Tag: ngjyrë

  • AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un

    AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un

    AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un
    Nga Boldnews.al
    Me një kostum ngjyrë mavi, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, kapërceu pragun e derës së Prokurorisë Speciale SPAK, ndërsa pranë rojes së institucionit mbylli në dollapin e sendeve orën e saj, që të kalonte pa “zhurmë” pajisjen e kontrollit të “mjeteve të palejuara”. Në dukje e qetë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, me varësi direkte nga kryeministri, pritet të pyetet për të paktën 12 tendera qindra milionë euro të cilat janë dhënë prej saj apo “grupit të vlerësimit të ofertave”, po të kontrolluara prej saj.
    Abuzimi i dukshëm dhe arroganca e frikshme e Karçanit dhe kreut të qeverisë, duke i trajtuar milionë euro për AKSHI-n si gjethe vjeshte të lisave të egër tashmë së fundi ran ë sytë e SPAK. Ndonëse denocimet e shumta janë prej vitesh, Prokuroria Speciale priti që mullari të bëhej aq i madh sa kudërmimi të merrte dhenë. Sfida ndaj Spak-ut është e madhe sa tenderat e dyshimtë kanë vijuar edhe pasi një grup i agjentëve të BKH-së sekustruan dokumentacion dhe materiale të tjera elektronike në zyrat e kompanisë së drejtuar nga Beqiri.
    Mes të pyeturve është edhe Ermal Beqiri pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “oligarku” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke qenë thithësi i çdo tenderi me flamur të kuq. Një personazh kontrovers i cili duke u shitur si mjeshtër në fushën e IT-së, gjithnjë gjendej i pranishëm pas çdo sakndali të mundshëm, herë si ekspert, herë si zyrtarë dhe shumë herë si biznesmen që fiton tenderat e shumtë të AKSHI-t.
    Ish-zëvendëkryeministri në arrati, Arben Ahmetaj disa herë ka përmendur AKSHI-n si institucionin i cili po gllabëron miliona euro pas të cilit sipas tij fshihen njerëz të afërt të kryeministrit Rama. Shumë tendera janë zhvilluar në mënyrë të fshehtë , nëdras të tjerë dukshëm me fitues të paracktuar duke bërë letra fictive me kompani sa për të plotësuar numrin tre ose më shumë “subjekte të interesuar”. Çuditërisht në çdo tender të madh Beqiri del fitues, ndërsa sa për sigurinë që ofron AKSH-i, faktet vrasin shumë.
    Kur të mbathurat, (qofshin edhe ngjyrë mavi) AKSHI-t i ranë nën gju pas ndërhyrjes së hakerave, që publikuan çdo të dhënë të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë, nisi një batërdi edhe më e madhe me fondet publike si “masë për sulmet kibernetike”. Pas tyre dyshohet se fshihen njerëz të afërt të kryeministrit dhe të vetë Karçanit, një nga drejtoret më jetëgjatë në këtë post. Mes shumë arsyesh ka një arsye madhore se përse një institucion që është “bankë e të dhënave digjitale”, kthehet në kolibe që futet edhe një adoleshent duke thyer “kodet e sigurisë” së këtij institucioni, i cili tashmë me arrogancë po ha edhe SPAK-un.

  • U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

    U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

    Një ish-police në Boston të SHBA-së, me origjinë shqiptare, fitoi 1 milion dollarë nga një gjykatë amerikane pas një padie kundër Departamentit të Policisë së Bostonit.

    Enxhi Qirici, 32 vjeçe pretendonte se ishte shkarkuar padrejtësisht dhe ishte bërë objekt i ngacmimeve seksuale dhe diskriminimit në punë.
    Qirici u largua nga policia në vitin 2019, pas dy incidenteve, ndërsa juria vendosi se largimi i saj nga puna nuk kishte lidhje me ngacmimet, por me paaftësinë në detyrë.
    Sipas padisë, shqiptarja u sulmua dhe u tall edhe për lidhjen e saj me një person me ngjyrë. Ajo kishte depozituar më parë një ankesë për diskriminim dhe ngacmime seksuale, por departamenti i policisë mohoi çdo lidhje mes ankesës dhe shkarkimit.
    Sipas Daily Mail, Qirici vendosi të ndjekë studimet për ligj dhe tani punon si avokate në Boston. Ajo ka përshkruar largimin nga policia si një humbje të madhe emocionale dhe të karrierës së ëndrrave.
    Avokati i saj, Ilir Kavaja, e përshkroi çështjen si një betejë për drejtësi dhe barazi, ndërsa kolegu dhe ish-i dashuri Eliot Telisnor theksoi se Qirici humbi karrierën që kishte ndërtuar me shumë përpjekje.

