Tag: ngjyrat

  • Edhe Kanadaja ‘vishet’ kuqezi, ngjyrat e flamurit tonë ‘mbështjellin’ Ujëvarën e Niagarës

    Edhe Kanadaja ‘vishet’ kuqezi, ngjyrat e flamurit tonë ‘mbështjellin’ Ujëvarën e Niagarës

    Dita e Pavarësisë është festuar në mbarë vendin tonë, e po ashtu edhe në çdo shtet ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë.

    Përpos organizimeve të vetë shqiptarëve nëpër botë, shtete të ndryshme kanë uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë, ndërsa disa prej tyre kanë zgjedhur që ngjyrat e flamurit tonë t’i ndezin në monumente apo vende më popullaritet.
    Kështu ka bërë edhe Kanadaja, ku në shenjë respekti ndaj Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës u vesh me ngjyrat kuq e zi.

    Top Channel

  • Shtypi anglez “masakron” Bellingham: Ylli egoist tregon sërish ngjyrat e tij të vërteta

    Shtypi anglez “masakron” Bellingham: Ylli egoist tregon sërish ngjyrat e tij të vërteta

    17 Nëntor 2025

    13:46

    Alfred Lleshi

    Katër pyetjet e para në konferencën e Thomas Tuchel, pas fitores 2-0 ndaj Shqipërisë, iu kushtuan Jude Bellingham. Megjithëse Anglia ka 8 fitore në 8 ndeshje, 22 gola të shënuar dhe 0 të pësuar, mesfushori, MVP kundër Shqipërisë, u akuzua për mosfestimin e golit të Harry Kane, për pakënaqësi gjatë zëvendësimit dhe goditje ndaj një rivali.
    Kane publikoi një foto duke festuar me të, teksa akuza për gjestin nuk u filmua nga kamerat, ndërsa Tuchel mohoi çdo agresion. Megjithatë, median angleze e dominojnë titujt kundër tij, përfshirë atë të “Daily Mail”: “Ylli egoist tregon ngjyrat e tij të vërteta. Duhet të vihet në pikëpyetje prania e tij në Botëror”.
    Gjithçka nisi nga supozimi se Bellingham e priti keq zëvendësimin në minutën 75-të, pas një kartoni të verdhë. Sipas Ian Wright, kjo fushatë mediatike ndodh sepse “e urrejnë ata që nuk mund ta prekin karrierën e tij”. Bellingham rrallë jep intervista dhe, si një nga pak yje jashtë Premier League, shihet si më i “aksesueshëm” për Kritika nga mediat britanike.

  • Fotolajm/ Borova në Kolonjë, ‘vishet’ me ngjyrat magjike të vjeshtës

    Fotolajm/ Borova në Kolonjë, ‘vishet’ me ngjyrat magjike të vjeshtës

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm foto nga Borova në Kolonjë, e cila është ‘veshur’ nga ngjyrat magjike të vjeshtës.
    “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Borova në Kolonjë, me ngjyrat magjike të vjeshtës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
    82 vite më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, historia shqiptare do të përjetonte një nga faqet më të zeza të saj. Një divizion gjerman kreu një nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile, duke djegur fshatin dhe vrarë 107 banorë të pafajshëm, mes tyre shumë gra e fëmijë.
    Viktimat e masakrës janë nderuar me titullin “Dëshmorë të Atdheut”. Çdo 6 korrik, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues shtetërorë mblidhen në Borovë për të përkujtuar jo vetëm masakrën, por edhe qëndresën dhe sakrificën e atyre që nuk jetojnë më.

  • Ngjyrat e vjeshtës në Gjirokastër (FOTO)

    Ngjyrat e vjeshtës në Gjirokastër (FOTO)

    Kamera e gazetarit Raimond Kola ka fiksuar disa momente magjike të Gjirokastrës në stinën e vjeshtës. Ikja e zogjve, gjethet që marrin ngjyrat e arta dhe panorama e qytetit të gurtë krijojnë një tablo të rrallë që dëshmon bukurinë e kësaj kohe të vitit në jug të vendit.

    Pamjet tregojnë Gjirokastrën në qetësinë e saj poetike, ndërsa shtëpitë karakteristike reflektojnë dritën e butë të vjeshtës, duke i dhënë qytetit një hijeshi të veçantë.
    Një kujtesë e vogël se Gjirokastra është po aq e bukur edhe përtej mureve të saj të gurta.

