Tag: ngjitet

  • Superkompjuteri parashikon ‘top 8’ e Champions-it. Ngjitet Real Madridi, bie Barcelona

    Superkompjuteri parashikon ‘top 8’ e Champions-it. Ngjitet Real Madridi, bie Barcelona

    27 Nëntor 2025

    14:23

    Alfred Lleshi

    Faza e ligës së Champions-it po hyn në momentin vendimtar, me vetëm tri ndeshje të mbetura. Superkompjuteri i Opta-s ka përditësuar parashikimet për 8 vendet që vlejnë direkt 1/8-at finale. Sipas modelit, Arsenali pritet ta mbyllë i pari këtë fazë falë konsolidimit nën drejtimin e Arteta. Pas ‘topçinjve’ vjen Bayern Munich, ndërsa PSG i Luis Enrique renditet i treti.
    Lajmi i madh? Real Madridi ngjitet në vendin e katërt. Fitorja ndaj Olympiacos ka rritur besimin e algoritmit për skuadrën e Xabi Alonso. Më poshtë renditen Inter (5), Manchester City (6), Chelsea dhe Borussia Dortmund, që mbyllin ‘top 8’.
    Atletico Madridi, megjithë fitoren ndaj Interit, mbetet në vendin e 10-të dhe duhet të ruajë nivelin e sfidës së fundit për të hyrë në zonën elitare. Nota më negative vjen për Barcelonën, që bie në vendin e 12-të pas humbjes ndaj Chelsea.

  • Surpriza!!! Skualifikohen dy makinat McLaren nga gara e Las Vegas, rihapet botërori, Antonelli në podium

    Surpriza!!! Skualifikohen dy makinat McLaren nga gara e Las Vegas, rihapet botërori, Antonelli në podium

    Ajo që konsiderohej një garë e mirë për dy makinat McLaren në Las Vegas dhe vecanërisht për Lando Norris, është kthyer një makth për të dy pilotët.
    Lando Norris dhe Oscar Piastri u skualifikuan nga Çmimi i Madh i Las Vegasit për shkak të konsumimit të tepërt të shasisë së makinave të tyre. Bëhet fjalë për një zonë të quajtur si “dërrasa e dyshemesë“, ose rrëshqitësja, e cila është një dërrasë druri e pozicionuar në dyshemenë e sheshtë të makinës.
    Roli kryesor i së cilës është të mbajë një distancë minimale nga toka për arsye sigurie. Kjo sipërfaqe është 10 milimetra e trashë dhe, sipas rregullores, nuk mund të konsumohet më shumë se një milimetër (pra nuk mund të jetë më pak se 9 mm). Ky rregull është thyer nga të dy pilotët e McLaren.
    Për shkak të skualifikimit, Norris dhe Piastri (të dytët dhe të katërt në fund të garës) humbën përkatësisht 18 dhe 12 pikë, garë që u fitua nga Max Verstappen. Falë këtij skualifikimi, holandezi i Red Bull tani është 24 pikë pas Norris dhe me pikë të barabarta me Piastri në renditjen provizore, dy gara nga fundi.
    Pas skualifikimit, në vendin e dytë ngjitet britaniku i Mercedes, George Russell, që e mbylli garën në vendin e tretë dhe në këtë mënyrë fiton një pozicion. Në podium ngjitet edhe italiani Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes (që në garë u rendit i pesti). Në vendin e katërt ngjitet Charles Leclerc me Ferrari, ndërsa Lewis Hamilton klasifikohet i teti.