    Top Channel

  • Misteri i vjeshtës/ Pse gjethet ndryshojnë ngjyrë?

    Misteri i vjeshtës/ Pse gjethet ndryshojnë ngjyrë?

    Megjithëse shkenca e kimisë që qëndron pas ngjyrave të vjeshtës është e qartë, një debat i gjallë vazhdon mes shkencëtarëve, pse pemët evoluan për të prodhuar këto ngjyra në fillim të vjeshtës?

    Udhëtimi drejt veriut nëpër Duchess County, në mesin e tetorit, ofron një spektakël natyror, gjethë që kthehen nga jeshile në të artë e të kuqe, duke ndriçuar rrugët si ‘fishekzjarrë’. Është paralajmërimi se dimri po afrohet.

    Në veri, në Maine, panorama është më e zbehtë.

    “Në një vjeshtë si kjo, disa bimë po kalojnë procesin e plakjes shumë shpejt për shkak të mungesës së ujit”, shpjegon ekologjistja për BBC-në, Amanda Gallinat, nga Colby College.

    “Nga dritarja shoh shumë gjethe që po bëhen kafe.”

    Në anën tjetër të Atlantikut, në Mbretërinë e Bashkuar, ngjyrat e vjeshtës priren të jenë më të verdha se të kuqe, për shkak të pemëve vendase si ahu, panja dhe lisi.

    “Në Britani, pemët më shumëngjyrëshe janë zakonisht lloje të importuara”, thotë David Wilkinson, ekolog evolucionar në University of Lincoln. Shembuj si sumach (një pemë mesdhetare) ofrojnë të kuqe të ndezura, por nuk janë vendase.

    Ndërkohë, në Japoni, peizazhet marrin nuanca zjarri, purpuri dhe të verdha, duke tërhequr mijëra turistë çdo vit. Fenomeni i njohur si “leaf peeping” është kthyer në një industri globale, miliona njerëz udhëtojnë për të parë e fotografuar ndryshimin e ngjyrës së gjetheve.

    Megjithatë, siç vëren BBC News, mbetet një mister i pazgjidhur, pse ndodh kjo transformim?

    Kimia e vjeshtës

    Në thelb, gjethet që bëhen të verdha kanë qenë gjithmonë të tilla, pigmentet karotenoide që i japin këtë ngjyrë ishin aty edhe gjatë verës, por fshiheshin pas klorofilit jeshil. Kur temperaturat bien dhe ditët shkurtohen, pemët fillojnë të thithin përsëri lëndët ushqyese nga gjethet dhe klorofili prishet, duke zbuluar të verdhën.

    Ndërsa gjethet e kuqe dhe purpur ndjekin një proces tjetër. Këto ngjyra krijohen kur humbja e klorofilit shoqërohet me prodhimin e antocianinave, pigmente që gjenden edhe në fruta si boronica e rrushi.

    Evolucioni i ngjyrave

    Për biologët evolucionarë, fakti që kjo ngjyrosje ndodh çdo vit sugjeron se ajo duhet të ketë një avantazh evolucionar. Studime gjenetike tregojnë se prodhimi i pigmenteve të kuqe është një zhvillim relativisht i vonë, ndodhur shumë pas procesit të riciklimit të klorofilit.

    Disa lloje madje prodhojnë disa ngjyra në të njëjtën kohë, edhe në një pemë të vetme. E vetmja gjë e sigurt është se pasi gjethet ndryshojnë ngjyrë, brenda pak javësh ato bien.