  • VIDEO / Rama ndan bukurinë e Valbonës me ngjyrat mahnitëse të vjeshtës

    VIDEO / Rama ndan bukurinë e Valbonës me ngjyrat mahnitëse të vjeshtës

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes një postim në rrjetin e tij zyrtar në Facebook, ku ka publikuar pamje mahnitëse nga lugina e Valbonës.
    “Mirëmëngjes dhe me bukurinë mahnitëse të Valbonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij, duke shoqëruar fjalët me video që tregonë peizazhet e mrekullueshme të kësaj zone turistike në veri të vendit.

  • Rama uron një të diel të bukur, me ngjyrat magjike të kësaj vjeshte në Lepushë

    Rama uron një të diel të bukur, me ngjyrat magjike të kësaj vjeshte në Lepushë

    MIRËMËNGJESI i sotëm i Kryeministrit Edi Rama vjen i mbështjellë me ngjyrat magjike të kësaj vjeshte që ka zbritur si një bekim mbi Lëpushën e Kelmendit, në zemër të Malësisë së Madhe. Si në çdo përshëndetje të tij të përditshme, edhe këtë herë ai zgjedh të flasë përmes gjuhës së imazheve – atyre kartolinave të natyrës shqiptare që, në stinën e vjeshtës, bëhen poezi ngjyrash dhe dritash.

    Në fotot që ai ndan, Lëpusha shfaqet si një pikturë e gjallë, ku çdo pemë, çdo shpat mali e çdo përrua merr ngjyrën e vet të dritës dhe frymës. E verdha e arit, portokallia e thellë, e kuqja që digjet si flakë, përzihen me të gjelbrën që ende ruan kujtimin e verës. Është ai çasti i rrallë i natyrës, kur gjithçka duket se përkulet me hir përpara kohës që ndryshon, përpara ciklit të jetës që e di se do të shuhet për t’u rilindur sërish.

    Kjo përshëndetje mëngjesi, më shumë se një urim për një të diel të bukur, është një ftesë për të ndalur, për të parë, për të ndier. Ajo të kujton se Shqipëria e thellë, ajo e maleve dhe e qetësisë, mbart një pasuri shpirtërore e natyrore që s’ka nevojë për zbukurime artificiale. Mjafton ta shohësh, ta frymosh, ta përjetosh.

    Në këtë komunikim të përditshëm me qytetarët, përmes gjuhës vizuale, Rama nuk shfaqet vetëm si një politikan, por si një njeri që kërkon të ndërtojë një lidhje emocionale me vendin, me rrënjët, me atë Shqipëri që nuk shfaqet në zhurmën e qyteteve, por në heshtjen e natyrës. Dhe sot, në këtë mëngjes vjeshte, ai zgjodhi të na e kujtojë këtë Shqipëri të paqtë, të ngrohtë, të veshur me petkat festive të stinës, që i ngjan një feste pa fjalë, ku çdo gjethe është një bekim dhe çdo frymë ere – një këngë e malësisë.
    Një mëngjes i tillë nuk është vetëm një urim, por edhe një reflektim: që bukuria është gjithmonë aty, për ata që dinë ta shohin.
    Albert Vataj

  • Zbulo ngjyrën tënde fatlume sipas shenjës zodiakale! Cila sjell energji pozitive për ty?

    Zbulo ngjyrën tënde fatlume sipas shenjës zodiakale! Cila sjell energji pozitive për ty?

