Sezoni i parë në Formula 1 për pilotin e ri italian Kimi Antonelli ka qenë me ulje-ngritje. Në 12 garat e para me makinën Mercedes ai ka korrur një podium (në Kanada), por në paraqitjet e fundit ka patur shumë zero për shkak të tërheqjeve, problemeve apo aksidenteve.
Ulje dhe ngritje, të natyrshme për një fillestar, momente që demonstrojnë rëndësinë e familjes, lidhjeve dhe gjithçkaje që mund të normalizojë jetën dhe emocionet e një 18-vjeçari i cili edhe mund të mbingarkohet nga bota e Formula 1. Vetë Antonelli e përjetoi këtë presion në Imola, ku mësoi të gjente kohë për veten.
“Në Formula 1, është si të notosh në një det plot me peshkaqenë; mund të biesh në kurth dhe të të hanë në një çast. E kuptova këtë në Imola. Atje kuptova sa e rëndësishme është të gjej kohë për veten, momente ku mund të jem vetëm në një vend të qetë, ku mund të izolohem“, i tha piloti i Mercedes.
“Në karrocerinë e inxhinierëve ka një dhomë të rezervuar për pilotët. Shkoj atje para se të hipi në makinë, vizualizoj dhe riluaj xhirot e pistës në kokën time dhe, për ta bërë këtë, duhet të jem i qetë. Më parë, nuk u kushtoja vëmendje këtyre aspekteve, por tani i konsideroj thelbësore për të dhënë 110%“, shtoi Antonelli.
Tag: ngritje
-

Talenti i Mercedes: Formula 1 si një det me peshkaqenë, mund të “të hanë” në çdo çast
-

Kate Middleton: Përballja me kancerin ka ulje-ngritje, por ja si e kalova unë
Bota E Enjte, 3 Korrik 2025 09:47
Në një vizitë prekëse në spitalin Colchester, Kate Middleton foli për herë të parë personalisht mbi përvojën e saj me kancerin, duke theksuar presionin që ndjenin pacientët për të mbajtur një fytyrë prej të forti, edhe kur brenda tyre gjithçka lëkundej.
Ajo tregoi se shumë njerëz mendojnë se me përfundimin e trajtimit gjithçka kthehet në normalitet, por kjo nuk është e vërtetë.“Faza pas trajtimit është shumë e vështirë. Nuk je më nën kujdesin e drejtpërdrejtë mjekësor, por as nuk funksionon dot si më parë në shtëpi. Duhet kohë për të gjetur ‘normalen e re’”, tha Kate.
Ajo theksoi se shpesh, pikërisht pas përfundimit të trajtimit, njerëzit ndihen të humbur dhe të vetmuar, pa rrugë të qartë se ku të drejtohen për ndihmë.
“Është një udhëtim me ulje-ngritje dhe një vend si ky i jep pacientëve ndjesinë se nuk janë vetëm”, tha Kate teksa ndihmoi për të mbjellë një kopsht me lule në oborrin e spitalit.
Gjatë bisedave me pacientët, Princesha u ndal te mënyrat kreative të përballjes me sfidën e kancerit, që nga kopshtaria te këndimi dhe tregoi se vetë ka provuar akupunkturën gjatë rrugëtimit të saj shëndetësor.
Në fund, ajo la një mesazh të thjeshtë dhe të fuqishëm: “Shërimi nuk është vetëm fizik. Është emocional, mendor dhe shpirtëror. Dhe kjo kërkon kohë.” -