  • Inter nuk e diskuton Lazion, fiton pa probleme dhe ngjitet në krye. Lautaro vendos rekord (video)

    Inter nuk e diskuton Lazion, fiton pa probleme dhe ngjitet në krye. Lautaro vendos rekord (video)

    Inter ka fituar 2-0 ndaj Lazios në “San Siro”, në sfidën e fundit të javës së 11-të në Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 2-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe pasimit të marrë nga Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez mposht Provedel me një goditje shumë të bukur me të djathtën brenda zonës.
    Me golin e shënuar sot, Lautaro është lojtari i katërt në historinë e Interit që ka shënuar të paktën 10 gola në shtatë vite të ndryshme kalendarike në Serie A, pas Alessandro Altobelli (shtatë vite), Benito Lorenzi dhe Giuseppe Meazza (të dy nga tetë vite). Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Interin.
    Goli i dytë për ziklatrit erdhi në minutën e 62-të, pas kombinimi fantastik Martinez-Dimarco-Ange-Yoan Bonny, francezi shtyn topin në rrjetë. Dy minuta më pas, Inter gjen edhe golin e tretë me të sapofuturin në fushë, Piotr Zielinski, i cili shënon një gol fantastik me një goditje të bukur nga distanca. Ndërhyn VAR, goli i polakut anulohet për një prekje të topit me dorë nga vetë ai, gjatë aksionit.
    Rezultati final mbetet 2-0. Pas kësaj fitoreje, Inter ngjitet në vendin e parë me 24 pikë, po aq sa Roma e vendit të dytë, por zikaltrit kanë golavarazh më të mirë.
    SHIKOGOLAT

  • Roma mposht Udinezen dhe ngjitet në krye

    Roma mposht Udinezen dhe ngjitet në krye

    Roma e Gasperinit ka lënë pas zhgënjimin e një jave më parë ku u mund nga Milani, ndërsa është rikthyer te fitorja.
    Romanët kanë fituar 2-0 përballë Udinezes duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë, ndërsa janë në pritje të sfidës mes Interit dhe Lacios.
    Skuadra e Gasperinit mposhti me 2 gola Udinezen falë Pelegrinit dhe Çelik.

  • Mali i shenjtë, në të cilin askush nuk mund të ngjitet

    Mali i shenjtë, në të cilin askush nuk mund të ngjitet

    Një numër i konsiderueshëm turistësh, vizitojnë në Nepal disa prej maleve më të larta në botë. Një sërë malesh përfshihen në turin e këtyre vizitorëve, ndër to Everesti, si dhe 7 male të tjera me lartësi mbi 8000 metra. Megjithatë, në këtë vend gjendet një mal, i cili ndonëse nuk shquhet për lartësinë e tij, është i ndaluar të vizitohet, e sidomos të ngjitet prej alpinistëve. 

    Machhapuchhare është një mal me lartësi 6993m në vargun Annapurna të Nepalit Qendror, larg majave të tjera të larta. I dalluar për bukurinë e tij unike, me kreshta të thepisura, turistët janë gjithmonë të joshur ta vizitojnë këtë vend, për të përjetuar një nga lindjet apo perëndimet më të bukura të diellit. Gjithsesi, ata janë të lejuar të realizojnë një udhëtim 5-ditor deri në një pikë të caktuar të malit, afërsisht deri në lartësinë 4500 metra. Pjesa tjetër e lartësisë dhe sidomos 1000 metrat e fundit janë të ndaluar dhe kjo i atribuohet kolonelit britanik, James Owen Merion Roberts, transmeton ‘a2news.com’.

    Rreth viteve 1950, James Robert, u bë i njohur në Nepal, asokohe si një nga eksploruesit kryesorë të Himalajve dhe madje arriti që të afronte shumë turistë dhe alpinistë në këto zona. Machhapuchhare, u bë një nga majat që ai më së shumti donte të vizitonte, ndonëse që në atë kohë ishte e rrallë të ngjiteshe, pasi maja e malit konsideroj një vend i shenjtë. Në vitin 1957, ai arriti të organizonte ekspeditën e tij të parë në këtë mal, dhe menjëherë pas kësaj eksperience, i kërkoi qeverisë së atëhershme të Nepalit që udhëtimet në këtë majë mali të ishin të kufizuara, madje të ndaluara. Ndonëse kjo kërkesë ishte një dëshirë egoiste e kolonelit për të qeni i vetmi që ishte ngjitur në atë majë të mrekullueshme, çuditërisht qeveria pranoi.

