Reumatizma është një sëmundje që prek më shumë se 20% të popullsisë së globit. Për fat të keq, shkencëtarët nuk kanë zbuluar asnjë trajtim efikas apo medikament kundër kësaj sëmundjeje që prek gjymtyrët.
Sidoqoftë, disa prej studimeve më të veçanta mbi këtë sëmundje, të cilave u referohet tregojnë se ushqimet e duhura në kombinim me një aktivitet të moderuar fizik, janë kura më e mirë për njerëzit që vuajnë nga artriti.
Hapat domethënës kundër artritit
Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë dy prej hapave më domethënës që duhet të ndërmarrin njerëzit që vuajnë nga artriti. Rënia në peshë zbut barrën e rëndë mbi gjymtyrë dhe ul nivelin e inflamacionit. Aktiviteti fizik i mban muskujt të fortë dhe ndihmon në lehtësinë e lëvizjes.
Yndyrat e shëndetshme janë thelbësore
Ngrënia e disa ushqimeve mundet të përmirësojë simptomat dhe të zbusë dhimbjet. Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e salmonit apo sardeleve mund të zbusë dhimbjen dhe të lehtësojë lëvizjen.
Këto peshq përmbajnë acide yndyrore omega-3 që zvogëlojnë sasinë e substancave inflamatore në trup. Megjithatë, ngrënia e peshqve nuk mjafton. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pakësojnë sasitë e mishit të kuq dhe të konsumojnë vaj ulliri në vend të vajrave të tjerë.
Ulja e kolesterolit
Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga artriti, kanë nivele të larta të kolesterolit në gjak. Tërshëra dhe ushqime të tjera të pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Mënyra të tjera për uljen e kolesterolit janë si më poshtë:
30 gramë arra në ditë
25 gramë proteinë soje në ditë.
Antioksidantët
Artriti shfaqet si pasojë e inflamacionit të gjymtyrëve dhe indeve që shkaktohet nga substancat kimike në organizëm. Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të konsumojnë edhe shumë vitaminë K. Ajo gjendet tek spinaqi, brokoli dhe lakrat e vogla.
Ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me antioksidantë, të cilat neutralizojnë këto substanca, mbron gjymtyrët. Vitaminat A, C dhe E janë të fuqishme për të mbrojtur të gjitha indet në organizëm. Vitamina A gjendet tek karrota dhe patatja e ëmbël. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë të pasura me vitaminë C. Arrorët dhe farat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E.
Tag: ngrënia
-

Zbuloni ushqimet më të mira, kundër simptomave të reumatizmit
-

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Reumatizma është një sëmundje që prek më shumë se 20% të popullsisë së globit. Për fat të keq, shkencëtarët nuk kanë zbuluar asnjë trajtim efikas apo medikament kundër kësaj sëmundjeje që prek gjymtyrët.
Sidoqoftë, disa prej studimeve më të veçanta mbi këtë sëmundje, të cilave u referohet tregojnë se ushqimet e duhura në kombinim me një aktivitet të moderuar fizik, janë kura më e mirë për njerëzit që vuajnë nga artriti.
Hapat domethënës kundër artrititRënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë dy prej hapave më domethënës që duhet të ndërmarrin njerëzit që vuajnë nga artriti. Rënia në peshë zbut barrën e rëndë mbi gjymtyrë dhe ul nivelin e inflamacionit. Aktiviteti fizik i mban muskujt të fortë dhe ndihmon në lehtësinë e lëvizjes.
Yndyrat e shëndetshme janë thelbësore
Ngrënia e disa ushqimeve mundet të përmirësojë simptomat dhe të zbusë dhimbjet. Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e salmonit apo sardeleve mund të zbusë dhimbjen dhe të lehtësojë lëvizjen.
Këto peshq përmbajnë acide yndyrore omega-3 që zvogëlojnë sasinë e substancave inflamatore në trup. Megjithatë, ngrënia e peshqve nuk mjafton. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pakësojnë sasitë e mishit të kuq dhe të konsumojnë vaj ulliri në vend të vajrave të tjerë.
Ulja e kolesterolit
Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga artriti, kanë nivele të larta të kolesterolit në gjak. Tërshëra dhe ushqime të tjera të pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Mënyra të tjera për uljen e kolesterolit janë si më poshtë:
30 gramë arra në ditë
25 gramë proteinë soje në ditë.
Antioksidantët
Artriti shfaqet si pasojë e inflamacionit të gjymtyrëve dhe indeve që shkaktohet nga substancat kimike në organizëm. Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të konsumojnë edhe shumë vitaminë K. Ajo gjendet tek spinaqi, brokoli dhe lakrat e vogla.
Ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me antioksidantë, të cilat neutralizojnë këto substanca, mbron gjymtyrët. Vitaminat A, C dhe E janë të fuqishme për të mbrojtur të gjitha indet në organizëm. Vitamina A gjendet tek karrota dhe patatja e ëmbël. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë të pasura me vitaminë C. Arrorët dhe farat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E. -