    Që nga lashtësia, njerëzit kanë kërkuar mënyra për të kuptuar më mirë veten dhe botën që i rrethon, dhe një nga këto mënyra ka qenë përmes lidhjes së energjive me natyrën njerëzore. Astrologjia si një art i vjetër dhe i ndërlikuar, nuk ndalet vetëm në karakteristikat e shenjave të zodiakut, por shkon më tej, duke lidhur çdo shenjë me ngjyra të caktuara që rezonojnë me energjinë e saj të brendshme. Ngjyrat ndikojnë në emocionet tona, në mendimet tona, në mënyrën se si e përjetojmë botën dhe madje edhe në fatin tonë. Çdo shenjë e zodiakut ka tonalitetin e vet të ngjyrës, thotë numerologia dhe astrologia Liza Gjika e ftuar në “Rreze Dielli” në Report TV.   
    “Ngjyra është jeta dhe natyra na e ka dhënë modelin. Çdo ngjyrë mbart një frekuencë të caktuar dhe një mesazh të veçantë, që mund të përforcojë ose të balancojë tiparet tona sipas shenjës astrologjike që na përfaqëson”, thekson Gjika duke na zbuluar se cila është ngjyra e shpirtit tonë astrologjik sipas secilës shenjë. 
    Dashi është ekspresiv dhe për t’i kapur gjërat mirë ata duhet të veshin simbolet e tyre rozën ose të kuqen.  Shenjat e zjarrit si Dashi dhe Luani veshin shumë të zezën, ka dy arsye, pasi janë dembel të ndryshojnë veprimet si dhe janë frikacakë, nuk guxojnë. Brenda fshehin shumë gjëra, dhe janë meshkujt që i veshin zakonisht këto ngjyra. Tek Dashi kemi ngjyrën e kuqen, që tregon aspektin luftarak, që i jep shumë fat, por duhet ta zbusin pak. 
    Demi përdor jeshilen, por Demi duhet të ketë ngjyrën e marinës, ajo i jep forcë dhe energji, i jep një sharm tjetër. Janë ushtarak si tipa, ndaj jeshilja dhe ngjyra blu marinë i përshtatet. Ngjyra luan rol të rëndësishëm njësoj si datat e lindjes. 
    Binjakët kanë ngjyrën pink dhe të kuqen, ngjyra që ju japin dritë e shkëlqim. Megjithatë Binjakët mund të mbërthejnë shumë ngjyra sepse janë shenja ajri, por e kuqja ju jep shumë forcë dhe dinamikë deri tek roza e lehtë. 
    Gaforrja ka ngjyrën perlë, si vishet Hëna vishet Gaforrja. Gjithashtu ka dhe ngjyrën blu të thellë si dhe ngjyrën portokalli në të tullës. Por zakonisht Gaforret veshin të zeza sepse janë pak të mbyllur brenda vetes.   
    Luanin kur e shihni me të zeza, e sigurtë që ka probleme. Ne i quajmë të fortë, por Luanët nuk guxojnë, kanë shumë krenari dhe ne ‘strukemi’ nga kjo fasadë që ata vendosin. Luani ka ngjyrën e fatit, që tërheq energjinë – portokallinë, të verdhën dhe mustardën. 
    Virgjëresha gjithashtu ka ngjyrat e Luanit me tone më të zbehta, por ka edhe jeshilen. Tek këto ngjyra e ka forcën Virgjëresha. 
    Peshorja ka ngjyrën rozë të bukur, që vihet në Tetor për simbole. Kemi ngjyrën e shegës dhe gjithashtu kemi ngjyra të ndërmjetme, përzjerjet e ngjyrave e bëjnë më të veçantë këtë shenjë. 
    Akrepi ka vishnjen e thellë si ngjyrë, aty e ka edhe energjinë, por i shkon edhe e zeza pasi Akrepi gjithmonë fsheh diçka. 
    Shigjetari ka të kuqen ose një larmi ngjyrash, sepse ndryshojnë shumë sipas situatave dhe periudhave. I pëlqejnë ngjyrat, guxojnë dhe luajnë me to. 
    Bricjapi ka ngjyrën e zezë, por nuk përjashtohen ngjyrat e tokës ose e bardha dhe perla. 
    Ujori ka kuadratet e vogla me ngjyra të imta që tregon edhe ujin edhe qiellin. Ngjyrat gri dhe bojëqielli i japin energji shumë, kuadratet tregojnë mençurinë e tyre. 
    Peshqit kanë të gjitha ngjyrat, kanë vjollcën dhe bojëqiellin, por kanë edhe xixat. Peshqit guxojnë sepse futen tek shenjat që ndryshojnë në situata të ndryshme, janë shumë artistë. 

  • Rama publikon fotot nga Kelmendi: Aty ku vjeshta zbukuron me ngjyrat e saj magjike

    Rama publikon fotot nga Kelmendi: Aty ku vjeshta zbukuron me ngjyrat e saj magjike

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel një moment të veçantë nga natyra shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar foto nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, i mbuluar nga ngjyrat magjike të vjeshtës. 

    “Mirëmëngjesi dhe nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, ku vjeshta zbukuron me ngjyrat e saj magjike, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në përshkrimin e postimit, duke përcjellë një mesazh qetësie dhe bukurie natyrore. 

    Pamjet pasqyrojnë peizazhin malor të mbuluar me nuanca të arta dhe të kuqe, një kartolinë vjeshte që promovon turizmin e brendshëm dhe bukuritë natyrore të veriut të vendit. 

