Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka votuar sot nga qelia, duke e cilësuar 11 majin si një “ditë historike për të gjithë shqiptarët dhe për Shqipërinë”. Në një deklaratë publike, Meta tha se kishte rënë dakord me administratën e burgut që të votonte në orën 10:00, me praninë e mediave, por kjo nuk u lejua.
Ai akuzoi se gazetarët u penguan të hynin në qendrën e votimit pasi “patronazhistët” kishin njoftuar se ai kishte dalë nga qelia i veshur kuq e zi.
“Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi, por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës…”, tha ai.
Meta u bëri thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime, duke e quajtur këtë ditë si përballje mes “status quo-së dhe ndryshimit”.
“Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton! Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!”, përfundoi Meta.
Tag: ngjyrat
-

‘Patronazhistët u njoftuan se dola i veshur Kuq e Zi’, Meta voton nga qelia: Nuk u lejuan mediat
-
“Sapo patronazhistët e njoftuan se isha kuqezi’, Meta reagon pas votimit: Kreu i organizatës u tmerrua nga ngjyrat e mia sepse i kujtojnë… (REAGIMI)
Ilir Meta:
Të dashur qytetarë!Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë! -

Ekspozita “ngjyrat e Himarës”/ Mesazhet e 20 piktorëve në çeljen e sezonit turistik
Çelja e Sezonit Veror në Himarë bëri bashkë më shumë se 20 piktorë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni në Koloninë e Artit “Ngjyrat e Himarës”.
Me penelin hodhën në telajo bukuritë natyrore dhe historike të qytetit, teksa dhanë dhe mesazhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
Interes të jashtëzakonshëm nxitën edhe ekspozitat “Himara në Vite” dhe “Thënie nga Lord Bajron e Petro Marko” të cilat u sollën nën kujdesin e Drejtorisë së Arkivave, duke shpalosur fakte historike dhe kulturore rreth zonës.
Deti është atraksioni kryesor i Himarës dhe sigurisht sportet ujore nuk munguan as në këtë ditë.Top Channel
-

“Ne nuk fitojmë për ngjyrat e partisë”, Tonin Marinaj: Por për ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, vijon takimet intensive për zgjedhjet e 11 maj 2025. Ai po takon të gjithë banorët, të cilët i kanë besuar duke e votuar 3 herë radhazi si keyebashkiak.
“Me banorët e Hotit, Rapshes dhe Vukpalajve, për të vazhduar angazhimin tonë në shërbim të të gjithë njerëzve. Ne nuk fitojmë për ngjyrat e partisë por për ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë.”, shkruan Marinaj në rrjetet e tij sociale.
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

FOTO/ Zbulohen fanellat e Interit të për sezonin e ardhshëm, ja detajet e uniformës zikaltër
Janë bërë publike pamjet e uniformës së re të Interit, e cila do të përdoret në sezonin e ardhshëm 2025/26. Uniforma e parë, që do të përdoret për ndeshjet në shtëpi, do të përbëhet nga ngjyrat simboliket të klubit, ato zikaltër. Por këtë herë “Nike” ka menduar për një detaj mjaft interesant.
Nëse do të shihen me vëmendje, do të dallohet fjala “INTER” e formuar nga shiritat e zinj në pjesën e përparme të bluzës. Ndërkohë stema e klubit do të përbëhet nga ngjyrat e zeza dhe të kaltra. Po me ngjyrë të kaltër do shkruhet edhe emri i sponsorit, “betsson.com”, si dhe logoja e “Nike”-ut. Ndërkaq, fanella e dytë të përbëhet nga ngjyrat e bardha me nuanca gri dhe blu./Sport Ekspres/ -

Futbolli kthehet në “mollë sherri” mes etnive në Mal të Zi, shkak klubi shqiptar
Adriatik BALLA
Ngjyrat kuqezi të flamurit tonë kombëtar që japin aq shumë krenari tek shqiptarët në Shqipëri e kudo në botë, duket se e stresojnë fort elementin antishqiptar në rajon, përderisa nuk lë rast pa nxjerrë krye të ofendohu e fyejë simbolet tona kombëtare, sikurse kanë bërë shpesh serbët e sllavo-maqedonët, por kohët e fundit edhe malazezët, të cilëve ua verbon sytë ngjyra kuqezi që synon të vendosë klubi shqiptar në Mal të Zi, Deçiçi.
Kjo skuadër ka pasur sukses gjatë viteve të fundit dhe ka mundur të dalë edhe kampione në Mal të Zi, duke marrë pjesën Champions League. Këto fenomene të përplasjeve etnike janë shfaqur shpesh edhe në Maqedoninë e Veriut, por atje skuadrat shqiptare bëjnë “ligjin”, duke fituar trofe e duke marrë pjesë në Europë dhe ku diferencën e bën natyrisht klubi i Shkëndijës së Tetovës.
Reagimet
Ndryshimi i stemës së klubit kampion në fuqi të Malit të Zi, FK Deçiç nga Tuzi, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta politike dhe qytetare në vend. Kalimi nga ngjyrat tradicionale bardh e blu në kuq e zi, – ka ndezur polemika të mëdha, duke e shndërruar një çështje sportive në një përplasje me prapavijë kombëtare dhe politike. Ky vendim ka nxitur organizimin e një proteste nga opozita lokale DPS-PB dhe përkrahësit e stemës së vjetër, të cilët kërkojnë rikthimin e identitetit historik të klubit. Protestuesit, ndër ta edhe ish-lojtarë dhe figura publike, shprehën zemërimin ndaj ndryshimit, duke e quajtur atë një fshirje të traditës dhe historisë së FK Deçiçit.
Zejnel Muminoviç, një nga organizatorët e protestës, kërkoi publikisht anulimin e vendimit nga Këshilli i Komunës së Tuzit dhe rikthimin e stemës së vjetër. “Na ktheni simbolin e vendit, nuk ka alternativë për atë që kanë krijuar të parët tanë,” deklaroi ai, duke shtuar se protesta ishte vetëm fillimi i një lëvizjeje më të gjerë qytetare. Ish-kapiteni i klubit, Demir Ramoviç, tha se ndryshimi i stemës është i papranueshëm dhe theksoi se ngjyrat bardheblu janë identiteti i vërtetë i klubit. Ndaj protestës ka reaguar ashpër kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, i cili e cilësoi tubimin si një akt të dëshpëruar të opozitës, duke theksuar se qytetarët nuk e mbështesin mbrojtjen e “simboleve të një të kaluare të përçarë”.
Ai deklaroi se ngjyrat e reja të stemës janë pjesë e një vizioni të ri për një Malësi moderne dhe evropiane, ‘e identitet, ndërsa shtoi se suksesi sportiv dhe pjesëmarrja në Evropë janë tregues të drejtimit të ri të klubit. Edhe zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj reagoi duke thënë se “asnjë pikë apo detaj nga stema nuk do të ndryshojë, pavarësisht protestave të pak njerëzve të mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve”. Ai ironizoi pjesëmarrjen e ulët në protestë dhe e lidhi kundërshtimin me nostalgji për një periudhë të kaluar kur Deçiçi luftonte për mbijetesë në ligën e dytë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa debati për stemën e klubit ka tejkaluar fushën e sportit, duke reflektuar ndasitë etnike dhe politike në Mal të Zi, veçanërisht në komunën e Tuzit me shumicë shqiptare.