    Megjithatë, qëllimi i autoriteteve të kohës dhe i atyre tani mbetet që ky mal i konsideruar i shenjtë nga besimet vendase, të mbetet i paprekur nga dora e njeriut dhe sidomos që të mbrohet sa më shumë nga turistët e shumtë që malet e Nepalit mirëpresin çdo vit.

    ObserverKult

    ———————–

    Lexo edhe:

    FRANZ KAFKA: MOS TENTONI TË NDRYSHONI NJERËZIT, ATA KANË LINDUR PËR TË QENË VETJA DHE JO ÇFARË JU DONI QË ATA TË JENË

    ObserverKult

  • Vasseur: Hamilton mund të ngjitet në podium këtë sezon, Ferrari po bën progres

    Vasseur: Hamilton mund të ngjitet në podium këtë sezon, Ferrari po bën progres

    15 Shtator 2025

    11:51

    Telesport

    Lewis Hamilton ka fituar garën sprint në Kinë këtë sezon, por ende nuk është ngjitur në podium në një garë “normale” këtë vit. Paraqitje positive që ai bëri në garën e fundit në Monza duket se ka rikthyer shpresat të britaniku.
    I këtij mendimi është Frederic Vasseur, shefi i “kokëkuqes”, që beson se Hamilton do të ngjitet në podium këtë sezon. “Ai ishte në gjendje të luftonte me Russell në Zandvoort dhe arriti të ngjitej nga vendi i dhjetë në të gjashtin në Monza. Ne mund të jemi në podium me Lewis”, tha Vasseur.
    Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk ka kaluar kurrë një sezon të tërë pa një podium në karrierën e tij. “Do të rikthehemi në podium dhe po luftojmë fort, duke nisur nga gara e ardhshme në Baku”, tha Vasseur.

  • Veron ia sugjeron Interit 20-vjeçarin: “Talent i jashtëzakonshëm”. Pastaj hap dyert e rikthimit të vet në Itali

    Veron ia sugjeron Interit 20-vjeçarin: “Talent i jashtëzakonshëm”. Pastaj hap dyert e rikthimit të vet në Itali

    9 Shtator 2025

    12:21

    Alfred Lleshi

    Ish-mesfushori Juan Sebastián Verón, në intervistën për “Gazzetta dello Sport” foli edhe për një lojtar që po ngjitet tek Estudiantes de la Plata, klubi ku aktualisht është president: “Kë do t’i këshilloja Interit? Në kampionatin tonë ka shumë djem me potencial.
    Ndoshta më mirë të provojnë një rrugë ndërmjetëse në Europë para se të bëjnë hapin e madh. Në ekipin tim po ngjitet një lojtar i jashtëzakonshëm, Mikel Amondarain. Është mesfushor ‘box-to-box’, me perspektivë të shkëlqyer. Sidoqoftë, është ende 20 vjeç, ndaj le t’i japim kohë”.
    Për një rikthim të mundshëm në Itali si drejtues: “E vërteta është se këtu jam i lumtur. Është një eksperiencë shumë formuese, sepse ndodhem në krye të një klubi ku tifozët janë anëtarë. Duhet të mësosh të marrësh përgjegjësi. Nëse do të më ofrohej një projekt intrigues, që më përfshin dhe më pasionon, jam gati të ulem dhe të dëgjoj, për sa kohë të jetë një rol vendimtar”.

