Tag: ngjela

  • Ngjela: Çfarë janë këto 6 milionë dollarë për Berishën!?

    Ngjela: Çfarë janë këto 6 milionë dollarë për Berishën!?

    Nga Spartak Ngjela
    Ka dy ditë që flitet për një fantazmë prej gjashtë milionë dollarësh që qarkullon nëpër dejet e sëmura të Partisë Demokratike. Por shqiptarët, si edhe shtypi nuk ndiejnë ndonjë shqetësim, edhe pse kanë shkruar për këtë çështje.E si mund të ndiejnë shqetësim kur e dinë se këta kanë qenë dhe janë politikanët e lartë të Shqipërisë në 30 vite rresht?Dhe koha ecën me ta vijimisht, prandaj shqiptarët me të drejtë thonë: nuk kemi se çfarë t’u bëjmë, sepse kështu janë të gjithë.Dhe koha jonë, përderisa është e pushtuar me këtë psikikë, kuptohet se nuk do të ketë zhvillim.Po si e ka zgjidhur Perëndimi i lartë e i zhvilluar këtë çështe morale, sepse, sipas historisë, është e provuar se edhe ato shtete që sot e kanë vendosur drejtësinë, në fillimet e tyre mes korrupsionit kanë kaluar.Po, mes korrupsionit kanë kaluar, dhe prandaj njerëzit e mëdhenj të tyre e kuptuan sak, e vendosën dhe e zhvilluan në sistem teorinë e madhe që, korrupsioni dhe abuzimi shtetëror luftohen vetëm me një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pakorruptuar.Dhe prandaj përgjigjja jonë për këtë çështje është: nëse nuk do ta mposhtim dot korrupsionin, ne shqiptarët nuk do të kemi të ardhme.Nëse shtetin e ka pushtuar korrupsioni i lartë i pushtetarëve që vijnë e ikin me mendjen, jo te Shqipëria dhe shqiptarët, por te paraja që mund t’ia përvetësojnë edhe shtetit, edhe shqiptarëve, sigurisht që gjithçka do të ecë në krim dhe padrejtësi.

  • Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Ngjela: Pagesë korrupsioni, Berisha në hall

    Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Ngjela: Pagesë korrupsioni, Berisha në hall

    Pagesë korrupsioni e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela, pagesën prej 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për lobim në SHBA. Për të Berisha duhet ta provojë këtë çështje përballë SPAK.
    ”Të vështirë do ta ketë, duhet që ti bëjë dokumetet të qarta. Duhet të jetë në një situatë të rëndë sepse ai është non-grata dhe kjo lloj pagese është korrupsion dhe prandaj i është përgjigjur edhe Uashintoni. Nëse kjo është e vërtetë, ai është në një gjendje të vështirë. Nëse ajo ka ardhur nga Amerika, ky e ka të vështirë, duhet ta provojë përballë SPAK. Berisha është non grata, ka paguar 6 milionë, kujt ja ka paguar?”, tha ai në ”Report TV”.

    Nga ana tjetër, Ngjela thotë se Berisha është në hall të madh, pasi është edhe në një proces penal. Për të një person që është non grata nuk mund të bëhet kryeministër në Shqipëri. ”PS nuk bënë fare fushatë dhe tallet sepse e ka të sigurt. Ju mendoni se mund të bëhet kryeministër në Shqipëri një individë që mund të bëhet non grata në Amerikë. Shqipëria është zonë në interes Amerikan.
    Duhet që të mëshironi njeriun që është në hall, Saliu është në hall, është në një proces penal dhe këto ditë bëhet gjyqi. Po këtu SPAK-un e drejton Uashingtoni, ata e kanë marrë përsipër që të vendosin drejtësinë dhe jo padrejtësinë këtu. Edhe Trump që erdhi në pushtet, i ktheu ekspertët që janë në SPAK, dhe tani shpresohet se do të vendosin pushtetin gjyqësor në Shqipëri”.

