    Tabaku shtoi se sot bujqësia është duke u fundosur me një rënie me -1%, dhe kjo vjen si rezultat i politikave cinike të qeverisë. Sipas saj, qeveri Rama që flet për një Shqipëri 2030 me destinacion Evropën, në fakt nuk po bën gjë tjetër, veçse një ekonomi klienteliste dhe të pandershme për pjesën më të madhe të qytetarëve.
    “Ka shkatërruar meritokracinë, rrëzuar konkurrencën ka ngritur monopole me ligje të miratuara nga ky kuvend. Kjo u vu re te tenderat e dhëna nga ish zëvendëskryeministrja që sot duhet të ishte e dorëhequr. Shikoni lejet e drejtimit, koncesionet, kontratat e PPP që fituesit përcaktohen me mesazhe. Ky është modeli i një ekonomie klientelistë dhe jo një vendi që përfaqëson Evropën. Shqipëria e vitit 2030 që sot socialistët reklamojnë është vend i koncesinuar deri në palcë, i pandershëm me shumicën e qytetarët, dhe ku torta e madhe e pushteti ndahet për një grusht njerëzish.”, shtoi më tej ajo.

  • Ekzekutimi me armë i biznesmenit në Elbasan, reagon policia

    Ekzekutimi me armë i biznesmenit në Elbasan, reagon policia

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e kësaj të diele.

    Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
    Në njoftimin e policisë shkruhet:
    Elbasan / Informacion paraprak
    Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

    Top Channel

  • Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine

    Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine

    Elbasan / Informacion paraprak

    Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

  • Zgjohet ‘Super League’, padit UEFA-n e vendos afate…

    Zgjohet ‘Super League’, padit UEFA-n e vendos afate…

    Superliga Europiane ajo që trazoi për disa kohë ambientin sportiv mësohet se ka ngritur padi kundër UEFA-s.

    Mes tyre dhe Real Madridi në rolin e liderit në tentativën për t’i dhënë asokohe një ‘grusht’ UEFA-s ka ngritur padinë e tij. ​​Kërkesat e kombinuara për të dy paditë do të tejkalojnë 5.2 miliardë dollarë.

    Superliga i ka kërkuar gjithashtu UEFA-s të paraautorizojë konceptin e saj të Ligës së Bashkuar “brenda tetë javësh”.

    Vazhdo leximin

  • Hipokrizi dhe bojkot/ Adriana Kalaja kundër të gjithëve: Mua mos më llogarisni më

    Hipokrizi dhe bojkot/ Adriana Kalaja kundër të gjithëve: Mua mos më llogarisni më

    Ish-kryetarja e Gjykatës së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, deklaroi se prej “3 vite e gjysmë” po zhvillon një luftë të ashpër brenda PD-së për parime dhe për çështje që, sipas saj, nuk i ka ngritur askush më parë. Kalaja u shpreh se brenda partisë ka hipokrizi, duke kritikuar deputetët që – siç tha ajo – më parë sulmonin figura të caktuara, ndërsa sot nuk vlerësojnë punën e saj.“Nga informacionet që kam, mendoj se ka hipokrizi. Moralisht, një deputet duhet të mbështesë ose Adrianën, ose të thotë hapur: ‘Nuk të mbështes ty, por Endri Shabanin.’Për mua është amorale që deputetët e PD, që deri dje i quanin disa sorosistë dhe thoshin se Rama i mori 83 mandate për shkak të Endri Shabanit, sot nuk vlerësojnë punën time, pavarësisht nëse më pëlqejnë apo jo,” tha Kalaja dhe shtoi se ka ngritur shqetësime serioze brenda partisë dhe se është më e ndershme që kryetari Sali Berisha të pozicionohet qartë.“Kam bërë luftë për parime. Kam ngritur shqetësime si askush më parë,” u shpreh ajo.Kalaja njoftoi gjithashtu se do të bojkotojë protestën e opozitës të thirrur ditën e hënë para Kryeministrisë, duke e quajtur të papranueshme sjelljen politike të PD-së.“Nuk do të shkoj në protestë. Ndahem me PD, sepse nuk mund të shkosh në protestë në orën 18:00 dhe të nesërmen të ulesh me mazhorancën për Reformën Zgjedhore apo Territoriale,” deklaroi ajo.Sipas Kalasë, një akt i tillë bie ndesh me parimet dhe mesazhin që duhet të japë opozita.

  • Këlliçi: Tuneli i Llogarasë i pakolauduar, SPAK t’i vendosë shiritin

    Këlliçi: Tuneli i Llogarasë i pakolauduar, SPAK t’i vendosë shiritin

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësimin për sigurinë e tunelit të Llogarasë, për të cilin ministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK.

    Sipas Këlliçit, tuneli ende nuk është kolauduar dhe për këtë arsye përbën një rrezik potencial për jetën e qytetarëve që e përdorin.

    “Uroj që të jetë vetëm një hipotezë, por kam një arsye për ta ngritur këtë çështje. I kam drejtuar një pyetje përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës në komision: A është kolauduar tuneli i Llogarasë?” deklaroi Këlliçi.

    Deputeti demokrat shtoi se nga përgjigjet e marra rezulton se nuk ekziston ende një akt zyrtar kolaudimi për tunelin, çka sipas tij duhet të kishte qenë një pikënisje hetimi për SPAK.
    “Nuk ka një akt kolaudimi për tunelin e Llogarasë dhe kjo duhet të ishte sinjal që aty të vendosej shiriti. Larg o Zot të ndodhë ndonjë tragjedi,” theksoi ai.
    Këlliçi e konsideroi këtë fakt si një tjetër dëshmi të mungesës së transparencës dhe përgjegjshmërisë nga ana e institucioneve që menaxhojnë projektet publike, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të autoriteteve kompetente për të garantuar sigurinë e qytetarëve.