Ju lehtësojnë shqetësimet, zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Reumatizma është një sëmundje që prek më shumë se 20% të popullsisë së globit. Për fat të keq, shkencëtarët nuk kanë zbuluar asnjë trajtim efikas apo medikament kundër kësaj sëmundjeje që prek gjymtyrët.
Sidoqoftë, disa prej studimeve më të veçanta mbi këtë sëmundje, të cilave u referohet tregojnë se ushqimet e duhura në kombinim me një aktivitet të moderuar fizik, janë kura më e mirë për njerëzit që vuajnë nga artriti.
Hapat domethënës kundër artritit
Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë dy prej hapave më domethënës që duhet të ndërmarrin njerëzit që vuajnë nga artriti. Rënia në peshë zbut barrën e rëndë mbi gjymtyrë dhe ul nivelin e inflamacionit. Aktiviteti fizik i mban muskujt të fortë dhe ndihmon në lehtësinë e lëvizjes.
Yndyrat e shëndetshme janë thelbësore
Ngrënia e disa ushqimeve mundet të përmirësojë simptomat dhe të zbusë dhimbjet. Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e salmonit apo sardeleve mund të zbusë dhimbjen dhe të lehtësojë lëvizjen.
Këto peshq përmbajnë acide yndyrore omega-3 që zvogëlojnë sasinë e substancave inflamatore në trup. Megjithatë, ngrënia e peshqve nuk mjafton. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pakësojnë sasitë e mishit të kuq dhe të konsumojnë vaj ulliri në vend të vajrave të tjerë.
Ulja e kolesterolit
Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga artriti, kanë nivele të larta të kolesterolit në gjak. Tërshëra dhe ushqime të tjera të pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Mënyra të tjera për uljen e kolesterolit janë si më poshtë:
30 gramë arra në ditë
25 gramë proteinë soje në ditë.
Antioksidantët
Artriti shfaqet si pasojë e inflamacionit të gjymtyrëve dhe indeve që shkaktohet nga substancat kimike në organizëm. Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të konsumojnë edhe shumë vitaminë K. Ajo gjendet tek spinaqi, brokoli dhe lakrat e vogla.
Ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me antioksidantë, të cilat neutralizojnë këto substanca, mbron gjymtyrët. Vitaminat A, C dhe E janë të fuqishme për të mbrojtur të gjitha indet në organizëm. Vitamina A gjendet tek karrota dhe patatja e ëmbël. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë të pasura me vitaminë C. Arrorët dhe farat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E.
-

Reumatizma prek mbi 20% të botës: Ja çfarë funksionon kundër dhimbjeve të gjymtyrëve
Reumatizma është një sëmundje që prek më shumë se 20% të popullsisë së globit. Për fat të keq, shkencëtarët nuk kanë zbuluar asnjë trajtim efikas apo medikament kundër kësaj sëmundjeje që prek gjymtyrët.
Sidoqoftë, disa prej studimeve më të veçanta mbi këtë sëmundje, të cilave u referohet tregojnë se ushqimet e duhura në kombinim me një aktivitet të moderuar fizik, janë kura më e mirë për njerëzit që vuajnë nga artriti.
Hapat domethënës kundër artritit
Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë dy prej hapave më domethënës që duhet të ndërmarrin njerëzit që vuajnë nga artriti. Rënia në peshë zbut barrën e rëndë mbi gjymtyrë dhe ul nivelin e inflamacionit. Aktiviteti fizik i mban muskujt të fortë dhe ndihmon në lehtësinë e lëvizjes.
Yndyrat e shëndetshme janë thelbësore
Ngrënia e disa ushqimeve mundet të përmirësojë simptomat dhe të zbusë dhimbjet. Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e salmonit apo sardeleve mund të zbusë dhimbjen dhe të lehtësojë lëvizjen.
Këto peshq përmbajnë acide yndyrore omega-3 që zvogëlojnë sasinë e substancave inflamatore në trup. Megjithatë, ngrënia e peshqve nuk mjafton. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pakësojnë sasitë e mishit të kuq dhe të konsumojnë vaj ulliri në vend të vajrave të tjerë.
Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga artriti, kanë nivele të larta të kolesterolit në gjak. Tërshëra dhe ushqime të tjera të pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Mënyra të tjera për uljen e kolesterolit janë si më poshtë:
25 gramë proteinë soje në ditë.
Artriti shfaqet si pasojë e inflamacionit të gjymtyrëve dhe indeve që shkaktohet nga substancat kimike në organizëm. Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të konsumojnë edhe shumë vitaminë K. Ajo gjendet tek spinaqi, brokoli dhe lakrat e vogla.
Ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me antioksidantë, të cilat neutralizojnë këto substanca, mbron gjymtyrët. Vitaminat A, C dhe E janë të fuqishme për të mbrojtur të gjitha indet në organizëm. Vitamina A gjendet tek karrota dhe patatja e ëmbël. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë të pasura me vitaminë C. Arrorët dhe farat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E. -

Dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë
Një studim i ri nga SHBA ka zbuluar se ngrënia e pesë porcioneve të frutave dhe perimeve në ditë, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, madje brenda më pak se 24 orëve.
Studiuesit nga Universiteti i Çikagos vëzhguan 34 të rinj të shëndetshëm dhe zbuluan se ata që konsumonin të paktën pesë kupa me fruta dhe perime në ditë kishin një rritje prej 16% në cilësinë e gjumit, krahasuar me ata që nuk konsumonin asnjë.
Gjithashtu, ata që zgjidhnin karbohidrate më të shëndetshme, si drithërat e plota, kishin gjumë më të qetë dhe më pak ndërprerje gjatë natës.Sipas shkencëtarëve, frutat dhe perimet e pasura me fiber ndikojnë pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve, e cila ndikon në neurotransmetuesit e gjumit si serotonina dhe melatonina.
Ngrënia e mishit të kuq dhe të përpunuar lidhej me fragmentim më të madh të gjumit.
Një prej autoreve të studimit, e cilësoi zbulimin si “të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se ky ndryshim në dietë mund të jetë një mënyrë natyrale, e lirë dhe efektive për të përmirësuar gjumin. -

Pagjumësia mund të luftohet me dietën e duhur, thonë shkencëtarët
Një studim i ri nga ShBA ka zbuluar se ngrënia e pesë porcioneve të frutave dhe perimeve në ditë, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, madje brenda më pak se 24 orëve.
Studiuesit nga Universiteti i Çikagos vëzhguan 34 të rinj të shëndetshëm dhe zbuluan se ata që konsumonin të paktën pesë kupa me fruta dhe perime në ditë kishin një rritje prej 16% në cilësinë e gjumit, krahasuar me ata që nuk konsumonin asnjë.
Gjithashtu, ata që zgjidhnin karbohidrate më të shëndetshme, si drithërat e plota, kishin gjumë më të qetë dhe më pak ndërprerje gjatë natës.Sipas shkencëtarëve, frutat dhe perimet e pasura me fiber ndikojnë pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve, e cila ndikon në neurotransmetuesit e gjumit si serotonina dhe melatonina.
Ngrënia e mishit të kuq dhe të përpunuar lidhej me fragmentim më të madh të gjumit. Një prej autoreve të studimit, e cilësoi zbulimin si “të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se ky ndryshim në dietë mund të jetë një mënyrë natyrale, e lirë dhe efektive për të përmirësuar gjumin.
-

Pse ngrënia e tepërt e fiqve mund të çojë në diarre
Fiqtë njihen si një frut i pasur me vlera ushqyese dhe përfitime për shëndetin, sidomos për sistemin tretës. Por, siç ndodh me shumë ushqime të mira, edhe fiqtë duhen konsumuar me masë.
Sipas specialistëve të shëndetit, ngrënia e tepërt e fiqve, veçanërisht kur janë të freskët ose të thatë, mund të shkaktojë shqetësime gastrointestinale, përfshirë diarrenë.
Arsyeja kryesore lidhet me përmbajtjen e lartë të fibrave, të cilat ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun. Megjithatë, një sasi e madhe fibrash në një kohë të shkurtër mund të përshpejtojë tepër lëvizjet e zorrëve dhe të shkaktojë jashtëqitje të shpeshtë dhe të ujshme.
Gjithashtu, fiqtë përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, sheqerna natyrale që për disa persona janë të vështira për t’u përthithur. Kur këto arrijnë në zorrën e trashë, ato fermentohen dhe tërheqin ujë, duke shkaktuar fryrje, gazra dhe diarre osmotike.
Për më tepër, fiqtë njihen si një laksativ natyral, ndaj rekomandohen shpesh për personat që vuajnë nga kapsllëku. Por nëse konsumohen në mënyrë të pakontrolluar, ky efekt mund të kthehet në problem.
Konsumoni fiq me kujdes dhe gjithmonë në sasi të moderuar. Edhe pse janë të shijshëm dhe të shëndetshëm, teprimi mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zorrëve.
-