  • “Berisha në hall të madh”, Ngjela për lobimin e PD: Nëse provohen pagesat, Saliu është i mbaruar politikisht, do të..

    “Berisha në hall të madh”, Ngjela për lobimin e PD: Nëse provohen pagesat, Saliu është i mbaruar politikisht, do të..

    Pagesë korrupsioni e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela, pagesën prej 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për lobim në SHBA.

    I ftuar ditën e sotme në  një emision televiziv, Ngjela tha se Berisha duhet ta provojë këtë çështje përballë SPAK.
    ‘Të vështirë do ta ketë, duhet që ti bëjë dokumetet të qarta. Duhet të jetë në një situatë të rëndë sepse ai është non grata dhe kjo lloj pagese është korrupsion dhe prandaj i është përgjigjur edhe Uashintoni. Nëse kjo është e vërtetë, ai është në një gjendje të vështirë. Nëse ajo ka ardhur nga Amerika, ky e ka të vështirë, duhet ta provojë përballë SPAK. Berisha është non grata, ka paguar 6 milionë, kujt ja ka paguar?’, tha ai.
    Ngjela tha se Berisha është në hall të madh, pasi është edhe në një proces penal. Ai tha se një person që është non grata nuk mund të bëhet kryeministër në Shqipëri.

    ‘PS nuk bënë fare fushatë dhe tallet sepse e ka të sigurt. Ju mendoni se mund të bëhet kryeministër në Shqipëri një individë që mund të bëhet non grata në Amerikë. Shqipëria është zonë në interes Amerikan. Duhet që të mëshironi njeriun që është në hall, Saliu është në hall, është në një proces penal dhe këto ditë bëhet gjyqi. Po këtu SPAK-un e drejton Uashingtoni, ata e kanë marrë përsipër që të vendosin drejtësinë dhe jo padrejtësinë këtu. Edhe Trump që erdhi në pushtet, i ktheu ekspertët që janë në SPAK, dhe tani shpresohet se do të vendosin pushtetin gjyqësor në Shqipëri’, tha ai.
    Një koment e pati edhe partitë e reja. Ngjela tha se në Shqipëri janë vetëm 2 parti, duke iu referuar PD dhe PS ndërsa të tjerat sipas tij janë fllucka sapuni.
    ‘Shqipëria është dypolare si perëndimi, dy parti janë, të tjerat janë fllucka sapuni. Edhe në Shqipëri janë dy parti një e majtë dhe një e djathtë. Çdo njeri mund të krijojë një parti dhe mund të marrin një ose dy deputet ose nuk marrin fare dhe këta kanë krijuar një parti dhe kanë dëshirë për të hyrë në politikë’, tha ai.
    Avokati u ndal edhe tek seancat e Kuvendit të Kosovës, ku deri më tani nuk është arritur që të zgjidhet kryeparlamentare kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiun. Ai tha se Kosova mund të shkojë edhe në zgjedhje të reja.
    ‘Ajo është një krizë e Vetvendosjes sepse si ka votat. I kanë rënë votat Kurtit dhe Vetvendosjes, partitë e tjera mund të hyjnë në lojë, por kush do të jetë kryeministri. Partitë e tjera s’ja japin votat Kurtit dhe gjasat janë që të shkohet në zgjedhje të reja’, tha ai.

  • PD kontratë 6 mln dollarë lobimi në SHBA, Ngjela: Është korrupsion! Berisha duhet të provojë përballë SPAK…

    PD kontratë 6 mln dollarë lobimi në SHBA, Ngjela: Është korrupsion! Berisha duhet të provojë përballë SPAK…