    Teoritë kryesore shkencore

    Teoria e mbrojtjes nga drita (fotoproteksioni)

    Kjo teori thotë se pigmentet veprojnë si krem dielli për gjethet në një fazë të ndjeshme të jetës së tyre. Antocianinat janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë qelizat e gjetheve nga drita e fortë e diellit ndërsa këto plaken, një proces i njohur si senescencë.

    Shkencëtarja Susanne Renner nga Washington University thekson se “ndryshimi i ngjyrave është kryesisht një fenomen i hemisferës veriore” dhe se ndodh në pak specie. Një analizë e 2 mijë e 368 llojeve të pemëve gjetherënëse tregoi se 290 kthehen të kuqe dhe 378 të verdha dhe se këto ngjyra janë evoluar në mënyrë të pavarur dhjetëra herë, duke përforcuar idenë se ato ofrojnë një përfitim real për pemët.

    Në Amerikën e Veriut dhe në Azinë Lindore, rrezatimi diellor është më i lartë dhe temperaturat ndryshojnë më papritur. Sipas Renner, kjo ndihmon për të shpjeguar pse pemët në këto rajone kanë ngjyra më të ndezura në vjeshtë.

    “Është një formë presioni evolucionar për të veshur krem dielli natyral”, thotë ajo me humor.

    Antocianinat mbrojnë gjethet nga drita dhe oksidimi, ndërsa karotenoidet e verdha ofrojnë një mbrojtje më të dobët. Megjithatë, edhe kjo teori nuk është përfundimtare. “Asnjë studim nuk e provon pa mëdyshje,” pranon Wilkinson.

    Një studim i vitit 2004 zbuloi gjithashtu se pemët prodhojnë më shumë antocianina gjatë të ftohtit ose ngricave të hershme, duke sugjeruar se ato ndihmojnë edhe në mbrojtjen nga i ftohti.

    Teoria e bashkë-evoluimit me insektet

    Një tjetër hipotezë sugjeron se ngjyra e kuqe ka evoluar për të larguar insektet që ushqehen me gjethe, si afidet. Sipas kësaj ideje, ngjyra e fortë është një sinjal paralajmërues për dëmtuesit.

    Por kjo teori ka kundërshtuesit e vet. Shumica e insekteve, përfshirë afidet dhe karkalecat, nuk shohin të kuqen si njerëzit; për to, ajo duket gri ose e zezë. Pra, pse do t’i trembte?

    Disa studiues mendojnë se insektet i shmangin gjethet e kuqe sepse duken të vdekura, pra jo të përshtatshme për ushqim apo vezë. Ky është i ashtuquajturi efekti i kamuflazhit.

    Nga ana tjetër, ngjyra e verdhë i tërheq më shumë afidet. Madje, biologu W. D. Hamilton, i cili botoi i pari teorinë e bashkë-evoluimit, gjeti një lidhje pozitive mes “të verdhës së gjetheve” dhe shtimit të kolonive të afideve.

    Renner është skeptike për këtë teori, ndërsa Gallinat mendon se “ka ende arsye për ta marrë seriozisht”. Wilkinson, në mes të debatit, beson se të dy teoritë mund të jenë të vlefshme.

    “Nuk ka arsye pse të mos jenë të dyja të sakta njëkohësisht.”

    Teori të tjera dhe ndikimi i njeriut

    Disa studiues propozojnë që antocianinat nuk prodhohen për mbrojtje, por për të ndihmuar në shkatërrimin e karbohidrateve gjatë rënies së gjetheve.

    Një faktor tjetër që nuk mund të anashkalohet është ndikimi i njeriut. Për mijëra vjet, njerëzit kanë ndikuar në ekosistemet pyjore, duke prerë pemët më pak ngjyrë dhe mbjellë ato me gjethe më të ndezura. Mund të jetë një presion evolucionar artificial që ka favorizuar pemët me ngjyra më të gjalla.

    Për më tepër, disa studime sugjerojnë se ndryshimet klimatike urbane, si temperaturat më të ngrohta në qytete, po e bëjnë ngjyrën e gjetheve më të kuqe se më parë.

    Ngjyrat nën kërcënimin e klimës

    Një gjë është e sigurt, ndryshimet klimatike po ndikojnë fuqishëm në kohën dhe intensitetin e ngjyrave të vjeshtës.