  • 102-vjeçari sfidon moshën, ngjitet në malin më të lartë të Japonisë

    102-vjeçari sfidon moshën, ngjitet në malin më të lartë të Japonisë

    Kokichi Akuzawa është bërë personi më i vjetër që ngjitet në majë të malit Fuji në moshën 102 vjeçare, pavarësisht se pothuajse u dorëzua gjatë udhëtimit të tij.
    “Isha vërtet gati të dorëzohesha në gjysmë të rrugës”, tha Akuzawa.
    “Arritja në majë ishte e vështirë, por miqtë e mi më inkurajuan dhe gjithçka doli mirë. Ia dola mbanë sepse shumë njerëz më mbështetën”, tha ai.

    Akuzawa u ngjit me vajzën e tij Motoe, 70 vjeç, mbesën e tij, bashkëshortin e saj dhe katër miq nga një klub ngjitjeje. Arritja e tij është njohur nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness.

    Grupi ngriti kamp për dy netë gjatë rrugës përpara ngjitjes së tyre më 5 gusht në majë të malit Fuji, i cili është mali më i lartë i Japonisë, 3,776 metra, sipas The Guardian.
    “Jam i impresionuar që u ngjita”, tha ai.
    Udhëtimi nuk ishte ngjitja e parë rekord e Akuzawas në malin Fuji. Ai ishte 96 vjeç kur u bë personi më i vjetër që ngjitet në mal për herë të parë.

    Akuzawa kaloi tre muaj duke u stërvitur përpara ngjitjes në Fuji, duke u zgjuar në orën 5 të mëngjesit për shëtitje njëorëshe dhe duke u ngjitur në afërsisht një mal çdo javë, kryesisht rreth prefekturës Nagano në Japoninë qendrore./vizionplus.tv

  • Prishtina e Re ngjitet për herë të parë në Superligë

    Një emër i ri i shtohet futbollit elitar në Kosovë. Prishtina e Re ka arritur suksesin më të madh në historinë e klubit duke u ngjitur për herë të parë në elitën e futbollit kosovar, Superligë.

    Suksesi historik për ekipin kryeqytetas erdhi pas triumfit në Grupin B të Ligës së Parë, ku Prishtina e Re u shpall kampione pas fitores bindëse ndaj KF Kikës në xhiron e fundit të kampionatit, me rezultat 3-1.

    Vushtrria e dyta e këtij grupi do të luajë më 18 maj në Klinë në’play off’ me Lirinë e Prizrenit e pozicionaur e dyta e Grupit A.

    Ndërkohë nga Liga e Parë këtë edicion janë rrëzuar: Rahoveci, Mitrovica, Flamurtari dhe Fushë Kosova, të cilat do të garojnë në Ligën e Dytë. Në edicionin e ri Liga e Parë do të funksionojë si ligë e vetme me 16 skuadra.

    Vazhdo leximin

  • Alex Marquez korr suksesin e parë në karrierë në MotoGP dhe ngjitet në krye të renditjes

    27 Prill 2025

    14:59

    Telesport

    Alex Marquez me Ducati Gresini fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Jerez.
    Ky është suksesi i parë në karrierë në kategorinë MotoGP për pilotin spanjoll, që e bëri këtë gjë në garën e shtëpisë, para mijërave fansa me të cilët festoi në fund.
    Falë këtij suksesi, Alex Marquez ngjitet në krye të renditjes provizore të kampionatit, duke lënë pas të vëllanë e tij, Marc, që sot u klasifikua në vendin e 12-të.
    Marc Marquez me Ducatin zyrtar ishte protagonist i një rrëzimi në xhirot e para, duke arritur të rikthehet në garë dhe të marrë disa pikë të rëndësishme.
    Në vendin e dytë sot u rendit Fabio Quartararo me Yamaha, që për herë të parë këtë sezon ngjitet në podium. Ndërsa i treti u klasifikua Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër.
    Pas kësaj gare, renditja e MotoGP bëhet mjaft interesante, me Alex Marquez që udhëheq me 140 pikë. Ai ka një pikë më shumë së i vëllai, ndërsa Bagnaia është i treti me 120 pikë.