    Pagesë korrupsioni e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela, pagesën prej 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për lobim në SHBA.
    I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Ngjela tha se Berisha duhet ta provojë këtë çështje përballë SPAK.
    ‘Të vështirë do ta ketë, duhet që ti bëjë dokumetet të qarta. Duhet të jetë në një situatë të rëndë sepse ai është non grata dhe kjo lloj pagese është korrupsion dhe prandaj i është përgjigjur edhe Uashintoni. Nëse kjo është e vërtetë, ai është në një gjendje të vështirë. Nëse ajo ka ardhur nga Amerika, ky e ka të vështirë, duhet ta provojë përballë SPAK. Berisha është non grata, ka paguar 6 milionë, kujt ja ka paguar?’, tha ai.
    Ngjela tha se Berisha është në hall të madh, pasi është edhe në një proces penal. Ai tha se një person që është non grata nuk mund të bëhet kryeministër në Shqipëri.
    ‘PS nuk bënë fare fushatë dhe tallet sepse e ka të sigurt. Ju mendoni se mund të bëhet kryeministër në Shqipëri një individë që mund të bëhet non grata në Amerikë. Shqipëria është zonë në interes Amerikan. Duhet që të mëshironi njeriun që është në hall, Saliu është në hall, është në një proces penal dhe këto ditë bëhet gjyqi. Po këtu SPAK-un e drejton Uashingtoni, ata e kanë marrë përsipër që të vendosin drejtësinë dhe jo padrejtësinë këtu. Edhe Trump që erdhi në pushtet, i ktheu ekspertët që janë në SPAK, dhe tani shpresohet se do të vendosin pushtetin gjyqësor në Shqipëri’, tha ai.
    Një koment e pati edhe partitë e reja. Ngjela tha se në Shqipëri janë vetëm 2 parti, duke iu referuar PD dhe PS ndërsa të tjerat sipas tij janë fllucka sapuni.
    ‘Shqipëria është dypolare si perëndimi, dy parti janë, të tjerat janë fllucka sapuni. Edhe në Shqipëri janë dy parti një e majtë dhe një e djathtë. Çdo njeri mund të krijojë një parti dhe mund të marrin një ose dy deputet ose nuk marrin fare dhe këta kanë krijuar një parti dhe kanë dëshirë për të hyrë në politikë’, tha ai.
    Avokati u ndal edhe tek seancat e Kuvendit të Kosovës, ku deri më tani nuk është arritur që të zgjidhet kryeparlamentare kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiun. Ai tha se Kosova mund të shkojë edhe në zgjedhje të reja.
    ‘Ajo është një krizë e Vetvendosjes sepse si ka votat. I kanë rënë votat Kurtit dhe Vetvendosjes, partitë e tjera mund të hyjnë në lojë, por kush do të jetë kryeministri. Partitë e tjera s’ja japin votat Kurtit dhe gjasat janë që të shkohet në zgjedhje të reja’, tha ai.

  • “Berisha i konsumuar, një makinë me 600 mijë kilometra”,Ngjela ironizon opozitën:Saliu është parti e ekstremit të majtë

    “Berisha i konsumuar, një makinë me 600 mijë kilometra”,Ngjela ironizon opozitën:Saliu është parti e ekstremit të majtë

    Avokati Spartak Ngjela ka thënë se Rama e ka të sigurt fitoren e PS-së që nga forma dhe gjuha që përdor. I ftuar në  një emision televiziv, Ngjela tha se Rama tallet me opozitën sespe i ka të sigurta sondazhet.

