Tag: ngjyrë

  • Efektet Shëndetësore të Muçmollave Shqiptare

    Efektet Shëndetësore të Muçmollave Shqiptare

    Muçmolla është vogëlushja e familjes së trëndafilit. Kjo pemë e vogël çel fruta të vogla në ngjyrë të kafenjtë deri tek ngjyrë ndryshku.

    Këto fruta janë të ngjashme me ato të trëndafilit të egër, por më të mëdha në përmasë.
    Ato përbëhen nga bërthama të forta. Muçmolla është një frut me reputacion prej kohësh në vendin tonë mesdhetar. Fama e saj ka gjetur vend nga e shkuara në ditët e sotme.
    Muçmolla kultivohet kudo në Shqipëri, kryesisht në jug të vendit. Pamja dhe shija e saj janë krejt unike.
    Shqiptarët i kanë vënë këtij fruit emra të ndryshëm që variojnë nga dialekti i rajoneve dhe rrethinave, por marrosja pas muçmollës është e njëjtë në të gjithë territorin.
    Së bashku me kumbullat shahine, muçmollat mbeten pjesë e traditës së vendit. Kohët e fundit ka patur një tendencë në rritje ndaj konsumimit të frutave që deri në një farë periudhe kanë qenë të neglizhuara nga fermerët dhe tregëtarët.
    Muçmolla është pjesë e familjes së mollëve dhe dardhave. Është e fortë e thatë, e regjur kur është e papjekur.
    Proçesi i pjekjes është paksa misterioz dhe shpesh krahasohet me kalbjen. Qelizat e membranës shkrumbohen, substancat e tanines zvogëlohen dhe tuli bëhet i qullët dhe ngjyrë kafe.
    Shija e muçmollës është pak si vera, me nuanca të mollës, kanellës por edhe pak pikante. Kujdes, nëse nuk është e pjekur dhe gati në kalbje është e kotë ta hash sepse nuk do ta kuptosh shijen e saj të vërtetë.
    Fruti i lashtësisë
    Muçmolla ka vendlindjen në Azinë jugperëndimore dhe Evropën juglindore.
    Ky frut ka qenë ndër të preferuarit e Grekëve dhe Romakëve ndërkohë që Britanikët e epokës viktoriane kanë qenë aq të marrosur pas saj saqë edhe vetë Shekspiri e përmendte si frut në veprat e tij.
    Megjithatë në shekullin e 20-të atëherë kur Evropa pati një shpërthim të prodhimit të frutave që çelin vonë, muçmolla humbi fronin e saj të madhështisë.
    Prezantimi i parë i mushmollës me Shqipërinë ka ndodhur shekuj më parë. Megjithatë asnjëherë nuk është kultivuar masivisht për tregti masive në vendin tonë. Kërkesat janë të larta edhe pse ky frut shitet në tezga të vogla në cepat e tregjeve fshatare.
    Pjesa më kryeneçe e mushmollës është kur nis proçesi i pjekjes që ngjan me kalbjen. Nëse lejohen të rrinë në pemë, muçmolla do të piqet vetë natyralisht sidomos pasi ka përjetuar ftohtësinë e ngricave. Ndonjëherë frutat bien nga pema dhe humbin në natyrën e egër.
    Alternativa më e mirë është kur frutat mblidhen para se ky proçes të nisë dhe pjekja të ndodhë në kushtet e shtëpisë.
    Idealja është që të vendosen kokëposhtë në hapësira të drunjta dhe të ruhen në një vend të freskët pa dritë dhe të lagësht për javë me rradhë deri sa të kenë aromën karakteristike.
    Vetëm një e treta e prodhimit të mushmollës arrin të piqet në pemë. Ato duhen konsumuar pasi janë zbutur.
    Vlerat shëndetësore
    Prej shekujve muçmolla përdoret për shërimin e problemeve me tretjen, pasi ka vlera shumë kurative për sistemin tretës.
    Muçmolla është e përkryer kundër inflamacioneve të shkaktuara nga bakteriet dhe viruset, ndihmon te bajamet e infektuara dhe lehtëson organet e frymëmarrjes.
    Muçmolla përmban proteina, karbohidrate, taninë, pektinë, acide organike dhe është e pasur me vitamina C dhe vitaminat e grupit B.
    Ajo është burim i mirë i kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Pektina e pranishme ndikon në uljen e kolesterolit, përmirëson punën e zorrëve, dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve të ndryshme në organizëm.
    Muçmolla ka edhe një përdorimi tjetër interesant në formën e kompostos. Për të përgatitur këtë është e rëndësishme që të përzieni disa lugë mushmolla të freskëta të grira dhe lihen për një orë në ujë të vluar.
    Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë dhe organizmi do të ndihet menjëherë më mirë./AgroWeb.org