    Gallinat, nga dritarja e saj në Maine, sheh një vjeshtë më të ngrohtë dhe më të thatë, me më pak ngjyra dhe më shumë kafe.

    “Bimët me rrënjë të cekëta janë më të prekshme ndaj thatësirës”, shpjegon ajo, “dhe fatkeqësisht, ato janë pikërisht bimët që prodhojnë ngjyrat më të bukura të vjeshtës.”

    Ndërsa pyjet ndryshojnë ngjyrë çdo vjeshtë, njerëzimi mbetet magjepsur nga ky spektakël natyror. Por nën këtë bukuri, vazhdon një mister që sfidon dekada kërkimesh shkencore, një kujtesë se edhe fenomenet më të zakonshme të natyrës fshehin sekrete që ende nuk i kuptojmë plotësisht.

  • Gruaja me ngjyrë telefonoi për ndihmë policinë, por u vra nga vetë oficeri, ja çfarë vendosi gjykata në Amerikë

    Gruaja me ngjyrë telefonoi për ndihmë policinë, por u vra nga vetë oficeri, ja çfarë vendosi gjykata në Amerikë

    Një ish-zëvendës policie, Sean Grayson, 31 vjeç, është shpallur fajtor për vrasjen me armë zjarri të Sonya Massey, një grua me ngjyrë në Amerikë, ndërsa dënimi për të pritet të shpallet më 29 janar, dhe ai mund të përballet me deri në 20 vjet burgim ose dënim me kusht.

    Ngjarja tragjike ndodhi në 6 korrik 2024 në Springfield, kryeqyteti i Illinois, kur gruaja kishte telefonuar policinë për të raportuar për një hajdut dhe në vendngjarje mbërritën Grayson dhe një tjetër ndihmës sherifi, Dawson Farley.
    Sipas hetimeve, pas mbërritjes në shtëpi, oficerët vunë re një tenxhere me ujë të nxehtë në sobë. Grayson i kërkoi Massey-t ta hiqte atë, por situata mori një kthesë të papritur.
    Sipas pamjeve nga kamera e trupit të oficerit, gruaja e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, i ishte drejtua oficerëve duke iu lutur që ata mos ta lëndonin. Pikërisht në atë moment, Grayson e interpretoi frazën si kërcënim dhe e qëlloi tre herë, duke e goditur në fytyrë dhe duke e lënë të vdekur në vend.
    “Mund ta marrësh, por është një goditje në kokë… Nuk ke çfarë të bësh, vëlla”, u shpreh ai pasi e kishte qelluar. Më pas u largua për të marrë pajisjet e ndihmës së shpejtë, por i hodhi ato në dysheme kur u kthye, gjë që prokurorët e përmendën si shenjë të shpërfilljes së tij për jetën e viktimës.
    Në dëshminë e tij, Farley tha se Massey nuk përbënte asnjë rrezik dhe se nuk kishte bërë asgjë kërcënuese. Ai nuk përdori armë dhe nuk u akuzua. Megjithatë, Grayson mbrojti veprimin e tij duke pretenduar se kishte frikë se Massey mund ta digjte me ujin e nxehtë dhe se veproi për vetëmbrojtje.
    Fillimisht, Grayson ishte akuzuar për vrasje të shkallës së parë, që mund të sillte deri në burgim të përjetshëm, por juria e gjeti fajtor për vrasje të shkallës së dytë, një akuzë që zbatohet kur i pandehuri vepron nën “provokim serioz” ose me bindjen, edhe të paarsyeshme, se po mbron veten.
    Rasti shkaktoi indinjatë të gjerë publike dhe ringjalli debatin mbi përdorimin e forcës nga policia ndaj personave me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Vdekja çoi gjithashtu në ndryshime ligjore në Illinois, të cilat tani kërkojnë më shumë transparencë mbi të kaluarën e kandidatëve për punë në policinë dhe strukturat e rendit.
    Ngjarja pati pasoja të menjëhershme edhe brenda institucioneve të zbatimit të ligjit pasi sherifi që e kishte punësuar Grayson doli në pension të parakohshëm, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nisi një hetim federal. Ndërkohë, familja e gruas, e përfaqësuar nga avokati i njohur i të drejtave civile Ben Crump, arriti një marrëveshje civile prej 10 milionë dollarësh me autoritetet lokale.