    Nga ana tjetër avokati tha se Lacivita sipas tij është një figurë në rënie në SHBA dhe sipas tij nuk po sheh ndonjë risi.
    ‘Po të ishte mënçur, duhet të nxirrte një kryetar tjetër partie, se vetëm kështu mund të hapej parti. Gjëja më e rëndë e politikanëve është deliri, nuk e di se si është Saliu. Po kjo është sëmundja e atyre që nuk kanë qartësi mendore. Ky ka mbi 10 vjet në pushtet. Pyetja që bëhet profesionalisht është: ‘Sa është konsumuar në 10 vjet?’. Edhe ai e ka konsumin e tij. Rama tallet me të sepse lexon sondazhet. Ai ka mënyrën e figurës, se vjen nga figura. Rama nuk ka shkollë, e cila i ka mësuar ekzaktsinë, ai merret me formën. Edhe mënyrën e retorikës së tij e ka me atë të formës. Ai e bëri mirë atë ndërrimin. Ai që ka marrë Saliu është në rënie në Amerikë. Të shikojmë si do ecë, se 15 ditët e fundit janë kryesore.’-tha Ngjela.
    Nga ana tjetër Ngjela tha se diaspora sipas tij po tregon se vota po shkon majtas. Ai nuk e ka parë publikun si një veprim brenda kuadrit ligjor, por ai është shprehur se ata kanë të drejtën e tyre të tregojnë votë.

    Përtej kësaj Ngjela thotë se publikimi i videove ku emigrantët votojnë, janë dhe për të treguar forcë.
    ‘Ata votën e tyre e shpallën. Nuk është juridike. Por kush e ka në favor? Saliu e ka në favor. Se ata votojnë majtas. Me anë të kësaj godasin psikologjinë shoqërore dhe i thanë që këtej nuk ka PD. Është për të treguar forcë. Unë ju thashë dhe më parë që edhe sondazhet i nxjerrin 15 pikë përpara.’-tha Ngjela.
    Në fund avokat Ngjela ironizoi kreun e PD-së Sali Berisha se sipas tij ai është si një makinë me 600 mijë km.
    ‘Mendimi im është që kryetari është i konsumuar. Është makinë me 600 mijë km. Socialistët ndërrojnë motorin. Partia e Saliut është parti e ekstremit të majtë.’-përfundoi Ngjela.

  • Spartak Ngjela: SHBA nuk ia heq kurrë ‘non gratën’ Berishës, ja blofi i tij me kukullën amerikane që po mashtron…

    Spartak Ngjela: SHBA nuk ia heq kurrë ‘non gratën’ Berishës, ja blofi i tij me kukullën amerikane që po mashtron…

