Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në një studio televizive, ku komentoi zhvillimin më të rëndësishëm politik të ditës së sotme, propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.
Ngjela tha se shkarkimi i Veliajt, i zgjedhur nga populli, në një kohë kur nuk asnjë dënim të formës së prerë të caktuar ndaj tij nga gjykata, vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi të marrë sot nga Këshilli Bashkiak.
“Diskutimi është: kanë të drejtë këta të shkarkojnë kryetarin e zgjedhur nga populli? Po kryetari, nëse ata marrin një vendim politik, ka të drejtë ta hedhë në Gjykatë. Unë nuk e di si do veprojë. Unë po flas në koncept juridik. Ku ka qenë kapërcimi i PS këtu? Nuk ka pritur që vendimi i dënimit të marrë formë të prerë. Po sikur të marrë pafajësi për gjykim, çfarë ndodh? Kush do hyjë në burg? E kuptoni se si ngërthehen kot çështjet juridike”,– tha Ngjela.
Më tej, avokati u shpreh i bindur se nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe kryetari pasardhës i Bashkisë Tiranë do të jetë nga radhët e Partisë Socialiste.
“Nuk rrëzohen. Kush del t’i rrëzojë ju lutem? Ku e kanë fuqinë? Kryetari i partisë tjetër është non grata në Amerikë, mbaron biseda. Nuk kanë dhe vota, i kanë humbur thellë. Po kjo goditja që i bënë Velisë e ka dëmtuar Partinë Socialiste? Nuk besoj se e kanë dëmtuar”,- tha Ngjela.
Tag: ngjela
-

“Kush do hyjë në burg?”/ Vendimi për Veliajn, shpërthen Ngjela: Kryetari i partisë tjetër është non grata, mbaroi
-

Spartak Ngjela tregon si SPAK do të thyejë pazarin Rama-Berisha që mbajnë njëri-tjetrin në pushtet, ja çfarë do të…
Rigels Seliman
Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka hedhur një “bombë politike” që po trondit skenën publike shqiptare. Sipas tij, kreu i PD, Sali Berisha është tashmë i rrethuar nga drejtësia dhe dënimi për korrupsion duket i pashmangshëm. Burgosja e kreut të Partisë Demokratike, sipas Ngjelës, nuk është thjesht një çështje individuale, por preludi i një epoke të re për politikën shqiptare. Për herë të parë pas tri dekadash, tranzicioni i pafund duket se po shkon drejt fundit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, avokat Ngjela thekson se pa Berishën në arenë, kryeministri Edi Rama humbet rivalin e përjetshëm dhe përballja politike merr një dimension krejt tjetër. Madje Ngjela paralajmëron se kjo lëkundje do ta çojë kryeministrin drejt rrëzimit, duke hapur rrugën për rotacionin e pushtetit.
Ai thekson se zgjedhjet e reja do të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e dënimit të Berishës, duke hapur shteg për një lidership të ri në opozitë. Shqipëria, sipas tij, po hyn në një moment historik ku shoqëria ka mundësinë të çlirohet nga dy figurat që kanë dominuar politikën për dekada. Po ashtu, avokat Ngjela nuk lë vend për dyshime, pasi pas hekurave për Berishën, lëkundja e Ramës është vetëm çështje kohe. Ndër të tjera në horizont, ai sheh një përmbysje të madhe politike, më të fortën që vendi ka përjetuar në 30 vitet e fundit. “Kur shoqëria në një demokraci hyn në monotoninë e një individi që vijon të jetë kryeministër sepse shoqëria është e shqetësuar me liderin e opozitës për ato që ai ka bërë kur ka qenë në pushtet, kjo shoqëri ose ky shtet nuk mund të ketë vlerë për zhvillim. Gjithçka ka ngrirë në zërin e një kryeministri që flet tre herë në ditë pa thënë asnjë mendim; por ama njerëzit e durojnë sepse ai që e konkurron në partinë rivale; është një individ që shoqëria dhe intelektualët progresive e dinë që ai është një person që urren shoqërinë e tij.
Në këtë situatë jemi ne sot në Shqipëri: Edi Rama si kryeministër; që përballë ka si kundërshtar rival të partisë Demokratike Sali Berishën, i cili urren shoqërinë e tij por drejton edhe një parti lidershipi i së cilës është nën interesin e korrupsionit që ka kryer kur ka qenë në pushtet. Por Saliu është nën akuzë penale; dhe shenjat janë se ai do të dënohet për korrupsion. Atëhere? Asgjë; politika e re do të nisë bashkë me burgimin e Saliut. Po si do vijoj kjo politikë e re? Do të nisë me zgjedhjet e reja; pasi Partia Demokratike të ketë zgjedhur kryetarin e ri. Po kur mund të ndodhë kjo? Kjo pritet të ndodhë sapo që dënimi i Berishës nga SPAK të marrë formën e prerë dhe të hyjë në fuqi. Po Rama pse do të lëkundet deri në rrëzimin e tij nga kjo gjendje e re politike? Sepse nuk do të ketë më Saliun përballë… dhe, me kryetarin e ri; Partia Demokratike vjen në pushtet për katër muaj”, shkruan ai.