    Top Channel

  • Rihanna sjell në jetë fëmijën e saj të tretë, zbulon portretin dhe emrin

    Rihanna sjell në jetë fëmijën e saj të tretë, zbulon portretin dhe emrin

    Urime për Rihannën dhe A$AP Rocky-n.
    Çifti i famshëm ka mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, siç konfirmohet nga një postim në Instagram më herët gjatë ditës së sotme. E quajtur Rocki Irish Mayers, vajza e tyre lindi më 13 shtator 2025 dhe vazhdon traditën e çdo anëtari të familjes që merr një mbiemër që fillon me “R”. (Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve, RZA tre vjeç dhe Riot dy vjeç.)

    Në maj, themeluesja e Fenty konfirmoi shtatzëninë e saj në Met Gala 2025, në nder të ekspozitës Superfine: Tailoring Black Style. Ajo tregoi barkun e saj me një xhaketë të zezë të shkurtër, një kostum trupi me bustinë dhe një fund të zi leshi të qepur me vija të holla me një kopsa, të gjitha nga Marc Jacobs.
    Që atëherë, ajo ka shijuar një shtatzëni në modë që përfshinte veshjen e një kompleti transparent kukullash ngjyrë blu nga Chanel në premierën belge të Smurfs, si dhe një fustan ngjyrë çokollate të Saint Laurent për vjeshtën 2025 në premierën e Los Angeles. Për premierën e fundit, dy djemtë e saj veshën Dior të personalizuar nga Jonathan Anderson.
    Sa i përket A$AP, edhe ai ishte i entuziazmuar për këtë kapitull të atësisë.
    “Është kaq e pashpjegueshme“, ia përshkroi reperi i “Everyday” Zane Lowe në radion Apple Music 1 në janar 2023.

  • Si ngjyrat e mureve ndikojnë tek humori juaj, ja këshillat që nuk duhen humbur

    Si ngjyrat e mureve ndikojnë tek humori juaj, ja këshillat që nuk duhen humbur

    Ngjyra me të cilën do të vishni muret e ambienteve tuaja të brendshme është shumë e rëndësishme për një jetë të mirë në shtëpi.
    Këtë e thotë psikologjia e ngjyrave, një fushë shkencore që analizon mënyrën se si ndikojnë ngjyrat tek emocionet e njeriut.
    Sipas mbështetësve të kësaj lënde, ngjyrat e përzgjedhura kanë aftësinë ta qetësojnë njeriun por edhe ta stresojnë atë.
    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni një udhërrëfyes praktik e të thjeshtë për përzgjedhjen e ngjyrave me të cilat do të lyeni shtëpinë.
    Portokallia Në KuzhinëAmbientet e kuzhinës përshtaten shumë me emocionet që nxit ngjyra portokalli.
    Kjo ngjyrë është e ngrohtë, energjike dhe stimulon oreksin.
    Ajo nxit krijueshmërinë dhe bashkëbisedimin mes njerëzve.
    Ngjyra portokalli është ngjyra më sociale që ekziston.
    Kjo ngjyrë rekomandohet për palestër, dhomën e ndenjes, kuzhinën ose edhe për një faqe të caktuar muri në dhomën e fëmijës.
    E Gjelbra Për Ëndrra Të BukuraNgjyra e gjelbër, rekomandohet për dhomën e gjumit dhe nxit një gjumë të qetë e plot ëndrra të bukura.
    Nuancat e çelëta të saj janë shumë qetësuese dhe zbutëse.
    E gjelbra asociohet me tokën, rritjen, fillimin dhe zhvillimin. Ajo është ngjyra e jetës, frymëzimit, paqes dhe shëndetit të mirë.
    E Kuqja Për Më Shumë GjallëriE kuqja simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe gjallërinë.
    Të kuqen duhet ta përdorni në ambientet që kanë nevojë për ngjyrë të ndezur e pasionante siç është dhoma e ndenjes.
    Megjithatë, kjo ngjyrë përshtatet edhe në kuzhinë.
    Duke qenë se është një ngjyrë mbizotëruese dhe e fortë, ajo mund të rrisë tensionin e gjakut.
    Ndaj ekspertët rekomandojnë që të kuqen ta përdorni për një faqe muri dhe jo për një ambient të tërë.
    Bluja Për Motivim, Qetësi Dhe StimulimBluja ka lidhje të fortë me produktivitetin, ndershmërinë dhe autoritetin.
    Ajo i përshtatet shumë zyrave sepse ka aftësi motviese.
    Bluja të qetëson dhe të ndihmon të përqendrohesh.
    Për më tepër, ajo është ngjyrë e përshtatshme për dhomën e gjumit.
    Për këtë ambient mund të luani me nuancat e blusë dhe të gjelbrës si një zgjedhje e shkëlqyer për oazin tuaj të qetësisë.
    Ke Nevojë Për Hapësirë? Provo Të BardhënE bardha krijon iluzionin e hapësirës së hapur por edhe asociohet me pastërtinë.
    Ajo rekomandohet për hyrjen e shtëpisë, korridorin por edhe zona të tjera të mbyllura që kanë nevojë për dritë.
    Ngjyra RozëKjo ngjyrë është argëtuese dhe energjike.
    Ajo përshtatet shumë në zonën e banjës por edhe të dhomës së gjumit.
    Për zonën e banjës zgjidhni një rozë lozonjare e cila do ta vini re se do ju mbajë në humor të mirë, edhe kur të shiheni përpara pasqyrës.
    Nëse nuk ju pëlqen roza, zgjidhni të verdhën.
    E Verdha DielloreNjësoj si bluja, edhe e verdha përshtatet mirë me shumë zona të shtëpisë, veçanërisht ato ku nuk ka mjaftueshëm ndriçim.
    Kjo ngjyrë gazmore dhe e ngrohtë ka efekt gjallërues për njeriun.
    Ajo është e përshtatshme për kuzhinën, korridorin por edhe ambientet e ndenjes.
    Është një ngjyrë shumë miqësore dhe do ju bëjë të ndiheni sikur jeni të ledhatuar nga dielli gjithnjë.