    Rigels Seliman
    Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka zbërthyer me tone kritike veprimet e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “njeri jashtë kohe dhe hapësire të politikës ndërkombëtare aktuale”, që kërkon të mashtrojë opinionin publik shqiptar përmes farsave të sajuara me figura të dyshimta nga jashtë. “Pamë një njeri jashtë kohës dhe hapësirës së politikës aktuale ndërkombëtare që Saliu na i paraqiti si të dërguarin e Amerikës,” shkruan Ngjela. “Të gjithë u tallën dje me të, po Saliu kërkon të gënjejë përkrahësit e tij pesimistë që t’u thotë se presidenti Trump është me Saliun.” Ngjela nuk ndalet me kaq. Ai e sheh këtë veprim si pjesë të një komedie politike, ku “paaftësia e një politikani që lufton për pushtet në vendin e tij” e çon shoqërinë në një qesharake kolektive. Pikërisht këtë e quan ai: “një komedi ku qesh e gjithë shoqëria.”
    Në thelb të kësaj kritike qëndron pretendimi i fortë i Ngjelës se Sali Berisha, përmes këtij “emisioni të rremë amerikan”, kërkon të shmangë realitetin e statusit të tij si “non grata” nga SHBA, një vulë që, sipas Ngjelës, nuk ka për t’u hequr kurrë. “Por shqiptarët e dinë që Saliu është ‘non-grata’ në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atëherë? Asgjë. Po -non-grata’, a do t’i hiqet, siç thonë përkrahësit e tij? Jo, nuk ka mundësi.” Duke u thelluar në retrospektivën e marrëdhënieve të Berishës me elementë të diskutueshëm ndërkombëtarë, Ngjela kujton një ngjarje alarmante: “E dini ju që para disa vitesh, Saliu na solli këtu numrin dy të Al Kaedës, para sesa atë ta vrisnin?”, tha ai. Ai e përmbyll këtë pjesë me një gjuhë të fortë simbolike: “Sigurisht në një tragjikomedi që po luhet për çdo ditë. Asgjë më shumë”, tha Ngjela.
    Nga komedia politike, te thirrja historike për bashkimin kombëtar
    Në vijim të analizës së tij, Ngjela ndërlidh krizën politike me një proces më të gjerë historik: bashkimin etnik të shqiptarëve. Ai flet për një thirrje që vjen nga vetë historia, në një kohë kur kombi shqiptar ndodhet i shpërndarë në disa shtete, por me një potencial të fuqishëm për t’u bashkuar në një federatë moderne shqiptare. “Vjen një kohë në historinë e një kombi të copëtuar territorialisht, në tre apo katër shtete të tjera, kur historia, pasi e ka forcuar këtë komb, e thërret atë për bashkimin e tij kombëtar”, shprehet Ngjela.
    Ai rendit përbërjen gjeografike dhe demografike të kësaj shqiptarie të madhe: 3 milionë në Shqipëri. 2 milionë në Kosovë. 1.5 milionë në Maqedoninë e Veriut. Mbi 2 milionë në Epirin e Jugut dhe Çamëri. Më shumë se 4 milionë në Turqi. Sipas tij, ky bashkim etnik nuk është më një ëndërr romantike, por një zhvillim i pashmangshëm dhe i favorshëm edhe për interesat ndërkombëtare: “Kjo popullsi shqiptare, prej nëntë milionë banorësh, është një interes i madh i politikës së Bashkimit Evropian… por, edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” Ngjela bën thirrje që politika shqiptare, në të gjitha trevat, ta kuptojë këtë moment historik dhe ta pranojë sfidën. Por ai vëren me zhgënjim se qeveritë aktuale ende nuk janë gati ta përqafojnë këtë kauzë. Në fund të analizës së tij, Ngjela i kthehet historisë antike dhe krenarisë arbërore, si një busull për të ardhmen.
    Ai i bën apel politikës amerikane që të thellojë njohuritë mbi historinë e shqiptarëve për të kuptuar rëndësinë strategjike të këtij kombi: “Për të kuptuar mirë se çfarë përfaqësojnë shqiptarët, politika amerikane duhet të studiojë deri në themel historinë e Ilirisë, Arbërisë, Epirit dhe historinë e lavdishme të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.” Ai përmend me qëllim figura të mëdha: Teutën, Aleksandrin e Madh, e deri te Napoleon Bonaparti, për të treguar se kjo nuk është thjesht një histori krenarie, por një linjë e ndërprerë fuqie politike që kërkon të rikthehet në skenën ndërkombëtare. “Kjo është arsyeja e historisë politike dhe e rëndësisë ndërkombëtare të Arbërisë, e cila duhet të dalë sot në skenën dhe në pahun aktual të historisë. Dhe sigurisht që do të dale”, shprehet Ngjela.

  • Zgjatja e mandatit të SPAK, Ngjela: E drejton Amerika, PS-PD nuk i dalin dot kundër

    Zgjatja e mandatit të SPAK, Ngjela: E drejton Amerika, PS-PD nuk i dalin dot kundër