  • Diddy forcon ekipin ligjor me një avokate me ngjyrë, mbrojtja përmend motive raciste në ndjekjen penale ndaj reperit

    Diddy forcon ekipin ligjor me një avokate me ngjyrë, mbrojtja përmend motive raciste në ndjekjen penale ndaj reperit

    Gjyqi ndaj reperit të njohur Diddy nisi të hënën, më 5 maj, ku ai përballet me akuza serioze për shantazh, trafikim qeniesh njerëzore dhe transportim për qëllime prostitucioni. Në përgatitje për këtë betejë të ashpër ligjore, Diddy ka zgjeruar ekipin e tij të mbrojtjes duke shtuar avokaten me ngjyrë, Nicole Westmoreland.

    Westmoreland do të bashkëpunojë me një tjetër avokat afrikano-amerikan, Xavier Robert Donaldson, si dhe me drejtuesit e ekipit mbrojtës, Mark Anifilo dhe Teni Geragos. Kjo zgjedhje shihet si strategjike dhe me domethënie të veçantë, pasi avokatët e Diddy-t kanë deklaruar se ndjekja penale kundër tij është e motivuar nga paragjykime racore. Sipas tyre, rasti përfaqëson një “persekutim të synuar ndaj një burri të pasur dhe të suksesshëm me ngjyrë”.
    Ekipi i tij ligjor përfshin gjithashtu emra të njohur si Brian Steele, Alexandra Shapiro, Jason Driscoll dhe Anna Estevao, ndërkohë që pritet që edhe avokati me përvojë Mark Geragos të luajë një rol kyç në mbrojtje. Prania e Geragos ka tërhequr vëmendje që në fazën fillestare të përzgjedhjes së jurisë, duke shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik.

    Diddy has added a second Black attorney to his team of legal eagles … because he just hired Nicole Westmoreland to work with his seven other lawyers to try to get him acquitted at his federal trial in NYC.
    Read more: https://t.co/xUYrnIQZrm pic.twitter.com/c6lOOwp6WZ
    — TMZ (@TMZ) May 7, 2025

    Mark Geragos është një nga avokatët më të njohur dhe më të diskutueshëm në Shtetet e Bashkuara, me një histori përfaqësimi të personazheve të famshëm dhe shpeshherë të kontestuar, si Michael Jackson dhe Chris Brown. Ai është kritikuar për taktikat e tij agresive në sallën e gjyqit, si dhe për daljet e shpeshta në media – element që për disa e bëjnë atë mjeshtër të “gjykimit nga media”. Prania e tij pranë Diddy-t mund të perceptohet si përpjekje për të ndikuar në opinionin publik ose për të ndërlikuar perceptimin rreth akuzave të ngritura.
    Sipas burimeve të TMZ, ekipi i Diddy-t ka qenë në kërkim të një avokateje me ngjyrë jo vetëm për qëllime simbolike, por për të forcuar më tej ndikimin ligjor në një çështje që konsiderohet e ndërlikuar dhe delikate. Nga ana tjetër, ekipi i prokurorisë përbëhet ekskluzivisht nga avokatë të bardhë, dhe deri tani nuk ka asnjë indikacion nëse autoritetet federale do të ndryshojnë përbërjen e tyre përpara se gjyqi të hyjë në fazat vendimtare.

    Top Channel

  • Policia gjen një 3-vjeçar në rrugë: Ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

    Policia gjen një 3-vjeçar në rrugë: Ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

    Më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç,  i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.  Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.
    Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
    Duke iu falenderuar për bashkëpunimin.

  • Quhet ‘olo’, shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një ngjyrë të re që askush nuk e ka parë më parë!

    Quhet ‘olo’, shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një ngjyrë të re që askush nuk e ka parë më parë!