     

     

  • Si ngjyrat e mureve ndikojnë tek humori juaj, ja këshillat që nuk duhen humbur

    Si ngjyrat e mureve ndikojnë tek humori juaj, ja këshillat që nuk duhen humbur

    Ngjyra me të cilën do të vishni muret e ambienteve tuaja të brendshme është shumë e rëndësishme për një jetë të mirë në shtëpi.
    Këtë e thotë psikologjia e ngjyrave, një fushë shkencore që analizon mënyrën se si ndikojnë ngjyrat tek emocionet e njeriut.
    Sipas mbështetësve të kësaj lënde, ngjyrat e përzgjedhura kanë aftësinë ta qetësojnë njeriun por edhe ta stresojnë atë.
    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni një udhërrëfyes praktik e të thjeshtë për përzgjedhjen e ngjyrave me të cilat do të lyeni shtëpinë.
    Portokallia Në KuzhinëAmbientet e kuzhinës përshtaten shumë me emocionet që nxit ngjyra portokalli.
    Kjo ngjyrë është e ngrohtë, energjike dhe stimulon oreksin.
    Ajo nxit krijueshmërinë dhe bashkëbisedimin mes njerëzve.
    Ngjyra portokalli është ngjyra më sociale që ekziston.
    Kjo ngjyrë rekomandohet për palestër, dhomën e ndenjes, kuzhinën ose edhe për një faqe të caktuar muri në dhomën e fëmijës.
    E Gjelbra Për Ëndrra Të BukuraNgjyra e gjelbër, rekomandohet për dhomën e gjumit dhe nxit një gjumë të qetë e plot ëndrra të bukura.
    Nuancat e çelëta të saj janë shumë qetësuese dhe zbutëse.
    E gjelbra asociohet me tokën, rritjen, fillimin dhe zhvillimin. Ajo është ngjyra e jetës, frymëzimit, paqes dhe shëndetit të mirë.
    E Kuqja Për Më Shumë GjallëriE kuqja simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe gjallërinë.
    Të kuqen duhet ta përdorni në ambientet që kanë nevojë për ngjyrë të ndezur e pasionante siç është dhoma e ndenjes.
    Megjithatë, kjo ngjyrë përshtatet edhe në kuzhinë.
    Duke qenë se është një ngjyrë mbizotëruese dhe e fortë, ajo mund të rrisë tensionin e gjakut.
    Ndaj ekspertët rekomandojnë që të kuqen ta përdorni për një faqe muri dhe jo për një ambient të tërë.
    Bluja Për Motivim, Qetësi Dhe StimulimBluja ka lidhje të fortë me produktivitetin, ndershmërinë dhe autoritetin.
    Ajo i përshtatet shumë zyrave sepse ka aftësi motviese.
    Bluja të qetëson dhe të ndihmon të përqendrohesh.
    Për më tepër, ajo është ngjyrë e përshtatshme për dhomën e gjumit.
    Për këtë ambient mund të luani me nuancat e blusë dhe të gjelbrës si një zgjedhje e shkëlqyer për oazin tuaj të qetësisë.
    Ke Nevojë Për Hapësirë? Provo Të BardhënE bardha krijon iluzionin e hapësirës së hapur por edhe asociohet me pastërtinë.
    Ajo rekomandohet për hyrjen e shtëpisë, korridorin por edhe zona të tjera të mbyllura që kanë nevojë për dritë.
    Ngjyra RozëKjo ngjyrë është argëtuese dhe energjike.
    Ajo përshtatet shumë në zonën e banjës por edhe të dhomës së gjumit.
    Për zonën e banjës zgjidhni një rozë lozonjare e cila do ta vini re se do ju mbajë në humor të mirë, edhe kur të shiheni përpara pasqyrës.
    Nëse nuk ju pëlqen roza, zgjidhni të verdhën.
    E Verdha DielloreNjësoj si bluja, edhe e verdha përshtatet mirë me shumë zona të shtëpisë, veçanërisht ato ku nuk ka mjaftueshëm ndriçim.
    Kjo ngjyrë gazmore dhe e ngrohtë ka efekt gjallërues për njeriun.
    Ajo është e përshtatshme për kuzhinën, korridorin por edhe ambientet e ndenjes.
    Është një ngjyrë shumë miqësore dhe do ju bëjë të ndiheni sikur jeni të ledhatuar nga dielli gjithnjë.

  • Edi Rama: Mirëmëngjes me ngjyrat magjike të lindjes së diellit në Pogradec

    Edi Rama: Mirëmëngjes me ngjyrat magjike të lindjes së diellit në Pogradec

    Mëngjesi i sotëm ka zënë Pogradecin nën një dritë të veçantë, ku ngjyrat e lindjes së diellit, portokalli, rozë dhe nuanca të artë reflektohen mbi sipërfaqen e qetë të liqenit, duke krijuar një peizazh mahnitës.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pamje sot në rrjetet sociale, shoqëruar me një urim për qytetarët: “MIRËMËNGJES  dhe me këtë pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, ju uroj një të diel të paqtë “

    Pamjet kapin momentin delikat të agimit, duke transformuar një pamje natyrore në një mesazh vizual që simbolizon qetësinë dhe frymëzimin që mund të sjellë fillimi i ditës.