  • Këto ngjyra përmirësojnë mirëqenien në shtëpinë tuaj

    Këto ngjyra përmirësojnë mirëqenien në shtëpinë tuaj

    Ngjyra me të cilën do të vishni muret e ambienteve tuaja të brendshme është shumë e rëndësishme për një jetë të mirë në shtëpi.
    Këtë e thotë psikologjia e ngjyrave, një fushë shkencore që analizon mënyrën se si ndikojnë ngjyrat tek emocionet e njeriut.
    Sipas mbështetësve të kësaj lënde, ngjyrat e përzgjedhura kanë aftësinë ta qetësojnë njeriun por edhe ta stresojnë atë.

    Portokallia Në Kuzhinë
    Ambientet e kuzhinës përshtaten shumë me emocionet që nxit ngjyra portokalli.
    Kjo ngjyrë është e ngrohtë, energjike dhe stimulon oreksin.
    Ajo nxit krijueshmërinë dhe bashkëbisedimin mes njerëzve.
    Ngjyra portokalli është ngjyra më sociale që ekziston.
    Kjo ngjyrë rekomandohet për palestër, dhomën e ndenjes, kuzhinën ose edhe për një faqe të caktuar muri në dhomën e fëmijës.
    E Gjelbra Për Ëndrra Të Bukura
    Ngjyra e gjelbër, rekomandohet për dhomën e gjumit dhe nxit një gjumë të qetë e plot ëndrra të bukura.
    Nuancat e çelëta të saj janë shumë qetësuese dhe zbutëse.
    E gjelbra asociohet me tokën, rritjen, fillimin dhe zhvillimin. Ajo është ngjyra e jetës, frymëzimit, paqes dhe shëndetit të mirë.
    E Kuqja Për Më Shumë Gjallëri
    E kuqja simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe gjallërinë.
    Të kuqen duhet ta përdorni në ambientet që kanë nevojë për ngjyrë të ndezur e pasionante siç është dhoma e ndenjes.
    Megjithatë, kjo ngjyrë përshtatet edhe në kuzhinë.
    Duke qenë se është një ngjyrë mbizotëruese dhe e fortë, ajo mund të rrisë tensionin e gjakut.
    Ndaj ekspertët rekomandojnë që të kuqen ta përdorni për një faqe muri dhe jo për një ambient të tërë.
    Bluja Për Motivim, Qetësi Dhe Stimulim
    Bluja ka lidhje të fortë me produktivitetin, ndershmërinë dhe autoritetin.
    Ajo i përshtatet shumë zyrave sepse ka aftësi motviese.
    Bluja të qetëson dhe të ndihmon të përqendrohesh.
    Për më tepër, ajo është ngjyrë e përshtatshme për dhomën e gjumit.
    Për këtë ambient mund të luani me nuancat e blusë dhe të gjelbrës si një zgjedhje e shkëlqyer për oazin tuaj të qetësisë.
    Ke Nevojë Për Hapësirë? Provo Të Bardhën
    E bardha krijon iluzionin e hapësirës së hapur por edhe asociohet me pastërtinë.
    Ajo rekomandohet për hyrjen e shtëpisë, korridorin por edhe zona të tjera të mbyllura që kanë nevojë për dritë.
    Ngjyra Rozë
    Kjo ngjyrë është argëtuese dhe energjike.
    Ajo përshtatet shumë në zonën e banjës por edhe të dhomës së gjumit.
    Për zonën e banjës zgjidhni një rozë lozonjare e cila do ta vini re se do ju mbajë në humor të mirë, edhe kur të shiheni përpara pasqyrës.
    Nëse nuk ju pëlqen roza, zgjidhni të verdhën.
    E Verdha Diellore
