Tag: ngritja

  • PS dhe PD bien dakord, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-territoriale, 3 deputetët që votuan kundër

    PS dhe PD bien dakord, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-territoriale, 3 deputetët që votuan kundër

    Miratohet ngritja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

    113 vota pro
    3 vota kundër
    24 nuk votuan dhe ose ishin të pranishëm
    Po ashtu është miratuar edhe ngritja e komisionit të posaçëm për reformën administrativo territoriale.
    115 vota pro
    3 vota kundër
    Kundër për dy Komisionet votuan: Agron Shehaj, Erald Kapri, Redi Muçi.

    Top Channel

  • Drejtësia raporton sot në Kuvend, pritet të votohet ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

    Drejtësia raporton sot në Kuvend, pritet të votohet ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

    Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë. 
    Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme. 
    Më pas në rend dite është raportimi i kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Në vijim pritet që të raportojnë Altin Dumani për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme që ai drejton. Më pas Artur Metani do të raportojë për ILD-në, si dhe raporti i KLGJ dhe KLP. 
    I pranishëm nuk do të jetë Gazment Bardhi pasi u përjashtua për dy javë për shkak të përplasjes në seancën e kaluar me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i ka dërguar edhe një shkresë Peleshit, ku i kërkonte të shmangë të gjitha provokimet ndaj deputetëve. 
    ‘Çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.’, thuhet në letrën e grupit të PD. 

  • Dumani dhe Çela raportojnë sot në Kuvend, pritet të votohet ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

    Dumani dhe Çela raportojnë sot në Kuvend, pritet të votohet ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

    Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë. 
    Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme. 
    Më pas në rend dite është raportimi i kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Në vijim pritet që të raportojnë Altin Dumani për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme që ai drejton. Më pas Artur Metani do të raportojë për ILD-në, si dhe raporti i KLGJ dhe KLP. 
    I pranishëm nuk do të jetë Gazment Bardhi pasi u përjashtua për dy javë për shkak të përplasjes në seancën e kaluar me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i ka dërguar edhe një shkresë Peleshit, ku i kërkonte të shmangë të gjitha provokimet ndaj deputetëve. 
    ‘Çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.’, thuhet në letrën e grupit të PD. 

  • Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

    Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

    Miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

    Miratimi i këtij Komisioni do të bëhet me parashikimin që puna të nisë në ditën kur publikohet raporti i OSBE-ODIHR-it.
    Gjithashtu, do të rishikohet pika 3, në mënyrë që përfaqësimi në komision të bëhet mbi bazën e grupeve parlamentare dhe jo mbi bazën e partive parlamentare.
     

    Top Channel

  • Ngritja e flamurit në Shkodër më 1913 (Foto e rrallë)

    Ngritja e flamurit në Shkodër më 1913 (Foto e rrallë)

    Një foto e rrallë është publikuar kohë më parë, nga ngritja e flamurit shqiptar në Shkodër në vitin 1913. Siç edhe e përshkruan historiani Kastriot Dervishi këtë foto, të pranishëm kanë qenë edhe pesë përfaqësues nga fuqitë e mëdha botërore.

    “Më 28 nëntor 1913, ora 10.00, në përvjetorin e parë të pavarësisë u ngrit flamuri kombëtar edhe në Shkodër. Qyteti administrohej në atë kohë nga një komision ndërkombëtar. Ceremonia u zhvillua në bashkinë e vjetër të qytetit. Aty folën guvernatori Filips dhe kryetari i bashkisë, Muharrem Gjylbegu.

    Pesë fuqitë e mëdha: Britania e Madhe, Austro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania, kishin përfaqësuesit e vet në këtë ceremoni. Aktiviteti u zhvilluar në harmoni të plotë vëllazërore, pa kurrfarë dallimi politik apo fetar.

    Në fund të fjalimeve është thirrur “Rroftë Shqipëria” si dhe është kënduar “himni kombëtar” i shkruar nga Pashko Vasa “O moj Shqypni” – shkroi Dervishi përkrah fotos.