    Avokati Spartak Ngjela është shprehur në mbështetje të zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, duke theksuar se kjo është një kërkesë që gëzon përkrahjen e ndërkombëtarëve, në veçanti të Shteteve të Bashkuara. I ftuar në një studio televizive, ai vlerësoi se, edhe pse ndryshimet kushtetuese kërkojnë shumicë të cilësuar, nuk përjashtohet mundësia që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike të bashkojnë votat për ta penguar këtë proces.
    “Për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesën e SPAK për zgjatje të mandatit e ka në dorë mazhoranca, është nen kushtetues. E ka ajo në dorë, do kërkojë, duhet të hyjë në bisedime. SPAK nuk ka faj, ka zvarritje. Por është politika ndërkombëtare, do t’ua zgjasin mandatin, nuk shoh vështirësi, pse jo. PS dhe PD janë bashkuar bashkë kundër antikorrupsionit dhe reformës në drejtësi, gjithçka mund të ndodhi, por mendoj se nuk kanë aq forcë,” u shpreh Ngjela.
    Ai mohoi kategorikisht që drejtësia të mund të ndikohet në rastin e Sali Berishës, duke theksuar se SPAK është nën drejtimin amerikan.
    “Pse më fusni mua në këtë nivel, SPAK-un e drejton Amerika. S’ka asnjë diskutim. Politika amerikane e ka marrë në drejtim, Blinkeni, e tha ai, ‘do shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’. Ka marrë fund. A, nëse marrin pafajësinë është çështje tjetër. Por do shkojnë në gjyq, edhe Berisha, atje do vendoset, nëse marrin pafajësinë tjetër gjë.”
    Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet e liderëve politikë shqiptarë me vendet fqinje, duke kritikuar Sali Berishën për qasje antishqiptare në të kaluarën dhe duke nënvizuar ndikimin amerikan në zhvillimet politike në Shqipëri.
    “Berisha është njeri i dyshimtë në SHBA. Pse nuk pyesni Ambasadën Amerikane, ka përfaqësues atje, është zëvendësi, pyeteni se do ua thotë. Berisha ka procese penale, është i dyshuar në Amerikë.
    Ka qasje ai, me Beogradin dhe Athinën, nuk diskutohet ajo. Çdo antishqiptar kalon në fillim në Beograd dhe më pas në Athinë. Ata janë kundërshtarë shekullorë, dihet ajo punë. Ku pyesim ne për Greqinë, do marri Vorioepirin, janë budallëqe këto. Ne jemi nën patronazhin amerikan zotëri, kur të shkojë dhe Greqia në Amerikë atëherë po.”

  • “Non grata nuk shpëtohet me marketing”, Ngjela ironizon PD dhe LaCivitën: Dosjes ‘Partizani’ po i vjen fundi

    “Non grata nuk shpëtohet me marketing”, Ngjela ironizon PD dhe LaCivitën: Dosjes ‘Partizani’ po i vjen fundi

    Avokati Spartak Ngjela tha sot për një emision televiziv se taktikës së zvarritjes së seancës paraprake të aferës në dosjen ‘Partizani’, ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, po u vjen fundi dhe do kalojë në proces.
    Ish-deputeti bën përgjegjës avokatët e të akuzuarve si shkaktarë të kësaj zvarritjeje mbi 6-mujore të çështjes që nuk duhet të kishte marrë më shumë se një muaj kohë sipas procedurës penale.
    “E kanë zvarritur avokatët, ata e kanë pas deri tani në dorë, kjo është e fundit, ka ardhur në fund. Nëse ata e zvarrisin më, dështon Gjykata, i mbetet asaj. Por besoj është në fund, do zgjidhet. Kur është, nesër, mendoj se do shkojë drejt fundit”, u shpreh avokati mes të tjerash.
    Ngjela u pyet nga moderatori Arbër Hitaj edhe për konsulentin e fushatës së PD-së, Chris LaCivita, nëse e ka forcën që t’ia heqë ‘non gratën’ Berishës dhe ta ndihmojë që të fitojë zgjedhjet.
    “LaCivita nuk ka ardhur për lobim, por për PD-në, për zgjedhjet, e ka marrë, e ka paguar si frengu pulën, por jo se do ta shpëtojë, nuk ia heq dot non gratën. E ka vendosur Amerika. Kini parasysh këtë, a mund të vij një amerikan i nivelit normal të shpëtojë një ‘non grata’ në Amerikë? Ju merreni me këtë mjekrrën, Amerika e di çdo të thotë non grata, edhe Berisha e di që çfarë do të thotë të jesh non grata. Pra ai është non grata në të gjithë Perëndimin”, nënvizon Ngjela.