Nga ngrënia e vezëve te sasia e ujit që duhet të pijmë gjatë ditës, legjendat urbane që janë ose jo të vërteta
Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më poshtë do të gjeni një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore që janë ose nuk janë të vërteta
8 gota ujë në ditë?
Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar.Lëngjet, supat dhe perimet ju ofrojnë doza të rëndësishme të oksigjenit. Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të shkaktoni atë që quhet overdoza e ujit.
Ajo ndodh kur pini shumë ujë menjëherë ose kur pini më shumë se sa kërkon organizmi.
Veza të bën dëm për zemrën?
Ngrënia e dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë studimet e Harvard. Vezët përmbajnë omega-3, amino acide të nevojshme për shëndetin e zemrës.
Nëse ke ftohtë do të ftohesh?
Nëse kaloni shumë kohë në ajër të ftohtë, nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të sëmureni. Përkundrazi, studimet kanë konfirmuar se njerëzit që kalojnë disa orë në temperatura nën zero janë më të shëndetshëm.
Multivitaminë cdo ditë?
Multivitaminat mund të merren vetëm nëse i rekomandon mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë ushqyesit që nuk merrni nga ushqimet.
Hani më shumë fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri që të merrni vitaminat që ju nevojiten.
Hani mëngjes për të rënë në peshë?
Ngrënia e mëngjesit mban larg urinë por rënia në peshë është pak e tepruar. Megjithatë, varet çfarë ushqimesh hani për mëngjes, ndjekur nga dreka dhe nga darka.
Sheqeri i bën fëmijët hiperaktivë?
Sheqeri është i dëmshëm për fëmijët por kjo nuk do të thotë se ata bëhen hiperaktivë ose humbasin përqendrimin. Prindërit thjesht presin që kjo të ndodhë dhe fajësojnë sheqerin për sjelljen e fëmijëve.
Kërcitja e gishtave shkakton artrit?
Kërcitja e gishtave nuk shkakton artrit. Zhurma vjen nga formimi i gazrave në mes të kockave të gishtave. Kërcitja nuk luan asnjë rol në formimin ose jo të kësaj sëmundjeje
Por mirë është të mos e bëni pasi, nëse i kërcisni gishtat gjatë gjithë kohës, duart do t’ju enjten dhe do të keni një shtrëngim të kockave. -

Ngrënia e sasive të mëdha të këtij ushqimi shkakton kancerin
Mishi i kuq është ndërlidhur me kancerin për dekada të tëra, me hulumtimet që sugjerojnë se ngrënia e sasive të mëdha të mishit të derrit, viçit ose qengjit e rrit rrezikun e tumoreve vdekjeprurëseor.
Për herë të parë shkencëtarët mendojnë se e dinë se çfarë e shkakton efektin, trupi, me sa duket, e sheh mishin e kuq si një pushtues të huaj dhe e ndez një reagim toksik imunitar.
Hulumtuesit kanë qenë gjithmonë në mëdyshje rreth asaj se si gjitarët e tjerë mund të hanë shumë mish të kuq pa pasoja shëndetësore negative.
Tani ata kanë zbuluar se mishi i derrit, viçit dhe qengjit e përmban një sheqer që prodhohet natyrshëm nga mishngrënësit e tjerë, por jo njerëzit.
Kjo do të thotë se kur njerëzit hanë mish të kuq, trupi e shkakton një reagim imunitar ndaj sheqerit të jashtëm, duke prodhuar antitrupa të cilat ndezin inflamacion, dhe eventualisht kancerin.
Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave, vitaminave dhe mineraleve, por gjithnjë e më shumë hulumtime sugjerojnë se sasitë e tepërta janë të këqija për shëndetin afatgjatë.
Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të mos hahet më shumë se 70g në ditë, ekuivalentja e tre fetave të proshutës, një kotlet qengji ose dy feta pjekje viçi në ditë.