Ngjela: Pushteti në Shqipëri bie vetëm me skemën amerikane – a është Rama i radhës?
Ndërkohë në një reagim tjetër në rrjetet sociale, avokat Spartak Ngjela ka ngritur alarmin për fatin e pushtetit në Shqipëri, duke kujtuar se si Ramiz Alia dhe Sali Berisha u rrëzuan me të njëjtën metodë – ndërhyrjen amerikane. Sipas tij, sot i vetmi mbrojtës i Edi Ramës është Parisi, por mbetet e paqartë nëse Uashingtoni po përgatit një skenar të ngjashëm edhe për të. Shenjat, thotë Ngjela, tregojnë se diçka po pritet të ndodhë, duke lënë në pasiguri të plotë kryeministrin. “Çështja e pushtet politik në Shqipëri dhe rrëzimi i tij ka hyrë në një metodë që në Shqipëri është përdorur në dy raste. Sepse me të njëjtën metodë ia morën pushtetin edhe Ramizit në fillim, por edhe Saliut më pas. Po kush ua mori pushtetin këtyre? Të dyve, politika amerikane ua ka marrë pushtetin; dhe me të njëjtën metodë. Po Edi Ramës?
Ky ka mbrojtje nga Parisi. Por duhet të shohim – a do ketë edhe për të një skemë nga Uashingtoni për ta rrëzuar?! Por, a po pritet kjo që të ndodhë? Shenjat janë që po pritet të ndodhë. Por Rama nuk ka konkurrent; se Sali Berisha dihet që nuk është konkurrent kundër tij. Po, kjo është vërtetë, se Berisha është non-grata në Amerikë. Por, si do të mund të rrëzohej Edi Rama? Kjo nuk dihet ende, por… Koha në Shqipëri është bërë shumë enigmatike për pushtetarët e lartë. Dhe? Ja, kjo është enigma që ka frikë sot edhe Edi Rama. Atëherë duhet të presim. Po sigurisht: duhet me prit dhe për ca pak kohë… Ok. Po presim…”, nënvizoi avokat i njohur, Spartak Ngjela. -

Spartak Ngjela “shkund” politikën shqiptare: Serbët me rrënjë të thella spiunazhi në Tiranë, CIA dhe FBI prezente për..
Rigels Seliman
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka hedhur një tjetër “shok” mbi politikën shqiptare, duke denoncuar rrënjët e thella të spiunazhit serb në Tiranë dhe duke zbuluar rolin vendimtar të SHBA-ve për orientimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Sipas tij, Serbia ka shekuj që rekruton e blen krerët shqiptarë, por tashmë kjo lojë është bërë e pamundur për shkak të pranisë së CIA-s, FBI-së dhe strukturave të tjera amerikane. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, avokat Ngjela thekson se shqiptarët sot kanë tre shtete të tyre – Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Çamëria pritet të ndjekë të njëjtin rrugëtim historik. Ai akuzon Edi Ramën për inaktivitet dhe mungesë vizioni në raport me politikën amerikane, duke paralajmëruar se koha do ta detyrojë të “ndreqet”. Në anën tjetër, ai Partinë Demokratike e quan qendrën e antishqiptarisë, me një lider si Sali Berisha që prej 30 vitesh luan kundër interesit kombëtar. Sipas Ngjelës, politika shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë është në një etapë të re, por lidershipet janë ende të çoroditura nga frika e së resë.
Përfundimisht, ai është i bindur se rruga e vetme e zhvillimit është BE-ja, e cila po avancon më shumë falë dorës amerikane sesa veprimeve të qeverisë Rama. “Serbia ka shekuj që rekruton ose blen krerët e Shqipërisë. Por tani nuk e ka më të lehtë; sepse në Shqipëri janë prezente edhe CIA edhe FBI, por edhe segmente të tjera të politikës sekrete amerikane. Nuk kanë çfarë’ të na bëjnë më: as Beogradi; as Athina; as Parisi, dhe askush tjetër. Por koha u ka sjellë shqiptarëve tre shtete shqiptare: Shqipëria; Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Po Çamëria? Edhe ajo në atë rrugë është; por socialistët duhet të mendojnë mirë për kryetarin e partisë dhe kryeministrin e tyre; sepse deri tani; në funksion të politikës amerikane; kryeministri Rama është inaktiv. Por koha sigurisht që do ta “ndreqë” edhe atë. Po Partia Demokratike?
Ajo është krejt jashtë shqiptarisë, sepse dihet tanimë që kryetari i saj Berisha ka 30 vite që po luan kundër shqiptarisë; por lodhet kot, sepse kuptohet që po ka vite që po punon në vakum. Por koha kërkon sot aktivitet ndërkombëtar intensiv të qeverisë Rama. A e di Rama këtë fakt? E di, por ende nuk po luan nga vendi, edhe pse nuk po sjell më pengesa. Politika shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë ka hyrë në një etapë të re; por lidershipet e të dy vendeve janë ende në çoroditjen e tyre: kjo sepse Shqipërinë dhe Kosovën më shumë i tremb politika e re që duhet të ndjekin, sesa i lejon që të jenë në veprim me një ratio të vërtetë të aktualitetit arbëror të të dy shteteve shqiptare – Shqipëri dhe Kosovë.
Por cila është kjo ratio e vërtetë? Arsyeja e vërtetë e zhvillimit të Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Dhe kjo mirë po ecën; por këtë ecje më shumë po e ndihmon politika amerikane, sesa politika e Edi Ramës. Gjithsesi duhet pranuar se antishqiptaria tani e ka qendrën në kryesinë e Partisë Demokratike. Por kjo çështje e ecjes së Partisë Demokratike në këtë rrugë varet nga pyetja: si do të përfundojë procesi penal me akuzë për korrupsion që SPAK po zhvillon kundër Sali Berishës”, shkruan avokat Ngjela.
Të paguarit nga Beogradi dhe Athina pëllasin kot
Ndërkohë në një reagim të dytë në rrjetet sociale, avokat Spartak Ngjela ka lëshuar një deklaratë të ashpër ndaj atyre që, sipas tij, paguhen nga Beogradi dhe Athina për të sulmuar Shqipërinë dhe shqiptarinë. Ai thekson se këta zëra nuk janë shqiptarë të vërtetë, por ose serbë që flasin shqip, ose mercenarë të paguar nga antishqiptarët e rajonit. Sipas Ngjelës, gjithë propaganda kundër Shqipërisë është e kotë, pasi vendi tashmë po ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një sukses i pritur prej qindra vitesh. Ai paralajmëron se Shqipëria do të bëhet një superfuqi në Ballkan, jo vetëm politikisht e ekonomikisht, por edhe ushtarakisht. Në këtë vizion, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete shqiptare thekson ai, që po ecin në të njëjtin drejtim, ndërsa Çamëria shihet si destinacioni i ardhshëm i bashkimit kombëtar.
Ngjela përmbyll se aleanca strategjike midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është garancia që antishqiptarët “të pëllasin kot”. “Të paguarit nga Beogradi dhe Athina pëllasin kot. Dëgjoj gjatë ditës të flitet kundër Shqipërisë dhe vetë shqiptarisë. Nuk kuptohet se çfarë janë këta: shqiptarë apo serbë?! Shqiptarët sot kanë dy shtete; dhe njerëz që nuk kanë shkruar dot asnjë artikull, shajnë Shqipërinë. Nuk besoj se janë shqiptarë: këta ose janë serbë që flasin shqip; ose janë të paguar nga Beogradi ose Athina. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë. Le t’i bien këmbës! Shqipëria po i hap sot rrjedhshëm artikujt për hyrjen si anëtare e Bashkimit Evropian. Do t’ia marrin të keqen Shqipërisë dhe shqiptarëve. Asgjë nuk na bëjnë dot. Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është sukses që shqiptarët e kanë pritur prej qindra vitesh. Dhe ky po vjen. Po këta që pëllasin kundër Shqipërisë; çfarë janë? Asgjë. Ex nihilo nihil – kanë thënë latinët e mëdhenj, që do te thotë: nga hiçi vjen asgjëja.
E pra; Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz që sigurisht se, ose nuk janë shqiptarë; ose janë të paguar nga antishqiptaria që na rrethon në Gadishullin Ilirik. Shqipëria shpejt do të jetë një superfuqi në Ballkan: edhe ushtarakisht, edhe ekonomikisht. Keni për ta parë. Janë dy shtete shqiptare sot në Gadishullin Ilirik. Prisni; dhe u thoni antishqiptarëve se ka akoma. Është Çamëria dhe Maqedonia e Veriut që priten të bashkohen me Shqipërinë dhe Kosovën. Prisni, shikoni dhe mendoheni thellë aleancën e ngushtë midis Shqipërisë; Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet Ngjela. -

Zgjedhjet e parakohshme në 6 bashkitë, Ngjela zbulon fituesit e mundshëm
“Berisha nuk vjen në pushtet me protesta”
Duke folur për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashkitë e vendit, avokati Spartak Ngjela tha se PD nuk merr dot asnjë bashki.
Ngjela komentoi edhe protestat që janë paralajmëruar nga Berisha.
“Nuk merr dot asgjë, sondazhet i ka të ulëta. Tiranën nuk e merr dot PD. Politika është bipolare partitë e tjera janë jashtë rregullit të demokracisë perëndimore. Është dy partiake demokracia. Dy parti janë në të gjithë botën, dy janë edhe këtu”, tha ai.
Një koment e pati edhe për protestat që janë paralajmëruar nga Berisha.
“Nuk vjen pushteti me protesta, por vjen me vota. Kjo është demokracia. Çfarë do bëjë me protesta ai, do bëjë revolucion. Zgjedhjet fitohen me vota dhe jo me protesta. Një vend i NATO-s nuk mund të bëjë një revolucion. Le të bëjë protesta, do flasë atje dhe do iki sërish, është diçka normale për një demokraci”, tha ai. -

SPAK do të shkaktojë “tërmet”, Spartak Ngjela nxjerr detajet e forta, ja si pushtetarët e korruptuar që financohen…
Rigels Seliman
Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të tronditë politikën shqiptare me dosje të forta ndaj pushtetarëve të korruptuar. Paralajmërimin e ka bërë avokati i njohur, Spartak Ngjela përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa shpreh bindjen se klasa e vjetër politike ka shkatërruar vendin që nga vitet ’90, duke shërbyer interesat e Beogradit. Sipas tij, mijëra fabrika e uzina u shkatërruan me financime nga jashtë, ndërsa pasuritë publike u kthyen në burim korrupsioni.
Ngjela tha se sot, shumë prej atyre politikanëve po tentojnë të blejnë prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut me paratë e vjedhura. Por, sipas tij, drejtësia është e vendosur të çojë deri në fund këtë betejë historike. Ai shtoi se SPAK gëzon mbështetje të fortë ndërkombëtare, përfshirë këshilltarë amerikanë që ndjekin nga afër procesin. Ngjela ironizoi përpjekjet e të korruptuarve që shfaqen në media duke sulmuar SPAK-un, ndërkohë që paratë ua marrin sekserët e tyre. Avokati theksoi se Shqipëria është në prag të një ndryshimi të madh historik. Lufta kundër korrupsionit, sipas tij, do të sjellë ngritjen e moralit shoqëror dhe standarde evropiane për qytetarët. “Eliminimi i tyre do të hapë epokën e re të Shqipërisë”, përfundoi Ngjela.
Reagimi i plotë i avokat Spartak Ngjelës
“Shqipëria po përmirësohet; por ajo ende në lëngim është. Shqipërinë e shkatërruan banditët e Beogradit me politikanët që drejtuan Shqipërinë në vitet 90. Këta banditë të pështirë i shkatërruan Shqipërisë 500 uzina dhe fabrika me paratë e Beogradit. Por akoma dhe sot këta po dalin si hajdutë; pikërisht këta që janë të korruptuarit e Serbisë, po na bëjnë një moral prej hajduti dhe vrasësi bashkë, në të gjitha televizionet e Shqipërisë. Po nuk kanë se ku të shkojmë, sepse tani shumica e të korruptuarve të lartë jane të akuzuar për korrupsion në SPAK. Dhe procesi do të vijojë derisa të jenë shfarosur në Shqipëri këta banditë që donin të shfarosnin Shqipërinë. Por Shqipërisë i morën të keqen. Dhe tani vijnë vërdallë.
Por SPAK do ta çojë luftën kundër tyre deri në fund – dhe kjo është e sigurt. Prandaj të korruptuarit e blerë nga Beogradi, Moska dhe Athina për të shkatërruar Shqipërinë, tani nuk kanë më asnjë shpresë, se janë të mundur nga drejtësia SPAK, që është ngritur kundër tyre. Por ditë për ditë të korruptuarit e lartë po bëhen qesharakë; dhe më të degraduarit janë ata që dalin nëpër televizione dhe me paratë e korrupsionit paguajnë të shiturit që flasin kundër SPAK – ut. Dhe për SPAK-un këta po na thonë qe e drejton Rama; kurse ekspertët dhe këshilltarët amerikanë që janë të angazhuar në SPAK, qeshin me mendjengushtësinë e liderëve të inkriminuar të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
Dhe këta të korruptuar dhe hajdutë njëherësh nuk po kuptojnë dot asgjë. Prandaj po vijnë vërdallë me paratë nëpër duart e sekserëve të tyre që duan të blejnë prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK -ut. Por ndërkohë, këta të korruptuarit e lartë janë futur në një hall dyfish: sepse, në një krah po punon SPAK kundër tyre; kurse në krahun tjetër janë sekserët që po u vjelin paratë e vjedhura për të blerë SPAK -un; para këto që në fakt ua kanë vjedhur shqiptarëve dhe shtetit shqiptar të Shqipërisë me anë të korrupsionit të lartë shtetëror.
Por na duhet ta theksojmë se eliminimi i plotë i tyre sigurisht që do të sjellë historinë e re të Shqipërisë. Dhe koha sigurisht që do ta përmbushë këtë detyre që ajo ka për prosperitetin e shoqërisë shqiptare: për drejtësinë, për ngritjen e moralit shoqëror në Shqipëri dhe për pasurimin e shqiptarëve brenda standardit të Bashkimit Evropian”, shkruan avokat Spartak Ngjela në rrjetet sociale. -

Ngjela: Rikthimi i amerikanëve në SPAK s’është rastësi, si po tentojnë të shpëtojnë nga prangat të korruptuarit VIP…
Avokati i njohur, Spartak Ngjela shprehet se rikthimi i amerikanëve në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) nuk është rastësi dhe lidhet me nevojën për të çliruar shoqërinë shqiptare nga korrupsioni. Ai thotë se Partia Socialiste dhe Edi Rama sundojnë pa kundërshtar real, pasi Sali Berisha e ka kthyer PD-në në një parti monotone dhe të dështuar, ku lidershipi është i frikësuar dhe i konsumuar. Në intervistën për “Top News”, Ngjela u shpreh se Rama qeveris në rutinë, pa surpriza, ndërsa SPAK ecën ngadalë sepse i mungon forca ekzekutive. Për kabinetin e ri, Ngjela nënvizon se Rama nuk ka prirje të thërrasë figura të afta dhe me përvojë perëndimore, për shkak të kompleksit të inferioritetit, ndërsa sa i përket mundësisë që Basha të përfshihet në qeveri, ai mendon se ky nuk do ta bëjë një hap të tillë pasi pret largimin e Berishës për të marrë drejtimin e PD-së.
–Z. Ngjela keni një parashikim në lidhje me krijimin e qeverisë së re. Si e sheh? Cilat do të jenë lëvizjet e Ramës?
Në gjendjen siç është Partia Socialiste me Ramën sot, është e gjitha monotoni, sepse nuk ka kundërshtar. Kundërshtari i Ramës, që është Saliu, nuk e pranon popullin, po e pranon Rama. Pse? E ka në favor. E keni parë që s’bëjnë luftë kundër tij fare? Rama e di që e ka në favor. I duhet një opozitë e tillë. Fiton gjithmonë. Demokracia është votë. S’kanë vota. Po pse s’kanë vota? S’i lë Saliu. Do të thotë janë ato trazirat e brendshme që kanë pasur, që ky ka hequr gjithë lidershipin kryesor të Partisë Demokratike. Këta që kanë mbetur e kanë frikën organike. Ashtu e kishte edhe komunizmi në kohën e Hoxhës. Është njëlloj si partitë e diktaturave brenda saj. Do ketë lider atje apo s’do ketë lider? Këtë do ta shikojmë. Po pyetja bëhet: Do e lë Saliu? E dyta, pyetja bëhet: Çfarë është Partia Demokratike?
Nuk është parti, është njëshi absolut. Domethënë, njëshi ka pushtuar gjithë partinë dhe ku është dëmi? Dëmi është i partisë, se nuk vjen dot në pushtet. Pse nuk vjen në pushtet? S’ka vota Saliu. Midis atyre që e dëmtojnë shumë Saliun është edhe fakti që është “non grata” në Amerikë. Janë të gjitha këto. Vij konvergjojnë në një pikë: te votat. Por ka partinë. Partia në rast se ka një lider tjetër merr zgjedhjet. Politika njësoj si çdo aspekt tjetër i jetës, ka konsum. Dhe konsumimi vjen në lidhje me elektoratin. Nuk konsumohet partia. Konsumohet partia në funksion të liderit. Është konsumuar lideri. S’ka vota, por ka partinë. Dhe pse e mban partinë? Për interesin e tij privat.
-Ju si mendoni, duke e njohur mënyrën se si bën politikë Rama, pavarësisht se është i paparashikueshëm hera-herës, cilat do të jenë zgjedhjet e tij? Duke qenë se prioriteti i tij është edhe integrimi?
“Rama nuk zgjedh. Rama e kap qeverinë në inkoshiencë. Që s’e ka të qartë. Nuk e ka arsye. Nuk e arsyeton dot. Domethënë, kryeministrat që janë absolut zakonisht kthehen në absolutizëm sepse s’kanë arsye të shëndoshë, por kanë dogmën, atë pjesën e pakët, që i duhet kur janë në shtet, që i duhet shtetit, edhe kur janë në parti, që i duhet partisë. Qeveria Rama 4 nuk do të ketë surpriza, është monotoni. Në politikë ka një rregull. Një qeveri që rri gjatë në pushtet, ose ka forcë të madhe kreative që çorienton opinionin, jo vetëm opinionin publik, por dhe opinionin e mendjes, ose është rutinë, rri në vend. Çfarë ndodh në Shqipëri? Gjithë këtë situatë e sjell Partia Demokratike që ka një lider që s’pranon opinionin. Dhe çfarë ndodh? E ka kthyer Partinë Socialiste dhe Ramën në absolutizëm. E kini parasysh një gjë: absolutizmi nuk është… nuk është një gjë e rrallë. Është koncept dhe ndjesi njerëzore. Vjen nga familja patriarkale. Absolutizëm kishte patriarku në histori. Pastaj patriarku kaloi në shtet. Ose anarkitë absolute ishin në moment patriarkal.
-Sa do të ndikojë SPAK, puna e SPAK, hetimet që po kryhen nga SPAK në zgjedhjet që do të bëjë Rama?
SPAK i ka marrë masat, por ka ngelur në vend. Ecën ngadalë. Pse? Nuk dimë ç’të themi. Shpesh këta të tremburit lënë të kalojnë afatet që këta të përfitojnë nëpërmjet parashkrimit. Kjo ndodh nëpër tirani shpesh. Atëherë, për në Shqipëri? Këta këtë po kërkojnë. Sado i fortë të jetë ndikimi amerikan, nuk ka forcë ekzekutive. I korruptorit, do forcë ekzekutive. Kjo është gjithë loja. S’ka forcë ekzekutive. Forcën ekzekutive e kanë këta. E ka Parlamenti, Parlamenti hesht. Duhet të kishim që të eliminohej komplet ky korrupsioni në Shqipëri, SPAK duhej të kishte ecur përpara në konceptin legjislativ. SPAK është ai që ka dalë. Duhet të kishte mbështetje më të madhe dhe duhet të kishte ekspertizë më të madhe. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Flasim për kohën, tani për segmentin kohor, duhet të jetë sa më shpejt. Pyetja është se a do ta shpëtojë pushteti gjyqësor Shqipërinë nga korrupsioni? Kjo varet nga SPAK. SPAK-un nuk e kemi drejtuar ne. E drejtoj ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët kur erdhi Trumpi u larguan. Tani janë kthyer prapë. Atëherë kemi shpresë që do ta çlirojnë shoqërinë shqiptare nga korrupsioni.
-Mendoni që Rama do të zgjedhë emra të rinj për të qeverisur, të panjohur, pa kontribut të madh politik?
Do bënte mirë. Po nuk e ka në mendje. E ka Rama këtë lloj optike? Unë them s’e ka. Nuk thërresin këta njerëzit që kanë shkëlqyer në Perëndim, në shkolla perëndimore. Nuk e thërresin. Nga vjen? Nuk është e gjitha dëshirë për pushtet. Është kompleks inferioriteti. Është shumë i rrezikshëm kompleksi i inferioritetit në politikë. Ai e shikon që është superior dhe e godet. Nuk e godet me koshiencë, e godet me inkoshiencë. Është instinktive se është lufta, është beteja që ka me të aftin. Lufta midis të aftit dhe të paaftit në funksion të pushtetit.
-Është komentuar gjerësisht, sidomos në platforma sociale, edhe përfshirja e zotit Basha në kabinetin e ardhshëm qeveritar. E shihni të mundur këtë lëvizje?
Në qoftë se e ka menduar, është e hollë. Do që të godasë PD-në. Po a do ta pranojë Basha? Ka pranuar Basha? Unë mendoj se Basha nuk do ta bëjë një lëvizje të tillë. Se Bashës nuk i ka ikur motivi politik për të marrë PD-në. E do partinë dhe pret largimin e Saliut. Ç’do ndodhë me Saliun? Shenjat janë që do dënohet edhe katër muaj. Sikur të dënohet, ikën nga politika. Atëherë ky fakt, i cili kthehet në fenomen e ngarkon emocionalisht Bashën që të ketë akoma shpresë. Pse? Se jam i bindur që ka edhe ai ende njerëzit dhe vetë në Partinë Demokratike. -

Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës: Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj nëse PD largon…
Avokati i njohur, Spartak Ngjela paralajmëron se nëse Partia Demokratike arrin të shkëputet nga Sali Berisha dhe të zbatojë statutin e saj duke e larguar përfundimisht nga drejtimi, atëherë qeveria e Edi Ramës dhe Partia Socialiste do të rrëzohen brenda katër muajsh.
Ngjela e quan të pakuptimtë dhe komike refuzimin e Berishës për të njohur humbjen e zgjedhjeve të majit, duke theksuar se manipulimi i pretenduar nuk mbështetet në asnjë provë dhe se vetëm gjykata mund të rrëzojë rezultatin e një procesi elektoral. Për avokatin, shtatori do të jetë momenti i së vërtetës: ose demokratët do të çlirohen nga Berisha dhe do të rikthehen si forcë e madhe politike, ose PD do të mbetet peng i tij dhe jashtë pushtetit për një kohë të pacaktuar. “Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike. Dhe Saliu është edhe ‘non –grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin. Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë.
Po kush ia vërteton manipulimin. Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike. Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë? Po pse e bën? Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu duhet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve. Komedi. Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Pio Saliu? Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti. Po krerët e Partisë Demokratike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet? Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj. Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmonë jashtë pushtetit politik në Shqipëri?”, shprehet Ngjela.
E vërteta dhe roli në drejtësi
Përveç paralajmërimit për rrëzimin e Edi Ramës nëse PD shkëputet nga Berisha, Ngjela sjell një tjetër reflektim që prek thelbin e drejtësisë dhe të së vërtetës. Ai thekson se askush nuk mund të jetë i sigurt për një ngjarje, edhe nëse e ka parë me sytë e tij, sepse çdo e vërtetë shpjegohet përmes fjalës dhe fjala shpesh nuk i përshtatet realitetit. Ngjela sjell një shembull domethënës nga gjykatat. “Askush nuk mund të jetë i sigurt për të vërtetën ose fenomenin edhe kur ngjarjen, ose atë që ka ndodhur, ai e ka parë vetë. Askush. Kjo sepse këtë të vërtetë unë apo dhe ai dhe, edhe ata duhet ta shpjegojnë me fjalët e tyre. Është fjala që e mban ngarkesën e idesë apo dhe rrëfimin tënd për një të vërtetë që ti e ke parë vetë, por fjala mund të mos i përshtatet së vërtetës. Dhe këtu fillon pikëpyetja për të vertetën. Ja përshembull: ndodhi një vrasje dhe dëshmitari që ka parë vrasjen është nga ata individë që nuk i njeh ngjyrat dhe thotë: vrasësi ishte me një xhaketë të kafenjtë kur ai në fakt ka qenë me një xhaketë ngjyrë blu. Dhe këtu dëshmia në funksion të së vërtetës është nul – asgjë.
Por gjykata në këtë rast e merr dëshmitarin si një dëshmitar të rremë; dhe vrasësi fiton pafajësinë. Por; pas një jave i panë regjistrimet që kishin marrë kamerat e sheshit ku ndodhi vrasja dhe e panë se vrasësi ishte me xhaketë ngjyrë blu; nga regjistrimi konstatuan se edhe dëshmitari ishte në atë shesh në çastet kur kishte ndodhur vrasja. Dhe dëshmitari u arrestua si individ që edhe pse e ka parë krimin ka bërë dëshmitarin të rremë për vrasësin në lidhje me ngjyrë e xhaketës. Dëshmitari u arrestua por avokati i tij e kuptoi që dëshmitari i akuzuar nuk i njihte ngjyrat dhe iu drejtuan literaturës; dhe në literaturë gjetën se personi që nuk njeh ngjyrat ngjyrën blu e sheh si ngjyra të kafenjtë. Prandaj dëshmitari iu nënshtrua ekspertizës së okulistikës dhe mjekësia ligjore vërtetoi se dëshmitari ishte me sëmundjen e optikës që ndryshon ngjyrat në perceptimin e subjektit, kur ai vuan nga një sëmundje që quhet ametropi; dhe në këtë sëmundje daltonizmi përbën një çrregullim të shikimit të ngjyrave të ndryshme. Në rastin e ametropisë, ngjyra të caktuara mund të diferencohen vetëm në një masë të kufizuar ose aspak. Kombinimi i kuq-jeshil është më shpesh i prekur, më rrallë kombinimi blu-i verdhë. Në daltonizëm, nga ana tjetër, do të thotë një humbje e plotë e perceptimit të ngjyrave, domethënë mund të njihen vetëm kontrastet me dritë të errët. Dhe prandaj këta individë nuk mund të jenë dëshmitarë për një vrasës në lidhje me dëshminë për veshjen e tij”, shkruan Ngjela. -

Ngjela: Zheji njeri me talent, personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare
Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, ka reaguar pas ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë të gazetarisë shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Zhejit, duke e vlerësuar atë si një figurë me talent të spikatur dhe trashëgimtar të një tradite të gjatë shkrimtarësh dhe artistësh.Reagimi i plotë:
Sot befas dhe në moshë të re; ka vdekur Artur Zheji.
Artur Zheji ishte një personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare.
Ishte shkrimtar, dramaturg; njohës i thellë i artit dramaturgjik dhe shumë teatror; por edhe individ i thjeshtë; pavarësisht se ishte pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh: Petro Zheji. Vera Zheji;.Gjergj Zheji; Besa Zheji ( Imami) etj.
Asnjëherë nuk u imponua me dijen e tij të gjerë dhe asnjëherë nuk u shty të imponohej, por që kuptohej që ishte njeri me talent dhe në rrjedhën e fisit shumë të iluminuar Zheji – por sidomos djali i gjenialitetit Petro Zheji.
Po ndihem shumë i lënduar sepse Artur Zheji ka qenë nga miqtë e mi më të afërt.
Fli i qetë miku im se në qiellin e bukur të pret e gjithë aradha ZHEJI; një pjesë e veçantë kjo e iluminizmit kombëtar që u themelua shkencërisht në historinë e Shqipërisë. -

“Zheji njeri me talent”/ Reagim prekës nga avokati Ngjela, për ndarjen nga jeta të gazetarit: Personalitet i veçantë…
Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar një personalitet të veçantë në gazetarinë shqiptare Artur Zhejin, ndërsa shpreh ngushëllime të sinqerta familjarët të tij për ndarjen para kohe nga jeta.
Në një reagim në rrjetet sociale Ngjela shprehet se Zheji ishte një njeri me talent dhe pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh.
Reagimi i plotë:
Sot befas dhe në moshë të re; ka vdekur Artur Zheji.
Artur Zheji ishte një personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare.
Ishte shkrimtar, dramaturg; njohës i thellë i artit dramaturgjik dhe shumë teatror; por edhe individ i thjeshtë; pavarësisht se ishte pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh: Petro Zheji. Vera Zheji;.Gjergj Zheji; Besa Zheji ( Imami) etj.
Asnjëherë nuk u imponua me dijen e tij të gjerë dhe asnjëherë nuk u shty të imponohej, por që kuptohej që ishte njeri me talent dhe në rrjedhën e fisit shumë të iluminuar Zheji – por sidomos djali i gjenialitetit Petro Zheji.
Po ndihem shumë i lënduar sepse Artur Zheji ka qenë nga miqtë e mi më të afërt.
Fli i qetë miku im se në qiellin e bukur të pret e gjithë aradha ZHEJI; një pjesë e veçantë kjo e iluminizmit kombëtar që u themelua shkencërisht në historinë e Shqipërisë.
Spartak Ngjela
Tiranë më : 23.08.2025 -

“Personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare”, Ngjela: Zheji njeri me talent, pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh
Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar një personalitet të veçantë në gazetarinë shqiptare Artur Zhejin, ndërsa shpreh ngushëllime të sinqerta familjarët të tij për ndarjen para kohe nga jeta.
Në një reagim në rrjetet sociale Ngjela shprehet se Zheji ishte një njeri me talent dhe pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh.
Reagimi i plotë:
Sot befas dhe në moshë të re; ka vdekur Artur Zheji.
Artur Zheji ishte një personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare.
Ishte shkrimtar, dramaturg; njohës i thellë i artit dramaturgjik dhe shumë teatror; por edhe individ i thjeshtë; pavarësisht se ishte pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh: Petro Zheji. Vera Zheji;.Gjergj Zheji; Besa Zheji ( Imami) etj.
Asnjëherë nuk u imponua me dijen e tij të gjerë dhe asnjëherë nuk u shty të imponohej, por që kuptohej që ishte njeri me talent dhe në rrjedhën e fisit shumë të iluminuar Zheji – por sidomos djali i gjenialitetit Petro Zheji.
Po ndihem shumë i lënduar sepse Artur Zheji ka qenë nga miqtë e mi më të afërt.
Fli i qetë miku im se në qiellin e bukur të pret e gjithë aradha ZHEJI; një pjesë e veçantë kjo e iluminizmit kombëtar që u themelua shkencërisht në historinë e Shqipërisë.
Spartak Ngjela
Tiranë më : 23.08.2025Top Channel