Tag: ngjitjen

  • “Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

    “Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

    Ka nisur ditën e sotme në Shqipëri edicioni i 108-të i evenimentit prestigjioz të çiklizmit, “Giro d’Italia”.
    Nisja neutrale u bë në Rrugën “Egnatia” në Durrës, ndërsa finishi i etapës së parë pritet rreth orës 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
    Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët u përballën me ngjitjen në Gracen përpara se të arrinin në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.
    Tvklan.al sjell nga afër pjesë nga gara.
    Dy etapat e tjera do të zhvillohen në Tiranë më 10 Maj dhe në Vlorë më 11 Maj.

     

  • Avellino, klubi që ‘ha’ Papët, një ‘mallkim’ që vazhdon prej vitit 1958

    Avellino, klubi që ‘ha’ Papët, një ‘mallkim’ që vazhdon prej vitit 1958

    Një tjetër promovim, një tjetër ngjarje e rëndë në Vatikan. Klubi italian Avellino është rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për suksesin sportiv, por edhe për një koincidencë fatkeqe që e ndjek prej dekadash: çdo herë që Avellino ngjitet në një kategori më të lartë, Papa humb jetën ose largohet nga Selia e Shenjtë.

    Fundjavën e kaluar, pikërisht në të shtunën e Pashkës, Avellino i trajnerit Raffaele Biancolino festoi ngjitjen në Serinë B pas fitores 2-1 ndaj Sorrentos në fushë neutrale në Potenza. Vetëm dy ditë më pas, më 21 prill, erdhi lajmi i trishtë për ndërrimin e jetës së Papa Françeskut.

    Një histori që nis në vitin 1958

    E gjitha ka nisur më 9 tetor 1958, kur vdiq Papa Piu XII. Atë sezon, Avellino po luante në kategorinë e katërt dhe në fund të kampionatit siguroi ngjitjen në Serinë C. Në vijim, vdekja e Papa Gjonit XXIII në vitin 1963 përkoi sërish me një promovim të këtij klubi.

    Në vitin 1978, ndodh diçka e pazakontë: në të njëjtin vit ndërruan jetë dy Papë: Pali VI dhe Gjoni Pali I, ky i fundit vetëm 33 ditë pas zgjedhjes. Po atë vit, Avellino arriti për herë të parë në histori promovimin në Serie A.

    Në 2005, pas një papati të gjatë, Papa Gjon Pali II ndërroi jetë. Më 19 qershor të po atij viti, Avellino mundi Napolin 2-1 në finalen e play-off-it dhe u ngjit në Serinë B.

    Edhe dorëheqjet numërohen

    Në vitin 2013, për herë të parë në historinë moderne të Kishës Katolike, një Papë – Benedikti XVI – dha dorëheqje. Dhe, si për të mos prishur “traditën”, Avellino siguroi sërish promovimin në Serinë B.

    Këtë vit, në 2025, historia përsëritet. Të shtunën Avellino feston ngjitjen, dhe vetëm dy ditë më vonë, vjen lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

    Rastësi… apo mallkim?

    Për skeptikët, këto janë thjesht koincidenca. Dhe faktet i mbështesin: në vitet 1995, 2003, 2007 dhe 2019, Avellino ka siguruar promovime pa asnjë ndryshim në Selinë e Shenjtë. Madje në 1949, në ngjitjen e parë historike në Serie B, Papa Piu XII ishte ende në detyrë.

    Por kjo lidhje e çuditshme mes suksesit sportiv të një klubi provincial dhe ngjarjeve më të rënda në Vatikan, ka kthyer Avellinon në një rast studimi për ata që besojnë në fat, mallkime apo shenja.

    Do të vazhdojë ky “mallkim-koincidencë”? Apo ndoshta ndalesa e radhës do të jetë edhe fundi i një legjende që zgjat prej më shumë se gjysmë shekulli?

    Në futboll ndodh që ndonjëherë të kesh nevojë për fat. Por për Avellinon, duket se çmimi i suksesit është pak më i rëndë se zakonisht.

  • Me shallin bluzi, Mirela Kumbaro ndjek ndeshjen e Luftëtarit në stadium (FOTO)

    Me shallin bluzi, Mirela Kumbaro ndjek ndeshjen e Luftëtarit në stadium (FOTO)

    Luftëtari ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra gjirokastrite triumfoi me shifrat e thellë 6-1 ndaj Shkumbinit në shtëpi, për të mbajtur vendin e parë. Mes tifozëve në stadium ishte edhe ministrja dhe drejtuesja politike e PS në Gjirokastër, Mirela Kumbaro.
    Ky sukses, e mban Luftëtarin si kryesues me 51 pikë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
    Në fund festa ishte legjitime, pas pritjes disa vjeçare. Në fushën e stadiumit të Gjirokastrës, lojtarët festuan ngjitjen me trofeun e kampionit.
    Luftëtari kurorëzon kështu një sezon të shkëlqyer, me ngjitjen në Kategorinë e Parë.

  • Festë në Gjirokastër, Luftëtari ngjitet në Kategorinë e Parë

    Festë në Gjirokastër, Luftëtari ngjitet në Kategorinë e Parë

    Luftëtari ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra gjirokastrite triumfoi me shifrat e thellë 6-1 ndaj Shkumbinit në shtëpi, për të mbajtur vendin e parë.
    Ky sukses, e mban Luftëtarin si kryesues me 51 pikë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
    Në fund festa ishte legjitime, pas pritjes disa vjeçare. Në fushën e stadiumit të Gjirokastrës, lojtarët festuan ngjitjen me trofeun e kampionit.
    Luftëtari kurorëzon kështu një sezon të shkëlqyer, me ngjitjen në Kategorinë e Parë.