    Nga të gjithë njerëzit që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë gjatë miliona viteve që nga shfaqja e parë e njerëzimit, vetëm pesë vetë kanë qenë në gjendje të shohin një ngjyrë që ndoshta ka ekzistuar shumë kohë më parë. Nga ata që e panë këtë ngjyrë “mahnitëse”, tre ishin studiues të ekipit kërkimor, ndërsa dy të tjerë ishin thjesht kolegë nga Universiteti i Uashingtonit, në Seattle.
    Që kjo ngjyrë të bëhej e dukshme, u desh të krijohej dhe projektohej një teknikë e veçantë “teknicolor”. Për të shpjeguar pse ishte i nevojshëm një lazer, i quajtur “Oz”.
    Retinat tona kanë tre lloje qelizash konike, fotoreceptorë të specializuar që perceptojnë gjatësi vale të ndryshme të dritës. Koni S është më i ndjeshëm ndaj valëve të shkurtra, të cilat korrespondojnë me ngjyrën blu. Koni M reagon ndaj valëve të mesme, që ne i perceptojmë si jeshile. Ndërsa koni L është i ndjeshëm ndaj valëve të gjata, që i shohim si të kuqe.

  • Kush janë 8 pasardhësit më të mundshëm të Papa Françeskut, mes tyre dy me ngjyrë dhe një aziatik

    Kush janë 8 pasardhësit më të mundshëm të Papa Françeskut, mes tyre dy me ngjyrë dhe një aziatik

    Pas vdekjes së Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare, sytë e botës janë kthyer nga Roma, ndërsa Kisha Katolike hyn në një periudhë të re pritjeje dhe vendimesh.
    Varrimi i Papës pritet të bëhet brenda nëntë ditëve, ndërsa procesi për zgjedhjen e pasuesit të tij, nga Konklava, do të nisë muajin e ardhshëm, e paraprirë nga asambletë e përgjithshme të kardinalëve.

    Zgjedhja historike e Papës së parë të Amerikës Latine shënoi një pikë kthese në Kishën Katolike. Sipas Daily Mail, pyetja që lind tani është nëse ka ardhur koha për Papan e parë me ngjyrë apo aziatik.
    Cilët janë 8 pasardhësit më të mundshëm të Papa Françeskut?
    Në fakt, tetë kardinalë spikasin në “betejën” e trashëgimisë, teksa Vatikani përgatitet për Konklavën që do të zgjedhë Papën e re.
    Peter TurksonPeter Turkson, ish-peshkop i Cape Coast, konsiderohet si një kandidat i mundshëm për t’u bërë Papa i parë me ngjyrë. Me origjinë nga Gana, ai ishte dërguar nga Papa Françesku si i dërguar paqeje në Sudanin e Jugut. Për çështjet LGBTQI+, ai merr një rrugë të mesme, duke theksuar se ligjet në shumë vende afrikane janë shumë të rrepta, por edhe se pikëpamjet lokale duhet të respektohen. Në të kaluarën, ai konsiderohej gjithashtu favorit në Konklavën e 2013-ës.
    Luis Antonio TagleZgjedhja e Luis Antonio Tagle do të shënonte ngritjen e Papës së parë aziatike, në një rajon me një popullsi katolike në rritje të shpejtë. Edhe pse ai ka shprehur kundërshtimin e të drejtave të abortit në Filipine, ai konsiderohet si një nga zërat më liberalë në Vatikan. Ai është shprehur se Kisha është treguar e ashpër ndaj homoseksualëve dhe çifteve të divorcuara, fakt që sipas tij pengon punën baritore.
    Pietro ParolinKardinali Pietro Parolin, ish-sekretar i shtetit të Vatikanit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut, është “kandidati i vazhdimësisë”. Edhe pse konsiderohet i moderuar, ai nuk arrin pozitat liberale të paraardhësit të tij. Në vitin 2015, ai e quajti legalizimin e martesave të të njëjtit seks në Irlandë “një humbje për njerëzimin”. Reputacioni i tij është dëmtuar vitet e fundit për shkak të marrëveshjes së Vatikanit të vitit 2018 me Kinën, të cilën shumë e shohin si të përshtatshme për Partinë Komuniste.
    Peter ErdoganPéter Erdő, Kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit, do të ishte Papa i dytë pas Gjon Palit II që do të vinte nga ish-blloku sovjetik. Ai ka mbrojtur veprën e paraardhësit të tij, Josef Minsedi, i përndjekur nga regjimi komunist. Erdogan ka shprehur qëndrime strikte duke thënë se të divorcuarit dhe ata që janë rimartuar nuk duhet të marrin Kungimin e Shenjtë.
    Jose TolentinoJosé Tolentino, nga Madeira, është një nga kandidatët më të rinj dhe paraqitet si përfaqësues i një Kishe më moderne. Ai u ka bërë thirrje teologëve që të angazhohen me kulturën bashkëkohore përmes kinemasë dhe muzikës. Ai ka shërbyer në shumë poste të Vatikanit dhe konsiderohet një prani “e freskët”.
    Matteo ZupiMatteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës që nga viti 2015 dhe kardinal që nga viti 2019, u zgjodh nga Papa Françesku si i dërguar i paqes për luftën në Ukrainë. Në vitin 2023, ai vizitoi Moskën, duke u takuar me Patriarkun Kirill, por pa ndonjë rezultat thelbësor.
    Mario GrekMario Grek, ish-peshkopi i Gozos dhe Sekretari aktual i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, i ka bërë thirrje Kishës të adoptojë “një gjuhë të re” për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me çiftet e të njëjtit seks dhe të divorcuarit. Megjithatë, qasja e tij mbetet mjaft tradicionale për çështjet kyçe.
    Robert SarahRobert Sara nga Guinea Franceze është një tjetër kandidat i mundshëm që mund të bëhet Papa i parë me ngjyrë. Mosha e tij vepron si një disavantazh, por ai ka një përvojë të gjatë në Vatikan, që daton që nga koha e Gjon Palit II. Tepër konservator, ai ka dënuar “ideologjinë gjinore” dhe ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër fundamentalizmit islamik.