    Njësoj si bluja, edhe e verdha përshtatet mirë me shumë zona të shtëpisë, veçanërisht ato ku nuk ka mjaftueshëm ndriçim.
    Kjo ngjyrë gazmore dhe e ngrohtë ka efekt gjallërues për njeriun.
    Ajo është e përshtatshme për kuzhinën, korridorin por edhe ambientet e ndenjes.
    Është një ngjyrë shumë miqësore dhe do ju bëjë të ndiheni sikur jeni të ledhatuar nga dielli gjithnjë.

  • Mbrëmja mbretërore në Windsor/ Moda, bizhutë dhe mesazhe të fshehura në një darkë historike

    Mbrëmja mbretërore në Windsor/ Moda, bizhutë dhe mesazhe të fshehura në një darkë historike

    New York Fashion Week u mbyll, por këtë javë, vëmendja e botës së modës u përqendrua në një tjetër “pasarelë”, një tavolinë 50 metra e gjatë në Kalanë e Windsorit.

    Në sallën madhështore të Shën Gjergjit, mbrëmjen e së mërkurës, personazhet më të lartë mbretërorë dhe të ftuarit specialë sollën glamurin në përmasa perandorake, larg modestisë së zakonshme të pasarelave moderne.
    Princesha Kate dhe tiara legjendare: Elegancë britanike me fije ari
    Princesha e Uellsit shkëlqeu me një mantil të mbyllur në qafë, me qëndisje të artë dhe punim filigran, nga dizajnerja britanike Phillipa Lepley, e njohur për veshjet e saj të nusërisë. Poshtë, ajo mbante një fustan të bardhë prej mëndafshi pa rripa, ndërsa flokët e saj, tani bionde, ishin lëshuar lirshëm. Në kokë, tiara e famshme “Cambridge Lover’s Knot”, krijuar në vitin 1913 për Mbretëreshën Mary.
    Mbretëresha Camilla në blu mbretërore dhe diamante të pazëvendësueshme
    Mbretëresha Camilla u shfaq me një fustan të gjatë në ngjyrë kobalti dhe kombinoi pamjen me tiarën belge të safirëve nga Van Cleef & Arpels si dhe me varësen madhështore me diamante Greville.
    Princesha Anne: Elegancë klasike me historinë familjare mbi supe
    Princesha Mbretërore zgjodhi një kostum dy pjesësh në ngjyrë fildishi me damask mëndafshi dhe tiarën “pineflower” me akuamarinë, një dhuratë nga Mbreti George VI për bashkëshorten e tij, e trashëguar më pas te Anne para martesës së saj në vitin 1973.
    Melania Trump: Si një zonjë e “The Gilded Age” në një përrallë moderne
    Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, tërhoqi vëmendje me një fustan të verdhë të lehtë, stil kolonë, nga Carolina Herrera, i ngjashëm me atë që kishte veshur në vizitën shtetërore të vitit 2018, që u krahasua me Belle nga “Beauty & the Beast”.
    Këtë herë, fustani vinte i kombinuar me një rrip të hollë në ngjyrë vjollcë prej sati, dhe vathë të mëdhenj me smeraldë që ngjasonin me një copëz luksi nga Cartier-i i Pestsë së Pestë të Nju Jorkut.
    Pa kopertinë në Vogue, por e përjetshme në histori
    Shumë janë habitur pse Melania Trump, ndryshe nga paraardhëset e saj, nuk u paraqit kurrë në kopertinën e Vogue si Zonjë e Parë. Megjithatë, pas këtij momenti në Windsor, ndoshta nuk i duhet më një kopertinë. Tani, ajo ka hyrë në histori, me stil.