EMRAT – Dalin rezultatet e testimit për ngritje në gradën “Nënkomisar” për punonjësit e Policisë së Burgjeve
Më datë 18 qershor 2025, në ambientet e vëna në dispozicion nga Universiteti Polis, të cilin e falënderojmë për mbështetjen dhe bashkëpunimin, u zhvillua testimi me shkrim për ngritje në gradë për punonjësit e Policisë së Burgjeve që aplikuan për gradën “Nënkomisar”.
Në total morën pjesë 67 kandidatë, të cilët iu nënshtruan procesit të vlerësimit sipas kritereve të përcaktuara në kuadër të konkurrimit për gradë.
Testimi u zhvillua për të plotësuar 18 vendet vakante që kishte sistemi penitenciar për gradën e Nënkomisarit. Më poshtë do të gjeni listën me pikët e marra nga kandidatët në këtë testim. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për korrektësinë dhe angazhimin gjatë procesit. Vlerësimi i meritës dhe transparenca mbeten parime themelore në punën tonë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6 pista të cilat mund të kenë shkaktuar aksidentin
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tragjedia ajrore në Indi, ku humbën jetën 242 persona, mes tyre 53 shetats britanikë dhe 11 fëmijë, ende nuk ka asnjë informacion se çfarë e shkaktoi aksidentin.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se një nga dy kutitë e zeza është rikuperuar dhe pritet të hedhë dritë mbi të vërtetën.
Ndërkohë “The Sun” ka rënditur gjashtë pista kryesore të cilat dyshiohet se mund të kenë shkaktuar aksidentin ajror më të rëndë në histori.Përplasja me zogj
Një goditje nga zogjtë mund të ketë dëmtuar motorët gjigantë General Electric të avionit. Edhe pse duket e pazakontë që një zog të rrëzojë një avion kaq të madh, raste të ngjashme kanë ndodhur më parë.
Pozicioni i flapave të krahëve
Ekspertët sugjerojnë se flapët e krahëve mund të kenë qenë tërhequr ose në një pozicion minimal, duke dhënë shumë pak ngritje, veçanërisht gjatë nisjes dhe uljes ku këto pjesë janë të rëndësishme për stabilitetin. Gjithashtu, rrotat e uljes kanë mbetur hapur gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar rezistencë të madhe aerodinamike. Kjo mund të ketë kontribuar në humbjen e kontrollit të avionit.
Gabim i pilotit
Megjithëse Boeing 787 është një avion shumë i automatizuar dhe pilotët kryejnë kryesisht veprimet kyçe, nuk mund të përjashtohet një gabim njerëzor. Kapiteni i avionit ishte një pilot me përvojë të madhe, por mund të ketë ndodhur një gabim në kontrollin e avionit ose në vendosjen e flapave.
Temperatura e lartë
Në ditë me temperatura shumë të larta, si ajo e aksidentit (rreth 40°C) avioni ka nevojë për më shumë shpejtësi për të krijuar ngritje të mjaftueshme. Kjo mund ta ketë bërë më të vështirë ngritjen, veçanërisht me ngarkesë të plotë.
Defektet teknike
Nuk përjashtohet mundësia e një defekti teknik apo problemi inxhinierik. Boeing 787 ka një rekord të mirë sigurie, por në vitet e fundit janë raportuar disa probleme me motorët në avionët e ngjashëm.
Mbingarkesa
Edhe pse pesha e avionit kontrollohet me kujdes para nisjes, një mbingarkesë moti mund të ketë ndikuar në aftësinë e tij për ngritje. -

Sa do të rritet çmimi i bukës e si po e presin këtë vendim qytetarët?
Drita e gjelbër që iu dha ngritjes së çmimit të energjisë elektrike bëri bujë të madhe.
Kjo për shkak se ky vendim u tha se do të ketë ndikim në ngritjen e çmimeve të tjera.
Një ngritje të lehtë të çmimit do të ketë edhe produkti esencial për ushqim sic është mielli.
Por, se sa do të rritet çmimi i tij e tregoi kryetari i shoqatës së mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.
“Sa i përket miellit nuk ndikon drejtpërdrejt në një ngritje të madhe, pasi që energjia elektrike në koston e prodhimit nuk është pjesë e madhe e përbërjes së çmimit. Nuk duhet të shfrytëzohet kjo situatë si pretekst për t’i ngritur çmimet pa ndonjë arsyeje, nuk e shoh një arsyeje për ngritje të çmimit kaq të mëdha, sigurisht se do të ketë një ngritje të çmimit të lehtë. Nëse flasim për miellin drejtpërdrejt, nëse çmimi sot është 320 apo 350, çmimi që mund të ngritët maksimumi, mundet me qenë rreth 5 euro për ton”, tha Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh