Tag: ngjela

  • Spartak Ngjela: SPAK drejt fitores historike, ja si me ndihmën e SHBA do të shkërmoqë elitën e korruptuar në…

    Spartak Ngjela: SPAK drejt fitores historike, ja si me ndihmën e SHBA do të shkërmoqë elitën e korruptuar në…

    Rigels Seliman
    Shqipëria po përjeton një moment historik, ku drejtësia ka nisur të godasë themelet e një korrupsioni të rrënjosur në pushtet për dekada. Përmes një reagimi në rrjetet sociale avokat i njohur, Spartak Ngjela shprehet i bindur se SPAK, me mbështetjen amerikane, do ta çlirojë vendin nga elita e kalbur që, sipas tij, sot gjen përkrahje edhe nga Beogradi dhe Moska. Në këtë betejë për pastrimin e shtetit, Ngjela sheh një vazhdimësi të luftës çlirimtare, ku sipas tij, këtë herë, kundër pushtimit të brendshëm.
    Dhe si gjithmonë në histori, thotë ai, pushtuesit e mundur përfundojnë qesharakë, ndërsa kombet e lira ecin përpara. “Historia  botërore nuk ka njohur më qesharak se sa një ish pushtues, që është mundur në luftën çlirimtare nga kombi që ka fituar pavarësinë e tij me këtë luftë. Një i tillë po spikat të jetë edhe Serbia në lidhje me krenarinë e Kosovës të çliruar prej pushtimit. Janë dy shtete shqiptare sot në Gadishullin Ilirik; Shqipëria dhe Kosova, por Shqipëria është ende e pushtuar nga korrupsioni i lartë qeverisës i saj.
    Por na duhet të theksojmë se në Shqipëri: I gjithë korrupsioni i lartë shtetëror është në një shqetësim patologjik. Emrat e këtyre individëve janë të gjithë të evidentuar në SPAK për korrupsion. Por duhet të shohim të ardhmen e afërt. Po ekspertiza amerikane është ende në drejtimin e SPAK – ut?. Po është ende në drejtimin profesional të SPAK – ut. Po korrupsioni i lartë që është nën akuzë, a e ka kërcënuar SPAK -un, te prokurorët dhe gjyqtarët e tij? Nuk kanë se ku t’i gjejnë fizikisht këta, por që po vijojnë të vinë rrotull tyre; kjo kuptohet.
    Na duhet ta theksojmë qartë për të gjithë shqiptarët: SPAK – u ka dalë në historinë tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga një korrupsioni dhe vjedhje e madhe e pasurisë kombëtare. Por, a do ta shpëtojë? Sipas mendimit tim: unë jam i sigurt që do ta shpëtojë, sepse në këtë çështje kaq madhore për Shqipërinë, deri tani ka drejtuar ekspertiza ndërkombëtare. Dhe duhet thënë se nuk është bëre pak. Janë disa ish kryeministra nën akuzë dhe një numër jo i vogël ish ministrash, kryetarë bashkish; dhe ish pushtetarë të lartë të administratës shtetërore. Por, a do ta çojë SPAK deri në fund këtë ndërmarrje historike për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga korrupsioni i lartë; i cili dihet se sot ka mbështetjen e Beogradit dhe të Moskës?
    Sigurisht që do ta çojë deri në fund, sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk i hyn dot asnjë gjemb në këmbë nga hordhitë sllave; të cilat tani; pas pavarësisë së Kosovës, janë në një gjendje të rëndë psikologjike.  Por kjo në histori u ka ndodhur të gjithë pushtuesve të mundur në luftërat çlirimtare të popujve të ndryshëm. Se ja: Kosova po ndriçon në zhvillim dhe është me mbrojtje të lartë ndërkombëtare, kurse ish pushtuesit e saj sllavë janë bërë qesharakë, sepse ditë për ditë ata po flasin marrëzira fëminore me teza pasiononte dhe pa fare lidhje logjike me historinë dhe kohet moderne ku po jetojmë”, shkruan Ngjela.
    Ngjela godet Sali Berishën: Grabitësi i madh i votave kërkon votë të lirë- komedi tragjike që po luhet para syve tanë
    Më tej avokat Ngjela në një status tjetër në rrjetet sociale ka shpërthyer në ironi të ashpër ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar si grabitësin më të madh të votave në historinë e Shqipërisë. Ai ironizon thirrjen e tij për ndihmë ndërkombëtare për votën e lirë, duke e quajtur një komedi tragjike politike që flet më shumë për hipokrizinë sesa për demokracinë. Për Ngjelën, kërkesa e Berishës është kulmi i absurdes: një autor i dhunës zgjedhore që kërkon të garantojë vetë votën e lirë. “Saliu… Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë në Shqipëri…. hahahahaha. Një komedi e bukur po shfaqet sot publikisht nga Sali Berisha për votën e lirë, kur dihet botërisht që ai e urren votën e lirë dhe mburret për këtë.
    Por kjo kuptohet se është një nxitje për një komedi të madhe kundër tij, në të gjithë Shqipërinë. Saliu po iu bën kërkesë ndërkombëtarëve për garantimin e votës së lirë në Shqipëri… Këtë po e dëgjojmë sot në lajme nga Saliu, i cili dhunoi brutalisht me dhunë shtetërore votimet e vitit 1996. Asgjë më shumë se një komedi. Vjedhësi i vjedhjes së votave në Shqipëri po kërkon ndihmë ndërkombëtare që Shqipëria të ketë votim të lirë, dhe që, mundësisht, këtë votim ta drejtojë ai. Hahahahaha.. Dhe ja çfarë po na thotë Saliu: Ligësia e ligësisë së ligësisë sime kundër votës së lirë, po ma dërmon kaq shumë ligësinë sa, me këtë ligësi, unë po kërkoj votën e lirë në Shqipëri”, shprehet Ngjela.
    Spartak Ngjela zbulon maskën e Berishës: Pasuria e fshehtë, gënjeshtrat e pafund dhe deliri i madhështisë në gjyq
    Ndërkohë në një status tjetër në rrjetet sociale, avokat Spartak Ngjela godet ashpër Sali Berishën, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi pasurinë marramendëse të familjes së tij dhe lidhjen e saj me korrupsionin. Ai ironizon tentativat e Berishës për të shmangur akuzat, duke e krahasuar me një të pandehur që nuk kupton as krimin që ka kryer. Sipas Ngjelës, Berisha po sillet si një diktator i rënë në delirin e madhështisë, ndërsa gjykata afrohet me prova të pakundërshtueshme. “Saliu vërtitet me gënjeshtra fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë  ekspertësh drejtojnë SPAK qeshin me të dhe thonë: Si e ka krijuar popullaritetin e vet politik në Shqipëri një individ që aktualisht duke dashur të shpëtojë nga akuza për korrupsion me nivelin e tij baritor po e provon dita ditës edhe më qartë përgjegjësinë e tij penale. Nuk di se çfarë të thotë për komisionerët  e tij që nuk kanë konstatuar asnjë abuzim me zgjedhjet e majit 2025. Nuk di se çfarë të thotë për paratë që i janë gjetur dhe ka familja e tij: miliona dollarë.
    Nuk di të shpjegojë faktin se si është pasuruar familja e tij. Saliu zmadhon gjithçka ose zvogëlon gjithçka; dhe ajo më qesharakja është argumentimi për çështjen Partizani, e cila kuptohet se po e fundos. Por hetim shkencor dhe me nivel ka një metodë që quhet progresive; sepse fakti nxjerr faktin në një hetim shkencor ku provat vijojnë me njëra-tjetrën. Dhe koha e pasurisë Berisha duket se është në gjykim; por çfarë kuptohet nga psikika e të pandehurve nën këtë çështje? Ata nuk kuptojnë sepse nuk e dinë dhe nuk mund ta kuptojnë dot se çfarë është prova në procesin penal dhe si garantohet juridikisht vërtetësia e saj në funksion të akuzës. Të gjitha këto Saliut dhe  atyre që janë  përfshirë në këtë akuzë; u duken gjëra abstrakte dhe kjo i gëzon sepse janë delirantë në ndërtim dhe thonë: përderisa mua më duket abstrakte kjo akuzë, ajo nuk ekziston.
    Dhe prandaj u duket se e kanë fituar çështjen; por sigurisht që neve gjithçka do të na i sqarojë ligjërisht me kuptueshmëri të saktë juridike provueshmëria juridike e kësaj çështjeje gjatë procesit gjyqësor; i cili ka filluar. Por kriminologët e mëdhenj na kanë thënë se i akuzuari që nuk e kupton dot akuzën që i është ngritur para një gjykate; edhe pse e di si drita e diellit që e ka kryer krimin; bie në delirin e madhështisë dhe nga deliri e kujton veten superior në mbrojtje, dhe nuk pyet as avokatin. Si rregull këta kanë qenë diktatorët e akuzuar para një gjykate, por edhe ish presidentët të cilët në mbrojtjen e tyre qesharake para gjykatës që po e  gjykon, mendojnë të bindur se e kanë mposhtur organin e akuzës; edhe pse në fakt kanë thënë si mbrojtje nonsense pa logjikë juridike”, nënvizon Ngjela.

  • Ngjela paralajmëron goditje të forta para shtatorit, si do të bien një nga një në burg emrat e mëdhenj të politikës…

    Ngjela paralajmëron goditje të forta para shtatorit, si do të bien një nga një në burg emrat e mëdhenj të politikës…

    Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka folur me tone të forta për zhvillimet më të fundit politike në vend, duke dhënë paralajmërime të qarta për një goditje të madhe që pritet të ndodhë përpara shtatorit. Në një intervistë për “Top Channel”, Ngjela theksoi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është shumë pranë dënimeve të mëdha që mund të tronditin elitën politike shqiptare.
    Ai nuk kurseu as Sali Berishën, për të cilin tha se “është në luftë për ekzistencë” dhe se rënia e tij do të hapë rrugën për një opozitë të re. Me një analizë të thellë të situatës aktuale dhe rolit të drejtësisë, Ngjela nënvizoi ndikimin amerikan në proceset penale, duke sugjeruar se drejtësia është vënë në lëvizje dhe nuk do të ndalet. Sipas tij, nuk është më çështje nëse, por kur do të ndodhin këto goditje politike. Ndërkohë avokat Ngjela flet edhe për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe rolin që kryeministri Edi Rama luan në këtë klimë politike të tensionuar.
    -Avokat Ngjela, si e keni parë ju procesin e rinumërimit tw votave që duket, dhe po të përdorim një shprehje, që “u mbars mali dhe nuk nxori asgjë” në fakt?
    Është gjithë psikika e Saliut, e cila është statike që kur ka filluar Sali Ziu, domethënë, që kështu themi ne andej nga: “S’ka vlerë.” A më kupton? Kur ka filluar me këtë filozofi e diskredituar. Çfarë do bëjë? Më thuaj. Asgjë. Tallen ata. S’ka asnjë vlerë. E para, një herë, është ‘non-grata’ në Amerikë. Po. E dyta, është në proces penal. Ka proces penal.
    -Po, po. Ne e dimë. E kemi diskutuar në datën 30 gjyqit…
    Po, u dënua. Ikën nga politika.” S’ka drejtë.
    -Do dënohet, thoni, me aq sa ju e njihni dosjen, edhe procesi nuk merr dot pafajësi. Pak.
    Deri tani SPAK s’ka dhënë asnjë pafajësi. Nuk fillon çështja SPAK që s’e fiton. Ju lutem, pse nuk fillon SPAK çështja që s’e fiton? Se do të japë drejtësi.
    -Po, kush e drejton SPAK-un?
    Ekspertiza amerikane. Nuk diskutohet. Ik shiko atje ekspertët. Po, ikën dhe u kthyen prapë.
    -Pra, është një ndëshkim, le të themi, që vjen dhe nga Amerika…
    Jo, ata kanë vajtur të mbrojnë drejtësinë atje. Jemi brenda drejtësisë. Nuk ka shkelje. Këtu e kam fjalën në këtë pikë.
    -Si e parashikoni ju fatin e Berishës dhe duke qenë se partia, fati i Partisë Demokratike është i lidhur me fatin e Berishës, si e parashikoni ju të ardhmen?
    Fati i asaj ose është mundësia e ekzistencës që nuk merr kurrë pushtetin e Partisë Demokratike është pse ka Saliun. Ëhë. Mori fund. Është e keqja e Partisë Demokratike ai në funksion të votave, flasim. Jo në funksion të fatit. Pra, në funksion të votave, me atë s’vjen dot kurrë në pushtet. ‘Non grata’ në Amerikë, nuk diskutohet. Tani vijmë dhe bisedojmë, vazhdojmë bisedën. Pra, pse nuk ikën? Në luftë për ekzistencë. Cila është lufta për ekzistencë? Ka gjyqin. Ëhë. Dhe mendon që t’i thotë gjykatës: ‘Jam i fortë.’ Kush e di se çfarë ka bërë “underground”, nuk e dimë,, por ai e mban atë postin e kryetarit të Partisë Demokratike për të thënë që “jam i fortë”. Mund të bëjë gjithçka, mund të ketë kërcënuar. Nuk e di, nuk e dimë se ai s’kërcënon vetë. Po, falangat e tij.
    -Në ç’mënyrë mund të kërcënojë? Jo vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në ç’formë?
    Po, i kanë bërë ata kërcënimet. Çfarë? Ata kanë vrarë, ata çfarë, si, zonjë? Politika, politika në acarime të tilla është e rrezikshme. Nuk them unë se kam fakte kundër tyre. Unë them se si ka vepruar politika në të gjithë Europën në gjendje të tillë. Pra, ai tani është, nuk është problemi se është në një gjendje normale mendore, Saliu, se është nën akuzë. Unë e di ç’do të thotë nën akuzë. Tani ka gjyqin, do ta marrë pafajësinë. Dhënë Zoti marrtë pafajësinë. Unë nuk e kam parë provat, nuk e di. Por në qoftë se ai dënohet, ikën nga politika, mori fund. Atëherë çfarë do ndodhi me PD-në? Në qoftë se ndodh kjo që të thashë unë, po doja, për tre vjet vjen në pushtet.
    -Mund të ndodhë kjo në qoftë se…?
    Me “if”, në qoftë se ndodh. Në qoftë se kjo ndodh dhe Saliu dënohet, për tre vjet PD-ja vjen në pushtet 100%.
    -Saliu s’e lë. Po, Saliu pse nuk e lë?
    Ka interes. Nuk diskutohet. Nuk mund të dalim kundër interesit të individit. Po, po. Ka interes të madh, jo vetëm a, jo vetëm ti, por dhe të familjes. Ka dhe familjen në rrezik, ju e dini, e ka në rrezik. Pra, është, është i goditur familjarisht dhe ai bën luftë për ekzistencën e familjes së tij.
    -Dhe ta marrim pak nga kampi tjetër. Sa i rrezikshëm është ky pushtet kaq i madh i kryeministrit Rama?
    Nuk ka pushtet kryeministri Rama. E ka PS-ja.
    -Po pra, sa e rrezikshme është kjo?
    Me kusht e rrezikshme është që nuk rrëzohet. Ka, nuk kanë, nuk kanë krijuar rrezikshmëri. A, unë jam kundërshtar i tyre, por rrezikshmëri ku e kanë? Ku? Çfarë? E pse do kenë rrezikshmëri kur ata kanë 2/3 në Parlament, për një votë bëjnë 2/3-at. Fuqi e madhe, zonjë. Saliu, dëgjoni, ju i rrëzojmë sot, i rrëzojmë ne, se kanë 2/3-at e Parlamentit. Po, po, lëre se gjëra të rralla në politikë këto. Marrësh dy të tretat e parlamentit, si bën gjithçka ai me ato dy të treta. Do ndërrojë Kushtetutën nesër. Po, ç’do ai? Bën. Ka pushtet absolut ligjor. Pushtet absolut ligjor, jo diktatorial. Dhe po të shikosh ato sondazhet është shumë mbrapa PD-ja.
    -Dhe duke u nisur nga dosjet e shumta që SPAK po heton dhe ne e kemi diskutuar rolin e SPAK, pritshmërinë që ka publiku tek Prokuroria e Posaçme, a mund të ndodhë që të rrëzohen dhe të largohen nga skena politike para shtatorit shumë eksponentë të rëndësishëm të politikës pikërisht për shkak të përfundimit të afateve të hetimit të disa dosjeve të rëndësishme?
    Nuk e di se kur mund të ndodhë. Po, ajo do ndodhë. Datë nuk mund të jap. Saliu ka këto ditë ka gjyqit. Po, do shikojmë vendimin e gjykatës. Është gjykata e shkallës së parë. Do shkojnë në gjykatën e shkallës së dytë. Shumë shpejt do dënohet dhe po dënohet, ikën nga politika. Kush, nuk e, cili e vuan më shumë nga të gjithë? Rama nuk fiton. Rama 100 vjet, jo një herë. Ëhë. Rrëzohet e djathta komplet, ai fiton se ka Saliun, nuk diskutohet atë. Qartë. Ata të gjithë e dinë atë. Saliun mbrojnë ata, nuk e mbrojnë në kuptimin politik po ëh që të mos bjerë. Edhe ata njerëzit vetë në PD. Pse me atë fiton gjithmonë Rama? Edi Rama nuk është një politikan që di të fitojë, zonjë, po ka përpara, vëlla, ka përballë një njeri që s’e do populli. Kundërshtarin e tij nuk e do populli. Ai thotë: “Mbajeni që të fitoj unë!” Mori fund. Çfarë është ndonjë politikë e hollë kjo? Këtë e bën çdo njeri i thjeshtë i popullit në Shqipëri.

  • Pazari i heshtur PS-PD, si Berisha e kontrollon partinë përmes frikës, klientelës dhe iluzionit të rinumërimit të…

    Pazari i heshtur PS-PD, si Berisha e kontrollon partinë përmes frikës, klientelës dhe iluzionit të rinumërimit të…

    Rigels Seliman
    Në skenën politike shqiptare duket se po zhvillohet një lojë e ndërlikuar dhe e errët, ku Sali Berisha dhe Edi Rama po bashkëpunojnë në mënyrë të heshtur për të mbajtur peng Partinë Demokratike dhe për të ruajtur pushtetin e tyre të pakufizuar. Kjo marrëveshje e pashpallur, që mbahet larg syve të qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm, ka kthyer opozitën në një strukturë të dobët, të ndarë dhe të mbërthyer në klientelizëm dhe frikë. Këtë skandal publik e ka denoncuara dje me forcë avokati i njohur Spartak Ngjela, i cili flet hapur për një “pazar të heshtur” mes PS dhe PD. Sipas Ngjelës, Sali Berisha e kontrollon Partinë Demokratike përmes frikës, klientelës dhe iluzionit të rinumërimit të votave, duke përdorur këtë praktikë si një mjet për të bllokuar procesin zgjedhor dhe për të shmangur dorëheqjen që statuti i partisë e kërkon pas humbjes në zgjedhje.
    “Berisha nuk respekton statutin e PD-së dhe ngul këmbë në akuza pa prova për manipulim, vetëm për të mbajtur pushtetin dhe për të penguar çdo përpjekje për ndryshim”, shkruan Ngjela. Ndërkohë sipas avokat Ngjelës, roli i Edi Ramës në këtë skemë është i qartë dhe i dëmshëm për demokracinë shqiptare. Rama përfiton plotësisht nga kjo situatë, sepse një opozitë e ndarë dhe e dobësuar i garanton atij fitoren e vazhdueshme në zgjedhje. “Me Berishën përballë, Partia Socialiste fiton zgjedhjet vazhdimisht”, thekson Ngjela, duke denoncuar bashkëpunimin e heshtur që po shkatërron opozitën. Ndërkaq avokat Ngjela përmend edhe faktin dramatik se udhëheqësit e Partisë Demokratike janë nënshtruar ndaj këtij presioni dhe nuk po bëjnë asgjë për të përballuar këtë situatë.
    “Krerët e PD-së janë të zbutur dhe nuk guxojnë të përballen me Berishën, duke lënë opozitën të mbërthehet në krizë dhe përçarje”, paralajmëron avokati. Në fund, Ngjela nxit për një ringritje të menjëhershme të PD-së, duke thirrur për një çlirim nga ky “pushtim dëmtues” që po e shkatërron opozitën dhe pengon zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Ai shpreh shqetësimin e tij se nëse kjo situatë vazhdon, vendi do të mbetet i burgosur nga pazare të errëta mes një opozite të dobësuar dhe një pushteti autoritar. Por kjo deklaratë e avokat Spartak Ngjelës, është një thirrje e fuqishme për ndryshim dhe për rikthimin e besimit te demokracia, duke ndaluar lojërat e pista që po e mbajnë peng Shqipërinë dhe shpresën e qytetarëve të saj.
    Ja reagimi i avokat Ngjelës
    Konkretisht avokati i njohur, Spartak Ngjela, komentoi ashpër situatën në Partinë Demokratike, duke e cilësuar krizën e rinumërimit të votave si një lojë të Sali Berishës për të bllokuar procesin dhe për të shmangur dorëheqjen nga drejtimi i PD. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, avokat Ngjela thekson se, sipas statutit të PD-së, kryetari që humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen, por Berisha refuzon ta bëjë këtë duke ngulur këmbë në akuza të pabaza për manipulim. Ky qëndrim, sipas tij, favorizon Edi Ramën, i cili përfiton nga përçarja e opozitës për të konsoliduar pushtetin e tij. Gjendja brenda PD-së është e tensionuar dhe krerët e partisë duken të nënshtruar ndaj këtij presioni, duke krijuar një pengesë serioze për ringritjen e forcës opozitare.
    Ngjela paralajmëron se kjo situatë duhet të marrë fund për të mundësuar një rikthim të fortë të PD-së në skenën politike. “Vijon “kriza” e procesit të votimit, maj 2025, në rinumërimin e votave. Rinumërimi i votave për zgjedhjet e majit 2025 është praktikë e Saliut, sepse ai mendon që, duke futur duart te numërimin e fletëve të votimit, mund të bllokojë rezultatin; ose, ose po kërkon të qetësojë veten me arsyen e manipulimit të zgjedhjeve nga Partia Socialiste, që ai të mos japë dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike. Por a do ta respektojë ndonjëherë Saliu statutin? Për ndërtimin e tij psikik që ai ka; nuk e bën dot, sepse statuti i Partisë Demokratike,  e ka normë taksative që, kryetari i cili humbet zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen si kryetar partie. Dhe Saliu që nuk e përfill këtë normë vijon me një fantazi fëminore dhe po flet për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare pa prova. Dhe gjatë rinumërimit dhe tani Saliu flet përditë duke sjellë shembuj abstrakt të një manipulimi zgjedhur fals dhe pa asnjë forcë provuese..
    E dini pse? Sepse Saliu nuk pranon të japë dorëheqjen. Po kush e ka në favor këtë sjellje qesharake të Saliut? Sigurisht që këtë e ka në favor brilant Edi Rama; sepse e di që me Saliun përballë, Partia Socialiste i fiton zgjedhjet vijimisht. Ja kjo është gjendja e Partisë Demokratike që po dallohet se krerët e saj janë të nënshtruar. Kurse Rama gëzon njëlloj si në dhjetë vite rresht, me absurdin e Saliut që nuk do të japë dorëheqjen, për të respektuar statutin e Partisë Demokratike.  Dhe koha kështu do të ecë; derisa Partia Demokratike të çlirohet nga një pushtim dëmprurës që po i vjen nga Sali Berisha”, shkroi dje avokat i njohur, Spartak Ngjela në rrjetin e tij social “Facebook”.
     

  • Ngjela: SPAK rrëzon mburojën politike të Berishës, nëse dënohet qoftë me 1 vit, Kushtetuta e përjashton nga politika…

    Ngjela: SPAK rrëzon mburojën politike të Berishës, nëse dënohet qoftë me 1 vit, Kushtetuta e përjashton nga politika…

    Elmas Bogdani
    Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar ndikimin që ka Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe procesi penal ndaj ish-kryeministrit në skenën politike shqiptare. Sipas Ngjelës, SPAK po rrëzon mburojën politike që deri më tani e ka mbajtur Berishën aktiv në politikë, ndërsa në rast dënimi, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon më atë të marrë pjesë në jetën politike. “Sali Berisha dëmton partinë. Dhe ai e shprehu: “Interesi im,” tha, “nuk është interesi i partisë.”! Ai e do partinë për interesin e tij, dhe interesi i tij në këto momente është i cënuar sepse ai është nën akuzë. Duhet ta marrim njeriun brenda psikikës normale të mbrojtjes. Jo pse e ke kundërshtar politik, nuk ka vlerë ajo. Pra, ai është në mbrojtje individuale, por a po e bën mirë mbrojtjen? Për mendimin tim nuk e ka mbrojtje të fortë se ç’duhet të bëjë. Çështja është që çfarë do të ndodhë me procesin penal të Saliut. Gjykata kur është? Dhe nga kjo varet. Është një proces që vijon. Atje është thembra e Akilit, te procesi. Se në qoftë se Saliu dënohet, nuk e lë Kushtetuta të merret me politikë. Pra, largohet nga politika. Del nga politika. Pra atje është epiqendra.
    Fakti që Berisha nuk ikën, atyre u kanë rënë 40% e përkrahjes. I keni parë sondazhet? Nëse ikën Berisha, nuk mund ta dimë ne se kush është lideri. Ai del papritur. Ai menjëherë merr pushtet. Kuptoni? Si shpjegohet që një njeri i panjohur, sa merr pushtet, bëhet i njohur dhe bëhet i fuqishëm? Pse? Kjo është historia e politikës në funksion të personalitetit dhe figurës së individit. Është version psikik. Nuk është aq e thjeshtë sa mendohet. Kalon në psikikën shoqërore. Pra, ne nuk e njohim fare, por partia është e madhe. Nuk po flitet se u krijua një parti e vogël. Nuk vlen. Politika është bipolare. Atëherë, ky është poli i dytë, por nuk ka kryetar. Kryetarin e ka të goditur se është “grata” në Amerikë dhe nuk është mirë me shëndet. Çfarë thonë këta? Nuk ka rëndësi fare. Por nuk ka mundësi drejtimi në perëndim, dhe ajo nuk vjen dot në pushtet. Pra, në qoftë se një partie të madhe i ke hequr të drejtën për të ardhur në pushtet si pasojë e gabimeve të veta, nuk ia ka njeri fajin. Po një parti e madhe që humbet kredon se mund të vijë në pushtet, nuk ka më personalitet në vendin e vet”, u shpreh Ngjela.
    Goditja
    Më tej Ngjela thekson rëndësinë dhe misionin e SPAK-ut, si institucion që nuk është krijuar apo paguar nga politikanët shqiptarë, por me ndihmën e ekspertëve dhe këshilltarëve të huaj, kryesisht amerikanë. Sipas tij Berisha është i ekspozuar plotësisht ndaj procesit penal dhe këtë herë nuk e shpëton dot as kryeministri Edi Rama. “Pse është krijuar SPAK? Ka atë frazën e vet, po të themelimit: “Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.” SPAK do të thotë “Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” në Shqipëri. Dhe nuk e kemi ndërtuar ne, dhe nuk e kemi paguar ne, dhe edhe këshilltarët dhe ekspertët janë të huaj, shumica amerikanë. Pra, dhe ne po presim që SPAK të shkatërrojë korrupsionin në Shqipëri dhe ta krijojë Shqipërinë një shtet normal, modern, pa korrupsion. Rama e mbajti Sali Berishën Po doli SPAK. SPAK-u, përballë SPAK-ut, Rama është i pafuqishëm. Berisha është në proces penal dhe është i akuzuar për korrupsion dhe ka gjyqin e tij, dhe kushtetuta thotë, një se ai dënohet, qoftë dhe një vit burg, nuk ka të drejtë të merret me politikë.
    Pse? Nuk e lejon Kushtetuta aktuale e Shqipërisë. Pikë! Ka marrë fund! Kjo është historia! Të tjerat janë kot. Pra, këtu pyetja bëhet: A do të dënohet apo do të marrë pafajësi? Nuk shoh që mund të marrë pafajësi se nuk ka mbrojtje. Unë jam profesionist. Nuk shoh. Ai nuk flet për çështjen penale që ka. Pra, për arsyen juridike të çështjes penale, për analizën e fakteve, për analizën e akuzës. Ai thotë: “Më ka futur Rama!” Mori fund! Nuk ka vlerë mbrojtja! Atëherë, pse thotë: “Më ka futur Rama?” Është kështu, është ashtu dhe s’merret me çështjen. Domethënë që nuk e mbron dot. Është kapur në flagrancë”, tha Ngjela ndër të tjera.

  • Nesër nis rinumërimi i votave, Ngjela: Berisha po kërkon kohë për të ndërtuar gënjeshtrën e radhës

    Nesër nis rinumërimi i votave, Ngjela: Berisha po kërkon kohë për të ndërtuar gënjeshtrën e radhës

    Ditën e nesërme pritet të nisë zyrtarisht procesi i rinumërimit të votave, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Fahrie Hoti”. Gjatë këtij procesi do të rinumërohen afërsisht 43% e votave të datës 11 maj, ku në total do të hapen 2323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kuti votimi nga jashtë vendit.
    Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela, i cili në një intervistë televizive tha se ky rinumërim po bëhet vetëm për t’i dhënë kohë Sali Berishës që të ndërtojë “gënjeshtrën e radhës”.
    Ngjela u shpreh se Partia Demokratike nuk erdhi në pushtet për shkak të opinionit negativ që ekziston ndaj Berishës dhe shtoi se edhe nëse rezultati i rinumërimit mbetet i njëjtë, Berisha do të gjejë një tjetër justifikim.
    “Dominanca S, dominanca Sali. Ai e ka bërë gjithmonë. Pse? Nuk pranon humbjen. Edhe gjithë këtë tani, gjithë këtë kohë aksion juridik hetuesie, që kontrollon rezultatin me të cilin do të provojë vjedhjen e votave, ai fiton kohë të marrë forca të tjera, që partia mos t’i kërkojë dorëheqjen. E ka në statut që kur partia humbet, kryetari i saj duhet të japë dorëheqjen. Ky thotë më vodhën. Prandaj thotë më vodhën, që mos të zbatojë statutin. Po ku pyet statuti që më vodhën apo s’më vodhën. Ai është në pushtet. Kush është logjika juridike? Nuk të heq njeri të drejtën që t’i thuash më vodhën, por bëj padi gjyqësore. Jep dorëheqjen si kryetar i PD-së dhe fillo procesin gjyqësor, që të bindësh njerëzit. Se numërimi i zgjedhjeve pas kësaj padie është publik. E sheh gjithë Shqipëria. Nuk e bën dot. Në rast se del i njëjti rezultat, Saliu do të gjejë një gënjeshtër tjetër. Do të kishte ardhur në pushtet PD nëse nuk do të ishte opinioni negativ.” – u shpreh Ngjela.

  • Spartak Ngjela: Kush prek Kosovën, nis lufta botërore! 

    Spartak Ngjela: Kush prek Kosovën, nis lufta botërore! 

    NATO ka bërë thirrje vendeve të Europës dhe Ballkanit të investojnë në mbrojtjen ajrore për shkak se rrezikohet që Rusia të ndërmarrë sulme nga ajri. Për këtë ka folur dhe avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Report TV, ka komentuar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë të mbrojtura nga NATO dhe SHBA.
    Ai ka theksuar se çdo sulm ndaj këtyre vendeve do të konsiderohej si një akt i mundshëm i një lufte botërore, duke e bërë të pamundur një përfshirje të tillë.
    Gazetari: NATO ka bërë thirrje për të investuar në mbrojtje, veçanërisht për t’u mbrojtur ajri nga sulmet ruse, avokat, çfarë do të thotë kjo sipas jush?
    Ngjela: Kosova duhet të jetë pak më e kujdesshme, por ne jemi në NATO, kush na prek ne? Po dhe Kosova ka trupa amerikane brenda. Do të thotë që kush prek Shqipërinë dhe Kosovën është luftë botërore. Ne nuk mund të diskutojmë për një luftë botërore bashkë, unë them që nuk ka mundësi të ketë një luftë botërore dhe Shqipëria është në NATO. Nuk diskutohet më fati i Shqipërisë në raportet ndërkombëtare se është vend i NATO-s. Kosova s’ka nevojë të ketë kujdes, se e ka kujdesin në natyrën e saj, sepse ka Serbinë si kundërshtare, po ka mbrojtje amerikane.
    Nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela ka komentuar dhe kërkesën e dy anëtarëve të PD-së në KAS për rinumërimin e Tiranës. Ngjela tha se ky veprim nuk do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, pasi humbja e PD-së është e thellë dhe nuk ka prova për manipulim. Ai ka shtuar se ky veprim mund të ketë si pasojë rrëzimin e Sali Berishës, pasi ai ka deklaruar se është i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive.
    Ngjela: Nuk ndikon në rezultat, se rezultati është i thellë dhe nuk kemi prova për manipulim. Po çfarë do sjellë? Do rrëzojë Saliun. I ka thënë popullit që jam i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive. Jam dakord deri këtu. Këta po ja hapin kutitë, po e fusin në kurth dhe po i thonë: ja kush je. Çfarë do bëjë, do japë dorëheqjen apo do dalë një gënjeshtar, një ordiner rrugësh? Arsyeja kryesore politike përse nuk kërkoi hapjen e kutive është se do dilte kjo, se ishte i sigurt për rezultatin. Ai, pasi u hapën, u bë si i tërbuar – ka impakt të rëndë psikologjik. Pyetja është: ça do bëjë PD? A do ta mbajë? Le ta mbajë kurrë nuk fitojnë me të.

  • “Po e fusin në kurth”, Ngjela: S’ka luftë për Shqipërinë, as fitore për PD-në, Berisha do përballet me të vërtetën

    “Po e fusin në kurth”, Ngjela: S’ka luftë për Shqipërinë, as fitore për PD-në, Berisha do përballet me të vërtetën

    NATO ka bërë thirrje vendeve të Europës dhe Ballkanit të investojnë në mbrojtjen ajrore për shkak se rrezikohet që Rusia të ndërmarrë sulme nga ajri. Për këtë ka folur dhe avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë të mbrojtura nga NATO dhe SHBA. Ai ka theksuar se çdo sulm ndaj këtyre vendeve do të konsiderohej si një akt i mundshëm i një lufte botërore, duke e bërë të pamundur një përfshirje të tillë.

    Gazetari: NATO ka bërë thirrje për të investuar në mbrojtje, veçanërisht për t’u mbrojtur ajri nga sulmet ruse, avokat, çfarë do të thotë kjo sipas jush?
    Ngjela: Kosova duhet të jetë pak më e kujdesshme, por ne jemi në NATO, kush na prek ne? Po dhe Kosova ka trupa amerikane brenda. Do të thotë që kush prek Shqipërinë dhe Kosovën është luftë botërore. Ne nuk mund të diskutojmë për një luftë botërore bashkë, unë them që nuk ka mundësi të ketë një luftë botërore dhe Shqipëria është në NATO. Nuk diskutohet më fati i Shqipërisë në raportet ndërkombëtare se është vend i NATO-s. Kosova s’ka nevojë të ketë kujdes, se e ka kujdesin në natyrën e saj, sepse ka Serbinë si kundërshtare, po ka mbrojtje amerikane.
    Nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela ka komentuar dhe kërkesën e dy anëtarëve të PD-së në KAS për rinumërimin e Tiranës. Ngjela tha se ky veprim nuk do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, pasi humbja e PD-së është e thellë dhe nuk ka prova për manipulim. Ai ka shtuar se ky veprim mund të ketë si pasojë rrëzimin e Sali Berishës, pasi ai ka deklaruar se është i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive.

    Ngjela: Nuk ndikon në rezultat, se rezultati është i thellë dhe nuk kemi prova për manipulim. Po çfarë do sjellë? Do rrëzojë Saliun. I ka thënë popullit që jam i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive. Jam dakord deri këtu. Këta po ja hapin kutitë, po e fusin në kurth dhe po i thonë: ja kush je. Çfarë do bëjë, do japë dorëheqjen apo do dalë një gënjeshtar, një ordiner rrugësh? Arsyeja kryesore politike përse nuk kërkoi hapjen e kutive është se do dilte kjo, se ishte i sigurt për rezultatin. Ai, pasi u hapën, u bë si i tërbuar – ka impakt të rëndë psikologjik. Pyetja është: ça do bëjë PD? A do ta mbajë? Le ta mbajë kurrë nuk fitojnë me të.
     
     

  • Spartak Ngjela zbulon si SPAK po rrëzon mbrojtjen e hekurt të Berishës dhe Metës dhe po shkatërron kastën e krimit …

    Spartak Ngjela zbulon si SPAK po rrëzon mbrojtjen e hekurt të Berishës dhe Metës dhe po shkatërron kastën e krimit …

    Avokati dhe analisti, Spartak Ngjela ka deklaruar se drejtësia e re përmes Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është duke çmontuar kastën e korrupsionit të lartë shtetëror që sundon Shqipërinë prej vitit 1992, duke i hapur rrugën dënimeve dhe konfiskimeve masive të pasurive të vjedhura. Sipas Ngjelës, goditja ka nisur nga krerët më të lartë të politikës shqiptare dhe do të zbresë drejt gjithë zinxhirit të bashkëpunëtorëve të tyre në pushtet. “Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri është i destinuar të shkojë në burgim dhe në konfiskim të pasurisë së vjedhur.
    Nuk kanë shpëtim; se të korruptuarit janë të kapur nga SPAK,” deklaron Ngjela. Sipas tij, dy figurat më të rëndësishme që janë tashmë të akuzuar penalisht janë: “Sali Berisha, ish-president i Shqipërisë” “Ilir Meta, ish-president i Shqipërisë. Mbas tyre ecën i gjithë vargani i gjatë i emrave të njohur si ministra, si kryetarë bashkish; dhe si drejtorë të rëndësishëm në administratën e lartë shtetërore në Shqipëri. Prisni dhe shikoni çlirimin e Shqipërisë, të pushtuar nga të korruptuarit e lartë, që nga viti 1992”, shprehet Ngjela në analizën e tij të parë.
    Situata brenda PD
    Ai ka komentuar gjithashtu edhe situatën politike brenda Partisë Demokratike, duke ironizuar qëndrimin e Sali Berishës pas humbjes në zgjedhjet e 21 majit 2025. “Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse ai ka humbur zgjedhjet,” shprehet Ngjela. “Sot të gjitha partitë evropiane të spektrit të tij politik pranuan zgjedhjet e 21 majit 2025 në Shqipëri.
    Ata indirekt i thanë Saliut se ai duhet të japë dorëheqjen. Kurse Saliu me një logjikë fëminore sokëllin gjatë gjithë ditës se ai i ka fituar zgjedhjet (!).” Ngjela thekson se Berisha nuk ka asnjë provë elektorale për pretendimet e tij dhe i cilëson deklaratat e tij si “kotësi”. “Asgjë.
    Kotësia e ka pushtuar Saliun në çdo dalje televizive,” thotë ai, ndërsa shton: “Atij i duket se po gënjen Partinë Demokratike, duke iu bërë edhe kërcënime të brendshme indirekte të gjithë konkurrentëve të tij për postin e kryetarit.” Ai ngre edhe një pyetje retorike për strukturat e PD-së: “Po Partia Demokratike, a do ta mbledhë kongresin e saj për të analizuar humbjen në zgjedhjet e majit 2025? Të shohim!”, thotë ai.
    Votat
    Ngjela trajton edhe çështjen e rinumërimit të votave, duke akuzuar Berishën se refuzon hapjen e kutive nga frika se kështu bie përfundimisht teza e tij për manipulim. “Berisha e ka kuptuar që ai është i futur në procesin e shqetësimit të tij për humbjen, dhe nuk po e pranon rinumërimin e votave. Por, me këtë truk, Berisha pranon indirekt humbjen e tij në zgjedhjet e majit të këtij viti, sepse çdo manipulim i votimit rezulton i kryer në kutinë ku janë hedhur fletët e votimit.” Ngjela thekson se Berisha është përballë dy rrugëve: ose të hapë kutitë, ose të japë dorëheqjen. “Pse nuk pranon Saliu?
    Sepse, me hapjen e kutive, Saliut i bie mbrojtja absurde se zgjedhjet e majit ishin një farsë manipulimi; dhe ai në këtë rast është i detyruar: ose të hapë kutitë e votimit, ose të japë dorëheqjen.” “Por, a e jep dorëheqjen Berisha? Kjo është një pyetje që në karakterin e vet logjik i drejtohet një qytetari dhe jo një provinciali fshataresk… Sepse provinciali nuk e pranon kurrë humbjen e tij, se ai qëndron te gënjeshtra që Saliu është fituesi i zgjedhjeve të majit.” “Por, fakti që Saliu nuk pranon rinumërimin e votave; kuptohet se ai indirekt pranon humbjen.
    Atëherë? Saliu ose duhet të hapë kutitë e votimit sipas ligjit; ose duhet të japë dorëheqjen.” Ngjela paralajmëron fundin politik të Berishës nëse gjykatat ndërhyjnë: “Po sikur kundërshtarët e Saliut në Partinë Demokratike të kërkojnë para një gjykate hapjen e kutive dhe gjykata të vendosë rinumërimin e fletëve të votimit? Atëherë Saliu është përfundimisht i rrëzuar. Prisni dhe shikoni…”, thotë ai.

  • Ngjela: Rama fiton sa herë të dojë me Berishën në PD

    Ngjela: Rama fiton sa herë të dojë me Berishën në PD

    Avokati Spartak Ngjela, thotë se prania e Sali Berishës në krye të PD edhe pas humbjes në zgjedhje, është në favor kryeministrit Edi Rama. Me tej Ngjela theksoi se Berisha synon që të marr pushtetin, por kjo nuk mund të ndodh sa kohë PD drejtohet nga ai.
    ”Sali Berisha nëse rri si kryetar i PD kjo është në favor të Ramës. Rama e mbron, sepse me atë ai fiton gjithë jetën dhe kryeministri Rama tani e ka shqetësimin se ai mund të dënohet, sepse është në akuzë penale.

    Nëse nga SPAK dënohet ai ikën nga politika sepse nuk e lejon kushtetuta. Rama do Saliun në PD sepse me atë fiton gjithë jetën- tha në ”Report TV”.