  • Shkencëtarët zbulojnë ngjyrën e re që mund të shohë syri i njeriut

    Shkencëtarët zbulojnë ngjyrën e re që mund të shohë syri i njeriut

    Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një ngjyrë të re që nuk është parë më parë nga njerëzit. Rezultati vjen pas një eksperimenti në të cilin studiuesit amerikanë kishin pulsuar lazer në sytë e tyre.

    Studiuesit thonë se duke stimuluar qelizat individuale në retinë, lazeri e shtyu perceptimin e tyre përtej kufijve të tij natyrorë.

    Pesë personat që thuhet se e kanë parë ngjyrën e re e përshkruajnë atë si blu-jeshile, por ata shtuan se ajo nuk përfaqëson plotësisht pasurinë e përvojës.

    Ren Ng, një inxhinier elektrik në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley i tha Guardian:

    “Ne parashikuam që në fillim se do të dukej si një sinjal me ngjyra të paprecedentë, por nuk e dinim se çfarë do të bënte truri me të. Ishte nofulla. Është tepër i ngopur.’

    Një imazh i një katrori është shpërndarë nga të hulumtuarit për të dhënë një ndjenjë të ngjyrës, të cilën ata e quajtën ‘olo’.

    Është theksuar se nuanca mund të përjetohet vetëm përmes manipulimit me lazer të retinës.

    Austin Roorda, një shkencëtar i vizionit në ekip, tha:

     “Nuk ka asnjë mënyrë për të përcjellë atë ngjyrë në një artikull ose në një monitor. E gjithë çështja është se kjo nuk është ngjyra që ne shohim, thjesht nuk është. Ngjyra që shohim është një version i saj, por absolutisht zbehet në krahasim me përvojën e olo.’

    Me këtë teknikë, studiuesit u mundësuan pesë njerëzve të shihnin një ngjyrë të re, të quajtur “olo”, të cilën pjesëmarrësit e studimit e përshkruan si një “blu-jeshile e ngopjes së paparë”. Studiuesit, disa prej të cilëve morën pjesë vetë në eksperiment, përshkruan teknikën e tyre dhe ngjyrën e re në një studim të botuar këtë fundjavë në revistën Science Advances.

  • Kryebashkiaku trazon Spanjën: “Real Madrid kujtoi se do dominonte duke blerë lojtarë me ngjyrë”

    Kryebashkiaku trazon Spanjën: “Real Madrid kujtoi se do dominonte duke blerë lojtarë me ngjyrë”

    18 Prill 2025

    17:38

    Telesport

    Kryebashkiaku i Ourense, një qytet spanjoll me 100 mijë banorë, i quajtur Gonzalo Perez Jacome, ka krijuar një bujë të madhe negative me një deklaratë të fundit raciste.
    Pas dështimit të Real Madridit në çerekfinalet e Champions League kundër Arsenalit, Jacome ka bërë një reagim të turpshëm në rrjetin social “X”. Sipas tij, Ancelotti gaboi duke u mbështetur te lojtarët me ngjyrë.
    “Real Madrid ka menduar se, duke nënshkruar me shumë lojtarë me ngjyrë, do të ishte më dominues në fushë. Kjo do të thotë të mos kesh asnjë ide për futbollin apo atletikën”, ka shkruar kryebashkiaku.
    Ai u është referuar yjeve si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Antonio Rudiger.
    Deklarata e tij nuk është pritur aspak mirë. “Si dreqin të kanë votuar ty?!” – shkruajnë qytetarët spanjollë në postimin që është bërë viral prej dy ditësh.