    ObserverKult

    ———————————

    LEXO EDHE:

    FOTO/ Flamuri shqiptar që shkoi në Hënë në vitin 1971

  • “Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut”/ Biografia që shkatërron princin Andrew! Skandale me para, seks dhe lidhje të errëta me Epstein

    “Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut”/ Biografia që shkatërron princin Andrew! Skandale me para, seks dhe lidhje të errëta me Epstein

    Një biografi e re e Princit Andrew hedh dritë mbi skandalet që kanë tronditur familjen mbretërore për vite me radhë, duke u përqendruar tek dy temat që nuk kanë pushuar kurrë së shkaktuar telashe: paratë dhe skandalet seksuale.

    Libri “Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut” nga Andrew Lownie është një portret i pamëshirshëm i princit, i cili përshkruhet si arrogant, egoist dhe në mohim të lidhjeve të tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein. Ky studim me më shumë se 450 faqe, i bazuar në katër vite kërkime dhe qindra intervista, ofron detaje të reja e të papritura për një histori tashmë të njohur.
    Nga mbrëmjet e beqarisë me yje si Billy Connolly, Sir Elton John dhe regjisori Woody Allen, që po ashtu është lidhur me Epstein, tek rutina e çuditshme e dietës së tij dhe beteja personale me aftësitë akademike, libri sjell anekdota dhe portrete që zbulojnë më shumë sesa kaq.
    Princi Andrew, i njohur ndryshe si “Baby Grumpling”, paraqitet si një figurë problematike, me sjellje të vrazhda ndaj stafit, gafat diplomatike dhe shoqëritë e gabuara, që variojnë nga kontrabandistë armësh deri te spiunë. Sipas burimeve, ai ka pasur vështirësi në lidhjet personale dhe është përfshirë në marrëdhënie të komplikuara që kanë rënë në sy për natyrën e tyre të dyshimtë.
    Një nga pjesët më të forta të librit janë detajet mbi lidhjet e hershme me Jeffrey Epstein, që datojnë që nga fillimi i viteve 1990, dhe natyra e pabalancuar e marrëdhënies së tyre, e cila sipas librit përfshinte edhe një formë operacioni shantazhi. Fotografia e famshme e Virginias Giuffre me Princin Andrew dhe Ghislaine Maxwell është një nga dëshmitë kyçe që ngre pyetje të mëdha, ndërsa burimet hedhën dyshime mbi vdekjen e Epstein dhe mungesën e transparencës në hetimet e tij.
    Pas intervistës së tij katastrofike në BBC Newsnight dhe çështjes ligjore me Virginia Giuffre, princ Andrew është tërhequr nga jeta publike dhe nuk konsiderohet më një “mbretëror aktiv”. Historiani Ed Owens thekson se, edhe pse kanë kaluar pothuajse gjashtë vjet, ai ende shfaqet në lajme për arsyet e gabuara, duke i shkaktuar dëme reputacionit të familjes mbretërore, të cilën Mbreti Charles dhe Princi William po përpiqen ta mbrojnë.
    Në krah të tij mbetet Sarah Ferguson, ish-gruaja e tij, e cila e përshkruan marrëdhënien e tyre si “të divorcuar nga njëra-tjetra, por jo nga jeta”, duke jetuar ende bashkë në Royal Lodge. Libri zbulon ciklin e pafund të shpenzimeve, borxheve dhe marrëveshjeve të komplikuara financiare në të cilat ajo është përfshirë, por edhe aftësinë e saj për t’u rikthyer dhe për të ruajtur një imazh të pëlqyeshëm në publik. Ferguson përshkruhet si “e shkëlqyer, e freskët dhe elegante” në punën e saj si ambasadore për Waterford Wedgwood.
    Komentatori mbretëror Richard Palmer vlerëson se ky libër ngre pyetje serioze dhe i rikthen Andrew në qendër të skandalit Epstein në një kohë kur edhe Donald Trump po përballet me akuza për lidhjet me abuzuesin seksual.
    “Është një skandal që nuk do të largohet lehtë nga familja mbretërore, edhe pse ata përpiqen të distancohen nga Andrew”, shprehet Palmer.
    Ngritja dhe Rënia e Shtëpisë së Jorkut” nga Andrew Lownie, botuar nga William Collins, do të jetë në libraritë tona nga data 14 gusht.

    Top Channel