  • “LaCivita po paguhet sa ‘frengu pulën’!”, Ngjela: A e shpëton dot një amerikan normal Berishën nga ‘non grata’ në SHBA?!

    “LaCivita po paguhet sa ‘frengu pulën’!”, Ngjela: A e shpëton dot një amerikan normal Berishën nga ‘non grata’ në SHBA?!

    Avokati Spartak Ngjela tha sot për ‘Studio Live’ se taktikës së zvarritjes së seancës paraprake të aferës në dosjen ‘Partizani’, ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, po u vjen fundi dhe do kalojë në proces.
    Ish-deputeti bën përgjegjës avokatët e të akuzuarve si shkaktarë të kësaj zvarritjeje mbi 6-mujore të çështjes që nuk duhet të kishte marrë më shumë se një muaj kohë sipas procedurës penale.
    “E kanë zvarritur avokatët, ata e kanë pas deri tani në dorë, kjo është e fundit, ka ardhur në fund. Nëse ata e zvarrisin më, dështon Gjykata, i mbetet asaj. Por besoj është në fund, do zgjidhet. Kur është, nesër, mendoj se do shkojë drejt fundit”, u shpreh avokati mes të tjerash.
    Ngjela u pyet nga moderatori Arbër Hitaj edhe për konsulentin e fushatës së PD-së, Chris LaCivita, nëse e ka forcën që t’ia heqë ‘non gratën’ Berishës dhe ta ndihmojë që të fitojë zgjedhjet.
    “LaCivita nuk ka ardhur për lobim, por për PD-në, për zgjedhjet, e ka marrë, e ka paguar si frengu pulën, por jo se do ta shpëtojë, nuk ia heq dot non gratën. E ka vendosur Amerika. Kini parasysh këtë, a mund të vij një amerikan i nivelit normal të shpëtojë një ‘non grata’ në Amerikë? Ju merreni me këtë mjekrrën, Amerika e di çdo të thotë non grata, edhe Berisha e di që çfarë do të thotë të jesh non grata. Pra ai është non grata në të gjithë Perëndimin”, nënvizon Ngjela.

  • “Berisha i dyshuar nga amerikanët, antishqiptar greko-serb!”, Ngjela: Me të ‘non grata’, PD s’vjen kurrë në pushtet

    “Berisha i dyshuar nga amerikanët, antishqiptar greko-serb!”, Ngjela: Me të ‘non grata’, PD s’vjen kurrë në pushtet