  • Ngjyra e preferuar e sezonit? E gjelbra pistachio dominon modën pranverë/verë 2025!

    Ngjyra e preferuar e sezonit? E gjelbra pistachio dominon modën pranverë/verë 2025!

    Sezoni pranverë/verë 2025 ka sjellë me vete një valë të freskët ngjyrash, por njëra ka marrë vëmendjen e stilistëve, influencuesve dhe pasarelave: e gjelbra pistachio. E butë, elegante dhe moderne, kjo ngjyrë po shihet gjithandej – nga fustanet e lehtë, kostumet e lira deri te çantat dhe aksesorët.
    Pistachio është zgjedhja perfekte për ata që duan të jenë në trend, pa bërë kompromise me finesën. Kombinohet lehtë me të bardhën, bezhën, nuancat pastel dhe ngjyrat metalike, duke krijuar pamje të sofistikuara por të lehta për çdo ditë. Sipas ekspertëve të modës, kjo ngjyrë është simbol i freskisë, energjisë së mirë dhe një kthimi drejt natyrës – ideale për një stinë që kërkon rinovim dhe harmoni.
    Nëse do të jesh në hap me modën këtë sezon, pistachio është përgjigjja.

  • Ngjyrat që Përmirësojnë Mirëqenien në Shtëpinë Tuaj

    Ngjyrat që Përmirësojnë Mirëqenien në Shtëpinë Tuaj

    Ngjyra me të cilën do të vishni muret e ambienteve tuaja të brendshme është shumë e rëndësishme për një jetë të mirë në shtëpi.

    Këtë e thotë psikologjia e ngjyrave, një fushë shkencore që analizon mënyrën se si ndikojnë ngjyrat tek emocionet e njeriut.
    Sipas mbështetësve të kësaj lënde, ngjyrat e përzgjedhura kanë aftësinë ta qetësojnë njeriun por edhe ta stresojnë atë.
    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni një udhërrëfyes praktik e të thjeshtë për përzgjedhjen e ngjyrave me të cilat do të lyeni shtëpinë.
    Portokallia Në Kuzhinë
    Ambientet e kuzhinës përshtaten shumë me emocionet që nxit ngjyra portokalli.
    Kjo ngjyrë është e ngrohtë, energjike dhe stimulon oreksin.
    Ajo nxit krijueshmërinë dhe bashkëbisedimin mes njerëzve.
    Ngjyra portokalli është ngjyra më sociale që ekziston.
    Kjo ngjyrë rekomandohet për palestër, dhomën e ndenjes, kuzhinën ose edhe për një faqe të caktuar muri në dhomën e fëmijës.
    E Gjelbra Për Ëndrra Të Bukura
    Ngjyra e gjelbër, rekomandohet për dhomën e gjumit dhe nxit një gjumë të qetë e plot ëndrra të bukura.
    Nuancat e çelëta të saj janë shumë qetësuese dhe zbutëse.
    E gjelbra asociohet me tokën, rritjen, fillimin dhe zhvillimin. Ajo është ngjyra e jetës, frymëzimit, paqes dhe shëndetit të mirë.
    E Kuqja Për Më Shumë Gjallëri
    E kuqja simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe gjallërinë.
    Të kuqen duhet ta përdorni në ambientet që kanë nevojë për ngjyrë të ndezur e pasionante siç është dhoma e ndenjes.
    Megjithatë, kjo ngjyrë përshtatet edhe në kuzhinë.
    Duke qenë se është një ngjyrë mbizotëruese dhe e fortë, ajo mund të rrisë tensionin e gjakut.
    Ndaj ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që të kuqen ta përdorni për një faqe muri dhe jo për një ambient të tërë.
    Bluja Për Motivim, Qetësi Dhe Stimulim
    Bluja ka lidhje të fortë me produktivitetin, ndershmërinë dhe autoritetin.
    Ajo i përshtatet shumë zyrave sepse ka aftësi motviese.
    Bluja të qetëson dhe të ndihmon të përqendrohesh.
    Për më tepër, ajo është ngjyrë e përshtatshme për dhomën e gjumit.
    Për këtë ambient mund të luani me nuancat e blusë dhe të gjelbrës si një zgjedhje e shkëlqyer për oazin tuaj të qetësisë.
    Ke Nevojë Për Hapësirë? Provo Të Bardhën
    E bardha krijon iluzionin e hapësirës së hapur por edhe asociohet me pastërtinë.
    Ajo rekomandohet për hyrjen e shtëpisë, korridorin por edhe zona të tjera të mbyllura që kanë nevojë për dritë.
    Ngjyra Rozë
    Kjo ngjyrë është argëtuese dhe energjike.
    Ajo përshtatet shumë në zonën e banjës por edhe të dhomës së gjumit.
    Për zonën e banjës zgjidhni një rozë lozonjare e cila do ta vini re se do ju mbajë në humor të mirë, edhe kur të shiheni përpara pasqyrës.
    Nëse nuk ju pëlqen roza, zgjidhni të verdhën.
    E Verdha Diellore
    Njësoj si bluja, edhe e verdha përshtatet mirë me shumë zona të shtëpisë, veçanërisht ato ku nuk ka mjaftueshëm ndriçim.
    Kjo ngjyrë gazmore dhe e ngrohtë ka efekt gjallërues për njeriun.
    Ajo është e përshtatshme për kuzhinën, korridorin por edhe ambientet e ndenjes.
    Është një ngjyrë shumë miqësore dhe do ju bëjë të ndiheni sikur jeni të ledhatuar nga dielli gjithnjë. /AgroWeb.org