    Top Channel

  • Chloë Moretz i jep fund beqarisë me modelen e njohur

    Chloë Moretz i jep fund beqarisë me modelen e njohur

    Aktorja e njohur Chloë Moretz ka kurorëzuar dashurinë shumëvjeçare me modelen Kate Harrison, duke i dhënë fund beqarisë pas një lidhjeje që zgjati shtatë vite. Ceremonia e tyre u zhvillua gjatë fundjavës dhe u shoqërua me një atmosferë intime e romantike, sipas revistës Vogue, e cila ndoqi nga afër përgatitjet e çiftit.
    Në ditën e madhe, Moretz zgjodhi të thyente traditën duke mos u veshur me të bardha, por me një fustan mahnitës në ngjyrë blu të çelët, të realizuar nga Louis Vuitton. Ajo e kombinoi veshjen me doreza të gjata të së njëjtës ngjyrë, duke i dhënë një prekje unike look-ut të saj. Nga ana tjetër, Harrison u paraqit e veshur me të bardha, duke ruajtur një kontrast elegant mes tyre.
    Në një intervistë për Vogue, aktorja e filmit “Carrie” u shpreh se nuk kishte pasur kurrë një vizion të qartë për një fustan dasme, por e dinte se nuk donte diçka tradicionale. “Nuk do të vishja të bardhë, doja të dukej ndryshe dhe të kishte një ndjesi të veçantë dhe mendoj se arritëm pikërisht këtë,” tha Moretz, duke shtuar se ndihej vetvetja me zgjedhjen e saj.
    Pjesë e dasmës ishte edhe momenti i veçantë i provës finale në Paris, ku Moretz veshi fustanin e gjatë me saten dhe një vello në ngjyrë blu të çelët, duke përmbushur traditën e “diçkaje blu” në ditën e dasmës.

  • 11 herët kur Lady Diana ishte muza e bukurisë së verës (FOTO)

    11 herët kur Lady Diana ishte muza e bukurisë së verës (FOTO)

    Fotografitë: Tim Graham

    Prirja e saj për vijë blu mbi sy dhe hijet e krijuara nga dielli tregojnë se Diana, princesha e Uellsit e donte verën po aq sa ne të tjerët. Veshjet e saj të pushimeve u bënë ikonike, si rrobat e banjos me imazhe kafshësh ku ajo paraqitet duke u zhytur nga një jaht, meten të paharrueshme. Ajo gjithashtu vazhdon të mbetet një frymëzim për paraqitjet plot stil në një mot të nxehtë.

    Flokët e theksuara në mënyrë të patëmetë, në ngjyrë të artë, ishin një nga pamjet më dashura për t’u parë në verë (dhe dimër). Ajo gjithashtu dinte t’i jepte shkëlqim dhe një pamje natyrale buzëve, vijë mbi sy në ngjyrë kafe dhe lëkurë të freskët, transmeton KultPlus.

    Diana ishte modeste, por rrezatuese, me një shkëlqim nga i cili të gjithë mund të merrnim disa mësime bukurie. Më poshtë mund të shihni 11 herët kur ajo ishte muza e fundit e verës. / KultPlus.com