    Avokati Spartak Ngjela u shpreh në favor të zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK-ut dhe tha se i këtij mendimi janë edhe ndërkombëtarët.
    Ndryshimet kushtetuese sipas tij duan shumicë të cilësuar dhe PS e PD ekanë të vështirë, por jo të pamundur, që ta pengojnë SPAK-un, i cili është nën drejtimin amerikan.
    Gjithsesi, ish-deputetit demokrat u shpreh ditën e sotme për ‘Studio Live’ në Report Tv, se duhej marrë në konsideratë edhe mundësia që PS dhe PD të bashkonin votat në këtë qëllim nëse do i kundërviheshin Prokurorisë së Posaçme.
    “Për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesën e SPAK për zgjatje të mandatit e ka në dorë mazhoranca, është nen kushtetues. E ka ajo në dorë, do kërkojë, duhet të hyjë në bisedime. SPAK nuk ka faj, ka zvarritje. Por është politika ndërkombëtare, do t’ua zgjasin mandatin, nuk shoh vështirësi, pse jo. PS dhe PD janë bashkuar bashkë kundër antikorrupsionit dhe reformës në drejtësi, gjithçka mund të ndodhi, por mendoj se nuk kanë aq forcë”, u shpreh avokati.
    Në lidhje me pyetjen nëse drejtësia mund të ndikohet për rastin e Berishës, ai la të qartë se nuk kishte mundësi.
    “Pse më fusni mua në këtë nivel, SPAK-un e drejton Amerika. S’ka asnjë diskutim. Politika amerikane e ka marrë në drejtim, Blinkeni, e tha ai, ‘do shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’. Ka marrë fund. A, nëse marrin pafajësinë është çështje tjetër. Por do shkojnë në gjyq, edhe Berisha, atje do vendoset, nëse marrin pafajësinë tjetër gjë”, vijoi Ngjela për Report Tv.
    Më tej shpjegoi edhe arsyen:
    “Berisha është njeri i dyshimtë në SHBA. Pse nuk pyesni Ambasadën Amerikane, ka përfaqësues atje, është zëvendësi, pyeteni se do ua thotë. Berisha ka procese penale, është i dyshuar në Amerikë”.
    Ngjela kujtoi edhe qasjet antishqiptare të kreut të PD-së ndër vite, duke nënvizuar se pa qenë pjesë e tyre nuk mund të kishte ecur kaq lart në politikë.
    “Ka qasje ai, me Beogradin dhe Athinën, nuk diskutohet ajo. Çdo antishqiptar kalon në fillim në Beograd dhe më pas në Athinë. Ata janë kundërshtarë shekullorë, dihet ajo punë. Ku pyesim ne për Greqinë, do marri Vorioepirin, janë budallëqe këto. Ne jemi nën patronazhin amerikan zotëri, kur të shkojë dhe Greqia në Amerikë atëherë po”, shpjegon avokati.
    Për situatën elektorale dhe zgjedhore, Ngjela thotë i bindur se PS, bazuar edhe te sondazhet që e nxjerrin 13 pikë para, do fitojë, pasi PD sa të ketë Berishën në krye dhe ‘non grata’, nuk vjen dot kurrë në pushtet.
    “Duhet ta nisësh se si dalin sondazhet. Ka diferencë të madhe. Sondazhet janë 12-13 pikë para. Janë shumë para PS, nuk mund të gënjej edhe pse nuk jam me PS. Kryetari i PD është non grata në SHBA, pse e diskutoni, fiton PS. Amerika ka marrë në dorë Shqipërinë zotëri, ka dhënë Kosovën si shtet SHBA-ja. Mos u merrni me një njeri që e ka shpallur non grata Amerika. Ai po dëmton edhe PD-në, nuk vjen në pushtet PD sa të jetë Berisha”, përsëriti ish-deputeti demokrat.
    Ngjela dha mendim edhe për aksionin e arrestimit të një personi në Lushnjë, që u denoncua se kishte ofruar 500 euro për votat e një familjeje, në favor të PD-së.
    “Të shohim se çfarë lloj arresti është. Po është profesional me ndjekje, atëherë themi se SPAK po ndjek shit-blerjen e votës. Por besoj se në fushatën që vjen SPAK do e marrë në dorë hetimin e plotë të fenomenit. Por nëse e ka kapur SPAK tani, do e shikojmë. Por SPAK e ka deklaruar se do merret me këtë, shumë mirë, sepse SPAK dihet se kush e drejton, e drejton politika amerikane”, theksoi ai.
    Në lidhje me situatën politike në Kosovë, Ngjela u shpreh se Albin Kurti nuk ka as mbështetjen e partive politike në Kosovë për të bërë qeverinë dhe as të faktorit të jashtëm. Ai shtoi se Kosova do shkonte përsëri në zgjedhje.
    “Nuk ka rëndësi se çfarë thotë djali i Trump, apo lidhja me pavarësinë e një shteti. Është e thjeshtë, Albin Kurti nuk i ka votat në Kosovë për qeverinë, partitë shqiptarë nuk ia japin votat, nuk bashkëpunojnë me Kurtin. Kaq e thjeshtë është kjo, e kotë të diskutojmë. Unë them se do shkojnë në zgjedhje të reja, por të shikojmë, se kemi edhe Vjosa Osmanin atje”, analizon avokati për ‘Studio Live’.