  • Mënyrat e Lyerjes me Bojë për Një Kuzhinë pa Shumë Dritë

    Mënyrat e Lyerjes me Bojë për Një Kuzhinë pa Shumë Dritë

    Të zgjedhësh ngjyrën e duhur të bojës është një nga zgjedhet më të vështira që mund t’iu duhet të bëni kur vjen fjala për rinovimin e kuzhinës.

    Prandaj AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me disa truke të habitshme, për një kuzhinë plot stil.

    Sfida nuk është që ta bëni kuzhinën domosdoshmërisht më të ndritshme.

    Dhomat pa dritë të japin ndjesinë e një ambienti më të vogël. Dhe asnjë bojë në botë nuk mund të bëjë që një dhomë të ketë një dritë më natyrale.

    Prandaj të zgjedhësh një ngjyrë të butë për kuzhinën ,kur nuk ka mjaftueshëm dritë natyrale, mund të japë ndjesinë e një hapësire më të madhe.

    Ekperimentoni me borjat e errëta

    Ju gjithashtu mund të shkoni në drejtimin e kundërt, me një ngjyrë më të ërrët, që krijon një ndjesi që ju mbështjell me ngrohtësi.

    Lagrohuni nga tonet e ftohta

    Nëse nuk jeni gati për të eksperimentuar me ngjyrat e errëta dhe doni të zgjidhni mure të bardha, largohuni nga hijet e ftohta.

    Edhe pse mund të jeni duke krijuar një hapësirë ​​më të madhe, nuk po krijoni domosdoshmërisht një hapësirë ​​të ngrohtë dhe tërheqëse. Një hapësirë e ftohtë mund të japë ndjesinë e një klinike.

    Lyejeni tavanin me të njëjtën ngjyrë si pjesa tjetër e dhomës

    Një truk me të vërtetë i lehtë për krijimin e një sensi më të lartë lartësise, është të lyeni tavanin me të njëjtën ngjyrë si muret.

    Kjo ndodh sepse vija e mprehtë që ndan murin dhe tavanin do të jetë më e butë dhe do të lexohet si një hapësirë ​​shumë më e madhe.

    Ndriçimi ka rëndësi po aq sa edhe boja

    Sidomos në hapësirat me dritë natyrale ndriçimi që zgjidhni do të ndryshojë gjithçka.

    Përpiquni që të keni ndriçim të mirë sidomos në zonën e gatimit dhe pse jo edhe nëpër dollapë.

    Ndriçimi që zgjidhni nuk ka pse të dretohet gjithmonë tek drita natyrale./AgroWeb.org